×

Vranishti, vendi që i dha Shqipërisë 63 dëshmorë e shumë heronj

Vranishti, vendi që i dha Shqipërisë 63 dëshmorë e shumë heronj

· 1 · 729

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 16-08-2011, 07:55:22
HISTORIKU/ Në rrjedhat e kohëve, nga gjiri i fashatit kanë dalë shumë luftëtarë e kryetrima popullore.



Historiku i Vranishtit është biografia kolektive, e studiuar e bashkësisë vranishtiote, e mbështetur shkencërisht. Vranishti, shtëpia jonë e përbashkët, lundron në një det informacioni. Shumë gjëra kanë ndryshuar në fundshekullin e kaluar dhe në këtë fillimshekulli në këndveshtrimin e sotëm, por po kaq shumë gjëra vijojnë të jenë peng i heshtjes.

Gjaku i 63 Dëshmorëve të Atdheut, 2 Heronjve të Popullit dhe i gjithe të rënëve të fshatit janë pjesë përbërëse e ngjyrës së kuqe të flamurit tonë kombëtar, flamur, i cili në këtoo kohë i ka bashkuar shqiptarët për ruajtjen e identitetit të tyre etnik e historik. Hora e lashtë, Guri me Qiell dhe nëntoka ruajnë ende vlera të çmuara, të cilat ne i kërkojmë, si pjesë të pasurive tona stërgjyshore; kur dimë se vranishtioti s'ka bërë kurrë sehir dhe i ka parë kundërshtaret jo vetëm nëpërmjet grykës së pushkës, por edhe sy më sy, në tavolinë apo në odën e burrave. Vranishti nuk është gjakësor, nuk ka hak për të marrë e gjak për të larë. Ai e do paqen e përparimin, ndërsa problemet i ka zgjidhur me punë e në kuvend, në fushën e luftës e të qëndresës, ku janë dalluar të urtët e të mënçurit, trimat e flamurtarët, apo hileqarët e zullumqarët. Populli dhe koha i ka dhëne vëndin dhe emrin e vet çdo personi e çdo ngjarjeje. Lëvizjet atdhetare dhe interesat e kombit kanë gjetur te ky fshat bazën e fuqishme për t'u realizuar, ku në çdo kohë kanë dalë figura historike. Historiku i Vranishtit troket në portën e historisë së madhe, në portën e lashtësisë, të mitit e të legjendës, të ndërgjegjes e të dëshirës njerëzore, të cilat rrezatojnë deri në ditët tona lavdi e heroizëm, kulturë e qytetërim. Ai përbëhet nga 6 kapituj, duke e bërë të pamundur të përfshijë gjithçka. Por, grupi i punës ka mundur të hedhë dritë në disa nga pikat kryesore të historisë së fshatit, ato momente që zbërthejnë natyrshëm e bindshëm marrëdhëniet e personazheve që lëvizin mes legjendës e të vërtetës në mënyrë të natyrshme. Aty ngrihen në këmbë ngjarje, data, zhvillime, individë, familje e struktura. Ato janë parë pa komplekse, bindje politike, nihilizme, mitizime, glorifikime e instrumentalizime. Librat e shumtë të botuara nga mjaft bashkëfshatarë, sidomos ato të karakterit dokumentar e monografik mbulojnë sadopak edhe boshllëqet e lëna, pa qëllim, në këtë historik. Vranishti, me njerëz e zakone të vyera, udhëton bashkë me historinë, është mbajtur gjallë bir pas biri, e zjarr pas zjarri; ka parë e dëgjuar sa e sa vringëllima shpatash, bubullima topash, breshëri automatikësh, shënjestrime të kalibrave e modeleve nga më të ndryshmet, si dhe barbarizma hordhish. Vranishti është ndërtuar e djegur, rindërtuar, ridjegur e prapë rindërtuar, duke përballuar furtunat e kohës, të ashpra e dallgë-dallgë, me histori të lashtë e të re, vërtet të bukur. Por sot vuan braktisjen dhe zhvillimin e ngadaltë, ndërsa zëri i foshnjes dëgjohet pak. Në të gjitha faqet e historikut synohet paanësia, pa hendeqe e boshllëqe dhe reflektohen të vërtetat, për t'u treguar atyre që vijne pas nesh, se sa rendesi kanë hapat e hedhur në rregull në jetë dhe se sa keq ndikon çdo gabim. Pra, janë një varg kujtimesh e mësimdhëniesh të gjyshërve dhe të stërgjyshërve, të trashëguara brez pas brezi, të cilat jane një pasuri e madhe dhe e paprekshme e jetës se të parevë tanë, eshtrat e gjaku i tyre te 5 puset në Janinë, Vranisht, Vlorë, Brataj; Lume e Kosove; në Bari të Italisë; Dumre, Devoll e Tiranë, mbështetur në studime të dokumentuara, larg spekulimeve, rrahje gjoksi e në kujtime të mjegulluara nga koha. Historiku i Vranishtit është si i çdo fshati tjetër të Vlorës; është produkt jo vetëm i faktorëve e forcave të brendshme, por i një ndërveprimi të përhershëm, si me forcat përreth Lumit të Vlorës, Kurveleshit e Bregut të Detit, ashtu edhe me realitetet mbizotëruese ekonomike, politike dhe ushtarake të kohës. Ai synon të ndriçojë ndodhi, të përshkruajë tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë, më pak të krahinës dhe më shumë të Vranishtit; por, pa lënë në harresë intrigat për ta mbajtur skllav nën Perandorinë Osmane. Synon të nxjerrë në pah mundimet, luftërat dhe kërkesat ndër vite, pastaj Pavarësinë e 1912-ës, vitet dhe periudhat tronditëse të shekullit që kaluam dhe ato të tanishmet, të erës së re që po përjetojmë.

Hajro Limaj

Mikado Shakohoxha

Prijësat popullorë

Në rrjedhat e kohëve, nga gjiri i vranishtioteve kanë dalë shumë luftëtarë të lirisë, prijes e kryetrima popullore, si Mete Çobo Metaj; Zenel Çelo Shakohoxhaj; Mete Memisha Shkurti; Pasho Ramadan Skëndaj; Sali Murat Hasanaj; Memet Beqo, Azem Sulo Mataj; Shaban Sefer Skëndomemaj; Hysen Musa Çinoj etj. Vranishtit nuk i kanë munguar edhe mendjet largpamëse, që zëri i bashkimit të ishte më i forte, si Sali Hallko Kondi, Teki Azbi Tartari, Ymer Meto Alikaj, Daut Sefer Gjikondi, Meno Selam Limaj, vjershetori popullor Rrapo Meto Premti, Murat Tartari, Xhemil Veli Duka, Beqir Mete etj. Shpërfillja e së kaluarës nuk ua mbyll rrugën ndikimeve të saj, ashtu si edhe dënimi i saj nuk e shpëton njeriun nga urrejtja ndërsa njohja sjell korrigjim kolektiv. Historia s'duhet të jetë si një bardhak rakie, që më dendur ndodhet në duart e dollibashit, si një medalje ari që vendoset mbi gjokset e atyre që e meritojnë. Llogoret e zëna me armët e politikës, janë synuar të lëshohen duke i hapur vendin dijes, sepse e kaluara ndriçon të tashmen dhe i hap rrugë së ardhmes. Historiku s'mund të bjerë vetëm erë baruti e luftim pas luftimi.

Plagët e historisë

Shoqëria e sotme vuan edhe nga plagët e historise, prandaj ajo duhet të korrigjojë vetveten, të vërë në vendin e vet ngjarjet dhe njerëzit; gurët e rëndë në themelet e saj, e jo siç ka ndodhur ndonjëherë që disa emra familjesh fshiheshin. Historia na bashkon të gjithëve; ndërsa Vranishti është një shtëpi e madhe bujare, me zemër e derë të hapur, ku të gjithë ne gjejmë ngrohtësi e ngushëllim. Vranishti ka ditur të dallojë e të mbajë qëndrim ndaj gjithçkaje: të pamundurave, indiferenteve, të vonuarve, bashkëpunetorëve, viktimave, dëshmorëve, heronjve, familjeve me kontribute dhe fitimtarëve, që nga Janina në Kosovë.

Gazeta Telegraf