Luiza Gega shpallet kampione e europës, për momentin më e mira në histori - Sporti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Luiza Gega shpallet kampione e europës, për momentin më e mira në histori

     Luiza Gega shpallet kampione e europës, për momentin më e mira në histori

    · 3 · 465

    • Postime: 1549
    • Karma: +0/-0

    ne: 21-08-2022, 10:21:18
     

    Luiza Gega kampione e europës
    Luiza Gega arriti rezultatin më të madh në historinë e atletikës shqiptare duke u shpallur kampione e Europës. Atletja kuqezi triumfoi në garën e 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, duke fituar të parën medalje të artë të Shqipërisë në këtë konkurrim. Sportistja 33-vjeçare e komandoi garën që nga fillimi deri në fund duke lënë prapa rivalet e saj kryesore, ndërsa ishte shumë e emocionuar.
    Gega fitoi me kohën 9’11’31, duke mos vendosur dot rekordin e ri kombëtar, por duke marrë medaljen e artë. Në 2016, ajo doli nënkampione e Europës në Amsterdam të Holandës, ndërsa tani u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit. Në këtë mënyrë, Gega kurorëzon një vit 2022 të jashtëzakonshëm, në të cilin mbrojti titullin e kampiones së Mesdheut, doli e pesta në botë dhe vendosi disa rekorde kombëtare.

    MEDIA INDEPENDENT

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 21-08-2022, 11:53:27
     

    • Postime: 1757
    • Karma: +10/-4
    • Gjinia: Femer

    #2 ne: 31-08-2022, 15:35:54
    Na ka kënaqur e përlotur në të njëjtën kohë.
    Bravo Luiza 🥰
    Suksese e vetëm suksese.

    Temat e fundit