×

Festa e "Birra Korça"

Festa e "Birra Korça"

· 1 · 307

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-08-2011, 11:50:29
Festa e "Birra Korça", nata e tretë ndez qytetin, 35 mijë pjesëmarrës


Pas suksesit të dy netëve të para, festa e Birrës në Korçë ,tashmë ka hyrë në natën e tretë të saj me një pjesëmarrje të gjerë, mbi 35 mijë vetë. Këngë ,birra Korça dhe kërnacka gjithcka tradicionale korçare kanë mbajtur në shesh deri në orët e para të mëngjesit mijëra vetë.

Nata e trete ,ka shënuar edhe numrin më të madh të pjesëmarrësve, mes tyre turistë të huaj, të ardhur nga vendet fqinje por edhe nga Gjermania, Anglia dhe Hollanda. Ata shprehen se kanë dëgjuar për festën e birrës dhe kanë vendosur ta shijojnë atë.

I ftuari special ka qenë dhe ambasadori i OSBE-se Eugen Ëollfart. Tashmë duket se është familjarizuar,dhe sikurse shprehet dhe vete ai festa është e mrekullueshme, ndersa birra Korça magjepëse.

Edhe organizatorët shprehen të kënaqur me festën, ndërsa shtojnë se birra Korça,mbreteresha e festës tashmë ka korrur suksesin e rradhës, duke qenë kështu edhe numri një i festës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, birra Korça, birra e parë shqiptare e prodhuar prej vitit 1928 ka kaluar pritshmërite e organizimit.
Mijëra gota birre por edhe mijëra shishe, janë konsumuar nga pjesëmarrësit. Grupi Elita 5 ktheu sheshin para Pallatit të Sportit në Korçë në një arenë të vërtetë festive.
 (s.g/balkanWeb)