FSHF, “OK” parimisht për Prishtinën në Superiore! - Tema Sportive

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

FSHF, “OK” parimisht për Prishtinën në Superiore!

FSHF, “OK” parimisht për Prishtinën në Superiore!

· 1 · 1004

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-01-2012, 16:17:59
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka shqyrtuar të enjten kërkesën e klubit të futbollit Prishtina për pjesëmarrje në Superligën e Shqipërisë në futboll dhe ka mbështetur parimisht kërkesën e Prishtinës, por nuk ka marrë një vendim të prerë, në pritje të shprehjes së një opionioni nga Federata e Kosovës si dhe nga FIFA dhe UEFA. Klubi Prishtina në mes të dhjetorit kishte kërkuar nga FSHF-ja që t'i lejonte të merrte pjesë në Kategorinë Superiore. Letra e dërguar në FSHF u bë e ditur vetëm javën e kaluar, pasi "Aleanca KuqeZi" riaktualizoi idenë për themelimin e një lige të përbashkët Shqipëri - Kosovë. Prishtina kishte kërkuar zyrtarisht që vetëm ajo t'i bashkohej Superiores së Shqipërisë, por nga drejtues të këtij klubi u tha që kërkesa është bërë për dy klube kosovare, njëra prej të cilave patjetër duhet të jetë Prishtina.

"U mor në shqyrtim kërkesa e KF Prishtina për pjesëmarrje në Kategorinë Superiore. Komiteti e mbështet si ide, por duhet parë shumë gjëra, jo vetëm nga ana juridike, por edhe nga ajo institucionale", thuhet në komunikatën e FSHF-së, të lëshuar pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të enjten.

Në të vërtetë, FSHF-ja të martën ka kërkuar mendimin e FIFA-s e UEFA-s në lidhje me kërkesën e Prishtinës. Federata Shqiptare, ka  kërkuar opionion edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. Prishtina kërkesën në FSHF e ka paraqitur pa konsultim paraprak me FFK-në.

"Kërkesa e Prishtinës është shqyrtuar dhe është përkrahur parimisht. Vendim nuk ka, pasi ka mbetur që të bëhen konsultime institucionale me të gjitha palët, pra Federatën e Kosovës, FIFA-n e UEFA-n", ka njoftuar zëdhënësi i FSHF-së, Lirim Zalla. "Ne i kemi nisur letër FIFA-s e UEFA-s ku i kemi njoftuar këto dy institucione me kërkesën e Prishtinës. Përgjigje nuk kemi marrë ende".

Federata e Kosovës- Ndërkohë, FFK-ja të enjten i ka nisur një letër FSHF-së. Nga shtëpia e futbollit kosovar dhe nga FSHF, letra nuk është bërë publike. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së ka bërë të ditur se në letër është shkruar se kërkesa e Prishtinës është paraqitur në kohë të ndjeshme. FFK-ja është duke tentuar që të pranohet në FIFA e UEFA. "Në letër fillimisht kemi falenderuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka për kontributin që ka dhënë për futbollin e Kosovës. Kemi njoftuar se kjo është hera e dytë që Prishtina vepron pa e njoftuar paraprakisht FFK-në. Kemi shkruar se ideja është interesante, por e paraqitur në një kohë shumë sensitive", ka thënë Salihu të enjten. Ai vlerëson që gjasat që FIFA e UEFA të lejojnë paraqitjen e ekipeve kosovare në Superioren e Shqipërisë janë shumë të vogla. Sipas Salihut një gjë të tillë e pengojnë nenet 79 e 80 të statutit të FIFA-s, që edhe pamundësojnë zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

"Prishtina si klub e ka obligim ligjor që të informojë federatën para se të paraqesë kërkesë në një federatë tjetër. Prishtina nuk mund të përfaqësojë askënd, vetëm interesat e veta të ngushta. Po ashtu, nuk shkon që ky klub të anashkalojë të gjitha klubet e tjera", ka theksuar Salihu. /gazeta ekspres

Temat e fundit