99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë - Shqiptaria

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë

99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë

· 1 · 870

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-11-2011, 00:28:46
99-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është përkujtuar në qytetin e Vlorës me disa ceremoni të organizuara nga bashkia e qytetit. Në këtë qytet, etërit e shtetit të ri shqiptar nënshkruan deklaratën dhe më pas me një ceremoni domethënëse për kombin shqiptar u ngrit flamuri.

Ne nder te kesaj dite ne qytetin e Vlores u grumbulluan shume persona, nje pjese e te cileve te ardhur edhe nga vende te tjera ku jetojne shqiptaret. Me veshje kombetare dhe flamuj ata parakaluan ne bulevardin kryesor te qytetit. Ne ceremonine e organizuar nga bashkia ka marre pjese Presidenti i Republikes Bamir Topi, i cili ka vendosur nje kurore me lule ne varrin e Ismail Qemalit. Nderkohe ne ceremoni kane marre pjese edhe te zgjedhur lokale, deputete dhe perfaqesues te komuniteteve fetare.

Citim
Gjithësecili prej nesh dhe mbi të gjitha udhëheqësit, duhet të punojnë me mish e me shpirt, pa u kursyer që të realizojë dëshirën për ta bërë Shqipërinë më të mirë e më të begatë

Bamir Topi


Ne sheshin e Flamurit, prane monumentit kushtuar pavaresise eshte mbajtur ceremonia kryesore. Ne fjalen e tij kryebashkiaku Shpetim Gjika ka kritikuar anashkalimin, qe qeveria i beri qytetit ku u shpall pavaresia.

"Madje as ata që duke luajtur me pushtetin, duke e vënë atë mbi gjithcka kërkojnë t'i zbehin sadopak shkëlqimin ndritcmërisë së 28 Nëntorit, Sheshit të Flamurit, Vlorës sonë heroike, simbolit të të gjithë shqiptarëve. Keta burra që janë derdhur në bronx, me madhështinë e tyre të skalitur duket sikur na bëjnë thirrje të jemi vigjilentë, sepse historia nuk mund të zhbëhet, ajo është një dhe e tillë do të jetë përgjithmonë", tha Gjika.

Nje fjalim pershendetes ka mbajtur edhe presidenti Bamir Topi.

"Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se Pavarësia e Shqipërisë, në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftërave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithëanëshme, por ajo u mundësua sidomos nga idealizmi, toleranca, dashuria dhe vetëmohimi për këtë truall. Duke marrë shembull nga akti, nga vepra dhe nga modeli që rilindasit dhe atdhetarët tanë krijuan duke na i lënë si trashëgimi të vyer, gjithësecili prej nesh dhe mbi të gjitha udhëheqësit, duhet të punojnë me mish e me shpirt, pa u kursyer që të realizojë dëshirën për ta bërë Shqipërinë më të mirë e më të begatë për ne dhe fëmijët tanë, për sot, për nesër e përgjithmonë", tha Topi.

Festimet e pavaresise kane vijuar me disa aktivitete te organizuara nga bashkia, ndersa dukej qartazi mungesa e autoriteteve qeveritare ne kete ceremoni. /top channel

Temat e fundit