×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Gjumashi
« ne: 20-11-2019, 12:45:38 »

Sipas nje sqarimi te Dukes, thoshte qe Air Albania, ka qene sponzore per disa gjera dhe per ate do mbaje dhe emrin.

Me duket se kjo eshte thjeshte nje larje e ulet parash. Ndoshta dhe thirrjet Rama Ik, kane qene pjese e hapjes se Stadiumit. :)
Postuar nga: M A X
« ne: 18-11-2019, 22:02:30 »

Tani qe u inaguruar stadiumi, pse quhet "Air Albania" dhe jo me "Arena Kombetare"?
Postuar nga: M A X
« ne: 17-09-2019, 11:39:13 »


 


Shqipëria do të ketë një stadium të kategorisë së katërt, referuar standardeve të UEFAs, të cilit i mungon vetëm kriteri i kapacitetit (mbi 35 000) për të pasur kategorinë maksimale, atë të pestë. E teksa kjo mangësi ka qenë e projektuar që në start, përgjatë punimeve, zbatimi i projektit duket se ka pësuar ndryshime.

Fillimisht, u tha dhe u deklarua se do të jetë një stadium që do të ketë një kapacitet prej 22 000 vendesh të pranishme, por së fundmi diçka e tillë është reduktuar.

ZVOGËLIMI – Bëhet fjalë për një kapacitet afro 21 777 që do të ketë impianti në momentin që do të përfundojë ndërtimin. Një ulje e cila zyrtarisht deri më tani është shpjeguar me rritjen e hapësirave mes stolave dhe që në projekt ka sjellë reduktimin e 223 vendeve.

Impianti është modern dhe shumë gjigand për vendin tonë, teksa është i pari që do të jetë me dy kate dhe në formën e një teatri. Së fundmi, janë provuar edhe dritat dhe sistemi i ndriçimit do të jetë i formës “LED”, bashkëkohor dhe modern, ndryshe nga stadiumet tradicionale me 4 kulla ndriçimi në skaje, shkruan panorama sport.

INAUGURIMI – Është premtuar si nga FSHF, ashtu edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, se stadiumi do të inaugurohet në ndeshjen e fundit që Shqipëria do të luajë gjatë këtyre kualifikueseve, kundër Francës. Kryeministri Rama ka bërë me dije se impianti do të jetë gati për sfidën ndaj kampionëve të botës. /lapsi.al