Ushtria, Vendi i Patriotizmit - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ushtria, Vendi i Patriotizmit

Ushtria, Vendi i Patriotizmit

· 71 · 9522

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

ne: 12-05-2005, 05:57:59
Deshira per tu bere ushtarak me ka lindur ne nje kohe te cilen e kujtojme me dhimbje qe te gjithe, pra behet fjale per ate vitin e mbrapshte për shkak të shkaterrimeve qe ai vit solli. Ishte viti 1997 kur të gjithe nxitonin te merrnin arme e te mbushnin shtepitë me municion duke zbrazur depot e Ushtrise, une gjeta të hedhura pa kujdes disa libra qe flisnin për artin e Luftës dhe filozofine e Komandimit. Ishin pikerisht ato libra të cilat me dhane shtysen dhe idene qe te behesha nje ushtarak.
Keshtu vendosa qe te vazhdoja studimet Ushtarake, ku e kujtoj shume mire ate dite kur lash rrobat civile per te veshur rroben e ashper të ushtarakut per te nisur rrugetimin e gjate te te berit ushtarak. Ajo ishte rruga me e veshtire e nderit e sakrifices dhe pasionit, ishte rruga e deshires per te sherbyer qe e konsiderova sherbim per familjen dhe atdheun sepse qe te dyja ndodheshin aty brenda. Aty ku perkrah armes i bashkuam edhe librin qe do te thote ti bashkosh luftes paqen per tu perpjekur te jetojme ne paqe dhe per te mos e lejuar me luften.
E shkuara eshte mesuesi me I mire per secilin ku e ardhmja eshte nje e sigurte sepse permban brenda nje sakrifice qe kombi e ka shume nevoje.

Ushtria eshte trashegimia e traditës, perkushtimit dhe dinjitetit, aty eshte eshte vendi ku hyn adoleshent dhe del burre.. qe  behesh me i vetëdijshëm, më i motivuar, më i pergjegjshem profesionalisht per te permbushur misionin ne te ardhmen.

Por deshira për tu bere ushtarak nuk mbaroi ketu. Ndonese kam pak kohe qe kam filluar pune në Forcat e Armatosura qe kam vendosur guret e pare te karrieres, gure te cilet jane ngjitur me llaçin e veshtiresive te shumta per te arrirur deri ketu. ."Momentet që kam kaluar per te arritur qellimit ishin te veshtira, por arrita qe ti perballoj me sukses. Tani qe ia arrita qellimt ka raste kur njerezit sapo marrin vesh se ka ardhur ushtria, dalin te gezuar me nxitim qe te na pershendesnin e te na takojne. Shpesh here femijet dalin para makinave tona duke therritur –"erdhi ushtria, erdhi ushtria". Qe pikerisht ato jane momentet ne te cilat ndihesh se dikush po përkujdeset per ty ndersa ne ndiejme se kemi bere zgjedhjen me te mire kur kisha vendosur të behesha Ushtarakë."

Ju Faleminderit
Ishulli

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-05-2005, 18:41:48
Ju mbestesim   qe te vazhdoni  edhe  me tej karrieren ushtarake qe eshte e lavderishme pere popullin ne ditet me te veshtira.

ju urojm suksese ushtar i nderuar dhe vizitona me shpeshe.

#2 ne: 17-05-2005, 03:20:08
Pershendetje nga Prizreni ,ju uroj shendet dhe suksese ne karieren tuaj ushtarake. E lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe me te vertet jam impresionuar me guximin dhe vullnetin tuaj per tu bere ushtarak , ne kohen kur nje pjes e rinis tone (po flas ne teresi per shqipetaret mbrenda Shqiperis zyrtare dhe jashte saj) nuk e parapelqejn te shkojn dhe te kryejn obligimn ndaj Atedheut , pra sherbimin e rregullt Ushtarak , e lene me te behen ushtarak profesional. Ne nje pjes te shkrimit tuaj flisnit per periudhen fatezez per kombin tone pra per vitin 1997, kur disa qellim keqij (per te mos thene tradhetar dhe armiq te shqiptarizmes) iu versulen kazermave dhe ushteris tone dhe per pak sa nuk e shkateruan. Une jam Kosovar dhe i perkas pjeses se Shqiperis e cila pa te drejt dhe me hile dhe pushtim mbeti jashte kufijve shtetror te Shqiperis ,por uroj qe kjo e keqe , 97?!,kurre te mos perseritet me ne historin e kombit tone .
Une per vete kam qene ne Shqiperi nga viti 1993 deri ne korrik te vitit 1997 dhe kam par me syte e mije tentimin per shkaterrimin e ushteris dhe shtetit , me qante shpirti dhe zemra , mirpo u mallengjeva dhe u gezova kur te rinjet Shqiptar
i dolen zote  Atdheut dhe vulnetarisht paraqiteshin ne radhet e FA dhe Policis.
Po i lexoj shpesh disa shkrime me tematik ,,se a duhet te kryhet sherbimi ushtarak " ku verehet nje vullnet dhe deshir e et rinjeve Shqipetar per ta kryer ushterin ,ju lumte djelmosha, ndersa disave qe gjejn arsye nga me te ndryshmet per te than se nuk ju duhet ta kryejn sherbin ushtarak , ju sugjeroj qe keto ide ti mbajn per vete e mos ti publikojn . Ne ne Kosov ende nuk kemi nje ushteri te rregullt , kemi TMK-ne por me te drejta ushtarake te kufizuara , por besoj qe te rinjeve u digjet zemra per ta bere ushterin dhe dhashte Zoti qe se shpejti do ta kemi (kishim luften ku patem UçK-en me vullnet te forte por me pak eksprienc ushtarake por megjitheate beme qendres). Une jam dyzet e tre vjeq ,dhe sherbimin ushtarak e kam kryer ne nje armat armike per popullin shqipetar , megjithate kjo ka qen nje pervoj per mua dhe te tjeret si une , por sot po ta bejme nje ushteri tonen une prap do te shkoja ta kryej Sherbimin Ushtarak dhe dhasht Zoti qe ne te ardhmen ta kemi nje Ushteri Kombetare te mbare Shiptaris. prandaj apeloj te Rinia Jone qe pa kurfar hezitimi te shkoj ushtare , fundja sherbimin ushtarak e kryejn krejt popujte e Botes.  Prandaj edhe nje her i nderuar ju uroj sukses ne karieren ushtarake , shendet te mire dhe jete te lumtur. Rrofte Ushteria Shqipare.






 

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#3 ne: 05-09-2005, 17:34:03
Te nderuar forumista, ne kete teme tashme do te keni lajmet me te fresketa qe vijne nga Ushtria apo Forcat e Armatosura te Republekes se Shqiperise. Qe na bejne neve te ndihemi me krenar dhe me te dashuruar me Atdheun dhe me pjestaret qe i sherbejne atij , pra me ushtaraket qe punojne e sakrifikojne per sovranitetin e atdheut, bashkimin e trojeve shqipetare dhe lirine e popullit, dhe ngritjen sa me lart te Flamurit tone te bukur. :alb:

''Miss-Globe 2005'', Edhe ne Rregjimentin Komando.

Ja ku po e fillojme me nje lajm te gezueshem per te gjithe ushtaraket tane.
Te Dielen ne oren 10 00 ne Rregjimentin Komando, Zallherr, do te mberrijne per vizite konkurueset per Miss-Globe 2005 qe do te zhvillohet ne Shqiperi dhe nuk do lene pa gezuar me bukurine e tyre edhe ushtaraket e Shqiperise. ''Me kete rast do te kete fillimisht nje pritje xhentilash dhe pastaj nje demostrim ushtarak, ashtu sic dine te demostrojne Komandot Shqiptare.''
Pararapergatitjet ne Rregjimentin komando, ka dite qe kane fillluar. Pritja me karafila dhe lule te bukura ne momentin e ardhjes, dhe me pas do te kete pershendetje te rastit. Keto do te jene shprehje simbolike te respektit per bukurine e magjishme femerore, e cila kete here prek edhe '''sfondin e ashper'' te njesise-elite te Forcave te Armatosura Shqipetare. Ky eveniment do te kete sigurisht te papritura te tjera interesante . ''Eshte parashikuar qe te dilet fotografi me Bukuroshet e Miss-Globe nga 58 Shtete te Botes, por nderkohe nese ndonjera nga ato do te deshiroje te beje qitje me armet tona ne nuk do t'ua refuzojme kete deshire atyre Bukurosheve. 

:alb:  :alb:

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#4 ne: 12-09-2005, 15:45:34
Komandot e Zall-Herrit hyjne ne historine e ''Miss Globit'' si te paret ushtarake , qe patin fatin dhe nderin qe te presin me te bukurat e Botes.

Pesedhjete e shatate bukuroshe, perfaqesuese nga e gjithe bota, te spektaklit nderkombetar ''Miss globe international 2005'' ''Pushtojne'' Regjimentin Shqiptar Komando. Te dielen paraddite, nje kompani e ''beretave te kaltra kete rradhe te armatosur me karafila kane pritur ''Miset'' ne mjediset e kesaj njesie te forcave te armatosura.

Vajzat konkuruese per Miss Globe 2005 nuk lane po provuar edhe te berit qitje me armet Pistolete te kalibrit 7.62 mm
Mbresat e Bukurosheve: Vizita ne Repartin Ushtarak Komando ishte ''Fantastike'', djemte ishin shume te sjellshem.

Edlira mema: Miss Shqiperia, Hera e pare qe vizitoj nje Repart Ushtarak.
Anita Kosumi: Miss Kosova, Vizita , nje moment qe do ta kujtoj gjate.
Giada Cattapan: Miss Italia, Me kete demostrim donim tu tregonim te gjitheve se edhe ne jemi te predispozuar qe te mbrojme paqen me cdo kusht.
Ralisa Georgieva: Miss Bullgaria: Ishte shume emocionuese, une nuk kisha pare me pare nje gje te tille . Madje pata mundesine te beja qitje me Pistolete.

Komandanti Rregjimentit: Misset e Gjith Botes vizitojne nje repart Ushtarak, dhe kjo ndodh per here te pare ketu ne Shqiperi, C'ka permban nje befasi te re per bukuroshet nga e gjithe bota.

Sllogani i ushtarave ishte: LUFTOJME PER PAQE, MIKPRITESIN PAQEN.

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#5 ne: 31-10-2005, 14:13:02
Hymni i Ushtrise

Po ndrihet flamuri i clirimit
Me gjak deshmoresh i vaditur;
Po ngrihet dhe hov i kushtrimit
Te gjith' armiqte i ka tronditur.

Sulmo, armiq e tradhetare
Asnje pengese nuk te ndal
Aermbys fashistat gjakatare
Lufto, me zjarr per ideal.

Ushtria jone heroike
Godit fashizmin me terbim,
Dhe dermo prangat tiranike
Ti japesh popullit clirim!

Nga zverku zgjedhja duhet flakur
Me gjak ne flamur tend ke shkruar
Drithmohet pisha e pergjakur
Dhe tradhetaret e tmerruar.

Marsho perpara si gjithmone,
Ushtria jone plot lavdi;
C'faros armiqte e vendit tone
Sulmo kudo me trimeri.

Teksti: Andrea Varfi
Diber, Gusht 2004

[attachment[/attachment]

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#6 ne: 31-10-2005, 14:41:21
Betimi ushtarak

''Si Shtetas dhe si pjestar i forcave te armatosura te Republikesh se Shqiperise, Betohem,  se do te zbatoj kerkesat e kushtetutes dhe do te jem kurdohere ushtarak besnik i popullit tim, luftetar i denjte, vigjilent, trim e i disiplinuar, i gatshem, qe ne cdo cast, edhe me jeten time, te mbrroj interesat e larta te atdheut.
Ndeshkimi me i rende i ligjeve le te me jepet, ne qofte se shkel kete betim solemn.
BETOHEM!''


Ti Shqiperi me jep nder
Me jep emrin Shqipetar

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#7 ne: 07-01-2006, 19:17:54
Shtypi mbi Forcat e Armatosura Shqiptare.
http://www.mod.gov.al

  • Postime: 7
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 11-01-2006, 00:26:06
Te falenderoj per kete teme.
Besoj se edhe bashke njihemi, sepse ate vit qe ti paske vendos te behesh ushtarak neve mbrojtem vullnetarisht shkollen ku hodhe hapat e para te formimit si ushtarak.

Suksese te metejshme

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#9 ne: 11-01-2006, 18:45:30
Ishulli,
Urime dhe suksese!
Petriti

  • Postime: 4
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 11-01-2006, 19:25:01
Ju Pershendes per kete teme, eshte mjaft e qelluar.
Mua personalisht me pelqen shume profesioni i  "Mbrojtësit"  dhe nuk do ta ndryshoja me asgje tjeter.
Deshi zoti dhe qe disa vite e kryej kete profesion.
 
Pershendetje te Gjitheve

  • Postime: 128
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 11-01-2006, 21:16:35
suksese djalosh
« Editimi i fundit: 11-01-2006, 22:52:17 nga brooklyn »

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#12 ne: 17-01-2006, 08:59:40
Toger, ju uroj shendet, por te siguroj qe nuk njihemi bashke. Gjate rruges se gjate se karrieres sone mbase edhe do takohemi ndonje dite.

Pershendetje edhe miq te tjere qe me keni uruar dhe falenderuar. ''Nuk do t'ju zhgenjejme'' ;)

Se sa mire eshte ti sherbesh atdhet duke sakrifikuar ne kohe paqje dhe praktikuar ne kohe lufte uroj ta ndjeni te gjithe dhe te na mbeshtesni deri e fund. Sepse edhe neve do tju bejme te ndiheni me te sigurte dhe me te lire nga cdo kercenim qe mund te vije. Neve me gjithe forcen tone, bujarine dhe krenarine e te qenurit Shqiptar po e demostrojme dhe shfaqim para gjithe ushtrive te tjera te botes, duke u bere paqeruejtesa dhe pjestare edhe ne vendet me te nzehta te Globit, duke e rradhitur Flamurin kuq e zi ne mes te gjithe vendeve paqedashes ne bote. Ushtria dhe ushtaraket Shqiptar jane te gatshem te demostrojne dhe te cojne perpara vullnetin dhe deshiren e te pareve tane dhe kenaqesine e te gjithe bashkekomesave per nje Bote me te lire dhe me te sigurte. Kam patur fatin dhe kenaqesine dhe ne te njejten kohe jam ndjere vazhdimisht krenare ashtu si edhe shoket e mi, te qenurit ushtarak dhe pjestar i frontit te lirise. Aq me shume jam krenar qe mbaj vazhdimisht Flamurin e bukur ne krah te trasheguar nga shume breza ta perfaqesoj ate edhe ne vendet me strategjike dhe te rendesishme, duke bere maksimumin per ta afruar ate me prane vendeve ku synojme te integrohemi. Dhe sigurisht qe jemi shume afer saj dhe se shpejti ju sigurojme qe do te jemi pjestare te Nato's me nje ushtri shume moderne dhe te klasifikuar. E them keshtu sepse jemi Shqiptare pra vijme nga vendi i Shqiponjave (ashtu si shqiponja, dime ti hapim krahet shume dhe te kapim ate qe meritojme) dhe i kemi te gjitha mundesite qe te arrijme atje ku deshirojme. Se fundi desha tju them edhe nje here qe merrni guximin dhe behuni edhe ju pjestare te Forcave te Armatosura Shqiptare se me siguri do te ndjeheni te priveligjuar duke shetitur ne cdo vend te botes, edhe ne vendet me te largeta, sidhe neper vendet me moderne te botes. Nenshkrimi im deshmon qarte kete qe them.
Ta dini juve se sa mire eshte ti thuash botes vij nga Shqiperia dhe te mbash veshur Uniformen tende ne vendet me te largeta me siguri do jeni te paret qe do beheni koleget e mi.

Kshu themi neve Ushtaraket '' Ju urojme Shendet''  :alb:   :alb:

  • Postime: 155
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 17-01-2006, 16:24:54
me pelqen vetem entuziazm yt... vetem kaq .
 perte tjerat qe thua jane vetem fjale qe nuk kane  lidhje me atdheun je shume larg atdheut ti i sherben vetem urdherave  qe te japin dhe ti duhet te besh detyren kaq pse e ngatron veten me atdheun,,koha kur shqiptaret krenoheshin ka ikur ,,nuk vlen me.
 ushtria tani do te behet me pagese ,,kupton qe ty te pelqen te jesh ushtarak kjo eshte puna jote ashtu si te tjeret zgjedhin nje  zanat per te cilin paguhen,
dhe ti do te paguhesh,,mijra ushtarak  kane dale ne lirim te diskriminuar qe  kane sherbyer ne ushtri-dihet reforma.
ushtria tani po udhehiqet nga globalizmi,pra jo nga vete shqiptaret,si dikur,kohet kane ndryshuar,nozioni atdhe,nuk eshte njesoje,ushtria jone eshte vetem pjese e globalizmit,ti si ushtarak,do besh detyren dhe do te pagohesh kaqsepse kush do te sulmoje ty ,nga kush kercenohet shqiperia?
terroriizmi eshte dicka tjeter,,s`ka te bej me ushtrin,

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 18-01-2006, 16:06:22
me pëlqen vetëm entuziazm yt... vetëm kaq .
 perte tjerat qe thua janë vetëm fjale qe nuk kanë  lidhje me atdheun je shumë larg atdheut ti i sherben vetëm urdherave  qe te japin dhe ti duhet te besh detyren kaq pse e ngatron veten me atdheun,,koha kur shqiptarët krenoheshin ka ikur ,,nuk vlen me.
 ushtria tani do të bëhet me pagese ,,kupton qe ty te pëlqen të jesh ushtarak kjo është puna jote ashtu si te tjerët zgjedhin një  zanat për te cilin paguhen,
dhe ti do të paguhesh,,mijra ushtarak  kanë dalë ne lirim te diskriminuar qe  kanë sherbyer ne ushtri-dihet reforma.
ushtria tani po udhehiqet nga globalizmi,pra jo nga vete shqiptarët,si dikur,kohët kanë ndryshuar,nozioni atdhe,nuk është njesoje,ushtria jonë është vetëm pjesë e globalizmit,ti si ushtarak,do besh detyren dhe do të pagohesh kaqsepse kush do të sulmoje ty ,nga kush kërcënohet shqiperia?
terroriizmi është diçka tjetër,,s`ka te bëj me ushtrin,

...as topi nuk e lun kete shkrim !
Me lehte do ishte per nje vend te vogel si Ilirida  apo Qameria  te krijojne nushtri se sa te hyje shqiperia me ushtaret ne ndonje luftë ballkanke...prandaj patriotizmi mbeshtetet vetem ne keto regjione, rreth kosoves presheves ilirides qamerise.... se ushtaret e shqiperise s'kan ç'të bejnë, jan te lidhur prej forcave te huaja amerikane e te natos....

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 19-01-2006, 10:15:53
Ju ushtarakët sa e njihni arsenalin dhe fuqinë ushtarake të shteteve tjera ballkanike, që mund të jenë kërcnimi më i mundshëm i sovranitetit territorial të Shqipërisë? Dhe a keni ndonjë lënd të caktuar apo studim që i kushtohet këtij drejtimi?

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#16 ne: 27-01-2006, 17:41:21
...as topi nuk e lun këtë shkrim !
Me lehtë do ishte për një vend te vogël si Ilirida  apo Qameria  te krijojne nushtri se sa te hyjë shqiperia me ushtarët ne ndonjë luftë ballkanke...prandaj patriotizmi mbeshtetet vetëm ne këto regjione, rreth Kosovës presheves ilirides qamerise.... se ushtarët e Shqipërisë s'kan ç'të bëjnë, jan te lidhur prej forcave te huaja amerikane e te natos....

Shoku mendoj se je krejt jashtë loje me këtë qe thua, qenkan me luftetare ato qe sdine te mbushin as armes sesa këta qe merren gjithë kohem me stervitje luftarake brenda dhe jashtë vendit?! Nuk e di se si e merr guximin të thuash qe Shqiptarët qenkan te lidhur ngushtë prej forcave te huaja qe nuk  është aspak e vërtetë sepse Ushtria moderne Shqiptare ka një vizion te qartë dhe te pavaruar nga asnjë force e huej. Të besh cooperime me forcat e huaja nuk do të thotë të jesh e varrur prej tyre, por do të thore te zhvillosh me tej taktikat e luftetarit! Do te thotë të vish ne një vijë me standartet e Natos, do të thotë te Aftesohesh fizikisht dhe mentalisht ashtu siç e percakton Struktura e Natos ajo aleancë qe ne po bëjmë të gjitha përpjekjet te integrohemi. Nuk mund te integrohesh ne atë aleancë pa bashkep[unuar ne Naton dhe të gjitha vendet e demokratizuara. Ka ikur koha e komunizmit nuk vjen me! te integrohesh ne Nato do të thot te te integrohesh ne bashkesine me te madhe dhe me te sigurtë. Ushtaraku shqiptar është shumë ineligjent dhe i përgatitur si fizikisht dhe shqiprterisht. Ushtaraku shqiptar është shme kranar qe është i tillë dhe e shijon shumë te qenurin ushtarak! Ne rregull? Nuk mund të flasësh pa ditur asgjë aq me tepër kur nuk je edhe nga Shqipëria dhe me shumë kur nuk ke pik informacioni me atë çka ndodhë ne ushtrine Shqiptare...
Nuk e di nëse keni dijeni se ndodhet një Batalion qe perbehet prej Forcave Speciale (Tiranë)
Apo qe ka edhe një Rregjiment Komando po ne Tiranë.
Dhe tre Brigada te Reagimit te Shpejte (Tiranë, Shkodër dhe Berat)
Nuk e di nëse keni dijeni për strukturen e FA qe është gjithmonë ne zhvillim e sipër për një ushtri me moderne dhe e sofistikuar, dhe qe po sterviten e pergatiten gjithnjë e me tepër pothuajse ne një nivel me vendet e Rajonit nuk diskutohet por dhe me gjerë...

Vendet e Rajonit nuk janë aspak te kercenueshem për neve, neve jemi njishat e ballkanit hahaha.


[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 27-01-2006, 17:47:29
Ishulli, nuk është për t'u hedhur pluhur dhe lën pas dore faktet ndaj të cilave ti je përgjigjur.
Sa ushtarak ka Greqia në Shqipëri, të cilët po na e stërvitkan ushtrinë tonë, ushtrinë e një shteti ndaj të cilit ende është në fuqi ligji i luftës?

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#18 ne: 27-01-2006, 18:14:31
xhavo, Greqia ka aq ushtarak ne Shqiperi se dhe Shqiperia ke ne Greqi. Dhe nuk eshte e vertete qe ushtria jone stervitet me ushtrine Greke, neve kemi pas bashkepunime por aq te ngushta me ushtrine Italiane, Turke, Gjermane dhe Amerikane... ne rregull? Te paturit ushtarak Greke ne shqqiperi mos e merrni per kercenim sepse eshte thjesh nje kontribut qe i jepet paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe me gjere. Ka ikur koha e nacionalizmit, ballkani dhe bota ka nevoje per paqe dhe stabilitet dhge e keni kuptuar besoj qe bisedimet dhe mardhenjet e mira me njeri tjetrin jane te vetmet shprese dhe se nuk mund te jete kurre forca ushtarake dhe aq me shume duke treguar Nacionalizem! Kshu mendoj une..

Arsenali luftarak i shteteve ballkanike njihet nga ushtria shqiptare 100% dhe me punen qe po ben ushtria shqiptare sot eshte krejtesisht e afte ti perballoje te gjithe kercenimet e mundeshme. Vec se gjithash populli shqiptare eshte nje popull luftarak dhe burreror qe shtetet e tjera nuk e kane kete, jo se e them une por dihet historikisht. Te gjithe lendet dhe mesimet e nevojshme jepen nga oficeret tane, duke filluar qe nga politikat e sigurimt kombetar, rajonal, Strategjithe luftarate sulmuese dhe mbrojtese si dhe mbeshtetese.
Ushtria Shqiptare eshte e perbere nga forcat Tokesore, Ajrore dhe Detare. Pavaresisht reformave, ushtria sot eshte ne gjendje shume te mire dhe e gatshme ti perballoje te gjitha kercenimet ngado qe te vijne. Ushtria sot eshte me e vogel dhe me moderne, me te gjithe bazen luftarake ne gjendje gadishmerie. Mos me keqkuptoni se nuk po ju mbush mendje se neve mund te clirojme boten por ju siguroj qe shtetasit shqiptare ndihen shume te qete pasi edhe politikat e jashte te shqiperise jane shume favorizuese saqe e kane kuptuar te gjithe tashme qe eshte e veshtire nga secili vend qofte edhe te kercenoje nje vend tjeter eshte e pamundur. Kshu qe edhe ushtria shqiptare eshte krejt e bazuar ne standartet e Natos dhe ka nje mision te mbroje terresine territoriale te Shqiperise dhe te jete nje kontribuese e denjte ne luften kunder terrrorizmit global dhe po e ben ate shume mire. E keni pare dhe e dini qe eshte duke kontribuar ne Bosnje hercegovine, Aganistan dhe Irak.
Dihet shume qarte qe ushtria shqiptare ka kontribuar shume edhe ne luften per clirimin e kosoves duke e ndihmuar qofte nga ana logjistike ashtu dhe me persona te pergatitur mire duke u bere udheheqes luftarak dhe udherefyes strategjik.
:alb:   :alb:

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#19 ne: 27-01-2006, 18:21:07
Ceremoni e rrallë martesore. Oficerja e re H. Kola, nëntogerja që shërben aktualisht në sektorin e koordinimit, në protokollin e Komandës së Forcave Tokësore, ka preferuar që dasmën e saj ta nisë tre ditë më përpara seç ndodh zakonisht, ku e shtuna  apo e diela janë ditët "e caktuara''për martesën. E veçanta e ceremonisë në fjalë, nuk qëndron thjesht në faktin se, "është thyer një klishe" për martesat, por edhe se vendi që ajo e ka quajtur "ideal" për nisjen e këtij evenimenti, që ndodh vetëm njëherë në jetë, të jetë pikërisht reparti ushtarak ku ajo punon.

  Zonja Nentogere. Së pari më lejoni t'ju uroj nga zemra: Jetë të gjatë e të lumtur! Do të dëshiroja që  t'ju pyes: Pse e ndjetë nevojën që ceremoninë e parë të dasmës suaj ta zhvilloni në repart ?

-Ju falenderoj për urimin dhe uroj për ju personalisht dhe për stafin e gazetës "Ushtria" gjithë të mirat. Por do të më lejoni që t`i bëj një redaktim të vogël pyetjes suaj. Unë nuk zhvillova ceremoninë e parë të dasmës këtu në repart. Unë bëra dasmën time këtu, dhe këtë nuk e bëra as për të tërhequr "dritat" e gazetarisë mbi veten time, as për të qenë "në rregull" me kolektivin. E bëra sepse kështu e ndjeva, ishte një nevojë shpirtërore e brendshme e imja, ishte dëshirë e kahershme, e cila në sajë të dashamirësisë së shokëve u realizua. Unë them se ne njerëzit nuk kemi arësye të fshihemi prapa gishtit tonë. E vërteta është që, qysh kur kam filluar studimet në shkollën Ushtarake, lindën në ndërgjegjen time në kuptimin më të plotë të tyre, fjalët: kolektiv dhe shoqëri. Jo se nuk kisha jetuar më parë në kolektiv dhe në shoqëri. Por është fakt që askund në jetë njeriu nuk i has dhe kurrë nuk i përjeton këto dy nocione si në jetën ushtarake. Prandaj unë mora prindërit e mi, njerëzit e mi më të afërt, që bekimin e tyre të m`a jepnin aty, mes atyre njerëzve ku  unë u rrita në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, aty ku unë krijova karakterin dhe personalitetin tim.

Mos ndodh kjo se ju ushtarakët nuk keni shumë shoqëri të madhe në jetën civile?
-Nuk është e vërtetë. Ne ushtarakët të gjithë njerëzit tanë, rrethin familjar dhe miqësor, por edhe shokë e shoqe të lagjes e të shkollës, civilë i kemi. Unë mund të bëja edhe ndryshe, mund të ftoja të gjithë kolektivin në dasmë, dhe për nder e kisha. Por ata nuk do të ma bënin dot nderin që më bënë këtu në repart. Nuk do të ndjeheshim ashtu siç u ndjemë këtu, as në lokalin më luksoz të botës. Askund nuk do të ndjeheshim kaq ngrohtë, kaq njerëzishëm, askund nuk do të qenë hareja dhe gëzimi ashtu si këtu: -  njerëzore, burimore (dhe jo të stisura), askund s'mund të merrja urime nga thellësitë e zemrës si nga shokët dhe shoqet e mia këtu në repart. Sepse, le t'i themi gjërat me emrin që kanë: Në kushtet e shoqërisë së konsumit në të cilën jetojmë është arritur që edhe në lokalet e shtrenjta, njeriu ta ndjejë veten "në rresht" do të thosha, nën komandën e kamarierëve e manaxherëve të restorantit, në pushtetin e egër të orkestrës, e shumë e shumë të tjera "pushtete" le t'i quaj kështu. Kurse këtu në repart, ndodh ajo e papërsëritshmja, burimorja që thashë më lart. Këtu nuk ka asnjë lloj nga ato pushtete, këtu jemi të gjithë shokë, të gjithë të bashkëgëzuar, të gjithë të lirshëm  në shprehjen e urimit dhe të gëzimit.

 


[attachment[/attachment]

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 27-01-2006, 19:08:06
Ishulli ju me mua po flisni në mënyrë shumë sipërfaqësore, të distancuar dhe diplomatike. Atë që ti po flet këtu duhet prezentuar vetëm me një faqe elektronike të ministrisë së punëve të jashtme apo të mbrojtjes, po jo me një forum ku flitet vetëm shqip dhe me shqiptar.
Greqia ka ushtar në Shqipëri në mision, por Shqipëria nuk ka asnjë ushtar në Greqi në ndonjë mision (ndoshta "shkollim").
Unë jam terësisht kundër pranisë se ushtarëve grek, përderisa ata ndaj Shqipërisë kanë në fuqi ligjin e luftës dhe po e luftojnë me mjete "demokratike" (presion). Prania e ushtarëve të një shteti që ndaj teje dhe raporteve me ty vepron sipas ligjeve të luftës, është cenim i integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë londineze.
Shqipëria është faktor stabilitetit. Ok në rregull. Por Shqipëria sot nuk mund t'i përmbahet parimit kushtetues të mbrojtjes së popullisës shqiptare jashtë territorit, sikur që e bën Greqia me një grusht minoritar. Kjo mospërmbajtje e parimeve etike, kombtare dhe kushtetuese mu më jep të kuptoj se Shqipëria ende nuk është në gjendje të mbroj interesat shtetërore dhe kombtare si brenda territorit shtetërore, etnik dhe kombtar, ashtu edhe jasht tyre.
Kërcnimet e mundshme ndaj Shqipërisë nuk është terrorizmi ndërkombtar, por është terrorizmi rajonal shekullor. Shqipëria dhe shqiptarët në ballkan luftohen nën pretendimet e luftimit të "terrorizmit shqiptar". Koncepti i "terrorizmit shqiptar" sot ekziston në të gjitha shtetet ballkanike që kufizohen me Shqipërinë etnike. Ky është një fakt që s'duhet anashkaluar pa pasur nëvoj të specifikohet se nga po vie, sepse ai vie nga të katër anët. I tillë ishte edhe në vitin '97. Pra Shqipëria është faktor stabiliteti, por destabiliteti po vie nga jasht. Dhe kjo ardhje duhet të kontrollohet dhe të jetë e kontrollueshme. Ky fakt mua më jep të kuptoj se Shqipëria ende është e dobët. Po ashtu edhe synimet për futje në NATO të Shqipërisë janë kryesisht synime për t'u futur nën ombrell, e jo synim të integrimeve të një partneri të plotëfuqishëm.

Pra unë mendoj se duhet punuar shumë me tepër se sa pretendohet që është berë dhe duhet berë.
« Editimi i fundit: 27-01-2006, 19:13:55 nga xhavo »

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#21 ne: 04-02-2006, 09:17:26
xhavo, spo bej aspak i distancuar nga asnje pergjigje qe po them. Mbase po i tejkaloj pak biles. Ne fakt skam asnjë grade shkencore apo te tille qe mund tju flas juve ne gjuhe diplomatike, por kto qe them jane thjesht nje realitet dhe aq me shume jane gjera qe po i shkruan nje njeri qe me sinqeritetin e tij ska asnje arsyje te thote gjera te kota, nuk me detyron kush te shkruaj por thjesht jam nje anëtar i këtij forumi dhe mendova se është mire te hap nje teme ne lidhje me Ushtrinë dhe kaq. Sigurisht ka te interesuar te lexojnë  apo dhe te shkruajne noj gje ne lidhje me kete teme.

Nuk mendoj se te jesh ne kete forum qe paska vetem shqiptare dhe u folka shqip s'mund te shkruaj ne lidhje me kete. Aq me mire eshte sepse e kuptojne te gjithe dhe kane mundesine te japin opinionet e tyre. Neve ketu nuk po u veme kapak gjerave por thjesh po shkruajme une po them ka, ti po thua ska e kshu me rradhe...
Ajo qe dua te them eshte se situata eshte shume e qete dhe nuk kercenohemi nga asnje vend, pavaresisht se qenka ky ligji i luftes ne fuqi qe kam degjuar per kte gje por kam degjuar edhe ate qe thon e se takon se kaluares e jo tashmes. Me shume skam cte them ne lidhje me kete gje. Une e kuptoj edhe shkrimin tend qe po flet me nje ton nacionalist. Miku, nacionalizmi luftohet sot! Mund te jesh Atdhetar dhe qe i takon cdo shqiptari te jete por me shume s'eshte e nevojshme.

Te qenurit faktor stabiliteti do te thotë te kesh mbështetjen e atyre qe janë faktor kryesor stabiliteti. Dhe po te kesh ato kryesoret mbështetje pikërisht  je nen atë ombrellën siç e quan ti dhe mos kujto se ka ndonje shtet tjetër qe është jashtë kësaj ombrelle.
Shqiperia eshte e dobët dhe sigurisht ka shume pune per te bere pas atyre remujave te 97 por jo e paafte te mbroje vetveten.

  • Postime: 852
  • Karma: +3/-0

#22 ne: 04-02-2006, 11:05:42
Mosuli flet Shqip!

Trupat tona komando të dislokuara ne 'Mosul' nje qytet verior ne Irak, u vizituan nga Kryeministri dhe Ministri i mbrojtjes te shoqeruar edhe nga Shefi i shtabit te pergjithshem. Në axhendën e tyre një vend të rëndësishëm zuri takimi që patën me 120 trupat komando shqiptare të Kontigjentit të Gjashtë Paqeruajtës në qytetin e Mosulit. Keto trupa Komando jane dislokuar në këtë qytet ku jane te përfshira në operacionin "Liria e Irakut", në krah të forcave të Koalicionit Ndërkombëtar, shërbejnë me përkushtim dhe disiplinë të lartë për ruajtjen e paqes dhe të lirisë në këtë vend të largët. Takimi u prit me shumë interes dhe emocion nga ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e këtij kontigjenti paqëruajtës shqiptarë, të cilët po japin një kontribut të madh në këtë pikë të nxehtë të globit.

Trupat komando shqiptare kryejnë shërbime kontrollesh apo patrullimesh edhe brenda në qytet, veç asaj për sigurimin e aeroportit të Mosulit. Ndërsa gjeneral Bergner, zv.komandant për trupat aleate në Irakun Verior dhe atë Perendimor, theksoi se trupat shqiptare kanë treguar vlera të veçanta gjatë shërbimit të tyre në Mosul, ata janë pjesë e barabartë e trupave të koalicionit në Irak dhe i kanë kryer të gjitha misionet e ngarkuara me sukses.

Kryeministri Berisha dhe Ministri Mediu u shprehën se ndihen tepër të gëzuar që dëgjojnë fjalë të mira për punën e bërë nga komandot tanë në Irak dhe i përgëzuan ata për kontributin që po japin në ndihmë të popullit Iraken, për lirinë dhe demokracinë. Me pas Kryeministri Berisha, Ministri Mediu dhe Gjeneral Qazimi biseduan nga afer me trupat komando dhe u njohën më shumë rreth operacioneve dhe vështirësive që ata hasin çdo ditë gjatë kryerjes së misionit të tyre në këtë vend.

Dita mes ushtarëve shqiptarë në Mosul për Kryeministrin Berisha, Ministrin Mediu dhe gjeneral Qazimin ka vazhduar me vizita në ambjentet ku ata jetojnë dhe stërviten, me një drekë të përbashkët në mensën e trupave aleate, si dhe duke shkëmbyer urime për festat e fundvitit dhe bënë fotografi kujtimi. "Nuk munda të vij kur ju u nisët nga Tirana për në Irak, u tha Kryeministri Berisha komandove gjatë bisedave me ta, por nuk do të mungoj për asnjë arsye kur ju të ktheheni pas kryerjes së misionit tuaj këtu".

Ndersa ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpjegoi oficerëve drejtues të Kontigjentit, rëndësinë që kanë ato për Ushtrinë Shqiptare dhe detyrimin për përmbushjen e standardeve të duhura, në mënyrë që shumë shpejt Shqipëria të anëtarësohet në NATO.



[attachment[/attachment]

  • Postime: 155
  • Karma: +0/-0

#23 ne: 04-02-2006, 11:43:35
Per cfare je krenar ti qe ke shkuar ne Irak?? A mund ti quash krenar ti shqiptaret qe shkonin NIZAM (ushtar) per Turqine, e linin kockak, jashte atdheut, per te miren e Turqise?100 VJET e me tutje?-- i mirte turqia se shqiptaret ishin trima ashtu eshte- por vec per vendin e tyre nuk luftuan --dhe TURQIA ne ate kohe ishte nje shtet i fuqishem ,nje soj si AMERIKA sot. e ne nuk  luftuam per trojet tona,, keshtu eshte kur je i vogel!!do shkosh  atje ku te thone:--Mos e lidhni sherbimin tuaj ushtarak  .me Atdheun..!ne presim te hyjme ne NATO:eshte profesioniste e paket ne numer  dhe e paguar mire ..`.Makine lufte`....

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 06-02-2006, 13:22:25
Edhe thone pastaj, "Perse Shqiptaret refuzojne Ushtrine".

Duhet respekt o vllazen, respekt. Jemi te vetmit qe "urrejme" ushtrine tone. Ndersa armiqte tane thuajse   i kane ngritur ne qiell ushtaret e tyre.

Duhet te jemi me te ndergjegjshem.

Temat e fundit