Thaçi: Nëse preken kufijtë, shqiptarët bashkë në një shtet - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Thaçi: Nëse preken kufijtë, shqiptarët bashkë në një shtet

Thaçi: Nëse preken kufijtë, shqiptarët bashkë në një shtet

· 2 · 833

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-03-2012, 00:07:20
Gjatë fjalës së tij në parlament, përpara miratimit të rezolutës kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Sipas tij, nëse arrihet deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, me mire do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

“Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë, në emër të Qeverisë, të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve, shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, -deklaroi kryeministri Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 16-03-2012, 00:17:17
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur hapur gjatë seancës së të enjtes në Kuvend duke deklaruar se ndryshimi i kufijve të Kosovës do të bashkonte në një shtet të vetëm të gjithë shqiptarët. 

Ai ka pranuar para deputetëve se këtë qëndrim ua ka bërë me dije edhe miqëve ndërkombëtare, se në rast të ndryshimit të kufijve shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të mund të jetonin në një shtet të vetëm.
 
“Prandaj edhe pretendimet aty-këtu për ndonjë autonomi nuk janë të vërteta dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshime kufijsh kam bërë të qartë gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e institucioneve se me pretendime të tilla shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, deklaroi kryeministri Thaçi.
 
Përveç kësaj Thaçi ka folur edhe për zërat e kohëve të fundit se mund të ketë dialog për veriun e Kosovës, duke thënë se “një dialog i tillë as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston dhe as që do të ndodhë”.
 
Sipas tij, do të ketë vetëm dialog të brendshëm me shtetasit e Kosovës në atë pjesë për t’i dëgjuar hallet e tyre dhe që të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës, por në asnjë rrethanë dialog me Serbinë. /top channel

Thaçi: Nëse ndryshojnë kufijtë, një shtet shqiptar - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit