Adidas ka prezantuar topin i cili do të përdoret për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve. Topi është zbuluar në stadiumin Futboll Arena në Mynyh ku dhe do të luhet finalja e këtij viti.
Grafika e topit është frymëzuar nga format e stadiumit të Bayernit të Mynihut.
Ndryshe nga herët e tjera – ku është përdorur vetëm në finale – topi do të përdoret nga faza 1/8
Ky top do të “zbresë” sonte për herë të parë në fushën e lojës në ndeshjet Bajern Leverkusen – Barcelona dhe Lion – Apoel.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në qytetin e bavarez me 19 maj. /shekulli