Feng shui ne shtepi - Shtepia ime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Feng shui ne shtepi

Feng shui ne shtepi

· 1 · 397

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 18-03-2020, 00:20:23
 

Në thelb, Feng shui paraqet njohuri për ambientin tonë, ndikimin e ambientit në jetën tonë, si edhe ndikimin tonë mbi të Njohja e zakoneve të Feng shuit na afron me natyrën, ndërsa sa më afër mënyrës natyrore të të jetuarit që jemi, aq më shumë baraspeshë do të kemi në jetë.  Atëherë kur hapësira jetësore është e rregulluar ashtu që “chi” të mund të lëvizë pa problem, ajo na ofron mbështetje në të gjitha aspektet e jetës. Nëse është e kundërta, atëherë vjen deri te stagnimi në jetë ose në fusha të caktuara jetësore- dhe në këto postulate qëndron edhe baza e filozofisë Feng shui.

Feng shui bazohet në mendjen e shëndoshë, logjikën dhe njohjen e rregullave të natyrës, nga vjen edhe emri (nga gjuha e vjetër kineze) – Feng shui, që do të thotë “ujë dhe erë”. Erën e paraqet “chi” dhe nxit lëvizjen e energjisë jetësore, ndërsa uji e pranon dhe e përhap atë energji më tutje.

Sipas saj, energjia jetësore, e cila në Kinën e lashtë është quajtur “fryma e dragoit”, lëviz në pesë fusha të ndryshme dhe nëpër pesë elemente: dru, zjarr, tokë, ujë dhe metal, të cilët në mënyrë simbolike tregojnë qarkullimin e energjisë së caktuar.

Druri – simbolizon energjinë e cila përhapet në të gjitha anët, përvijon nëpër të gjitha sipërfaqet e drurit nëpër shtëpi dhe nëpër ngjyrën e gjelbër. Ndërsa sezoni i tij vjetor është pranvera.

Zjarri – nëpër të rrjedhin tonet dhe ngjyrat e shndritshme (nuancat e kuqe dhe të portokallta), ndërsa sipas besimit të lashtë zjarri mund të krijojë dhe shkatërrojë dhe ngrihet në ajër.

Toka – paraqet energjinë e cila qarkullon përreth boshtit të vet. Paraqet fillimin dhe fundin e jetës. Ndërsa e karakterizojnë ngjyra e verdhë dhe kafe.

Metali – paraqet energjinë e parave, ndërsa është i pranishëm në gjithçka që në vete përmban metal.

Uji – paraqet energjinë e rënies dhe aty është e pranishme qetësia maksimale. Sezoni vjetor i kësaj energjie është dimri, ndërsa ngjyra e saj është e kaltër me të gjitha nuancat që përmban. Detajet të cilat e karakterizojnë këtë element janë qelqi dhe kristali.

Përshtatja e hapësirës me elementet natyrore është shumë e rëndësishme, dhe nëse dëshironi të dini për elementin tuaj personal, atëherë nënshtrojuni rekomandimeve të ekspertëve të Feng shuit dhe zbatoni rregullat e tij për të krijuar një enterier të përshtatshëm për një jetë pozitive. /Mulliri.al

Temat e fundit