Greqi, mediat: Shqiptarët po na marrin heronjtë - Shqiptaria

×
Hyrja
Profili

Greqi, mediat: Shqiptarët po na marrin heronjtë

Greqi, mediat: Shqiptarët po na marrin heronjtë

· 1 · 580

  • Postime: 26702
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-09-2011, 10:54:39
Greqi, mediat: Shqiptarët po na marrin heronjtë

Nga: ANILA JOLE

Grekët mbeten të shqetësuar për mënyrën sesi shqiptarët e shkruajnë historinë. Në vigjilje të vitit të ri shkollor, mediat greke rikthehen të kritikojnë tekstet shkollore që përdoren në Shqipëri, të dhënat e të cilave i referohen Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Website të ndryshme, ndër të cilët edhe ai i gazetës “Proto Thema” shkruajnë me shqetësim për faktin që sipas tyre, “pas Maqedonisë tani edhe Shqipëria kërkon të bëjë hero të vetin, Aleksandrin e madh”. Për këtë citohet teksti i Fjalorit të ri Enciklopedik dhe teksti shkollor i Gjeografisë, ku thuhet se “ADN e Aleksandrit të Madh, është shqiptare, për shkak të prejardhjes së nënës së tij, e cila vinte nga Thesprotia”. Në tekstet e Shqipërisë, thuhet se prejardhja e Olymbias, nënës së Aleksandrit të madh është nga një fis ilir, por sipas mediave greke “kjo është pasaktësi e madhe, pasi është e pranuar me kohë, që fiset të cilat kanë jetuar në Thesproti dhe Molosi, janë fise greke”.

Duke vijuar me analizën që i bëhet tekstit të Fjalorit Enciklopedik, vecohet fakti që në këtë libër e për rrjedhim edhe në tekstin e Gjeografisë, “rajoni i Epirit të Veriut është konsideruar territor shqiptar”, apo që aty përdoret termi “genocid” për atë që iu ndodhi camëve gjatë luftës së dytë Botërore.
Mediat greke nënvizojnë si të gabuar faktin që në tekstet tona thuhet: "Territoret shqiptare janë Janina, Igumenica, Arta, Thesprotia, Follorina dhe Preveza, zona që iu aneksuan Shqipërisë në vitin 1913 nga Këshilli i Ambasadorëve ...”. Gjithashtu sipas grekëve është gabim që emra të tillë si sulioti Marko Bocari, figurë udhëheqëse e revolucionit grek të 1821 dhe Pirro Dhima, fituesi i medaljeve  të arta Olimpike, të quhen shqiptarë.
Fjalori enciklopedik kritikohet, pasi sipas mediave greke, “grekët e Epirit të Veriut në pjesën jugore të vendit cilësohen “kolonë” nga vitet e pushtimit turk, që gjenden atje për të punuar pasuritë e bejlerëve”.

"Nuk ka asnjë referencë për karakteristikat kulturore, demografike dhe gjeografike të minoritetit kombëtar grek, dhe kontributin e tij në shoqërinë shqiptare” – vërejnë analizat.
Shtypi grek shkruan se këto dhe shumë të tjera janë "shakatë" e Fjalorit Enciklopedik shqiptar, i cili është botuar me fonde publike nga Akademia e Shkencave
Tiranë, institucioni më i rëndësishëm shkencor në Shqipëri, dhe që sipas tij, i ka ndërmarrë këto veprime me qëllimin për të promovuar zgjidhjen e "çështjes kombëtare shqiptare", bashkimin e gjithë shqiptarët në Ballkan.
(s.g/balkanWeb)

Temat e fundit