×

E hoqi Edi Rama, kosovarët e rivendosin Shqiponjën e famshme

· 5 · 137

E hoqi Edi Rama, kosovarët e rivendosin Shqiponjën e famshme

· 5 · 137

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-06-2019, 21:31:32
 

“Shqiponja” e famshme, që i dha emrin rrethrrotullimit të Doganës në Tiranë dhe u bë një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë shqiptarët, është ringritur sërish në fluturim.

Qeveria “Rama” e rrëzoi Shqiponjën, që u ngrit në këtë shesh më 27 nëntor 2012, si një dhuratë e mrekullueshme për atdheun, nga biznesmeni shqiptar në Tetovë Lazim Destani.
Sot, ajo “Shqiponjë” me vezullime kuq e zi, u ngrit sërish mbi një bazament 4 m të lartë, në Podujevë të Kosovës,  5 km larg dhe përballë serbëve, po ai monument që Rama e "shkuli" dhe e zhduku si të ishte mongol, nga Tirana.
Eugen Shehu, që ka publikuar në Fb, “Shqiponjën” që tashmë zbukuron dhe nderon Podujevën, shkruan në Fb: “Shqiponjën, që e vendosi biznesmeni shqiptar nga Tetova, z.Lazim Destani, në kryeqytetin shqiptar Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e hoqi qeveria serbofile e "Rilindjes" bolshevike.

Të vjen neveri kur e sheh kryeministrin narkoman kur pas shpine në monologjet e tija, renditen shkollarët duke tundur flamurin kombëtar shqiptar, thua se kanë ndonjë grimcë"patriotizmi" siç gënjenë ata paturpërisht.

Ajo Shqiponjë me ato përmasa, po me atë shesh, nga dje e përgjithmonë do të qëndrojë në Podujevë, Kosovë, falë edhe bizneseve llapjanë. Poshtë narkoqeveria e Tiranës!”- përfundon me indinjatë, Shehu. /Syri.net
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7271
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 20-06-2019, 18:15:42
Bravo, nuk them se Rama dhe Veliaj e hoqen si pasoje e estetikes por jam i bindur qe ne perversitetin e tyre nuk kane asnje ndjenje kombetare per kete vend.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1526
  • Gjinia: Femer
Parloté
#2 ne: 21-06-2019, 06:46:29
Falë Zotit që ka diverzitet në ndjenjat patriotike dhe kategoria Ramiste përbën një përqindje shumë të vogël.
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#3 ne: 22-06-2019, 11:05:54
Nuk jam ne ate grupin e Rames, por te theme te drejten, te duash Shqiponjen, ta nderosh ate dhe ta vendosish vend e pa vend, per mua kjo eshte banalitet.

Pasi ne 100 vjetorin e pavaresis e festuam me flamur kineze, dhe akoma nuk e dime dhe nuk e ndalojm me ligje perdorimin e ati flamuri kineze qe ishte po thuaj se ne cdo zyre te administrates shteterore dhe ne cdo cepe te qyteteve Shqiptare.

  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 261
kart hadasht
#4 ne: 22-06-2019, 16:30:00
Pse more vend pa vend ishte simboli kombetar? Rama e mban veten per artist te madh dhe nga xhelozia nuk mund ta pranonte. Respekt per ata qe i gjenden vendin Shqiponjes se perdhosun nga Rama!
  • M'pelqe x 2
    Kot fare
    Super