×

FIFA, një histori skandaloze

· 1 · 565

FIFA, një histori skandaloze

· 1 · 565

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-11-2011, 23:29:55
Më 2 dhjetor 2010, Presidenti i FIFA-s qëndronte përpara një ekrani në selinë qendrore të organizatës së tij në Zyrih dhe shpalli të dy vendet që kishin fituar të drejtat për të mbajtur Kupën e Botës në 2018 dhe 2022

FIFA, një histori skandaloze

Më 2 dhjetor 2010, Presidenti i FIFA-s qëndronte përpara një ekrani të madh blu në selinë qendrore të organizatës së tij në Zyrih dhe shpalli të dy vendet që kishin fituar të drejtat për të mbajtur Kupën e Botës në 2018 dhe 2022. Pas orë të tëra prezantimesh dhe përpjekjesh lobuese të minutave të fundit nga Princi William, David Beckham, Morgan Freeman dhe Bill Clinton, Komiteti Ekzekutiv prej 24 anëtarësh i FIFA-s - i zbritur në 22 pasi dy anëtarë qenë kapur në përpjekjen për të shitur votat e tyre nga gazetarë të maskuar - kishte zgjedhur Rusinë dhe Katarin për të pasuar Brazilin si nikoqirin e radhës të turneut më të madh të futbollit.

Në shikim të parë, zgjedhjet qenë befasuese. Ekipi i inspektimit të FIFA-s i kish vlerësuar të nënta ofertat dhe kish vlerësuar Rusinë dhe Katarin si më riskueset e grupit. Rusia paraqiste probleme infrastrukturore të mëdha. Katari bëhej aq i nxehtë në verë sa që inspektorët e vlerësonin një Kupë Bote atje si "një risk shëndetësor potencial për lojtarët, arbitrat, familjet e FIFA-s dhe spektatorët". Megjithatë Blatter, një 75-vjeçar i rrudhur me flokë të rëna nga atdheu i FIFA-s, Zvicra, dukej i eksituar teksa lexonte rezultatet. "Unë jam një President i lumtur", gurgulloi ai.

FIFA kishte një reputacion të vjetër për korrupsion dhe bile edhe përpara se Komiteti Ekzekutiv të mblidhej, kishte një preokupim të përhapur se, votimi do të manipulohej. Detaje alarmuese po rridhnin prej muajsh. Në muajin tetor, gazetarë të "Sunday Times", të paraqitur si lobistë amerikanë kishin videopërgjuar dy anëtarë të KoEkz-it, Reynald Temarii e Tahitit dhe Amos Adamu e Nigerisë, që kërkonin qindra mijëra dollarë për votat e tyre. Ata pretendonin secili se paratë do të përdoreshin për projekte zhvillimore - një akademi futbolli në Auckland të Zelandës së Re, katër fusha artificiale në Nigeri - por donin që paratë t'u paguheshin atyre drejtpërsëdrejti. Tri ditë përpara votimit, emisioni "Panorama" i BBC-së transmetoi një investigim për korrupsionin e FIFA-s, që akuzonte tri anëtarë aktualë të KoEkz-it për marrje ryshfeti në vitet Nëntëdhjetë.

Në javët përpara votimit, dyshimet u intensifikuan. Ishte e njohur midis vendeve të humbura se komiteti ua kish dhënë Kupën e Botës dy vendeve të pasura me naftë me qeveri problematike dukshëm autoritare. Duke vepruar kështu, ai kish hedhur poshtë oferta - përfshi ato nga Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Japonia - që i tejkalonin vendet fituese në gatishmërinë për turneun dhe të ardhurat potenciale. Oferta e Anglisë, një prej më të lavdëruarave nga ekipi i inspektimit, mori vetëm 2 vota...

Përgatiti: ARMIN TIRANA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super