Kreshnik Qato triumfon - Tema Sportive

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kreshnik Qato triumfon

Kreshnik Qato triumfon

· 2 · 2097

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-05-2010, 15:59:56
Ka mbrojtur të dielën titullin e kampionit të botës në versionin WBF për të tretën herë dhe 24 orë më vonë, në konferencën për shtyp, ende ishte i mbërthyer nga emocionet e atij triumfi të bukur me pikë ndaj sfidantit argjentinas, Esteban Ponce.

Boksieri i njohur shqiptar pohoi vështirësitë e tij, para se të rigjente veten në raundin e pestë dhe më pas të udhëhiqte ndeshjen drejt një mbrëmjeje të bukur e festive për të dhe gjithë shqiptarët.

“Isha përgatitur shumë për këtë duel, shpjegon ai. Raundin e 5-të nisa të karikohem ashtu siç doja unë në ndeshjen time. Isha shumë i emocionuar”. Më pas Qato nuk ka kursyer komplimentet për organizatorët e këtij evenimenti të madh në vendin tonë: “Organizimi ishte madhështor dhe natyrisht falënderoj për këtë presidentin e nderit të WBF, Ylli Ndroqi”.

Më pas vetë Ndroqi i falënderoi të gjithë për organizimin, por edhe mbështetjen që i kanë dhënë Qatos: “Të gjithë kanë bërë një punë të lodhshme për këtë sukses. I falënderoj të gjithë. Jam krenar që bashkëpunoj në të tilla organizime". Ndroqi falënderoi më pas edhe mediat që e pasqyruan këtë sukses të madh. Para gazetarëve doli edhe përfaqësuesi i ëBF-së, Olaf Shrëder, i cili e konsideroi mbrëmjen e të dielës “një natë historike për boksin shqiptar. Ishte shou më i madh në këto 3 vjet, që unë kam qenë në Shqipëri, theksoi Shrëder. Ndeshja kryesore ishte fantastike dhe një sfidë e vërtetë. Boksi është një sport shumë i rrezikshëm, ndaj unë i them Kreshnikut që në ndeshjet e tij të përqendrohet vetëm te ndeshja, dhe tek asgjë tjetër”. Në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”, u pa një ndeshje e bukur dhe shumë emocionues. Në raundin e tretë, 32-vjeçari kaloi një moment kritik, ku ra “Knock doën”, por e rimori shpejt veten, për të triumfuar me pikë pas 12 raundesh ndaj rivalit Ponce. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim: 3-0 në favor të boksierit të njohur shqiptar.

TCH

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-03-2012, 10:03:15
Një tjetër informacion na vjen për një tjetër person publik, këtë herë në kategorinë e sportit dhe pikërisht boksit.

Kreshnik Qato, i njohur për shpirtin patriotik që e karakterizon, ka bërë së fundmi një tatuazh dhe ajo që ka zgjedhur të stampojë në trupin e tij është pikërisht shqiponja.

Një tatuazh i thjeshtë, por që në fund të fundit ka një domethënie të madhe për Kreshnikun, që sipas tij e ka realizuar me dëshirë të madhe. Nuk ka qenë e vështirë për boksierin të vendoste për tatuazhin, pasi shqiponja është elementi më i rëndësishëm që ai ka dashur të përvetësojë.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Temat e fundit