×

Shkodra

Shkodra

· 7 · 1999

  • Postime: 960
  • Gjinia: Mashkull
bukuroshi
ne: 10-12-2004, 17:17:29
 Rozafa - gruaja e murosur

- ese -
Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot.
Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne. Gruaja 'Rozafë' lutet që t'ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.

Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë. A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, don të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshëm në kohën e Rozafës, gruas që u muros për të dhënë jetë. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua për hir të zakonit, dhe kjo përbën forcën filozofike të vetë legjendës: flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.

Por a janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë, po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç'ndodhi me Rozafën. Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e Shkodrës.
 


[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 06-10-2005, 04:50:26 nga M A X »

  • Postime: 960
  • Gjinia: Mashkull
bukuroshi
#1 ne: 10-12-2004, 17:20:12
shkodra jone e bukur

[attachment[/attachment]

  • Postime: 960
  • Gjinia: Mashkull
bukuroshi
#2 ne: 10-12-2004, 17:21:53
 Shkodra in Centuries...  
Shkodër, also Scutari (ancient Scodra), city in northwestern Albania, capital of Shkodër District, at the confluence of the Buenë (Bojana) and Drin rivers. Shkodër is a trading and industrial center of northern Albania. Manufactures include tobacco products, textiles, cement, leather products, and building materials. There is a major hydroelectric plant on the Drin river south of the city. The city is dominated by a 15th-century Venetian citadel built on a hill. The ancient capital of Illyria, Shkodër fell to the Romans in 168BC. The Serbs captured the town in the 7th century; in the 14th century it was sold to the Venetians. The Ottoman Turks captured the city in the next century and held it until 1913, when it was captured by the Montenegrins during the Balkan Wars. An international force occupied the city in the same year, and shortly thereafter it became part of the newly independent kingdom of Albania. Population (1990 estimate) 81,900.
 


[attachment[/attachment]

  • Postime: 960
  • Gjinia: Mashkull
bukuroshi
#3 ne: 10-12-2004, 17:23:42
Pamje nga Kalaja, hyrja e Shkodrës
Viewed: 5131 times


[attachment[/attachment]
milanisti
#4 ne: 11-12-2004, 06:52:19
PROJEKTI; SHKODRA SI QYTETET EUROPIANE

Rudina Llazari

Shkoder - Nje qytet si qytetet europiane. Nisma e ndermarre nga bashkia e Shkodres dhe e financuar nga qeveria italiane permes ambasades te saj duket se ka nisur te marre jete ne Shkoder. Ajo qe do ta ndieje e para kete do te jete pikerisht hyrja e qytetit. Madje ngjan qe gjithcka te nise dhe te mbaroje ketu, ne hyrje. Nje projekt qe ka ne baze nje sere ndryshimesh te hyrjes te qytete duke ruajtur duket se Shkodra do te hyje ne Europe, fillimisht nepermjet pjeses hyrese ne qytet. Ambasada Italiane me ane te Konsullates se saj ne qytetin verior tashme jane duke bashkepunuar me bashkine e Shkodres, pikerisht per te realizuar nje projekt te tille. Nje fond prej 2,5 milione eurosh do te beje me te bukur, por edhe me funksionale hyrjen e qytetit me te madh verior. I mbeshtetur ne traditen dhe me elemente te modernes ky projekt i hyrjes te qyetit do t'i jape atij me shume frymemarrje. Burime te bashkise se Shkodres kane bere te ditur nje dite me pare per (KJ( se per kete qellim eshte duke u ngritur nje grup i perbashket pune me specialiste arkitekte dhe urbaniste shkodrane dhe italiane, te cilet do te japin ate gershetim te tradites dhe modernes qe kerkohet momentalisht. Sipas asaj qe eshte bere e ditur do te kryhen ndryshime dhe do te behen punime ne te dy rruget ne hyrje te qytetit, ne lulishten qe dikur ishte Pazari i Madh i Shkodres me 3500 dyqane, ne molon ne anen e Liqenit si dhe pamjen e jashtme te banesave te romeve qe ndodhen ne keto ane. Nderkohe qe mesohet se kane qene disa specialste te Universitetit te Firences ata qe te ardhur nje vit me pare per nje tjeter projekt dhe nje konference shkencore, kane hedhur te paret idene per nje hyrje ndryshe ne qytetin e Shkodres. Ata kane gjetur mbeshtetjen e bashkise se Shkodres e cila duket se ka pasur shqetesim me vete gjendjen ne te cilen eshte hyrja e qytetit. Nderkohe qe mbeshtetja e Ambasades Italiane duket se ka qene me vend. Ambasadori italian ne Tirane, Jannuci, ka derguar drejt Shkodres nje grup pune per te percaktuar perfundimisht projektin. Grupi i perbashket i specialisteve shkodrane dhe italiane kane punuar per nje kohe te gjate mbi projektin e pjeses hyrese te qytetit, ku kane bere prezantimin e tij ne bashki. Nga ana e saj bashkia e Shkodres e ka pare me vend te ndihmoje ne zbatimin e ketij projekti duke ofruar specialistet e saj me te mire. Pasi projekti eshte perpunuar dhe diskutuar mes specialisteve te perbashket, bashkia e Shkodres eshte shprehur optimiste per realizimin e tij ne praktike. (Hyrja e Shkodres duhet te ngjaje me ate te nje qyteti europian bashkekohor. Nese zbatohet ky projekt atehere nje gje e tille do te jete realitet(, ka pohuar kryetari i bashkise se Shkodres. Megjithese ende nuk eshte perfunduar dhe nuk ka marre nje vendim te formes te prere mesohetqe vlera e projektit eshte rreth 2 milione e gjysme euro dhe perfshin pjesen hyrese ne qytet: molin, dy rruget hyrese ne qytet, lulishten ne mes te dy rrugeve, zonen e banesave te romeve.

E ndersa ka perfunduar pjesa e realizimit te projektit, e cila ka marre miratimin e shkodraneve, tashme eshte etapa e gjetjes se fondeve. Ministria e Jashtme italiane do te beje prezantimin e ketij projekti ne Itali me synimin e grumbullimit te fondeve nga donatoret e ndryshem dhe me pas do te mbetet vetem realizimi i tij.

Koha jone.

  • Postime: 26
  • Gjinia: Mashkull
Gege Toska
#5 ne: 06-10-2005, 03:29:40
PAMJE E SHKODRES MARRE NGA AVIONI...

[attachment[/attachment]

  • Postime: 13
Nushe Osaj
#6 ne: 10-12-2007, 11:03:54
Nuk kam qe ne Shkoder kurr, se jam nga Kosova dhe jetoj ne Gjermani, por kam ndegjuar se Shkodra esht nje vend shum i bukur.
Dhe Vella im i vogli e ka emri Shkodran. Gjat luftes ne Kosov ka qe Familja im ne Shkoder dhe kan banuar 4 muj ne afersi te Gjamis.
Dhe Familja ime me ka treguar se sa e bukur esht Shkodra.