Elbasan, fusha e plehrave “helmon” Shkumbinin - Shqiptaria

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Elbasan, fusha e plehrave “helmon” Shkumbinin

Elbasan, fusha e plehrave “helmon” Shkumbinin

· 1 · 1615

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-10-2011, 19:49:06
Elbasan, fusha e plehrave “helmon” Shkumbinin

ELBASAN Arrin kulmin ndotja nga fusha e plehrave në Elbasan. E cilësuar aktualisht si “bomba ekologjike” më e rrezikshme në vend, ajo vazhdon të jetë në gjendje kritike. Matjet tregojnë se tashmë në rrezik është jo vetëm ajri por edhe ujërat e pijshme nëntokësore e veçanërisht lumi Shkumbin. Vendepozitimi i mbeturinave urbane në Elbasan ndodhet vetëm 1.6 km larg qytetit. Sipas matjeve paraprake rezulton se në këtë vend ndodhen rreth 1.3 m3 ton mbetje urbane të papërpunuara. Për këtë shkak, çdo ditë shkarkohen në atmosferë tym e smog kancerogjen. Matjet tregojnë se nga fusha e plehrave të Elbasanit shkarkohet në ajër dioksinë, një lëndë mjaft e rrezikshme për shëndetin. Situata përkeqësohet kur plehrat marrin flakë. Në vetvete fusha përmban sasi të pabesueshme amoniaku, nitritesh e fosfatesh, hidrokarburesh, mbetjesh të ngurta etj. Por tashmë në rrezik të madh është lumi Shkumbin që ndodhet fare pranë. Studimet tregojnë se ndotja ka depërtuar deri në 3.5 m thellësi në nëntokë, duke molepsur ujin e pijshëm e ujërat e lumit Shkumbin. Rrjedhjet e ujërave të ndotura nga fusha e plehrave derdhen direkt në këtë lumë, duke ndikuar me pasoja katastrofike për florën dhe faunën e këtij lumi. Prej disa kohësh pushteti vendor, Bashkia, Qarku Elbasan dhe Prefektura janë angazhuar për zgjidhjen e problemit. Në Elbasan janë zhvilluar disa takime me interesin direkt të Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë shqiptare. Para një muaji në Elbasan diskutuan për këtë problem aktorë të tillë si përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Transporteve, Bashkisë Elbasan, Qarkut, Prefekturës Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe shoqatave të ndryshme. Ka një projekt për mbylljen e fushës së plehrave në qytetin e Elbasanit, i cili kushton rreth 3.5 milionë euro e që synon mbylljen përfundimtare të kësaj fushe dhe krijimin e një mjedisi ekologjikisht të pastër në këtë zonë. /mapo.al

Temat e fundit