4 me 0 Shqiperia ndaj Moldavise - Sporti

×
Hyrja
Profili

4 me 0 Shqiperia ndaj Moldavise

4 me 0 Shqiperia ndaj Moldavise

· 1 · 351

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-10-2019, 10:59:27

 

Shqipëria e Edy Reja nuk zhgënjen pritshmëritë, çohet në këmbë pas disfatës me Turqinë tre ditë më parë, me një tjetër performancë mbresëlënëse, e kthyer në goleadën më të thellë të historisë në ndeshjet kualifikuese, në transfertën e Moldavisë. Italiani mund ti gëzohet skuadrës së tij funksionale, edhe me ato ndryshime të pakta që iu bënë: Trashi debutim me gol, Abrashi i palodhshëm dhe 3-5-2 një modul, gjithnjë e më tepër në ADN e kuqezinjve.

Nuk ishte Moldavia kundërshtari përcaktues, por duke parë traumën që kishin marrë me vete nga Stambolli kuqezinjtë, vlente shumë forca e karakteri që duhej treguar. Presingu i lojtarëve të Reja e bënë Moldavinë të gabonte në pasimet e thjeshta e sidomos në qarkullimin e topit prapa. Pikërisht në një moment të tillë erdhi goli i avantazhit firmosur nga Cikalleshi, dyfishimi falë një gafe amatoreske të portierit Coselev nga Bare dhe më pas Trashi, që ‘lag’ debutimin me një silurë prepotente, por që erdhi sërisht me topin të rrëmbyer nga kundërshtari.

Tre gola në 45 minutat e para, të imponuar nga presingu i vazhdueshëm mbi lojtarin në zotërim të topit dhe një forme fizike optimale të kuqezinjve. Goli i parë me kombëtaren për Baren, po ashtu edhe për Trashin, provë e kaluar për të gjithë të tjerët, efikas në tranzicionin ofensiv dhe të sigurtë në atë difensiv.

Humbëm të gjitha rastet me Turqinë, duke vuajtur sot një mungesë shprese për kualifikim, por sinjalet skuadra i dha për teknikun. Shkuan në gol të dy sulmuesit, sepse pas Cikalleshit lë firmën e tij edhe Rey Manaj, me një finte spektakolare, të denjë për klasin e lojtarit, e që e bën edhe më të hidhur kujtimin e atij rasti të humbur në Stamboll në minutën e 74.

Minuta të rëndësishme dhe sinjal rinovimi me dy emrat e spikatur, por që ende nuk kanë patur mundësinë të tregojnë veten me fanellën e kombëtares. Kumbulla e Selahi morën minutat e tyre, Roshi edhe një herë futet dhe bën diferencën. Asist për Manaj në minutën e 90 dhe një tjetr aksion i gjithi në shpejtësi ku shkoi fare pranë golit personal. Në këtë mënyrë bëhet e vështirë ta mbash ‘shigjetën’ në pankinë. Reja i gëzohet tashmë një presioni mbi Islandën, që me 15 pikë vazhdon të ketë 3 më shumë se kuqezinjtë. Lapsi.al

Temat e fundit