Liga Shqiperi-Kosove, Hashim Thaci e mbeshtet - Sporti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Liga Shqiperi-Kosove, Hashim Thaci e mbeshtet

Liga Shqiperi-Kosove, Hashim Thaci e mbeshtet

· 2 · 610

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-11-2010, 00:41:20
Nje Lige Kombetare Futbolli mes Shqiperise dhe Kosoves gjen mbeshtetjen edhe te kryeministrit kosovar ne detyre. Ideja qe po diskutohet nga televizioni "ABC News", pervecse eshte pritur mire nga specialistet e futbollit, klubet, federatat perkatese dhe politika, se fundmi ka marre nje "OK" edhe nga kreu i qeverise kosovare, Hashim Thaci. "Eshte nje ide interesante, nje ide e mire, e qelluar, qe eshte diskutuar ne rrethe te ndryshme edhe me heret, te cilen une e pergezoj dhe e mbeshtes, por jo vetem ne nivel te liges se futbollit, por ne te gjitha aktivitetet e tjera sportive", u shpreh kryeministri ne detyre per "ABC News" dhe Tv "Klan". Ai e quan te mundur nje bashkim sportiv mes dy vendeve te nje kombi, ndersa mendon se kjo ide gjen mbeshtetjen e te gjithe atyre qe ndihmuan per renien e kufijve. "Edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri i Kosoves, por edhe te gjithe njerezit vullnetmire dhe te pergjegjshem, qe kane punuar per hapjen e kufijve, jane ne favor te nje lige integruese", shtoi kryeministri Thaci. Televizioni "ABC News" ka hedhur idene per nje lige te perbashket futbolli Kosove-Shqiperi ne mesjave dhe nisma po mbeshtetet fuqishem nga te gjithe aktoret. Ne nje interviste te dhene per "Koha Jone", ish-futbollisti Redi Jupi, aktualisht specialist sporti dhe drejtues i zyres per talentet e reja ne Federaten Shqiptare te Futbollit, e sheh si te mundshme kete lige dhe fitore te futbollit ne rast realizimi. Por sipas tij, mbetet per t'u pasur ne vemendje problemi organizativ. Nderkohe qe pjesa me e madhe e presidenteve te klubeve shqiptare te futbollit ne Shqiperi jane pro ngritjes se kesaj lige, ashtu sikurse edhe personalitete te fushave te ndryshme ne vend dhe Kosove. Kosova ende nuk eshte pjese e organizmave kontinentale dhe boterore futbollistik, por mjaft kosovare aktivizohen ne Kombetaren Shqiptare te futbollit. UEFA nuk ndalon zhvillimin e liges se perbashket te futbollit, kurse FIFA pret njohjen e Kosoves nga shtetet anetare te OKB-se brenda kuadrit ligjor. Nisma "Nje komb, nje kampionat", duket se po merr jete dhe debati do te vazhdoje ne ditet e ardhshme.  Koha Jone

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-11-2010, 00:05:58
Mesfushori Fetim Kasapi ka shkëlqyer në edicionin vjeshtor të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Kasapi 27-vjeçar udhëhoqi Besën drejt pozitës së tretë. Ai është golashënuesi më i mirë me 11 gola të realizuar dhe njëri ndër lojtarët më cilësorë të kampionatit të Kosovës. Një edicion më herët, Kasapi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Ai nuk arriti të stabilizohej në ekipin e parë të klubit të Superligës së Shqipërisë dhe u lirua pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit. Kasapi ishte ankuar se në klubin shkodran i është bërë e padrejtë, por në Shkodër ishin arsyetuar se ai nuk e meriton të jetë titullar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për disa, shembulli i Kasapit dëshmon mirë dallimin në cilësi në mes kampionatit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kampionati i Shqipërisë vlerësohet të jetë dukshëm më i fortë se ai i Kosovës.

Në kohën kur është riaktualizuar ideja për krijimin e një lige unike të Shqipërisë dhe Kosovës, shfaqen edhe dallimet e mëdha mes klubeve andej dhe këtej kufirit. Për këtë ide janë dhënë mendime të ndryshme. Derisa drejtuesit e dy federatave kanë thënë se realizimi i kësaj ideje është gati i pamundur, ka zëra që thonë se krijimi i një lige të tillë do të ishte shpëtim për futbollin shqiptar në përgjithësi. Krijimi i një lige të përbashkët në të cilën do të bënin gara ekipet më të forta të Shqipërisë dhe Kosovës është përkrahur nga tifozët, por edhe nga futbollistë, trajnerë dhe drejtues të klubeve.

Dragusha: Vetëm më të mirët nga Kosova mund të luajnë në Shqipëri

Futbollisti kosovar Alban Dragusha është ithtar i ligës unike, por ai nuk beson se kjo ide do të realizohet ndonjëherë. Sipas Dragushës, klubet nga Shqipëria do të dominonin plotësisht përballë atyre nga Kosova, nëse kjo ligë do të formohej së shpejti.

"Ndryshimi në mes Superligës së Shqipërisë dhe Superligës së Kosovës është shumë i madh. Në Shqipëri, cilësia është më e mirë, infrastruktura po ashtu, ndërsa të ardhurat financiare të lojtarëve janë dukshëm më të mëdha se në Kosovë. Lojtarët në Shqipëri paguhen të paktën katër apo pesë herë më shumë se në Kosovë", ka thënë Dragusha të mërkurën për gazetën. Ai aktualisht luan për Skënderbeun e Korçës. Vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në kategorinë superiore të Shqipërisë.

"Në Kosovë lojtarët më të mirë paguhen deri në 10 mijë euro në vit. Në Shqipëri lojtarët e mirë marrin rreth 50 mijë euro brenda vitit, ndërsa më të mirët paguhen edhe më shumë. Shifra shkon deri 80 mijë. Këtu nuk llogariten bonuset. Për shembull nëse këtë edicion shpallemi kampion me Skënderbeun, do të përfitojmë nga 10 mijë euro si premi. Në Kosovë lojtarët marrin pak, por gjendja do të përmirësohet pas pranimit në FIFA e UEFA. Ka edhe në Kosovë të interesuar për të investuar në futboll", ka shtuar Dragusha. Ai një kohë të gjatë ka luajtur për Besën e Kavajës. Në Kosovë ka luajtur për Trepçën e në fillim të karrierës edhe për KEK-un e Kosovën e Prishtinës. Dragusha është njëri nga vetëm pesë lojtarët e Kosovës që luajnë në Superligën e Shqipërisë.

"Vlerësoj se vetëm lojtarët më të mirë të Kosovës mund të gjejnë angazhim në skuadrat e Shqipërisë", thotë ai.

Dallime tepër të mëdha në shifra

Në të vërtetë, numri i lojtarëve kosovarë që paguhen deri në 10 mijë euro është shumë i vogël. Shumica e lojtarëve paguhen dy apo tri herë më pak. Paga mesatare mujore e lojtarëve kosovarë është 250 euro, por një pjesë e madhe e tyre marrin edhe nga rreth një mijë euro me rastin e firmosjes së kontratave. Kontratat në shumicën e rasteve janë njëvjeçare. Lojtarët marrin paga për tetë deri në dhjetë muaj në vit. Në disa klube me gjendje të vështirë financiare lojtarët nuk paguhen fare.

Disa nga zyrtarët janë shprehur se klubet kosovare nuk do të mund të përballonin koston e një lige të përbashkët.

Në Shqipëri, lojtari më i paguar këtë edicion është kroati i Tiranës, Pero Pejiç. Ai për një vit do të marrë 84 mijë euro. Numri i lojtarëve që paguhen 65-70 mijë euro është më i madh se dhjetë.

Ndryshim i madh në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekziston edhe në buxhetin e klubeve. Bazuar në një artikull të botuar më herët nga gazeta "Panorama Sport", Shkumbini i Peqinit ka buxhet vjetor prej një milion eurosh, kurse buxhet edhe më të madh ka Skënderbeu i Korçës. Në Kosovë, skuadrat mesatare kanë buxhet prej rreth 30 mijë eurove. Në Kosovë ashtu si në Shqipëri klubet kryesisht financohen nga donatorët. Komunat në Kosovë ndihmojnë pak, ndërsa në Shqipëri situata ndryshon. Për shembull Flamurtari i Vlorës financohet plotësisht nga Bashkia, derisa në klube të tjera bashkitë kryesisht participojnë me rreth 30 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor.

(C) Koha

Temat e fundit