×

FSHF të njohë kampionatin e vetëm mbarëkombëtar

· 1 · 434

FSHF të njohë kampionatin e vetëm mbarëkombëtar

· 1 · 434

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-01-2012, 16:15:39
FSHF ka dëshmuar vullnetin e saj pozitiv, nëpërmjet vendimit të KE për mbështetjen e idesë për pjesmarrjen e klubeve kosovare në kampionatin tonë të futbollit. Tema e diskutuar gjërësisht kohët e fundit, ka marrë një shtysë të fortë nga kërkesa e bërë nga KF Prishtina për t’iu bashkëngjitur konkurrimit të skuadrave në Kategorinë Superiore, duke hapur një cikël të ri për futbollin tonë. Pavarsisht se realizimi i këtij projekti, sic përmëndet edhe në vendimin e KE, do të pasohet nga një diskutim i gjërë juridik dhe institucional. FSHF është duke e përmbushur pjesën e saj të detyrimeve edhe nëpërmjet kërkesave drejtuar UEFA-s dhe FIFA-s për legjitimetin e kësaj iniciative.

Por të gjitha këto, mund të barazohen me një “m’ka cu nona, me la gojën”, (nisur nga vështirësitë që ekzistojnë për tu realizuar kjo sipërmarrje), pasi do të ishte në nderin e këtij instucioni, që përpara se të bëhej iniciatore për një kampionat mbarëkombëtar, të gjente kohën dhe mundësinë për të diskutuar dhe pse jo për të njohur të parin dhe të vetmin kampionat mbarëkombëtar të luajtur në vitin 1942. Faktet historike dëshmojnë, se kampionati i atij viti, ku konkuruan 10 ekipeve, mes të cilave edhe 3 skuadra kosovare, nuk ndryshon pothuajse në asnjë, nga 7 kampionatet e luajtura në vitet 30-të dhe të njohura tashmë nga FSHF. Ndërkohë si standart nga institucioni drejtues i futbollit tonë, nisur nga kundërshtitë e shfaqura më parë për kampionatet nën pushtim, do të ishte modeli austriak, sipas të cilit Rapidit të Vjenës i njihet kampionati i fituar pikërisht në vitin 1942, pavarsisht se konkuroi në një garë më shumicë skuadrash nga Gjermania pushtuese.

Në të tilla kushte, njohja ose më së paku, marrja në shqyrtim e një kërkese të kahershme për njohjen e këtij kampionati, si edhe atyre të viteve 1939 dhe 1941, do të ishte guri i provës së FSHF është qartësisht e vendosur për zhvillimin e një kampionati mbarëkombëtar. Njohja e këtyre tre kampionatave, një ceremoni e denjë, si dhe dorëzimi i trofeve për skuadrat dhe medaljeve të kampionit për pasuesit e atyre që shkruan historinë e futbollit në një periudhë të errët, duke patur fatin e keq, se ishin të rinj në ato vite, mund të jetë shpërblimi për të gjithë pasionin dhe sakrificat për sportin më të dashur të shqiptarëve. Gur themeli më të rëndë, se sa njohja historisë dhe vlerësimi i kontributeve, të kampionëve të atyre viteve, vecanërisht të kampionëve mbarëkombëtar, nuk mund të gjëndet në agim të një bashkimi të ri të shqiptarëve. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super