×

Jasharajte

· 2 · 4914

Jasharajte

· 2 · 4914

  • Postime: 22
toni69
ne: 05-03-2011, 22:57:09
Altin Kajtazi

Jasharët kishin tri fuqi: Mençurinë, Forcën dhe Fatin

Mençuria - e Jasharëve ishte arti i luftës se ndritshme për atdhe, nga ky kuptim arti i flijimit mori dimensione të ndritshëm për Kosovën, duke luftuar të keqen deri ne vetëflijim. Lufta e tyre ishte e pathyeshme, për te mos thyer një besë qe e kanë dhënë, andaj edhe duhet te jetojmë të lirë, se kjo tokë është e shqiptarëve.

Forca - e Jasharëve ishte qëndrueshmëria deri në vetëflijim e familjes së ndritur, kënga e tyre ishte dritë lirie për gjeneratat që do vijnë. Në gjirmën e tyre ishte qëndresa e kthyer në buzëqeshje të fëmijëve, që përmbyten botën shterpë, për ta kthyer në botë e re të Jashareve të Rilindur, histori kjo e papërsëritshme për jetë dhe mot!

Fati - i Jasharëve ishte elegjiak i dhembjes njerëzore, me humbjen fizike të Adem Jasharit, që u mbyllë kaptina e dhembjes dhe krenarisë Shqiptare! Këtu fillon etapa e re e kthimit të dinjitetit tonë kombëtar.

Jasharët, ne ketë stinë më dëborë, nga flaka e barotit shkrinë fushat dhe malet tona të bukura, sollën guximin për te luftuar, armë kjo më e fortë e shqiptarëve nder shekuj!
Flijimi i Jashareve u bë në atdheun e tyre denbabaden, në kullën e te parëve tanë, duke mbrojtur shtëpinë nga armiku i neveritshëm! Edhe të vdekur nuk e lëshonin dot truallin e tyre! Jasharët nuk e donin ikjen, ata e donin qëndresën, e donin lirinë e Shqiptarisë. Sa herë vjen Marsi, shqiptarët e gjallë i kujtojnë të rënët në Flakadanët e përmotshëm të Prekazit legjendar! Te mendosh vdekjen për atdhe, domethënë te jesh i pranishëm me të!
Jasharët nuk e menduan vdekjen, por luftuan të pavdekshmen, e ndritur me vdekjen e tyre krenare, që është krenari të vdesësh për atdhe!

Adem!

Ti je dashuria jonë! Je krenaria e Shqiptarisë! Trimëria jote na bëri të fuqishëm, që të gjallët sot jetojnë të Lirë! Të rënët janë e ardhmja jonë!
Sot kur ne përkujtojmë Jasharët, e kujtojmë sakrificën e tyre të bërë për Fëmijët tanë, ngase ata nuk menduan asgjë tjetër përpos Lirisë!
Jasharët e deshën me krenari atdheun! Gjyshërit dhe stërgjyshërit e Jasharëve i mësuan ata se dashuria për atdheun nuk fitohet pa luftë! Ju luftën e mësuat, nga ideali juaj i zjarrtë!
Ne vijmë tek t’i te përulemi për rrugën e drejtë që e nise dhe e mbarove përjetësisht! Zemra jote e pranojë të vërtetën e amshuar! Vendi yt nuk u çlirua nga të tjerët! Goditjet Tua, mposhtën gjakpirësit më dëshmorët e vet!

Hamzë!

Emri yt ishte jehonë, ishte këngë e kthyer në forcë, qëndresë, në kullën denbabaden. E deshe pushkën e deshe edhe këngën shqiptare! Ishe i fortë para vdekjes! Ishe edhe i bukur! Rave në altarin e lirisë, që na të jemi të lirë! Kushtrimi i yt doli nga gjoksi i vendosur thellë në rrënjët Tokës tënde Ilire!

Nënëmadhe Zahide!

Rite dy trima të pavdekshëm! Atyre dhe neve na tregove rrugën e trasuar ilirike, ilirisht! Luftëtarët i mësove që ta mbrojnë Flamurin, Shqipërinë! Fjalët tua janë të bekuara! Djemtë t’u i mësove me mençuri, urtësi, siç të mësuan edhe ty Nënëmadhe të parët tu! Armiku gjakpirës deshi ta fshijë historinë tënde ilirishte nga faqja e dheut! Por ti Nënëmadhe ishe e pathyeshme! Dhe ti bashkë më vëllanë, burrin, djemtë, nipat, mbesat rrokët armët që kishin një gjuhë –flakadan lirie.

Bacë Shabani!

Festën e Flamurit e festove çdo mot! E kishe edhe një Festë tjetër Flamuri! E kishe ditëlindjen e djalit-uratë natyre!
Në Prekazin e Ahmet Delisë, në familjen e Bacë Shabanit u shtua edhe
një pushkë lirie. Ti u mësove djemtë ballin e oxhakut, ju tregove atyre që armikun duhet shikuar nëpërmes nishanit! Kjo ishte dëshira e vetme e jote – të vdesësh ilirisht për shqiptari! Bijtë tu amanetin tënd e çuan në vend! Familja jote është krahu ynë!

Fëmijë të Jasharëve!

Ne kullën e Jasharëve lufta u bë edhe nga fëmijët të etur për liri! Lirinë ata e kishin të madhe! Armët i kishin bukë dhe ujë! Fjalët e bacë Ademit, ishin kushtrim për ta. Ne kullën e Jasharëve, që nga Blerina e deri të bacë Shabani, flitej shqip. Luftohej shqip. Krenaria e tyre është krenaria jonë. Lindja e tyre ishte fitorja jonë!!!


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 11
  • Gjinia: Femer
***Valeza***
#1 ne: 08-05-2013, 14:42:37
Jasharajt kreanaria kombëtare!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super