Itali, tifozët serbë djegin flamurin shqiptar... - Shqiptaria

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Itali, tifozët serbë djegin flamurin shqiptar...

Itali, tifozët serbë djegin flamurin shqiptar...

· 10 · 918

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-10-2010, 22:22:55
GENOA- Tension në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Genoas. Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar para se të nisë ndeshja.



Mediat italiane bëjnë të ditur se tifozeria serbe ka shkaktuar trazira edhe në qytet, ku fillimisht kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të dyqaneve, kjo ka bërë që policia të arrestojë disa prej tyre.

Të irrituar, ultrasit kanë mbërritur në stadium dhe kanë filluar trazirat edhe aty, sapo skuadrat kanë dalë në fushë, duke bërë që ato të kthehen menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët serbë kanë hedhur sende tymosëse në drejtim të fushës dhe drejt tifozëve italianë, cka ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.



Më pas kanë tentuar të thyejnë vertratën që i ndante nga tifozët italianë, por nuk kanë munguar as xhestet e urrejtjes ndaj shqiptarëve, si ai i djegies së flamurit. Mësohet se në stadium kanë qënë të pranishëm rreth dy mijë tifozë serbë. Pas këtij incidenti, është pezulluar përfundimisht ndeshja e futbollit, e filluar me 45 minuta vonesë, pikërisht prej këtyre trazirave. Forca të shumta policie kanë rrethuar tashmë stadiumin.

Pritet që për skuadrën serbe të jepet edhe një dënim ekzemplar.

(m.a/BalkanWeb)

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-10-2010, 23:03:28
Çudi...

Sa të "durueshëm" jemi bërë ne Shqiptarët!!!!

  • Postime: 366
  • Karma: +7/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-10-2010, 23:08:27
Italy Vs Serbia Match Suspended - Fans Brawling & Riots Starting In Italy - Euro 2012 Qualifier

  • Postime: 22679
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 12-10-2010, 23:50:04
Itali, tifozët serbë
djegin flamurin
shqiptar
      


Tension dhe përleshje në stadiumin e Genoas, në Itali. Tifozët serbë përleshen me policinë dhe djegin flamurin shqiptar. Ndeshja mes dy skuadrave ndërpritet. (c) BalkanWeb
         

http://laj.me/17986
      

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 12-10-2010, 23:59:17
Ka bere jehone te madhe fare ky lajm. Serbet po lene name cdo dite.

Italia -Serbia riots before game

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-10-2010, 00:01:40
Citim
Some of them made sure they appeared to be be extra friendly by wearing ski masks, the traditional Serbian costume of hospitality. Like everyone else, they also sometimes wear skimasks when robbing people or burning their villages. Serbia can be a very confusing place. http://www.sbnation.com/soccer/2010/10/12/1747435/italy-vs-serbia-friendly-gets-unfriendly
LOL

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 13-10-2010, 00:09:14
Çudi...

Sa të "durueshëm" jemi bërë ne Shqiptarët!!!!

Ketu nuk shoh une se cfare mund te bejne shqiptaret ne kete rast. Fakt eshte se serbet deskritituan veten, per te disaten here.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 13-10-2010, 13:04:40

  • Postime: 57
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 13-10-2010, 13:33:40
E gjithe ngjarja duket sikur eshte planifikuar mire.
Ne forumin e Radiotelevizionit serb, nje tifoz Ultras i kishte sugjeruar RTS-se qe mos t'i blen te drejtat per transmetimin e ndeshjes sepse NDESHJE NUK DO TE KETË!

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 14-10-2010, 02:51:58

Temat e fundit