Cristiano Ronaldo - Futbollisti miliardier - Sporti

×
Hyrja
Profili

Cristiano Ronaldo - Futbollisti miliardier

Cristiano Ronaldo - Futbollisti miliardier

· 4 · 547

  • Postime: 1311

ne: 03-09-2011, 12:50:02
Cristiano Ronaldo: Real Madridin e kanë zili

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid dhe kombetares portugeze, eshte nga ata futbolliste qe thote gjithmone ate qe mendon.
« Editimi i fundit: 05-06-2020, 23:11:56 nga InfoZ »

  • Postime: 21592

#1 ne: 05-06-2020, 23:13:51
 

Cristiano Ronaldo behet miliarderi i parë i futbollit, duke lënë pas yjet e njohur midis tyre edhe Lionel Messin.

Sipas Forbes, ylli i Juventusit, në moshën 35-vjeçare, bëhet sportisti i tretë që ka arritur momentin historik, duke u bashkuar me Tiger Woods dhe Floyd Mayweather Jr,.

Ronaldo arriti shifrën e 85 milion dollarëve në vitin e fundit, të ardhura që vinin nga pagat dhe reklamat. Të ardhurat e tij vjetore ishin në të vërtetë nën 9 për qind, pasi ai shpenzoi  një shumë prej 3.5 milion paundësh nga pagat e tij për luftën ndaj koronavirusit. Megjithatë kjo ishte e mjaftueshme, që Ronaldo të arrinte shifrën 1 miliardë dollarë përpara rivalit të tij, Messit.

Ish-ylli i Mançester Junajit dhe Real Madrid, ka futur në xhep mbi 500 milion paund gjatë karrierës së tij vetëm nga pagat. Kjo shifër është parashikuar të tejkalojë 600 milion në kohën kur kontrata e tij aktuale me Juventusin të mbarojë në fund të sezonit 2021-22.

Ronaldo gjithashtu ka fituar rreth 36 milion në vit nga reklamat gjatë karrierës së tij, duke përfshirë partneritetin me Nike, me të cilin ai ka një kontratë të përjetshme. Sulmuesi ka edhe kompaninë e tij, “CR7”, si dhe është ylli sportiv më i ndjekur në botë në Facebook dhe Instagram.

Ronaldo fiton përafërsisht 1 milion dollarë për një postim në Instagram – më shumë se çdo person tjetër në planet. Në fakt portugezi arkëton nga mediat sociale 14 milion më shumë në vit, sesa nga paga që merr prej Juventusit. Çuditërisht, Messi – tre vjet më i ri se Ronaldo – pritet të arrijë shifrën 1 miliard dollarë vitin e ardhshëm.

Ylli i Barcelonës ka grumbulluar 84 milion vitin e kaluar nga pagat e tij dhe reklamat, të cilat përfshijnë Pepsin dhe Adidas. Por as Messi dhe as Ronaldo nuk ishin ylli më i paguar i sportit këtë vit, sipas Forbes. Kjo për faktin se froni shkonte për tenisit Roger Federer. Legjenda zvicerane, 38 vjeç, arkëtoi në bankë 86 milion dollarë, duke lënë pas dyshen rivale nga futbolli. /standard.al

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 09-06-2020, 17:09:11
Cristiano Ronaldo kthehet… në Portugali. Kampioni i Juventus ka vendosur të transferojë selinë qendrore të Crs Holding nga Luksemburgu, që nga 2015 ishte vendi i bizneseve të tij jashtë futbollit, në Lisbonë. Lajmin e ka bërë të ditur Milano Finanza, sipas të cilëve vendimi është maturuar gjatë lockdoën e është konkretizuar me firmën e CR7, që kontrollon personalisht kapitalin financiar të kompanisë së tij, mbi dokumentet për kalimin nga Rue de Bonnevoie në Avenida Engenheiro Duarte Pacheco në qytetin luzitan.


Me ndryshimin e selisë ka ndryshuar tashmë edhe emri i holding, që tani do të quhet CR7 Lifestyle. Gjithnjë sipas asaj që sqaron ekonomikja Milano Finanza, në fund të 2019 shoqëria regjistronte një aktiv prej 15,73 milionë euro e një fitim prej 233 mijë eurosh./lapsi

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 14-10-2020, 09:46:50
Ditën e djeshme në media u raportua se futbollisti Cristiano Ronaldo është infektuar me coronavirus.

Sipas tyre Cristiano do të qëndrojë në vetizolim për dhjetë ditë dhe  më pas do të rikthehet te Juventusi. Partnerja Georgina ka postuar së fundmi në rrjetin e saj social një foto ku shihej teksa fliste me kamerë me futbollistin.“Ti je inspirimi im”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos./lapsi.al

Temat e fundit