×

Durrësi, dikur kryeqyteti shqiptar

· 1 · 4473

Durrësi, dikur kryeqyteti shqiptar

· 1 · 4473

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-03-2012, 13:18:25
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200.000 banorë dhe njëherësh është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tiranë.



Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 kilometra larg) dhe Brindisit (200 kilometra larg). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur “Aleksandër Moisiu”.

Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryeqytetin e ri të shtetit shqiptar.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super