×

Dibra!

Dibra!

· 14 · 3081

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-06-2004, 13:01:25
Qytet, qendër e komunës me të njejtin emër në Republikën e Maqedonisë. Shtrihet në bregun e djathtë të Drinit të Zi e të degës së tij Radika, e rrethuar nga veriu prej maleve Velivar (2374 m) e Kërçin (2325 m).
Dibra për herë të parë përmendet në hartën e Ptolomeut (shek. II e.r.) me emrin Debrus Më 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, Dibra me afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të mbrendshëm shqiptar.

Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Qyteti dhe rrethet e tij luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare të udhëhequr nga Lidhja Shqipëtare e Prizrenit. Këtu u mbajt edhe Kuvendi i Dibrës (1 Nëntor 1878), që miratoi programin e Lidhjes.

Më 1889 u thirr Kuvendi i Dibrës, ku u vendos bashkimi me lidhjen e Pejës. Me nismën e H. Vokrit më 1900 u hap shkolla e parë shqipe. Dibra dha ndihmesë të shquar në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912. Delegatët e saj morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (1912). Vehbi Agolli u zgjodh nënkryetar i qeverisë së parë shqitare që doli nga kuvendi.

Popullsia e Dibës u bëri qëndresë të fortë trupave sërbe në vitin 1912 dhe kundërshtoi aneksimin e kësaj krahine nga mbretëria sërbe. Në shtator 1913 u bë qendër kryesore e kryengritjes popullore antisërbe, që u përhap nga Gjakova deri në Ohër.

(Fragment nga Fjalori Encikopedik Shqiptar 1985)
 
« Editimi i fundit: 19-03-2005, 20:35:48 nga M A X »

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 07-06-2004, 13:03:22
:alb:



[attachment[/attachment]

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#2 ne: 19-03-2005, 19:50:15
Gjithmon me ka interesuar kush ishin Mjeshtrit apo muratoret e famshëm Dibran.
Thuhet se ata nuk perdorin fare penin por kashten dhe permes vrimes se kashtes e drejtojn murin.
Dindikush te me sqaroje permes nje vizatimi se per me fjale kot s'me hyn ne koke....

  • Postime: 7
  • Gjinia: Mashkull
rumour
#3 ne: 26-04-2005, 15:27:30
mir se ju gjeta. jam dibran dhe jam teper i kenaqur qe gjej topic per dibren time.

  • Postime: 83
  • Gjinia: Mashkull
meltin'pot
#4 ne: 28-04-2005, 08:07:28
Pershendetje per Dibren autoktone dhe ate tanishmen aktuale  "  Dibren e vogel me qytetin e saj Peshkopine ". !

Pershendetje per te gjithe dibranet ngado qe ndodhen dhe gjithe shqiptaret  ne arenen interkontinentale.

Pershendetje ! ;)  

  • Postime: 304
Alban
#5 ne: 28-04-2005, 10:06:02
Pershendetje dibraneve :)

  • Postime: 1412
  • Gjinia: Mashkull
StormAngel
#6 ne: 28-04-2005, 19:24:42
mir se ju gjeta. jam dibran dhe jam teper i kenaqur qe gjej topic per dibren time.
Edhe ketu te gjeta ty mer?:)
Me ke cudit,
Sa per temen, Dibra eshte e mire, por me Gostivarin nuk krahasohet.

  • Postime: 217
brfani
#7 ne: 10-06-2005, 12:32:35
Ah Zoti im sikur edhe një herë të shkoj në Dibër tek vendi i DIn durakut.

  • Postime: 229
  • Gjinia: Mashkull
blue_feather
#8 ne: 30-03-2006, 09:22:56
s'rrihet dibra me kerbaç.jam krenar qe jam Dibran(sherli,mgjth e dua dhe te voglen).vetite qe na pershkruajne me mire jan zgjuarsia,dredheria,trimeria dhe fatkeqsisht cinizmi e me rraste shume dashakeqes kur na intereson.....gjith e te mirat e shendet!

  • Postime: 7
ai
#9 ne: 05-06-2007, 22:42:23
dibra eshte vende i rendesishem per historin tone .dhe duhet ruajtur .me sa di une atije ka lindur edhe babai i qemal ata turkut .

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#10 ne: 07-06-2007, 03:57:37
E cfare ka te beje babai i ata turkut me historine tone, se nuk e mora vesh fare?!

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 15-06-2007, 21:10:07
Dibren e kam vizituar para 8-9 vitesh.
Kam ndenjur gjate ne Peshkopi. E gjithe krahina ishte e mrekullueshme. Natyra, perle e vertete. Kam qene ne shume fshatra por vetem emri i Deshatit  me kujtohet, te tjeret fatkeqsisht nuk i mbaj mend . Kam shkuar me kale :D
Jam kenaqur jashte mase.
Edhe njerezit ishit shume te mire, bujare, njerez me zemer te madhe.
Sikur te me jepej mundesia, nuk do nguroja.
Kemi vende vertete te bukura!
Capkenja
#12 ne: 02-07-2007, 14:40:07
Slam kembe robi ne bote pa e bere shqiptar ne,nese ka lindur babai i Qemal Ata Turkut i bie te jete dhe ky i fundit shqiptar :D


Nejse Dibra eshte nje krahine e madhe e Shqiperise e perbere nga popullsi etnike(zakonisht jetojne dhe Goranet,dhe Gollobordasit )pjesa ne kufi me Maqedonine flasin nje gjuhe te perzier si bullgarishte e vjeter deri diku,persa i perket krahines eshte vertet perle kam pasur shoqe nga ajo ane.Po si i kishin faqen na marshalla,dhe njerezit jane goxha te zhvilluar me trup(zakonisht veriu i shqiperise eshte karakteristik per kete fenomen)

  • Postime: 223
Zeri Im
#13 ne: 04-07-2007, 14:29:54
Slam këmbë robi ne botë pa e bërë shqiptar ne,nëse ka lindur babai i Qemal Ata Turkut i bie te jetë dhe ky i fundit shqiptar :D



Ashtu,ne shqiptaret nuk le ke pa bo shqiptare,ke te drejte.Por Ai ne kete rast te Ataturkut ka te drejte eshte e vertete.Kete edhe turqit e din.Babai i tij jetoi ne Solun(greqi)i dalur nga Dibra(rrethina e saj)ne ate kohe Soluni ka qene qender qyteti me i madhe shqiptare me 90% e banuar nga shqiptare.Nena e tij z.Zubejde ka qene nje grua poashtu shqiptare nga viset presheve -bujnoc.
 

Sa e vjeter eshte Dibra?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 21:49:51
nga M A X
Dibra e Madhe me nam të madh

Nisur nga BerniRubrika Shqiptaria

Postimi i fundit 17-04-2011, 15:47:00
nga LUSHE
Dibra - qyteti i bashkejeteses qytetare dhe i tolerances fetare!

Nisur nga ScardRubrika Shqiptaria

Postimi i fundit 08-02-2008, 18:59:20
nga Qeta