×

Voskopoja, ja pse e quajnë “Qyteti i trandafilave”

Voskopoja, ja pse e quajnë “Qyteti i trandafilave”

· 1 · 868

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 16-08-2011, 07:51:17
Udhëtim në zonën turistike malore, një prej perlave të Shqipërisë

Si gjithenjë, i përmallur, vij në fshatin tim: Voskopojën. E gjej vazhdimisht të ndryshuar. Një numur gjithënjë më i madh vilash dhe hotelesh, të përfunduara ose në ndërtim, i shtohen dhe e zbukurojnë atë. Çdo ndertim është i ndryshëm nga tjetri, por të gjitha të stilit modern. Ajo që është e përbashkët për të gjitha keto ndërtime, është materiali që përdoret: guri, i cili ka shoqëruar ndër shekuj këtë qytet të dikurshëm, madhështor dhe të pasur, pasuri e cila ka qënë shkaku i të keqës së vet në të kaluarën. Shtëpitë tipike dhe të njëjta “diviçio”, të ndërtuara në sistemin e mëparshëm shoqëror, nji katëshe, po ja u lenë vëndit atyre dy dhe tre katëshe dhe fasada të shumëllojshme dhe të bukura.



Shija e fshatarëve, pronarë të këtyre ndërtimeve, apo qytetarëve dhe investitorëve të huaj, ështe krejt tjetër. Vendimet e qeverisë, të cilat e shpallin Voskopojën “Vënd historik” dhe që imponojnë ndërtime vetëm dy katëshe dhe me gurë, janë sfiduar me kohë. Emigracioni dhe dëshira për të bërë ndërtime me qëllim biznesi, kanë ndryshuar çdo gjë. Duke ecur m’u kujtua një interviste e shkrimtares dhe poetes Mimoza Ahmeti. Ajo në atë intervistë deklaronte: “Emigracioni për mua gjithënjë ka qënë problem i atyre që rijnë në Shqipëri dhe jo i atyre që hikin.. Eshtë një gjë shumë e shëndetëshme e shoqërisë shqiptare. Emigracioni për mua është i nevojshëm, është pozitiv, është shtegtim drejt kultures, drejt gjuhëve, drejt dijeve, drejt qytetërimeve”. Janë kryesisht emigrantët voskopojarë ata që me investimet e tyre në shtëpia, bare dhe hotele, po ndryshojne fytyrën e fshatit dhe jo vetëm këta. Ky vrull ndërtimesh premton të ardhmen. Kam thenë disa here se Voskopoja është si “Feniksi”.

Ajo pas katër djegjeve, grabitjeve dhe shkatërimeve, po ngrihet përsëri më këmbë, por këtë here më e bukur, më madhështorë, krejt moderne. Kaloj rrugëve, i mallëngjyer dhe kujtoj të kaluarën. Më gëzon fëminia dhe më trishtojnë fatkeqësitë që ka hequr ky vend. Mendoj të kaluarën dhe më vjen në mend gjuha vllehe e komunikimit. Tani dëgjoj shqipen dhe nuk harij ti ndaj. Njeriu mendohet në gjuhën e vet. I ngatërroj por, të dyja janë brënda meje, të mahnitëshme. Përshëndetem me fshatarët, disa i njoh dhe disa jo, në gjuhën vllehe apo shqipe, kuptohemi. Kujtohem dhe dal nga një lloj përhumbje. Shoh oborret e shtëpive rrethuar me mure të ulëta dhe kangjella sipër, të cilat të lejojnë të shohish në brendinë e tyre. Shoh vetëm lule. Pyll me lule, trandafila gjithë lloj ngjyrash. Ka kaq shumë lule dhe trandafila te mbjellë anes rrugicave ne obor, varur mbi portat e hekurta dhe kangjella, sa te duket vetja se lundron midis petaleve të tyre erëkëndëshme. Nuk ka shtëpi pa kopsht mbushur me lule.

Trandafila dhe karafila deri në hyrje të verandave. Avllitë e larta të dikurshme kanë rene. Nuk ka shënjë të tyre që të të kujtojnë atë izolim të brendshëm të shpirtit njerëzor. Ka vetëm trandafila, trandafila dhe karafila pa fund. Gratë dhe vajzat që kujdesen për to janë xheloze nëse dikush tjetër ka ngjyra dhe lloj luleje që nuk i kanë dhe ato. Këmbejnë rrenjë njëra me tjetrën dhe zbukurojne hyrjet e shtëpive dhe pasurojnë oboret me të gjitha llojet e tyre. - “I ke pare lule Margaritat në oborin e Katerinës, po ato blutë e vogla rreth të cilave mblidhen grumbuj bletet, që çelin sapo gdhin dielli dhe kur perendon mbyllen te gjitha si me magji?” Pyeste Enxhi një ditë Elan, që kish ardhur per verim tek gjyshja nga Greqia. “- Jo nuk i kam parë.

Më kanë thenë se tek teta Tefta ka shume lloj shpatore dhe gonxhe, të gjitha me ngjyra të ndryshme. Si ka mundur ti shpëtojë nga gjith ky dimër që bën këtu?” – “Thonë se i shkul rrënjët në vjeshtë dhe i rimbjell në prenverë. Si thua sikur të shkojmë të pyesim një here?” - Vajzat 12-13 vjeçare. Enxhi dhe Ela, nuk përtuan për tu nisur pa mbaruar mire fjalët. Të jetë kjo dashuri për lulet e rrënjosur në genet e voskopojarëve? Ata , dikur ne shekullin e tetëmbëdhjetë, kërkonin farëra për lule ekzotike nga Anglia (letër e zbuluar nga Dh. Falo dhe botuar në “tragjedia e një qyteti”. Në mbrëmje, në barin nga fundi i fshatit, takova kryetarin e Komunes Nexhip Bacellin.



Dëshiroj t’u them, se është e treta legjislaturë rradhazi që ai zgjidhet kryetar komune dhe me shumicë të dallueshme votash nga konkurentët. Më pëlqen ky burrë 53 vjeçar, trup larte dhe i shëndetshëm. Lindur në Krushovë, fshat pranë Voskopojës, tanimë gati i braktisur nga banorët. Një pjesë e madhe e tyre kanë ndërtuar jetën në qëndër të komunës, në Voskopojë. Tani ata nuk konsiderohën ndryshe, veçse si voskopojarë me të gjitha karakteristikat, sidomos për pastërtine dhe dashurinë për lulet dhe e duan atë vend, mbasi dhe në shekuj ata kanë qënë bashkë. Vajzat e familjeve myslimane përbëjnë korin e kishës. Kjo tregon një integrim shëmbëllor bashkëjetese me familjet vllehe ortodokse dhe të krishterëve shqiptarë që ndodhen prej shekujsh atje. –“Nexhip, e pyes, nuk të kam pyetur, ku e ke mbaruar shkollën dhe si ndodhesh këtu prej kaq vitesh.

Të shoh shumë të impenjuar për fshatin?”- Ai qesh dhe ul kokën mendueshëm: - “Shumë kohë kam. Më duket se kam lindur këtu. Kam kryer shkollën e mesme mekanike në Durrës, kam punuar dy vjet në Fierzë, traktorist në Voskopojë, brigadier, deri sa u prish SMT-ja. Punonim pa efektivitet. Mbillnim 500 ha. grurë dhe kornim vetëm 50. Rëndësi kishte plani i mbjelljes dhe jo se çfar mernim. Dita e punës në kooperative nuk shkonte më shumë se 30-50 lek. Njerëzia ronin më shumë me grumbullimin dhe shitjen e bimëve medicinal dhe gollogungave. Mandej, pasi ardhi demokracia, si shumica e të rinjve, u inkuadruam me Partine demokratike. U mora me aktivitet privat deri në vitin 2000. Më kandiduan në vitin 2003 për kryetar Komune dhe ky është mandate i tretë ku fitova me 60% të votave”. - “Çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre viteve që je i zgjedhur kryetar komune?” Voskopoja kishte mbetur shumë prapa, ndërkohë që emigracioni nga të gjashtë fshatrat që përbëjnë komunën ishte shumë shumë i madh.

Në këto treva mbetën pak njerëz. Më duhej të filloja nga domosdoshmëria për një plan zhvillimi, një plan strategjik, ndërhyrje për fonde duke filluar me projektet. Ujësjellësi ekzistues ishte i pamjaftë, duhej një i ri dhe me garanci për një furnizim afat gjatë. Kanalizimet e ujrave te zeza që Voskopoja i kish prej shumë vitesh, ishin prishur. Duheshin të ribëheshin dhe të zgjerohej rrjeti për një prespektive të arsyeshme të rritjes se fshatit. Duhej të mendohej për shkollat e rënuara, për rrugët që lidhin fshatrat, për rrugën Korçë-Voskopojë, për rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe fuqizimin e tij, për godinën e komunës e cila ishte drejt rënimit dhe shumë e shumë të tjera.

Fondet ishin të kufizuara dhe vareshin nga fuqia e financave të shtetit, ndërkohë, asnji lloj takse nuk mblidhej. Vështirë e pata. Por, ja shihi tani: të gjitha i kemi, ndoshta jo në nivelin e duhur dhe të përfunduara, por i kemi sjellë në një nivel të kënaqshëm. Uji dhe dritat nuk mungojnë në familjet. Plani regullues që u miratua duhet implementuar. Përpiqem të afroj oprganizmat dhe shoqatat nderkombëtare, kontributi i të cilave ka qënë i kënaqshëm, por nevojat janë shumë të mëdha. Jemi një zone turistike, sidomos Voskopoja. Klima dhe ushqimet biologjikisht të pasta, krijojnë një mundësi të madhe për turizmin. Turizmi familjar ka filluar të funksionojë duke ndikuar në përmirësimin e të ardhurave familjare, por akoma jo dhe për të ardhurat e komunës.

Mrekullitë e natyrës

Vëndi këtu është mahnitës, tejet i bukur dhe mbushur me pyje pishe dhe bredhi, që sigurojnë një freski që rallë mund ta kenë vëndet e tjera. Kjo ështe një rezerve e pallogaritëshme për bizneset e ardhëshme, për pasurimin e vendit. Verës fshati mbushet me turistë, por shumë pak nga potenciali i krijuar. Shih sa hotele akoma rijnë bosh, ose që nuk shrytëzojnë kapacitetet. Kohë zgjatja e sezonit turisatik është shumë i shkurtër, vetëm rreth dy muaj. E pa mjaftë, gjë që nuk justifikon investimet. Fuqia e bizneseve dhe e jona për të bërë të njohur mundësitë për një turizëm gjithëvjetor, është e pa mjaftë. Njohja e kënaqësive turistike që afron Voskopoja, është akoma e vakët. Të mendosh që janë investuar, vetëm gjatë kohës që kam qënë unë kryetar, mbi 100 milion lekë, nuk është pak. Duhet të ndihet më shumë efektiviteti i tyre. Këtu më ri mendja dhe, të them të drejtën, vetë jam i pakënaqur. -“Çfarë mendon më tej?” -Nexhipi mendohet dhe bluan brënda vetes: - “Pak të duket që kalldrëmet e rrugëve brënda fshatit janë krejt të shkatëruara. Kjo nuk na paraqet aspak mirw dhe investimet për objektet e bëra erësohen gati tërësisht. Po qarkullimi i lopëve edhe në rrugët kryesore të fshatit dhe ndotja dhe e pjesës së asfaltit me jashtëqitjet e tyre, e paktë të duket? Kjo pjesë është hyrja në sheshin kryesor të fshatit. Që në hyrje prezantohemi keq. Përpiqemi me ata puntorë që kemi, por papastërtia që krijohet janë faqja e jonë e zezë. Si do ta regullojmë? E kemi menduar edhe këtë, por ajo që na duhet është të nxjerim bagëtitë jashtë fshatit duke u krijuar dhe mundësinë familjeve që ti mbajnë larg shtëpisë. Kjo duhet bërë jo vetëm për higjenezimin e fshatit por dhe për vetë familjet që mbajnë bagëti. Kur të kemi bërë dhe këtë, atëhere mund të themi se Voskopoja dhe rrethinat e saj, janë adekuate per turizmin jo vetëm kulturor për hir gjithë atyre veprave që na kanë lënë të parët me kishat dhe afresket shekullore të pakrahasueshme që mbartin, por edhe me kushtet e tjera që përmënda”.

Epilogu i një reportazhi

U ndamë pasi shijuam mishin e shqerës së pjekur dhe birrës së ftohtë. Ndjeja një gëzim të brëndshëm, që pasardhësit e ne voskopojarëve të vjetër, të shpërndarë gjithandej, mendojnë për Voskopojën me një vizion krejt të ri e bashkëkohor. Fjala “Feniks”, në ato çaste nuk m’u duk e huaj, nuk m’u duk legjendë, por një realitet i prekshëm i së ardhmes të atij vëndi. E mendoja Voskopojën me parqet e dikurshme ku vajzat mbushnin ujin në Zhombri apo tek strugu, me rrugët e gjëra të shtruara me gurë të bardhë dhe trotuaret anash, me një shtërvan uji në sheshin kryesor para hoteli dhe komunës, me disa dyqane për rreth që shesin antikuare dhe punime leshi, ashtu siç dijnë femrat voskopojare, me shijet që vijnë të trashëguara nga shekujt. Nata e freskët kishte rënë mbi fshat. Dritat e rrugëve dhe hëna e plotë në qiellin e erët dhe të mbushur me yje të ndritshëm, të hynin pa dashur brënda qënies dhe ndihesha mire. Ndihesha i lumtur dhe gjithë shpresë tek njerëzit e rinj, të cilët mbartnin të ardhmen e ketij vëndi të magjishëm dhe të pakrahasueshëm për klimën e shëndetëshme dhe ajrin e pastër dhe të freskët.

Niko Simaku