Kreshnik Qato dhe fitoria e tij e dyfishte. - Sporti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Kreshnik Qato dhe fitoria e tij e dyfishte.

     Kreshnik Qato dhe fitoria e tij e dyfishte.

    · 2 · 1330

    • Postime: 691
    • Karma: +0/-0

    ne: 04-04-2008, 11:41:38
    Sot ne pallatin Asllan Rusi Mbreti i boksit Durrsak Kreshnik Qato zhvillon ndeshjen e tij per titul kampion.Nuk e njoh nga afer mbretin tim, ndoshta ai s'din as shkrim e kendim, duke qene pjese e komunitetit me ngjyre viktim e te qytetit tim.Cpo ndodh ,si eshte e mundur cfar thote ky njeri.Do te me shihni mes grushtash fitoren do kerkoj per te shuar dhimbjen te ardhurat do ti dergojSka rendesi rezultati per ty o njeri se dhe po humbe ti je dy here njeri.Ja or popull mesoje se ska nevoje te dish shkrim e kendim per te qene Qytetar nderi i vendit tim!!!!
    Nga zemra fitore o Kreshnik mbi Kreshnik.... Anesti.

    • Postime: 27098
    • Karma: +11/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 05-04-2008, 10:04:17
    Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF

    "Fitoren ua dedikoj tifozëve dhe viktimave të Gërdecit"


    Kreshnik Qato i jep Shqipërisë titullin e parë botëror. Boksieri nga Durrësi ka fituar sfidën përballë portugezit Vitor Sa, me vendim unanim (119-110, 117-111 dhe 120-111). Në këtë mënyrë, 30-vjeçari triumfon në ringun e pallatit të sportit "Asllan Rusi", për titullin kampion bote në versionin WBF dhe titullin mesdhetar të federatës WBC për peshat e mesme. "Ndjehem i gëzuar", ka deklaruar kampioni shqiptar menjëherë pas ndeshjes. "Falënderoj të gjithë publikun. Ua dedikoj fitoren këtyre tifozëve dhe viktimave të Gërdecit".

    Mbrëmja ka filluar në mënyrë festive me këngë dhe kërcime. Fillimisht në ring kanë hipur italiani Luka Mesi, kundër francezit Alasan Kalibali, në një sfidë promovuese në peshën e mesme të lehtë. Boksieri italian e ka filluar mjaft mirë dyluftimin dhe që në raundin e parë e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin, i cili shpëtohet vetëm nga gongu. Mesi vazhdon të dominojë bindshëm deri në raundin e gjashtë dhe në fund fiton me vendim unanim (58-55, 58-55 dhe 59-54 pikë). Pas një prezantimi të gjatë të gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të federatave, përpara fillimit të sfidës është kënduar edhe himni shqiptar nga tenori i njohur Kastriot Tusha.

    Qato vjen në këtë ndeshje pas 11 fitoreve radhazi. Ai nuk humbet që prej vitit 2004. Qato e fillon mjaft mirë sfidën, është i shpejtë në ring, por nga dëshira e madhe për të dominuar që në sekondat e para, nuk kujdeset shumë për mbrojtjen dhe qëndron shumë i zbuluar. Pikërisht nga ky gabim durrsaku ndëshkohet: kur mungonin edhe 20 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, Qato bie në tapet pas një goditjeje dyshe potente të Vitor Sa, duke pësuar një "knock-down", që ia bën më të vështirë vazhdimin e sfidës. Raundi i dytë fillon në mënyrë shumë agresive nga boksieri portugez, i cili e vë në vështirësi të dukshme kundërshtarin. Dueli vazhdon të jetë shumë i zjarrtë, ku edhe pse kuqeziu tenton më shumë, 35-vjeçari Sa është më i saktë në goditjet e tij nga distanca e afërt. Pas një raundi të tretë të balancuar, në fillim të raundit të katërt Qato shfaqet shumë agresiv, duke lëshuar disa gjuajtje me të majtën dhe të djathtën, megjithatë pa shkaktuar ndonjë dëm serioz te kundërshtari. Këto 180 sekonda kanë folur dukshëm për durrsakun, edhe sepse portugezi Sa ka treguar shenjat e para të lodhjes. Përballja vazhdon me Qaton gjithmonë në sulm dhe shumë të freskët si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, ndërkohë që Vitor Sa duket pasiv, por nuk harron të gjuajë me të majtën e tij të rrezikshme. Pavarësisht se ka kaluar gjysma e sfidës, boksierët shkëmbejnë disa goditje të shpejta dhe vetëm gongu i ka ndarë nga njëri-tjetri. Sfida ndizet përsëri në 50 sekondat e fundit të raundit të tetë, ku të dy boksierët "harrojnë" taktikën dhe duelojnë pastër, duke shkëmbyer goditje të forta. Qato vazhdon të dominojë në ring, megjithatë ende nuk ka gjetur goditjen e "knock-down"-it. Prej këtij momenti e deri në fund, kuqeziu dominon sfidën dhe në fund vendimi i gjyqtarëve i jep të drejtë.

    Gazeta Shqip

    Temat e fundit