×

Ja sa vlejnë 20 paund për këtë futbollist!

· 2 · 4098

Ja sa vlejnë 20 paund për këtë futbollist!

· 2 · 4098

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 04-12-2012, 08:42:50
Që futbollistët paguan me shuma stratosferike këtë e dinim por që do të shkonte puna deri këtu vështirë ta imagjinonim!

Mbrojtësi i ekipit të premier ligës angleze, West Bromwich, Liam Ridgewell, është fotografuar duke përdorur kartëmonedha 20 paund në vend të letrës higjenike. Fotoja është publikuar nga tablodi britanik “The Sun”.



28-vjeçari fiton 20 mijë paund në javë dhe mësohet se ka bërë një foto të tillë për t’i treguar një shoku që kishte humbur një bast.

Por tifozët e ekipit kanë protestuar për një veprim të tillë duke e quajtur lojtarin “të sëmurë”.

Foton e ka bërë lojtari tjetër Steven Reid, i cili më pas e ka postuar në profilin e tij në “Twitter”.

Vetë lojtari u ka kërkuar falje tifozëve duke thënë se fotoja ishte private dhe ishte bërë në shtëpinë e tij rreth tetë muaj më parë.

/The Sun/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 88
  • Gjinia: Mashkull
KleantR
#1 ne: 24-04-2013, 21:48:20
Ka njerez qe vdesin urie ne bote,ka njerez qe duan nje vit pune qofte per te marre ato parate qe ai ka aty,ndersa ky i perdor si leter higjenike!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super