Video - Skandali i ushtrisë greke ndaj Shqiptareve ! - Shqiptaria

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Video - Skandali i ushtrisë greke ndaj Shqiptareve !

Video - Skandali i ushtrisë greke ndaj Shqiptareve !

· 42 · 5492

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 03-03-2007, 12:21:03
Shikoni videon :

................... ....

Zbulohet një video skandaloze e xhiruar në ambiente stërvitjeje të ushtrisë greke, ku këndohen këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare. Ekzistenca e videos është zbuluar fillimisht dje, pas një sinjalizimi në gazetën greke "Ta Nea". Një tekst i përafërt ka ardhur nga një emigrant shkodran edhe në gazetën "Shekulli". Ndërkohë që gazeta "Ta Nea" ka botuar dje të dhënat e para për këtë video skandaloze, ne konfirmuam rrethanat e xhirimit të saj dhe ekzistencën e videos. Përfundimi është një skandal i vërtetë. Videoja është autentike dhe është xhiruar pikërisht në ambiente stërvitjeje të ushtrisë greke.

***

Kjo video ka qarkulluar fillimisht këto ditë në internet, por dje pas publikimit në shtyp, ka tronditur edhe Ministrinë Greke të Mbrojtjes. Videoja është realizuar nga një celular ku dallohen qartë ushtarë grekë, të cilët janë duke kryer një maratonë prej 50km. Përgjatë rrugës, nën kujdesin edhe të oficerëve, ushtarët këndojnë këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare dhe jo vetëm

Në njërën prej tyre, thuhet: "I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre...". E, gjithmonë nën këtë ritëm dëgjohen këngë të tjera në vazhdim, me përmbajtje të përafërta për turq, shqiptarë apo maqedonas.

Korrespodenti ynë në Greqi, Altin Metaj konfirmoi se ekzistencën e videove e ka bërë të ditur që dje, gazeta greke "Ta Nea". Një ish-oficer, Nikos Toskas, i intervistuar nga "Ta Nea", thotë se këngë të tilla përdoren rëndom, për të ngritur moralin e ushtarëve. Toskas ka pranuar se, kur ai shërbente në Evria, ka lejuar ushtarët që të këndonin himne me përmbajtje të përafërta. "Tani që e mendoj, kam përshtypjen se e kam tepruar pak",- thotë Toskas.

***

"Ta Nea" është kujdesur të sjellë reagime kundër, të ushtarakëve të lartë grekë. "Fryma e urrejtjes, është tashmë e huaj për ushtrinë greke",- thotë një ushtarak grek, me emrin Thanasis Bafas. Sipas z.Bafas, ekziston që prej 6-vjetësh një vendim që ndalon në ushtrinë greke, hedhjen e parullave apo këngë që ofendojnë turqit, shqiptarët, apo edhe kombësitë e tjera. "Kushdo qoftë ai që shkel urdhrin në fjalë, do të përballet me pasojat",- thotë z.Bafas.

Kjo do të thotë, që në këtë ushtri janë "traditë" këndime të tilla, me tekste kaq skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes. Pritet ndërkohë një reagim nga autoritetet shqiptare, reagim i cili, duke gjykuar nga tradita e heshtjes dhe impotencës së qeverive tona në raste të tilla, ka mundësi të mos arrijë kurrë

Nga kërkimi në adresat ku gjendet videoja, zbuluam se bëhej fjalë jo për një video, po për dy të tilla. E ndërsa në të parën, këngët kanë tekste antishqiptare, në të dytën, tekstet janë me përmbajtje të fortë antiturke.

Shekulli
« Editimi i fundit: 05-03-2007, 21:52:42 nga Berni »

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#1 ne: 03-03-2007, 15:42:32
Skandal eshte qendrimi i Qevrise Shqiptare se dihet qe armiku na urren, por qeveria shqiptare i sherben.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-03-2007, 15:44:01
Greket e treguan dhe nje here se kush jane!

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 03-03-2007, 18:47:02
Edhe qeveria e tregoi edhe njehere se kush eshte.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#4 ne: 03-03-2007, 22:15:16
Edhe qeveria e tregoi edhe njëherë se kush është.

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 04-03-2007, 12:43:04
Greku gjithmon e me shume forcon bindshem urrejtjen ndaj shqiptareve.
Kjo urrejtje o njerez bie mbi popullin dhe populli ndjen dhimbje. Saper qeverite tona....qorre me sy hapur dhe te shurdha me vesh ne rregull. Keshtu kane per te qendruar gjithmone.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 04-03-2007, 18:12:35
Skandali, reagon Ministria e Mbrojtjes: Videoja e papranueshme

Skandali me videon e ushtarëve greke, në të cilën dallohen qartë thirrjet antishqiptare në gjuhën greke është komentuar më në fund nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes.

Zëvendësministri Petrit Karabina ka deklaruar për gazetarët se videoja është e papranueshme.

Numri dy i ministrisë së mbrojtjes tha gjatë një konference për shtyp se videoja është një skandal për të gjitha vendet e NATO-s, duke shtuar se ushtarët grekë janë përgjigjur me nacionalizëm agresiv.

Karabina kërkoi që të ç’rrënjosen shfaqje të tilla nga Greqia.

Ai nuk bëri të ditur hapat që do të ndërmarrë vetë qeveria në këtë rast, por u mjaftua me faktin se një gjë e tillë është një skandal i vërtetë.

A.P

.........

Videoja skandal e ushtarëve greke, kuvendi reagon neser.
Politikanë të ndryshëm në kontaktuar në linjë telefonike nga televizioni A1 shprehen se të hënën në Kuvend, do të ketë një debat lidhur me këtë çështje.

Sipas tyre, do të ishte mirë që të firmosej edhe një notë proteste ndaj autoriteteve greke.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#7 ne: 04-03-2007, 18:22:34
Skandali, reagon Ministria e Mbrojtjes: Videoja e papranueshme


Berni,
Ti nuk me dukesh antishqiptar prandaj mos keput kopace.
Reagimi i politikes dhe qeverise duhet te jete te largoje trupat e ushtrise greke qe jane ne Shqiperi.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 05-03-2007, 11:00:16
Pas skandalit te videos greke,protestojne qytetaret shqiptare.

Në shenjë proteste kundër publikimit të një videoje ku ushtarë grekë këndonin këngë fyese ndaj shqiptarëve, një grup qytetarësh fierakë janë mbledhur dje në një nga rrugët kryesore të qytetit. Afro 30 persona, shumica e të cilëve thanë se i përkisnin komunitetit çam, kanë mbushur lulishten para Bashkisë së Fierit, duke apeluar për një reagim ndaj shtetit grek, reagim që duhet të vijë nga të gjithë ata që ndihen shqiptarë. Në duar protestuesit mbanin flamurin grek dhe atë shqiptar. Ata kanë hedhur parulla për disa minuta dhe më pas kanë djegur flamurin grek.

Thirrjeve të protestuesve u janë bashkuar edhe shumë qytetarë fierakë, ndërsa skena është ndjekur nga qindra persona, të cilët kanë qenë duke ecur ose pushuar në ambientet publike të qendrës së qytetit. "Fjalët që kanë folur ushtarët grekë dhe qeveria greke, ka thënë Bashkim Vulaj, njëri prej protestuesve, na injorojnë ne si shqiptarë. Por ne jemi popull që kemi tradita dhe i ruajmë ato. Po të ketë nevojë shteti shqiptar, për ta treguar vlerën e tij si komb, ne jemi gati ta provojmë".

Ndërsa Kristaq Ziu, personi që i vuri flakën flamurit grek, teknik kabllor në televizionin privat lokal "Kombi", ka pohuar se populli i Fierit nuk duhet të jetë kaq indiferent përballë kësaj fyerje të madhe kombëtare. "Unë habitem, ka thënë ai, sesi qytetarët fierakë festojnë fundjavën të qetë sot. Ata duhet të protestojnë, sepse boll kemi ndenjur duarkryq kaq vjet, në një kohë kur greku ka vrarë, ka prerë, ka djegur flamurin shqiptar në mes të Athinës dhe qeveria shqiptare nuk proteston kundër mynxyrave që bëjnë ushtarët grekë me anë të videos që u transmetua dje. Fierakët në vend që të shkojnë për fundjavë sot, duhet të mblidhen të gjithë për protestë".

Kjo protestë ka qenë e parapërgatitur më parë deri në detaje, pasi organizatorët kanë gjetur dy flamuj: një shqiptar dhe një grek. Me flamujt në dorë kanë demonstruar për pak minuta në këtë shesh dhe më pas duke valëvitur flamurin shqiptar i kanë vënë flakën atij grek. Djegia e flamurit grek ka shënuar edhe kulmin e kësaj miniproteste. Kjo mënyrë hakmarrjeje nuk ka pasur orator, por disa prej pjesëmarrësve kanë hedhur parullat "Poshtë shovinizmi grek", "Ku jeni o politikanë shqiptarë" etj.

Djegia e flamurit grek është parë nga shumë qytetarë fierakë në mëngjesin e së dielës. Demonstruesit më pas janë larguar, pasi kanë realizuar edhe reagimin e tyre për videot e ushtarëve grekë, të shfaqur dy ditët e fundit në mediat greke e shqiptare. Protesta ka zgjatur vetëm 20 minuta dhe nuk ka shënuar asnjë incident, madje nuk ka rënë në sy të policisë.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 05-03-2007, 11:03:21
Une mendoj jo vetem ne Fier,po ne te gjithe shqiperine duhet te kete protesta Anti-Greke sidomos ne Tirane ne ambasaden Greke,dhe ti largojn njeher e mire perfaqesuesit Grek ne Shqiperi jo vetem ne ambasade po kudo qe ndodhen Grek,si ne Himar e cdo vend Minoritar grek,me Janullatasin ne Krye,keto jane provokime shume te renda.

  • Postime: 1632
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 05-03-2007, 14:29:36
Godo: Videoja, është racizëm i pastër; duhet të reagojmë ashpër

Videoja skandaloze me kenget antishqiptare në gojën e ushtarëve grekë, duket se ka shqetësuar vetëm shtypin dhe opinionin publik.


Qeveria, ministria jonë e jashtme dhe ajo e mbrojtjes nuk gjen kohe për të komentuar shprehjet fyese që dalin nga goja e ushtarëve të forcave speciale greke.

Askush në Shqipëri nuk ka dalë të dënojë një akt të tillë që nuk bën gjë tjetër, vecse mbjell urrejtje dhe të kërkojë nga qeveria greke një distancim të qartë prejt tyre.

Nuk ka asnjë reagim nga zyra e kryeministrit, as nga ajo e ministrit të jashtëm shqiptar.

Nuk ka reagim as nga ministria jonë e mbrojtjes e cila tekefundit mund t’i kujtojë Athinës se për një ushtri që pretendon se ka arritur parametrat për të qenë pjesë e NATO-s, është e pafalshme një një marrëzi e tillë.

I vetmi që është prononcuar rreth skandalit në fjalë është ish kryetari i komisionit parlamentar të jashtëm Zoti Sabri Godo.

Godo tha se është shokuar nga videoja e ndjekur në edicionet informative të lajmeve.

Godo e cilësoi përmbajtjen e videos një racizëm të pashembullt dhe kërkoi nga qeveria shqiptare të reagojë ashpër ndaj këtij racizmi.

Sipas Godos Shqipëria bashkë me Turqinë, e cila gjithashtu është prekur nga fjalët fyese në video, duhet të koordinojnë protestën e tyre ndaj një marrëzie të tille.

Sabri Godo terheq vemendjen se Greqia është pjesë e NATO-s dhe si e tillë kjo dukuri është e pafalshme për këtë shtet.

Nga ana tjetër, i pyetur nese i prek ky fenomen marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Godo siguroi se “një marrëzi e tillë nuk mund të ndikojë aspak në marrëdhëniet e mira dhe në traktatin e miqësisë Shqipëri-Greqi”.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 05-03-2007, 15:36:14
Video ishte me te vertete skandaloze, por besoj se protestat duhet te jene insstitucionale dhe pergjegjesia te gjendet tek ata ushtare dhe oficere qe e kane bere dhe jo ne pergjithesime apo teprime sic thote Berni per te perzene edhe perfaqesite diplomatike....Avas h o burre i dheut, cdo veprim duhet te shoqerohet me nje kunderveprim qe te jete i pershtatshem per vete veprimin en fjale.

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 05-03-2007, 16:55:01
Me zorret tona do te bejne litar

I shikoni ata... Ata jane Shqiptare... Me zorret e tyre do te bejme litar...

Këngë barbare dhe cnjerzore për të ngritur moralin e nje ushtrie qe i perket nje vendi te U.E. dhe Nato.  Kjo është pamja e fundit që mbërrin nga Greqia në lidhje me sjelljet raciste dhe makabre ndaj popullsisë shqiptare. Mediat greke kane publikuar një video ku tregohen ushtarë greke duke kënduar këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare gjatë stërvitjes së tyre në terren.
Këtë radhë, ndryshe nga të gjitha rastet e tjera të incidenteve në lidhje me ksenofobinë e dukshme të grekëve ndaj shqiptarëve, kemi të bëjmë me nje akt te ushtruar nga struktura zyrtare te shtetit grek.

Ka qenë pikërisht gazeta greke "Ta Nea" e cila ka zbuluar video-skandalin e këngëve me përmbajtje të fortë antishqiptare. Sipas burimeve, në këtë gazetë janë botuar para dy ditësh të dhënat e para për këtë video skandaloze të xhiruar pikërisht në ambjente stërvitje të ushtrisë greke. Videoja është realizuar nga një celular ku dallohen qartë ushtarë grekë, të cilët janë duke kryer një maratonë prej 50 kilometrash.
Përgjatë rrugës, nën kujdesin edhe të oficerëve, ushtarët greke këndojnë këngë antishqiptare me përmbajtje të theksuar racismi dhe barbarismi jo human. Në njërën prej tyre, thuhet: "I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, me zorrët e tyre do të bëjmë litarë.

E ndersa ne Shqiperi te gjithe kerkojme te marrim sa me pare nje pashaporte greke si pseudo vorio epiriot, ne Greqi ushtaret greke kerkojne te bejne litar me zorret tona,

E ndersa ne Shqiperi lejojme hapjen e shkollave greke pa leje istitucionale, ne Greqi ushtaret greke kerkojne te bejne litar me zorret tona,

E ndersa ne Shqiperi lejojme qe kompanite greke te uzurpojne ekonomine vendase, ne Greqi ushtaret greke kerkojne te bejne litar me zorret tona,

E ndersa  ne Shqiperi politkanet tane vazhdojne te na thone qe kjo eshte politika e fqinjesise te mire dhe rruga e integrimit europian, ne Greqi ushtaret greke vazhdojne te kerkojne qe me zorret tona te bejne litar.   

Ne Shqiptaret, si bij krenare te Illireve dhe si nje popull qe ka ndikuar nder shekuj ne kulturen europiane si nje shembull qe gjate gjithe historise se saj , kurre nuk ka kryer kolonizime, spastrime etnike, olokauste, luftra fesh etj. por qe gjithmone ka ndjekur rrugen e respektimit te feve, te racave dhe te kulturave te ndryshme, ja leme Zotit qe te ndeshkoje barabarismin dhe politiken shoviniste qe shteti grek ka ndjekur dhe po ndjek ndaj bashkeatdhetareve tane.



Zoti mbrofte Shqiptaret nga shtete te U.E. dhe NATO qe kerkojne te bejne litare me zorret e fqinjeve te tyre…..

Shqipetari mund te lejoj qe te behen kukurrec zorret e politikaneve te tij indiferente, por kurresesi te bijeve te tij

Me respekt
Arber Cepani

Videon origjinale te ketij skandali mund ta gjeni ne kete link



  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 05-03-2007, 17:00:23
Eshte mbushur kupa Sirio, nuk durohet me.

  • Postime: 7494
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 05-03-2007, 17:17:44
Vec videos te publikuar ajo qe me skandalizoi me shume ishte reagimi i ministrit tone te Jashtem i nderuari dhe sahanlepiresi z. Besnik Mustafaj. Turp per ate qe e quan veten shqiptar dhe mjere per ne se nga cfare mostrash te politikes qeverisemi.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 05-03-2007, 17:19:26
Këtë ditë e ka parapare edhe shkrimtari yn i madh Imail Kadare qysh para 10 viteve se ne ballkan po ngriten zera shoveniste e duke pare shovenizmin serbe dhe atë greke, thot ai, neve bëhemi  sikur jemi ne gjime...

http://video.google.fr/videoplay?docid=-8943296237069786998

  • Postime: 7494
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 05-03-2007, 17:25:59
Eh nuk qe ndonje gje e re kjo qe ka dale pasi dihen synimet shoviniste Greke por problemi eshte qe si do reagoje Evropa ne lidhje me kete problem se reagimin e politikaneve tane qe jane ne qeveri sapo e pame (vetem reagimi i ministrise se Mbrojtjes ishte dinjitoz)

Nuk e di se kur do i vihet fre ketyre problemeve qe sa vijne edhe me te medha behen por nje gje e them me siguri diten qe Shqiperia do kete politikane nacionaliste atehere do ndjeje frike edhe greqia nga shteti yne.  Pra sic e thashe edhe ne nje postim tjeter duhet te bejme ne shqiptaret opinga me zorret e politikaneve tane antishqiptare se ashtu jane dhe pastaj te mendojme se cfare pergjigje ti kthejme grekerve.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 05-03-2007, 21:53:43
Video skandali, digjet flamuri grek ne Burrel

Duket se skandali i videos se ushtareve greke ku kendonin kenge antishqiptare nuk eshte kaperdire kollaj nga shqiptaret. Disa te rinj ne qytetin e Burreli kane djegur flamurin grek

Duket se skandali i videos se ushtareve greke ku kendonin kenge antishqiptare nuk eshte kaperdire kollaj nga shqiptaret. Keshtu disa te rinj ne qytetin e Burrelit,te indinjuar nga kjo shfaqje e konsideruar si racizem i paster dhe veprim i papranueshem kane terhequr zvarre e me pas djegur flamurin grek. Ngjarja ka ndodhur vetem 2 dite pasi video skandali eshte bere publik ne te gjithe Shqiperine, duke nxitur reagime te ndryshme jo vetem nga autoritetet, por dhe nga njerezit e thjeshte.

Ne fakt kane qene keta te fundit qe me pretendimin se autoritetet shqiptare nuk po reagojne si duhet, te tregojne se nje skandal i tille te mos kaloje pa vemendjen e duhur. Jo vetem kaq, ata pranojne se veprime te tilla nuk jane te pranueshme, por sipas tyre djegia e flamurit greke eshte menyra e mire per t’iu pergjigjur ksenofobise dhe racizmit te qarqeve te caktuara greke.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#18 ne: 05-03-2007, 22:16:56
Ka zera se do te organizohen qytetaret dhe me arme do te sulmojne Kryeminsitrine dhe ushtrine greke qe ndodhet ne Shqiperi.

  • Postime: 1632
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 05-03-2007, 23:26:10
MIR ESHT KET VIDEO ME PERHAP NEPER GOOGEL APO EDHE NEPER FORUME TURKE SE NDOSHTA NE JA AFIL APO SJA FALIM E TURKU SJA FAL LE T BIN NE BELA ME TURQ KETA GREK MUTI

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 06-03-2007, 01:14:06
Po pse ka qene ndonjehere sekret se shumica e grekeve na urren?

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 06-03-2007, 08:56:46
Gjithsesi besoj se nuk duhet harruar fakti qe ishte vete madia greke qe e nxorri kete lajm duke e denuar fort ate. Po ashtu edhe politika greke e ka denuar.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 06-03-2007, 10:05:21
Me e forta eshte tani se paskan,hequr dhe Videon nga Interneti te faqa Youtube.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#23 ne: 06-03-2007, 14:08:32
Me e forta është tani se paskan,hequr dhe Videon nga Interneti te faqa Youtube.

Pse fshihet e verteta?

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 06-03-2007, 21:07:18
Ndoshta kane frike nga turqit, prandaj. :D

Temat e fundit