×

Ishulli i Sardës, një perlë turistike me vlera historike e arkeologjike

· 1 · 910

Ishulli i Sardës, një perlë turistike me vlera historike e arkeologjike

· 1 · 910

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 24-08-2011, 10:13:22
Jo shumë larg qytetit të Shkodrës, kufi me Liqenin e Vaut të Dejës, gjendet ishulli i Sardës, një nga perlat turistike që për vlerat e jashtëzakonshme, historike, arkeologjike e biologjike, po lakmohet gjithnjë e më shumë nga turistët. Për të mbërritur në Sardë, nëse nisesh nga qendra e qytetit të Shkodrës, më parë duhet të kesh lënë pas rreth dhjetë kilometra të rrugës që të çon në fshatin Rragam, të Komunës Guri i Zi. Prej aty, përmes mjeteve të lundrimit pas 4 miljesh gjendesh pranë këtij ishulli, i cili edhe nëse vetëm e sodit prej larg të mahnit. Por, ishullin e Sardës mund t'a vizitosh edhe përmes një lundrimi prej 10 miljesh mbi Liqenin e Vaut të Dejës.



Në Shkodër prej vitesh është e ngritur shoqata turistike me emrin "Sarda", e cila po promovon turizmin masiv për vendasit dhe të huajt. Artef Lekaj, drejtues i kësaj shoqate, njohës i mirë i zonës, flet me shumë pasion për vlerat e kësaj zone, e cila sipas tij, nëse do të ketë promovimin e duhur, për të huajt, do të shndërrohej në një vend strategjik për turizmin verior, duke i dhënë një zhvillim shumë të madh ekonomik e social.

"Sarda, apo Shurdhahu, siç njihet nga komuniteti, është një destinacion turistik, të cilin kurrsesi nuk mund t'a ndash nga Liqeni Artificial i Vaut të Dejes dhe brigjet e tij piktoreske që e rrethojnë nga të katër anët", shprehet Lekaj. Pa dashur të bëj krahasime për investimet e së kaluarës në fushën e energjetikës, vijon Lekaj, ndërtimi i Liqenit të Vaut të Dejes ka ndikuar negativisht në trashëgiminë historike të këtij ishulli, pasi niveli i ujit të liqenit, ka ndikuar në sfumimin e shumë vlerave historike të periudhës mesjetare që ekzistojnë në këtë zonë. Edhe pse ka dëmtuar vlerat monumentale, liqeni ka bukurinë e tij, pasi i ka dhënë zonës në fjalë një pamje piktoreske, ndërsa është një pistë për amatorët e sportit të ujit, të garave të notit, kanotazhit, kërcimit nga lartësitë e shkëmbinjve. Sardën dhe zonën përreth, Lekaj e konsideron një nga vendet më të rëndësishme jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë vendin, pse jo sipas tij, edhe në rrafshin ballkanik, pasi kjo zonë i përket një treve të rëndësishme arkeologjike dhe historike.



Një guidë turistike për Ishullin e Sardës

Pjesë e kësaj zone, janë vendbanimet e hershme të fshatrave mesjetare të Gajtanit dhe Jubanit, pjesë e të cilëve janë shpellat e veçanta të Gajtanit dhe Jubanit, qyteza e Gajtanit, Kalaja e Danjes, Kalaja e Dalmaces, si dhe Kalaja e Sardës. Sipas tij, bazuar në studimet e kryera, qyteza e Sardës deri në fund të shekullit 15-të ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, Mirditës dhe Zadrimës, të cilat me karakteristikat e veçanta u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm. Uruçi shton se, ky ishull nuk duhet të shikohet i shkëputur edhe nga objektet e tjera turistike që ka përreth. Ndaj, në kuadër të strategjisë së zhvillimit turistik është e nevojshme përdorimi i një harte arkeologjike, biologjike e turistike të udhëtimeve, në mënyrë që vizitorët të kenë mundësi të kenë një guidë, duke filluar nga mali i Rrenxit, Qafa e Gajtanit së bashku me shpellën shumë të veçantë që disponon, më pas në Rragam, për të vijuar më pas në Koman, e për të përfunduar në qytezën e Sardës, aq të hershme.

G. Marku
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super