×

Pse nuk po bie dot nga pesha?

Pse nuk po bie dot nga pesha?

· 3 · 43

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-01-2020, 16:41:29
 

Është e vërtet që ka njerëz, që pavarësisht regjimit ushqimor apo aktiviteteve nuk arrijnë të bien dot nga pesha. Dietologët thonë se diçka e tillë ndodh për disa arsye dhe jo të gjithë, i dine

Hormonet gjinore
Nuk është një iluzion, kur një javë përpara ciklit të duket se je shëndoshur. Ka femra të cilat mund të shtojnë deri në 3 kile përpara ciklit, dhe kjo shkaktohet nga ngritja e nivelit të estrogjenit. Në këtë periudhë bie niveli i progresteronit, çka ndikon akoma më shumë.

Stresi
Lidhja mes stresit dhe mbipeshës sa vjen e vërtetohet më tepër nga kërkimet shkencore, dhe është një ndër arsyet më kryesore përse njerëzit nuk bien dot në peshë. Por çfarë ndodh me ne kur jemi të stresuar?

Kur jemi nën presionin e shqetësimeve të ndryshme, trupi lëshon një hormon adrenaline, i cili e përgatit trupin për sulm, sulm të vërtetë fizik. Kështu, trupi i shmanget proceseve të tjera të përditshme, si tretja dhe ushqyerja e muskujve, duke e vënë trupin në djegie të glukozës, jo të yndyrave.

Kur stresi tejzgjatet, trupi fillon të prodhojë një hormon të quajtur kortisol i cili i dobëson muskujt, dhe sa më pak masë muskulore të kemi në trup, aq më i ngadaltë bëhet metabolizmi. Një studim tjetër tregon se njerëzit me nivel të lartë kortisoli priren të vënë shëndet rreth belit.

Sistemi nervor
Truri ynë është krijuar për të mbijetuar, ashtu siç bënin qeniet njerëzore në epokën primitive. Por kjo nuk e ndihmon djegien e yndyrave. Sistemi nervor autonom është ajo pjesë e trurin që funksionon pa vetëdijen dhe kontrollin tonë.

Ky sistem ndahet në 2 nënsisteme: Sistemi simpatik, që e vë trupin në gjendje mbrojtjeje, dhe sistemi parasimpatik, i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë dhe rigjenerimit. Ndonëse këto nënsisteme supozohet të funksionojnë në baraspeshë, për shumicën prej nesh nuk është kështu.

Shumica e njerëzve kanë një dominancë të sistemit simpatik, që e bën trupin e tyre të jetë vazhdimisht në gjendje jot ë qetë, në gjendje lufte, vetëmbrojtjeje, duke devijuar substancat e trupit nga tretja në procese të tjera. Por sistemi parasimpatik është i rëndësishëm, pasi e rikthen trupin në gjendjen e duhur dhe të gjitha substancat e tij në nivelin optimal.

Niveli i lartë i insulinës
Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili lehtëson djegien e sheqernave në formë ushqimi për qelizat tona. Ai e përçon sheqerin drejt muskujve,ku depozitohet gati për t’u kthyer në energji.

Ngrënia e ushqimeve me më tepër sheqer sesa duhet, e bën trupin të krijojë nivele të tepërta insuline. Por edhe stresi i papritur në punë apo në shtëpi, e nxit trupin të prodhojë nivele të larta insuline’

Ndjenjat
Mund të kemi pasur refuzime në punë, incidente të vogla gjatë ditës të cilat, ndonëse nuk ua vëmë veshin sepse na duken të parëndësishme, kur kthehemi në shtëpi në mbrëmje na bëjnë të ndjejmë një kaos të brendshëm. Dhe nëse jeni shumë të dhënë pas ushqimit, nuk do të mund t’i rezistoni frigoriferit pas një dite të tillë. rd.al

  • Postime: 6902
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 26-01-2020, 20:41:46
Nuk duhet shkuar në peshore çdo ditë 😂

  • Postime: 1736
  • Gjinia: Femer
Parloté
#2 ne: 26-01-2020, 21:26:39
Bie, bie, si të shprazësh frigoriferin dhe mos marësh me vete kartela e lekë.
Nuke han dot atë që se blen e se ke 😁