×
Hyrja
Profili

Liverpool FC kerkon Lorik Canen

Liverpool FC kerkon Lorik Canen

· 1 · 650
*

ne:
test M A X
ne: 02-05-2009, 11:50:41
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, pohon interesimin e tij për Lorik Canën, kapitenin mjaft të vlerësuar të Olimpikut të Marsejës, si njeriun e duhur për të zëvendësuar Xabi Alonson, që, mesa duket, do të largohet nga "Anfield Road". Këtë gjë e bën të ditur gazeta angleze, "Telegraph". Ky lajm ka një sinkronizim dhe pason lajmet e kësaj fillimjave, sipas të cilave Juventusi ka biseduar me Liverpulin për të marrë në verë mesfushorin Alonso. Nga ana e tij, spanjolli duket se e ka vendosur tashmë, të këmbejnë "Premier League" me Seria A.
Sipas njoftimeve, Benitezi ka qenë në kontakt gjatë kësaj kohe me ish-lojtarin e Liverpulit, Boudeëijn Zenden, i cili po shërben si "shkjes" për Canën. Kredencialet e holandezit rreth mesfushorit të kombëtares shqiptare janë pozitive.
Ndërkombëtari shqiptar do t'i kushtonte 10 milionë euro Benitezit, për të bërë të mundur kalimin e Canës në "Anfield Road". Vetë lojtari është shprehur disa herë se është momenti i duhur i karrierës së tij për të bërë atë hapin e madh, për të kaluar në njërën nga ligat e njohura të Europës, në Gjermani ose në Angli. Por, nga ana tjetër, ka pohuar se do të mendohej për të qëndruar në Marsejë, vetëm nëse do të fitonte titullin kampion të Francës. Objektiv i cili duket se do të bëhet realitet këtë edicion, që mund t'i ndryshojë planet e Canës. Sidoqoftë, kalimi tek Liverpuli do të ishte arritje e madhe për kapitenin shqiptar të Marsejës. Një oferte të tillë vështirë t'i rezistojë jo Cana, por kushdo lojtar tjetër. Ndaj, pista "Liverpul", duket se ka shumë shanse të materializohet në merkaton e verës.

Gazeta Shekulli