Ne mbrojte te Odise Gremos - Shqiptaria

×
Hyrja
Profili

Ne mbrojte te Odise Gremos

Ne mbrojte te Odise Gremos

· 3 · 457

  • Postime: 26702
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-05-2020, 08:37:27
 

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të marrin në mbrojtje Odise Gremon, banor në fshatin Sopik, i cili guxoi të denonconte qartë, pastër e me fakte atë që ndodh me greqizimin në disa fshatra në jug të vendit. Kryeplakut të fshatit Sopik, disa strukturave vendore atje dhe elementëve të caktuar pjesë e uniformave blu në Livadhja u kërkojmë të heqin dorë menjëherë nga presionet ndaj z. Gremo në të kundërt do të duhet të përgjigjen ligjërisht. Asnjë skemë për të zhvlerësuar figurën e tij apo për të ngritur procese të montuara nuk do të lejohet të ndodhi. E jo vetëm kaq, por ftohet kryeplaku dhe njerëz të tjerë rreth tij të heqin dorë nga organizimet e nëndheshme të këtyre ditëve për të detyruar banorët të deklarohen masivisht grekë në Sopik. Kushdo që shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërise do të përgjigjet ashtu siç ndodh në çdo vend tjetër në Europë e kudo!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Brendshme duhet të reagojnë dhe të mbajnë një qëndrim zyrtar për këtë skandal si institucione që kanë detyrimin ligjor në parandalimin e përkeqësimit të çdo situatë të mëtejshme.

Z. Gremo ka dhe do të ketë mbështetje të plotë nga të gjithë shqiptarët prandaj çdo akt kundër tij është akt kundër shqiptarëve. Asnjë “projekt” qe promovon ekstremizëm apo trasmeton frymën e urrejtjes nuk duhet të gjejë hapësirë në Shqipëri. Ekstremizmat nuk mund të mbështeten sepse ato nuk janë zgjidhje! Zgjidhja e vetme është ligji!

Së fundi, juve që në pabesi e kërcënoni apo e vini nën presion Odise Gremon, të jeni të sigurt se ai nuk është vetëm! Mos e harroni këtë! Ju ftoj të gjithëve miq ti shkruani Odise Gremos në faqen e tij ne FB ! ❤️💪🏽🇦🇱 Ne nuk kërkojmë e nuk kemi urrejtje për askënd, ne duam më shumë vendin tonë! Marin Mema

  • Postime: 26702
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-05-2020, 08:40:17

  • Postime: 611
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 14-05-2020, 00:03:01
Reagimi i grekeve te Omonias!

Pas denoncimit nga ana e Odise Gremo, se atij iu anullua viza greke për shkak të deklarimeve në emisionin “Gjurmë Shqiptare” se fshati Sopik është i banuar nga shqiptarë autoktonë, ka ardhur edhe reagimi i OMONIA nëpërmjet një komunikate.

KOMUNIKATA

Denoncojmë me theksim të posaçëm përmbajtjen por edhe mjetet e përdorura në ushtrimin e të ashtuquajturit funksion gazetarie, në emisionin “Gjurmë Shqiptare” të producentit Marin Mema, që u transmetuar të Shtunën, 9 Maj 2020. Ai vijoi me motivet e tij tanimë të njohura të kultivimit të klimës antihelene duke targëtuar drejtpërdrejtë Minoritetin Etnik Grek autokton. Bëhet fjalë për një person në mision të porositur ku financuesit, ata sa lëvizin në prapaskenë dhe orkestruesit janë tanimë të njohur.

Nga kjo pikëpamje akoma një herë tjetër i ekspozuar është Stacioni Televiziv “Top Channel” përsa i përket detyrimit që ka për të kontribuar në bashkekzistencën sociale si parakusht për mirëqenien e shoqërisë mbarë.

Për më tepër emisioni në fjalë u përgatit duke përdorur kësaj radhe instrumente që refuzohen nga praktikat e mira dhe legjislacioni analog mbi informimin publik sikundër: kamerat e fshehta, regjistrime pa dijeninë e bashkëbiseduesit, manipulim personash që vuajnë nga sëmundje, përgjime etj. Këto metoda kanë dëmtuar në veçanti jo vetëm pjesëtarë të Komunitetit Etnik Grek në të shkuarën jo të largët por shoqërinë shqiptare mbarë.

Natyrisht “rifinitimi” me pikëpamje të ashtuquajturish akademikë apo pjesëtarë të Grupit të Helsinkit etj. nuk e mbulojnë lakuriqësinë e producentit përsa i përket objektivit, por përkundrazi ekspozojnë edhe vetë ata. I ekspozojnë ngaqë detyrim së pari i intelektualëve të kohës nuk është veçse të mësuarit e shoqërisë me parime dhe vlera të tjera. Me parësor detyrimin për respektim të të ndryshmes dhe promovimin e minoriteteve. Kjo është sa dikton realiteti dhe arritjet Europiane dhe në veçanti në Ditën e Europës që u zgjodh bile për transmetimin e këtij emisioni të neveritur.
Producenti në fjalë dhe sa pas tij kujtojnë se fshihen duhet të marrin parasysh përgjegjësinë përsa i përket pasojave që mundet të sjellë kultivimi sistematik i urrejtjes kundrejt Minoritetit Etnik Grek, pjesëtarëve dhe institucioneve të tij. Madje shembuj nga irritime të tilla respektive për fat të keq ekzistojnë.

Paralajmërojmë se klloçitja e vezëve të gjarprit të nacionalizmit është lojë e rrezikshme. Shteti e ka për detyrë të reagojë përderisa pretendon se tregon kujdes për shmangien e manifestimeve që mbarështrojnë urrejtjen ndëretnike dhe racizmin. Për më tepër sikundër ndodh në shtetet ku mbizotëron ligji detyrim i tij është, dhe ja rikujtojmë, mbrojtja e minoriteteve etnike e të tjera si parakusht i koherencës së brendshme, kusht pa të cilin nga ana e vetë për mirëqenie dhe prosperitet, – përfundon komunikata e OMONIA.

Temat e fundit