Udhëtim në Divjakën e blerimit të përjetshëm - Shqiptaria

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Udhëtim në Divjakën e blerimit të përjetshëm

Udhëtim në Divjakën e blerimit të përjetshëm

· 1 · 1444

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-10-2010, 16:15:49
Po shkojmë në qytetin e lashtë, aty ku mendohet  se kodrat deri në afërsi të Tërbufit kanë qenë të banuara qysh prej lashtësise nga fisi i njohur Ilir i Taulantëve dhe me vonë nga shqiptarët e hershëm.



“Nje prej gojedhenave eshte se dikur anijet qe kane ardhur ketej, kane qene te mbushura me pisha”, shprehet Altin Dingozi. Me nje emer te diskutueshem nga prejardhja, nese vjen nga  fjala “Dy-vija” apo emri perrallor i “Divave”, ajo qe dihet deri me sot eshte se Divjaka eshte quajtur e tille nga njerez qe e kane shkelur ate e jo nga vendasit.

Udhëtim në Divjakën e blerimit të përjetshëm Albania Divjaken

Dikur komune, sot nje qytet me vehte, Divjaka mbledh gjate veres gati 20 mije pushues. Por cfare ofron Divjaka pervec reres dhe diellit? Kompleksi i Karavastase ndodhet ne Ultesiren Perendimore. Ai perbehet nga nenzona natyrore me karakteristika fizike te ndryshme ne te cilin perfshihet pylli mesdhetar dhe laguna me ligatinat e saj te shumta.



Konsiderohet si zone unikale, nga me te rendesishmet ne bregdetin shqiptar dhe Mesdhe, per diversitetin e larte, llojet e bimeve endemike, habitate te larmishme dhe kolonite e Pelikaneve Kacurrel qe ne kete vend, pika me perendimore e shumimit,  folezon. Laguna e Karavastase, sipas te dhenave te Sherbimit Gjeologjik Britanik eshte krijuar 3500 vjet me pare.

Ne vitet 1930-1948 ka qene pjeserisht e izoluar nga veprimtaria e njeriut per shkak te mungeses se rrugeve tokesore dhe kushteve te nje vendi te pazhvilluar. Nderhyrja me e fuqishme e njeriut eshte ajo e viteve ‘70-‘80 te shekullit te kaluar me tharjen e Kenetes se Karavastase se Vogel. Midis detit dhe pyllit halor shtrihet brezi ranor me nje gjatesi 15 kilometra dhe gjeresi 100 metra. Rera e imet dhe me ngjyre gri pelqehet nga pushuesit vendas dhe ata qe e frekuentojne kete hapesire pafund. Vendasit thone se deti ne kete pjese ka tendencen e largimit.



Brenda nje dekade, si pasoje e derdhjeve te Shkumbinit ne kete zone, ai eshte spostuar me gati 200 metra. Shume prane vijes bregdetare, midis lagunes dhe brezit litoral gjendet Parku Kombetar “Pisha e Divjakes”. Me nje gjatesi prej 10 kilometrash, kjo siperfaqe prej 1100 hektaresh eshte e “pushtuar” nga drure mesdhetare dhe shkurre perhere te blerta. Pylli ka nje strukture te vecante, ne pjesen e siperme te tij gjenden kurorat e larta te pishave ne forme ombrelle, me shkurret e dendura nen te dhe lianet kacavjerrese.



Pylli edhe pse ka pesuar demtime nga prerjet e paligjshme te vitit 1997, vazhdon te konsiderohet si nje nga ekosistemet me te rendesishme dhe me interesante per shumellojshmerine e bimeve, bukurite dhe mjediset shlodhese. Kompleksi i Karavastase  eshte zone e rendesishme  per shpendet e ujit ne Shqiperi. Mbi 51mije kafshe dimerojne cdo vit ne habitatet natyrore dhe artificiale, pelikani kacurrel,  dallandyshet e detit, ajo ballebardhe apo cafka e madhe. Demtimi i habitateve natyrore si pasoje e erozionit detar dhe gjuetia e paligjshme jane kthyer ne makth per divjakasit dhe rrethinat e tij. Kjo ishte Divjaka me vendet dhe njerezit e saj, e vzituar vetem ne nje dite. Vendasit te sugjerojne me shume kohe per te zbuluar bukurite e saj.

TCH

Temat e fundit