×

Historia e "Sheshit Skënderbej "

· 2 · 1948

Historia e "Sheshit Skënderbej "

· 2 · 1948

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 07-11-2006, 22:50:19
Në përvjetorin e kompleksit historik "Skënderbej"
Si ka ndryshuar në 75 vjet qendra e kryeqytetit


Historiku i emërtimeve administrative në Tiranë, fillon me emërtimin e një sheshi të thjeshtë para Xhamisë së vjetër me emrin sheshi " Skënderbej ". Deri në vitin 1912, Tirana kishte të emërtuara vetëm disa lagje të vogla kryesisht me mbiemrat e fiseve që banonin në to. Pas vitit 1912 pleqësia e burrave të Tiranës ka vendosur dy emërtime mjaftë domethënëse për historinë e vendit tonë që sapo kish dalë nga sundimi otoman si sheshi "Skënderbej " që sapo përmendem dhe rrugën që njihej me emrin rruga e "Sahatit " të cilën e pagëzuan pas pavarësisë me emrin rruga " 28 nëntori ".
Zhvillimi urban i qytetit modern fillon më 1920 mbi bazën e s'postimit dhe zmadhimit periodik të qendrës modeste " Skëndërbej " për të mbritur në pozicionin dhe madhësinë e qendrës kryesore të kryeqytetit dhe vendit.
Pas vitit 1920 , për të përmbushur funksionet e kryeqytetit provizor të vendit tonë ndërmerren në Tiranë një varg punimesh modeste por të rëndësishme për kohën si zgjerim dhe sistemim rrugësh dhe sheshesh etj. Në këtë vazhdë është edhe shpërngulja në vitin 1922 e dhjetëra varrezave që rrethonin objektet e kultit të Tiranes dhe sistemimi i tyre në një mjedis të vetëm jashtë qendrave të banimit dhe me një ndarje simbolike të myslimanëve dhe kristianëve
Kjo shpërngulje mundësoi krijimin e mjaftë hapësirave që gradualisht u kthyen në hapësira të lira publike dhe që krijonin mundësi punimesh për infrastrukturën e një qyteti në fillimet e formimit të tij.
Kthimi i Tiranës më 1925 -sën në Kryeqytet të përhershëm i dha hov shumë punimeve urbane shtetërore dhe private. Edhe sheshi i vogël " Skëndërbej " s'postohet dhe konfigurohet gradualisht nëpërmjet projektesh të ndryshme siç janë ato austriake të 1914 dhe 1918, plani rregullues i ing Eshref Frashërit më 1923, për të mbritur në planin rregullues të 1929 të projektuar nga arkitekti italian Françesko Brasini si dhe kompleksi i madh urban i përbërë nga Bulevardi Zogu i I-rë, kompleksi i Ministrive , nga sheshi dhe lulishtja me autor italianin Florestano De Fausti ( sot Zona historike e Tiranës ).
Nga kontakte të vazhdueshme evidentoj shpesh një mendim të gabuar mbi simbolikën e objekteve të sheshit " Skëndërbej " duke e cilësuar atë si arkitekturë fashiste, por vetëm me një njohuri të thjeshtë dhe lidhjen ndërmjet tyre të elementeve të dekorit të përdorur në fasadat e stilit të rilindjes evropiane në këtë kompleks, ka bërë që i gjithë Kompleksi " Skëndërbej" të jetë edhe një pavijon i hapur i historisë shqiptare.
Nga ndryshimet në vite kompleksi fillestar është cenuar duke i hequr ( shembur ) disa objekte ku më kryesoret përmendim godinën e vjetër të Bashkisë dhe shatrivanin e sheshit.
Kompleksi Skëndërbej që mbush këtë vit 75 vjet nga viti i ndërtimit ka sot në përbërje disa objekte si Godinat 75-së vjeçare të qeveris dhe Bashkisë të kthyera në identitet nga një projekt i madh në vazhdim , sheshin Skëndërbej të plotësuar në vitin 1969 edhe me monumentin luftarak të Skëndërbeut , si dhe Lulishten e sheshit që në vitin e 75 - të ndërtimit po rikthehet po nga Bashkia e Tiranës në identitet, ashtu si shumë pjesë të zonës historike të Tiranës.
Kjo lulishte 75-së vjeçare e përfunduar në gusht të vitit 1931, ka patur fatin të jetë pjesë e skenës historike kombëtare dhe duke gjykuar mbi materiale dokumentare sheshi dhe lulishtja kanë kronologjinë e tyre.
Në këtë lulishte si pjesë e pa ndarë e sheshit "Skëndërbej " janë organizuar shumë ceremoni të ngritjes së flamurit, manifestime, shumë koncerte të formacioneve të ndryshme , shumë panaire të gjinive të ndryshme etj.
Shumë breza kanë në arkivin e tyre fotografik me dhjetëra foto të realizuara tek kjo lulishte pasi për shumë vite ajo ka shërbyer si foto-studio e hapur për Tiranën, me qindra albume , revista dhe kartolina pasqyrojnë këtë objekt
Për vite me radhë qytetarët e Tiranës kalonin kohën e lirë në këtë lulishte që disa e quanin " bordura " disa " kafe Gjirokastra"
Vizitorët e huaj nuk largohen pa futur në celuloidin e tyre vizionin e saj kompleks
Ndaj mund të themi se kjo lulishte që po ripërtërihet në përvjetorin e 75 -të të saj është për banorët dhe vizitorët e Tiranës vendi më i aktivuar për historinë dhe kujtesën qytetare.

Evenimentet e zhvilluara ne qendren e tiranes

š Në vitin 1931 , tek lulishtja e sheshi Skënderbe zhvillohet një pjesë e panairit të parë të Tiranës më pas nuk pati ndonjë eveniment historik pasi pranë saj ishte një kantier punimesh që mbylli punimet e sheshit në vitin 1936.
š Në vitin 1937 festohet me madhështi 25 vjetori i pavarësisë, lulishtja bëhet vendi kryesor i këtyre festimeve.
š Në vitin 1938 festohet në të njëjti vend 10-të vjetori i mbretërisë shqiptare
š Në vitin 1938 festohet martesa e Mbretit Zogu i I-rë
š Në prill të 1939 festohet lindja e Princit Leka i I-rë
š Në prill të 1939 zhvillohen protesta të qytetarëve të Tiranës kundër pushtimit fashist italian
š Në prill të 1939 zhvillohet me demonstrim ushtarak hyrja e ushtrisë pushtuese italiane
š Në maj të 1941 ceremonia e vizitës së Mbretit Viktor Emanueli i III-të
š Në korrik të 1941 miting i madh për bashkimin administrativ Shqipëri-Kosovë
š Në vitin 1941 demonstrata e rinisë antifashiste
š Në vitin 1943 zhvillohet me demonstrim ushtarak hyrja e ushtrisë gjermane
š Në vitin 1944 lufta për çlirimin e Tiranës
š Në vitin 1944 bombartim britanik në qendër të Tiranës
š Në vitin 1944 Çlirimi i Tiranës, organizohet rreth lulishtes paradë ushtarake dhe ngritja e flamurit tonë kombëtar
š Në vitin 1951 tek lulishtja vendoset monumenti i Stalinit
š Në vitin 1953 tek lulishtja zhvillohet ceremoni homazh për vdekjen e Stalinit
š Në vitin 1959 ceremonia e vizitës së Sekretar i Parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit Sovjetik Nikita Krushovit
š Në vitin 1968 hiqet nga lulishtja monumenti i Stalinit për tu rivendosur tek parku Rinia
š Në vitin 1968 ceremonia e vizitës së Kryeministrit Kinez Cu En Lait
š Në vitin 1969 vendoset tek lulishtja monumenti i Skëndërbeut
š Në vitin 1985 ceremonia e varrimit të Enver Hoxhës.
š Në vitin 1990 miting i madh me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Beiker
š Në vitin 1998 kësaj lulishte i jepet emër "Këshilli i Europës" , për anëtarësimin e strukturave përfaqësuese të pushtetit tonë vendor në organizmat vendore të Këshillit të Europës

Valter GJONI TIRANA OBSERVER
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 04-11-2011, 09:09:26
Artan Lame - Më në fund pas 30 vjet përpjekjesh titanike, ja dolëm ta shkatërrojmë dhe zhdukim sheshin “Skënderbej”. Vërtet na u deshën shumë përpjekje, por tani mund të themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet më parë nuk ekziston më.

Dy fjalë histori. Sheshi “Skënderbej” u ideua për herë të parë gjatë pushtimit austro-hungarez të qytetit, në vitet e Luftës I Botërore. Asokohe u krijua emri sheshi “Skënderbej” dhe u fillua lirimi i hapësirës që ishte i zënë me dyqane, baranga, rrënoja, ferra e plehra.

Në kalim midis viteve ‘20-’30, në kuadër të planit rregullues të qytetit, arkitekti elegant Italian Florestano de Fausto, hartoi projektin e sheshit, që i dha formën e përgjithshme që ai ruan ende sot (ose, që e ruante). Mbi këtë plan u ndërtua lulishtja midis ministrive, u planifikua vendosja e një statuje të Skënderbeut (aty ku u vendos më pas, në vitin 1967) dhe u hap sheshi para bashkisë me një shatërvan të madh rrethor në mes.

Gjatë pushtimit italian, arkitekti tjetër italian, Gherardo Bosio, nga më të famshmit e kohës, u mor sërish me sheshin “Skënderbej”. Ai bëri disa ndërhyrje në favor të zmadhimit të tij dhe, duke menduar zmadhimin e shpejtë të qytetit, hodhi idenë e shkatërrimit të bashkisë në favor  të zmadhimit të sheshit.

Pas lufte, përgjithësisht u ruajt dhe u ndoqën linjat e planeve italiane, duke vijuar me kufizimin e sheshit në njërin krah me Pallatin e Kulturës.

Ndërhyrja më e fortë mund të konsiderohet prishja e bashkisë së vjetër dhe ndërtimi në vend të saj i Muzeut Historik, si edhe më pas ngritja e pakuptimtë e statujës së Komandantit si të mos mjaftonte statuja e Heroit Kombëtar.

Pastaj vijojnë vitet e trazirave, pastaj të kioskave, pastaj të amullisë, pastaj më në fund shqiptarët u kthyen seriozisht të merren me të.

Në vitin 2003 u miratua studimi francez, i cili kishte të mirat e veta, por edhe ca bishta nga pas, pasi parashikonte ndërtimin brenda sheshit të disa godinave që, ndonëse jo të larta dhe periferike, e prishnin siluetën dhe tërësinë e tij.

Për fat të mirë, vetëm pak vjet më pas, më 2008-n, u miratua studimi përfundimtar i sheshit, i quajturi projekti belg, i cili jo vetëm që rregullonte gabimin e mëparshëm, duke anuluar të gjitha ndërtimet në shesh, por krijonte përfundimisht një hapësirë të madhe, të vetmen e këtij lloji në të gjitha trojet shqiptare.

Filluan punimet, që ndoshta u zgjatën ca si shumë kur... papritur, me ndryshimin e kreut të bashkisë, i pari që e hëngri në brinjë qe sheshi.

Sot. Thonë se pas ca ditësh do të përurohen punimet e kryera. E gjithë hapësira e dikurshme e sheshit do të jetë e zënë me shtigje rrugore të asfaltuara, copëra trotuaresh, pemë të mbjella kuturu, dhe mbi të gjitha, me një kodër të madhe dheu bash në mes të tij. Gjen gjithçka aty, përveç sheshit. Ka leje s’ka leje, kush e bëri projektin, ku dhe kush e ka miratuar, ku u gjendën paratë, a hapi gojë Instituti i Monumenteve, po Inspektorati i Mjedisit, kush po i financon punimet, cila firmë po punon në shesh, me çfarë tenderi, kush...? Të gjitha këto dhe të tjera pyetje të dalin menjëherë përpara, por s’kam ndërmend të merrem me to. As janë ndalur ndonjëherë barbarët me pyetje, e as që bën vaki të ndodhë këtu, ku barbarët kanë zënë me pushkë në dorë derën e kryeqytetit. Thjesht dua të ndaj me ju o lexonjës, keqardhjen që ndiej përbrenda, pasi nga sheshi tani do të mbetet vetëm emri, pasi vetëm shesh nuk ka më aty.

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

S’kanë faj, subkoshienca e malit nga kanë zbritur nuk i lë të qetë të ndjehen mirë midis një sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnë zgjidhjen, e bëjnë sërish sheshin të ngjajë si mal e pyll.

Sinqerisht, nuk e kam hallin të demaskoj a të bëj qesharake qeverisjen e sotme, se s’ka nevojë ajo që t’i ndih unë në këtë punë, por vërtet besoj në këto që them. Sipas meje, është thjesht frika instiktive e njerëzve të pyllit të ardhur në pushtet dhe që nuk e durojnë dot hapësirën hapur. Epo ka nevojë Tirana për gjelbërim, të thonë. Po, është e vërtetë, por nuk mbillet sheshi kryesor i vendit, por shtohen parqet e qytetit! Të paaftë të shtojnë parqet e lulishtet, përpiqen të na trajtojnë si njerëz të egjër, që mezi presim të hipim nëpër pemë.

Të zësh sheshet me pemë, në një farë mënyre është kthim pas, ashtu si shekuj më parë, kur Perandoria Romake u shemb nën peshën e dyndjeve barbare dhe sheshet e mermerta të qyteteve për shekuj me radhë i mbuloi bari dhe ferrat. Në rastin e Romës, kishim barbarizim të shoqërisë nga poshtë, ndërsa në rastin tonë, kemi tharje të jetës për shkak të barbarizimit të politikës nga lart. Sheshet e qyteteve kanë lindur si pika qendrore të polis-it, ku mblidheshin njerëzit, diskutonin, shkëmbenin idetë dhe madje edhe protestonin. Ky ka qenë e vazhdon të jetë në botën e qytetëruar, roli i sheshit të qytetit. Të përpiqesh ta zësh me pemë, tregon që përveç se je impotent në krijimin e hapësirave të reja urbane, por je edhe i lig e frikacak, se i trembesh grumbullimit të qytetarëve të tu. Mirë na e bëjnë, që kurse i mbajmë mbi kurriz!

Me zhdukjen e sheshit ‘Skënderbej’, zhduket edhe një tjetër simbol, shatërvani qendror i tij. Që kur ka qenë konceptuar sheshi, ai ka pasur një shatërvan në qendër, i cili i ndërtuar në vitet ‘30, i mbijetoi edhe gjermanëve, që vendosën aty një tank gjatë ditëve të çlirimit të Tiranës. Pastaj shatërvani u rivendos në punë, për t’u prishur përfundimisht në vitet ’70, kur u zëvendësua me atë shatërvanin tjetër të cilin e kujtojmë edhe ne. Madje, edhe plani belg e ruante konceptin e ujit në shesh përmes rrjedhjeve dhe baseneve që do vendoseshin nëpër të. Tani, me malin e ngritur para hundës së Skënderbeut, edhe ky koncept u varros. Jo më kot po zgjatem tek shatërvani, pasi ata nga pikëpamja sociale më tepër se zbukurime, konsiderohen si simbole.

Shatërvanët janë një nga simbolet e qytetërimit të zhvilluar. Arsyeja është e thjeshtë. Për të bërë një shatërvan duhet të kesh ose të krijosh një shesh, të bësh projektin, të kesh një skulptor a artist që t’i japë formën e një vepre arti, të sjellësh një burim uji që ta furnizojë paprerë, por pastaj, pas ndërtimit, duhet edhe ta mirëmbash, se i gjithë ky impiant është delikat. Për më tepër, vlente kjo gjë dikur, kur uji duhej të vinte e të hidhej përpjetë me rënie të lirë e jo me sistem pompash. Vini re për shembull, asnjë nga shatërvanët e ngritur e ringritur në Tiranë në gjysmëshekullin e fundit nuk funksionon ose janë shkatërruar. Më jepni një arsye, që një historian a sociolog në këtë pikë, të mos shkruajë nesër se qytetërimi shqiptar bëri kështu edhe një hap pas.

Për elemente të veçanta unë e kam pas kritikuar edhe projektin belg të Edi Ramës për sheshin dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme, sepse çdo qytetar ka të drejtë të ketë mendimin e vet dhe për më tepër kur beson se realisht mund të japë kontribut përmirësues. Por asokohe flisnim për elemente e për finesa, të pamendueshme tani që këta po i bien me top e me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq të pazbutur si kur ishin atje lart.

Edhe një element tjetër që ndoshta e keni harruar. Jetë e mot sheshi ‘Skënderbej’ ka qenë shtruar me plloça asfalti, si i gjithë bulevardi. Edhe ky ishte një element që për sa e zbukuronte sheshin, kërkonte kujdes e mirëmbajtje të vazhdueshme. Tani e shtruan me asfalt rifuxho, ashtu sikundër edhe rrugën a rrugicën më të rëndomtë të provincës. Aman Tan, do më thoni, edhe me bajga le ta shtrojë, veç ta shtrojë, se na çmendi dhe na shkatërroi makinat! Po pra, kjo është një tjetër shpikje perverse e politikës shqiptare: Lëri gjërat të venë keq e më keq, që kur të bësh ndonjë punë sado të vogël, t’u duket njerëzve sikur ke bërë kushedi se ç’ë. E kini vënë re se me sa ngadalë punohet në veprat publike në Shqipëri!? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është një mënyrë për t’u dukur sikur punohet. Duke e zgjatur punën tërkuzë, e tërkuzë, e tërkuzë, e para krijohet një imazh sikur këtu vazhdimisht punohet; e dyta, edhe në qoftë se nuk i ke paratë e mjaftueshme, duke e zgjatur me vite të tëra, një ditë do t’i gjesh; dhe e treta, i jep elektoratit imazhin se po bën vepra të mëdha. Se, ç’vepër e madhe do të ish ajo që mbarohet në një muaj apo dy!?

Fantazi. Kryetari i bashkisë më thërret në zyrë dhe më thotë: “Zoti Lame, nuk më pëlqen projekti i Edi Ramës për sheshin ndaj dua të bëj një tjetër. Po ta ngarkoj ty këtë projekt”. Ç’do bëja unë? Do ikja me vrap e do merrja malet duke bërtitur: “Po pse ore, kështu bëhet sheshi kryesor i Tiranës, duke ja ngarkuar kujt të do mideja ty?”. Po ta zëmë se nuk ika me vrap, ç’do bëja? Do ulesha e do nxirrja nga dollapët gjithë projektet e dikurshme të sheshit, do përpiqesha të kuptoja arsyet e atyre arkitektëve të shquar të së shkuarës kur i kanë dhënë formë sheshit, do pyesja lart e posh, do takoja e kë nuk do takoja, do përpiqesha që të risillja në jetë në mos të tërën, pjesë të projekteve të vjetra, që kështu të kishte vazhdimësi historike dhe në fund, do i shkoja kryetarit t’i thosha se: “Unë mendoj kështu e kështu, por e mira është t’i kthehesh mendjes së të vjetërve, se dinin më shumë”. Kështu unë, që pretendoj se diç di nga e shkuara e këtij qyteti!

Por jo, kuraja e të padijshmit është e paparë. Projektin që po zbatohet e ka bërë, nuk e di askush se kush, dhe me ç’kurajë e ka marrë përsipër një barrë të tillë. Sheshi kryesor jo thjesht i një qyteti, as sheshi kryesor i një kryeqyteti, por bash sheshi me emrin e Heroit Kombëtar të një kombi që është njëkohësisht edhe sheshi i të 8 milionë anëtarëve të këtij kombi!!!. Ufaa, nuk ja vlen të shtoj më as pikëçuditëse.

Gazeta "Shqip"
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super