×

Kalaja e Beratit së shpejti me një infrastrukturë moderne

· 1 · 776

Kalaja e Beratit së shpejti me një infrastrukturë moderne

· 1 · 776

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-11-2011, 00:22:54
Kalaja e Beratit së shpejti me një infrastrukturë moderne

Kalaja e Beratit, një ndër qendrat muzeale më të vjetra në vend dhe e vizitueshme nga turistët, i është nënshtruar zbatimit të një projekti të financuar nga KE për rikonstruksionin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, rrjetit elektrik dhe atij telefonik.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, tha se, pas këtij projekti të rëndësishëm, do të vijojë ai për përmirësimin total të infrastrukturës së kalasë, për ta kthyer këtë qendër në krenarinë e turizmit historik në vend, për t' i bërë sa më të prekshme vlerat unikale dhe për ta bërë atë sa më të vizitueshëm.

Kalaja e Beratit, fortesa e Arbërve siç e kanë quajtur dikur romakët është një nga monumentet më të mëdha dhe më të rëndësishëm për historinë dhe kulturën shqiptare. Ajo ka një formë në trajtën e një trekëndëshi dhe ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij. Ndryshe nga kështjellat e tjera, kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla dhe së bashku me muret, ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit, që nisin qysh nga shekulli IV pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821).

Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë. Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bahçesh dhe shtëpi banimi, pjesë përbërëse e lagjes “Kala”.

Ekzistenca e qytetit daton qysh para shekullit VII, si një vendbanim, në shekullin e VII-V p.e.s. Si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure, në një gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha.
(m.a/ata/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super