×

Valbona, e gjunjëzuar para shkatërrimit

Valbona, e gjunjëzuar para shkatërrimit

· 2 · 123

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-09-2019, 16:52:03
"Valbona, e gjunjëzuar para shkatërrimit!
• Në emër të babëzisë,
• Në emër të krimit mjedisor,
• Në emër të paligjshmërisë,
• Në emër të shkatërrimit,
• Në emër të korrupsionit,
• Në emër të mjerimit njerzor,
• Në emër të antivlerës,
• Në emër të antishqiptarisë,
• Në emër të kaosit dhe rrumpallës,
• Në emër të të vdekurve që u ngritën nga varri për të firmosur që të të ngulin në zemër beton e hekur!
VALBONA dënohet me vdekje…!
Na fal ti Valbonë e hijshme, e freskët, miliona vjeçare.
Shkatërrimi yt u bë me një firmë me bojë, hedhur nga njerëz të pa bojë, sharlatanë.
Të ruajtën nga pushtuesit por në fund të përdhunuan zullumqarët e kohës tonë, të paudhët që ju dhe jetë e bereqet.
Na fal Vabonë!
Tashmë do të të vajtojmë për jetë e mot, sepse të shpërfytyruan dhe ti nuk do jesh kurrë më ashtu siç të bëri i madhi ZOT.
Ti nuk do të jesh kurrë më Valbona e lirë, e freskët dhe natyrale. Se ti ishe edhe më e magjishme se vetë imagjinata jonë për ty. Orët e malit e humbën shtëpinë e tyre, përgjithmonë.
Ti nuk do jesh kurrë më Valbona e legjendave, e historisë, simboli i bukurisë, jetës dhe përjetsisë.
Tashmë urdhër-shkatërruesit sharlatanë do të të përdorin si prostitutën e semaforit - vetëm për të bërë lek për tutorët.
Na fal Valbonë!
Me ty do bëhen vetëm konkurse se kush të vajton më bukur, me të vetmin subjekt – hijeshinë që ta vranë. Se ti ishe Valbona që nuk je e nuk do jesh kurrë më!
Na fal Valbonë!
Të paktën do ngushëllohemi me faktin që nuk ka falje për barbarët, një ditë do ketë drejtësi.Shpresoj që herët a vonë të shohim ndëshkimin për plagët që i hapen shtatit tënd, për ujin-kristal që ta turbulluan e përjetsinë që ta vranë.
Zoti mos i faltë barbarët zullumqarë!
Ç'të them?! Zoti nuk i ka vënë kufinj të keqes, dhe e keqja ra mbi ty, ra mbi ne!
Do të doja që edhe varret e atyre që ta bënë këtë, e i gjithë sojit të tyre të mos e prekin tokën e planetit tonë, se edhe të vdekur e ndyjnë atë!" /Abdulla Diku/

 

 

 

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 20-09-2019, 22:16:18
Ka qene perle po e shkaterruan