Historia e mitit Maradona - Sporti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Historia e mitit Maradona

Historia e mitit Maradona

· 9 · 7912

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-12-2006, 15:56:53
Diego Armando Maradona lindi me 30 tetor të vitit 1960 në Villa Fiorito, sot Partido Lomas de Zamora, krahina e Buenos Airesit, Argjentinë. Ishte një futbollist i famshëm argjentinas. I njohur edhe si El Pibe de Oro (fëmija i artë), ai është përmendur rregullisht si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i shekullit nga FIFA, gjatë një votimi ndërkombëtar në internet. Maradona është i martuar dhe ka dy vajza Dalma Nerea e Giannina, të lindura nga martesa e tij me Claudia Villafanes, si dhe një djalë të lindur nga një lidhje jashtëmartesore Diego Armando Junior.



Emri: Diego
Mbiemri: Maradona
Ditëlindja: 30/10/1960
Vendlindja: Buenos Aires, Argjentinë
Gjatësia: 1.67 cm
Shenja zoodiakale: Shigjetari

Karriera profesionale
Maradona e filloi karrierën e tij futbollistike në Kampionatin e Argjentinës me klubin Argentinos Juniors nga viti 1976 në vitin 1981, ku fitoi shumë suksese, ndër të cilët edhe Topin e Artë Argjentinas në vitin 1978 dhe titullin Kampioni i Botës Juniors në vitin 1978. Më pas ai luajti në Boca Juniors gjatë vitit1981-1982 para se të blihej nga Klubi i Futbollit të Barcelonës. Me Blaugrana, ai fitoi një Kupë Mbreti që në vitin e parë të karrierës së tij futbollistike në vitin 1983. Me fanellën blaugrana, në atë kohë me president Nunez, ai ka luajtur sy sezone që nuk realizuan atë që prisnin tifozët, së pari për shkak të një hepatiti dhe më pas për një fatkeqësi të madhe që i shkaktoi humbjen e 30 për qind të lëvizjes së kaviljes. Raportet me Barcelonën dhe presidentin e saj, Nunez u prishën tashmë dhe Maradona, pasi e kishte marrë veten nga incidenti e ndjente veten sërish gati për të luajtur, por tashmë me një tjetër ekip. Ai u ble nga Napoli për shifrën e 12 miliardëve e gjysmë lira. Kontrata u firmos në kohën kur Napoli nuk i dispononte ende këto para për të blerë lojtarin, por që vetëm një moment mjaftoi dhe këto para u derdhën nga Banka e Napolit. Më 5 korrik të vitit 1984, Maradona u paraqit në San Paolo dhe u prit nga shtatë mijë persona. Mjaftoi një pasim dhe një gjuajtje drejt portës dhe entuziazmi u shndërrua në një jehonë të vërtetë, dukej tashmë një bast i fituar. Me fanellën e kaltër Maradona arriti kulmin e karrierës dhe famës së tij dhe e çon Napolin në radhët më të larta të futbollit italian dhe atij evropian. Falë një skuadre të mrekullueshme dhe drejtimit të tij, Napoli korr fitoren e parë në Kampionatin Italian të vitit 1986-87 (trajner Ottavio Bianchi), sezon që mbetet në kujtesë sepse pas 32 vjetësh Napoli arrin të mundë sërish Juventusin në stadiumin "Comunale" të Torinos. Në të njëjtin vit ai fitoi Kupën e Italisë, ngjarje historike për Napolin. Maradona fitoi Kupën UEFA në vitin 1989 dhe një Superkupë të Italisë në vitin 1990. Aventura e tij profesionale në Itali përfundoi më 17 mars të vitit 1991 pas një kontrolli për drogë të kryer në përfundim të ndeshjes Bari-Napoli, ku ai  rezultoi pozitiv ndaj përdorimit të kokainës. Fanella e tij numër dhjetë u tërhoq nga Napoli në nder të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Ai e braktisi Napolin dhe karriera e tij vazhdoi më pas në mënyrë të ndërprerë në Seviljen e Boca Juniors, deri në fund të kampionatit botëror të vitit 1994, ku në fazën fillestare “El Pibe” u bë protagonist i lojërave të luajtura dhe realizoi një gol të shkëlqyer kundër Greqisë, por edhe një herë përdorimi i drogës e ndali karrierën e tij, Maradona rezultoi sërish pozitiv ndaj efedrinës, substancë stimuluese e ndaluar. Në vitin 1995, vit i rikthimit në të preferuarin e tij Boca Juniors, i akordohet titulli Topi i Artë i karrierës. Në fund të vitit 1999, në bazë të të dhënave të një sondazhi të ndjekur nga FIFA në internet, Maradona u zgjodh lojtari më i mirë i shekullit. Pas tërheqjes së tij nga fusha e blertë Maradona filloi të ketë probleme që rridhnin si pasojë e përdorimit të kokainës, si dhe shumë shqetësime të tjera dhe vetëm aplikimi i një by-pass gastrik bëri që ai të humbasë shumë në peshë.

Maradona dhe ekipi kombëtar
Në ekipin Kombëtar të Argjentinës, ku numëron 91 seleksionime dhe 34 gola, ai fitoi Kupën e Botës në vitin 1986 duke fituar kundër Republikës Federale të Gjermanisë në finale me rezultatin 3 me 2. Në çerekfinalen kundër anglezëve, ai realizoi një ndër golat më të bukur të historisë së Kupës së Botës duke u nisur nga fusha e tij dhe duke i kaluar para syve të gjithë mbrojtjes angleze para se të çonte topin në rrjetë. Kjo ishte ëndrra e çdo futbollisti dhe ky gol i papërsëritshëm qëndroi gjatë në mendjen e tifozëve. Paraqitja e tij ishte magjike. Piruetet e tij, pasazhet e shkëlqyer dhe shumë magji e bënë atë një kampion të papërsëritshëm. Ky shpërthim u shkaktua nga goli i parë i shënuar nga Maradona gjatë kësaj ndeshjeje, topi shkoi në rrjetë falë ndihmës së dorës «Dorës së zotit », kështu e komentoi Maradona këtë fakt. Konteksti politik i kësaj fitoreje, që u kurorëzua me rezultatin 2 me 1 përballë Anglisë, ishte i veçantë për shkak të tensioneve ndërmjet këtyre dy vendeve. Maradona drejtoi gjithashtu edhe ekipin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës në vitin 1990 sërish kundër Gjermanisë, por këtë radhë duke pësuar humbje me rezultatin 1me 0 me anë të një penalltie gjatë kohës së rregullt të lojës. Në gjysmëfinale Maradona e çoi Argjentinën në klasifikim përballë Italisë, në stadiumin e Napolit ku ai luajti gjatë sezonit të rregullt. Për shkak të kësaj ndeshjeje Italia, vendi mikpritës i këtij aktiviteti, u bë mbështetës i Gjermanisë.

Vitet e artë të Maradonës
Duke parë fizikun jo shumë të zhvilluar për një sportist dhe gjatësinë jo shumë optimale për shkak të shtatit të shkurtër, Maradona ka personifikuar esencën e futbollit, duke fshehur në atë fizik të pakët një talent të pazëvendësueshëm, lidhur me fantazinë e tij, me vizionin e lojës dhe duke bërë mrekullia shpesh të paimagjinuara për në fushën e blertë. Vitet 1984 në 1991 janë për të gjithë tifozët e Napolit vitet më të paharruar. Në ato vite Napoli u bë një skuadër që nuk mund të mundej. Diego Maradona, klasi i tij i lartë, stili i tij i rrallë ishin të gjithë përbërësit për një skuadër të madhe. Ardhja e Diegos në Napoli ishte shumë e vështirë dhe tratativat me Barcelonën zgjatën disa muaj gjatë verës së vitit 1984. Të gjithë në Napoli ndiqnin me shumë vëmendje vështirësitë e hasura nga Napoli për të blerë Diegon. Por më në fund Napoli ia doli mbanë ta blinte dhe më shumë se 60 000 persona shkuan në stadiumin San Paolo vetëm për të parë prezantimin e asit argjentinas. Dy sezonet e para (1984-85 dhe 1985-86) ishin shumë të mira, por jo thelbësore dhe njerëzit në Napoli prisnin fitoren e kampionatit. Viti pasardhës 1986-87, ishte viti i fitores së parë. Një kampionat, në të cilin Napoli dominoi nga dita e parë në të fundit duke qenë pothuajse gjithmonë në qendër të klasifikimit. Ky ishte një sezon i paharruar për të gjithë tifozët napolitanë, në fakt ata fituan edhe Kupën e  Italisë duke mundur në finale Atalantën. Diego Maradona, Bruno Giordano, Salvatore Bagni, Moreno Ferrario, Claudio Garella, Andrea Carnevale janë të gjithë në zemër të tifozëve të Napolit. Në Napoli njerëzit pëlqejnë shumë futbollin dhe bëjnë tifozllëk si pak të tjerë në botë, atë ditë ishte një festë e madhe dhe u festua shumë bukur. Nëpër rrugë, nëpër shtëpi të gjithë netët dhe ditët pasardhëse qyteti ishte në festë. Një vit më pas 1987-88, ishte sezoni që të gjithë tifozët e Napolit duan ta harrojnë pasi Napoli shkoi deri në ditët e fundit të kampionatit, por më pas në mënyrë të pakuptuar dështoi, ndoshta për shkak të disa problemeve duke humbur disa vende në klasifikim në krahasim me Milanin e Gullit, Van Basten e Rijkaard që luajtën një ndeshje shumë të bukur në Napoli duke fituar 3 me 2, dy javë para përfundimit të Kampionatit. Një kupë e fituar falë Diego Maradonës, Antonio Carecas, sulmuesit të madh brazilian, Ricardo Alemao. Viti1989-90 ishte një sezon tjetër që nuk harrohet, fitorja e dytë. Napoli fitoi edhe një herë kampionatin duke fituar gjithsej 33 pikë nga 34 (16 fitore, 1 barazim, 0 faulle) dhe përballja kokë me kokë me Milanin deri në ditën e fundit ishte e paharruar. Dy ditë para përfundimit Napoli dhe Milano kishin të njëjtët pikë në klasifikim dhe Napoli arriti të fitonte me rezultatin 4 me 2 në Bologna ditën në të cilën Milani humbi me rezultatin 1 me 2 kundër Veronës në një ndeshje të paharruar. Ditën e fundit Napoli fitoi pa shumë mundim me rezultatin 1 me 0 kundër Lazios, falë një goditjeje me kokë të mbrojtësit Marco Baroni, që shënoi edhe golin e fitores. Por vitet e artë përfunduan në Moskë vitin pasardhës kur u eliminuan gjatë turit të dytë të Kupës së Kampioneve, pasi kishin mundur hungarezët e Ujpest Dozsa gjatë turnit të parë (3-0, 2-0).

Maradona, "fëmija i artë "
Nëse ka një futbollist që është simboli i Napolit, ky pa dyshim që është Diego Armando Maradona, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Që prej ardhjes së tij te Napoli të gjithë filluan ta donin dhe ta pëlqenin si të ishte biri i tyre, pasi ai ishte në gjendje t’i jepte Napolit një famë ndërkombëtare, duke udhëhequr skuadrën në elitën e futbollit botëror. Sezoni i tij i parë, më saktësisht në vitin 1984-85, nuk ishte ashtu si mund të prisnin të gjithë, por gjatë sezonit të dytë të kampionatit filloi të tregojë klasin e tij duke realizuar një performancë të pabesueshme kundër Lazio kur Napoli fitoi me rezultatin 4 me 0. Diego shënoi një gol nga këndi dhe një tjetër më një goditje shumë të bukur nga larg. Në sezonin pasardhës, në vitin 1985-86, Diego shënoi golin që i dha Napolit fitoren e parë kundër Juventusit pas shumë vitesh. Ndërsa një vit më pas 1986-87, Maradona arriti të çojë Napolin në fitore duke i treguar të gjithëve se ishte numri një (dy gola të paharruar janë ata kundër Sampdoria me një goditje me kokë dhe një tjetër kundër Milanit kur arriti të kalojë gjithë mbrojtjen kundërshtare duke i dhënë Napolit golin e fitores që përfundoi me rezultatin 2 me 1). Në atë kohë sapo ishte kthyer nga Kampionati Botëror i Meksikës ku kishte drejtuar vetëm Argjentinën  në fitore duke shënuar golin e famshëm me dorë kundër Anglisë, por edhe në të njëjtën ndeshje golin më të bukur të historisë futbollistike. Diego çoi Napolin në fitoren e trofeut të parë ndërkombëtar, siç ishte Kupa UEFA në vitin 1988-89 dhe një vit më pas në 1989-90, falë golave të tij fantastikë skuadra e Napolit fitoi sërish. Ai gjithmonë ishte fatsjellës për skuadrën napolitane.

Maradona dhe Napoli
Është praktikisht e vështirë të shpjegosh me fjalë atë që Diego ka qenë për Napolin, ka qenë simboli i viteve ’80 dhe nëse dikush nuk e ka vizituar qytetin e Napolit në ato vite nuk do arrijë kurrë ta kuptojë domethënien që kishte Diego Maradona për të gjithë napolitanët. Diego kishte edhe një rëndësi sociale: ai u bë idhulli i njerëzve, shumë persona që jetonin në ksuhte të këqija ekonomike gjenin tek ai një mënyrë për të mos menduar gjithmonë për realitetin e hidhur në të cilin jetonin. Siç është edhe tipar i napolitanëve, ata janë të famshëm për spontanitetin dhe për optimizmin. Në Napoli njerëzit çmendeshin për Diegon. Nëse në të ardhmen një arkeolog do të gjejë objekte "antikë" të Maradonës, ka shumë mundësi që të mendojë që ka qenë një specie idhulli, diçka për të cilën ia vlente të jetoje dhe vuaje. Maradona ishte i pranishëm pothuajse kudo në Napoli, nga fotot dhe vizatimet nëpër rrugët e qytetit, tek fishekzjarrët e quajtur "Topi i Maradonës", nga çdo lloj suveniri për torta me Maradonën, nga poezitë për të e deri të statujat. Ishte kudo. Asnjë napolitan nuk mund ta urrente, ishte një hero për të gjithë. Ka shumë njerëz që kur mendojnë për Napoli, mendojnë menjëherë për Maradonën. Edhe sot pas kaq vitesh po t’i thuash dikujt “jam tifoz i Napolit", përgjigja e menjëhershme është "Napoli, Maradona". Të mundë të thuash "Unë kam parë Maradonën duke luajtur" ose "unë isha në stadium kur ka luajtur ai" është një motiv për t’u ndjerë krenar për këdo të apasionuar të futbollit, tifoz të Napolit apo dashamirës të tij. Fakti të kesh marrë pjesë në gëzimin që kanë përjetuar banorët e qytetit të Napolit është për të gjithë një eksperiencë e mrekullueshme.

Pas karrierës
Që prej përfundimit të karrierës, Maradona has probleme shëndetësore për shkak të abuzimit me drogën. Në prill të vitit 2004, ai ishte viktimë e një sëmundje kardiake, e cila e çoi në prag të vdekjes. Më pas ai vendosi në këtë organ një unazë gastrike që bëri që të humbte 40 kile dhe bëri një kurë dezintoksikimi. Sërish në shëndet të mirë, Maradona realizon një emision varietesh, që mundi të gjithë rekordet e audiencës në televizionin argjentinas. Ai drejtonte një emision televiziv shumë të ndjekur në Argjentinë, të titulluar "La Noche del 10". Më 4 nëntor të vitit 2005, pranë presidentit venezuelian Hugo Chavez, ai shpreh publikisht kundërshtimin e madh ndaj presidentit amerikan George W. Bush me rastin e hapjes së samitit të katërt të shteteve të Amerikës. Më 9 qershor të vitit 2005, më rastin e dhënies së lamtumirës nga Ciro Ferrara në Napoli, Maradona, pas katërmbëdhjetë vjet mungese, u rikthye në qytetin ku u bë i famshëm dhe publiku i San Paolos, edhe pse kishin kaluar shumë vjet, u tregua shumë i afërt me Mbretin e tij. Në nëntor të vitit 2006, Boca Juniors nderoi Maradonën me një statujë të vendosur në brendësi të stadiumit Bombonera. Gjatë zhvillimit të Kampionatit të Futbollit Gjermani 2006, ai kreu detyrën e komentatorit sportiv për stacionin televiziv Espagnole Cuatro (ex-Canal + espagne), përveç ditëve të ndeshjes së Argjentinës sepse kërkoi të mos punonte ditët kur ndeshej ekipi i tij kombëtar.

Si cilësohet Maradona
«Kampioni më i madh që kam parë të luajë është Diego Armando Maradona. Më beso, biri im, nuk do të ekzistojë kurrë më, në shekuj të shekujve, një tjetër si ai. Ai atë që kishte mungesë përkryerje e ka bërë të përkryer. I vogël, i mbushur, por tepër i shkathët dhe konciz, viktimë e miqve falsë dhe e vullnetit për të vepruar jashtë çdo rregulli, Maradona ka transformuar një top të thjeshtë lëkure në një imazh të bukurisë.»
(Darëin Pastorin – Letër për tim bir mbi futbollin)

Fishë me ndeshjet dhe golat e Maradonës
692 Ndeshje zyrtare
241 në Argjentinë (Argentinos Juniors 166, Boca Juniors 70, Neëell's 5)
58 në Barcelonë (Spanjë)
259 në Nápoli (Itali)
29 në Sevilje (Spanjë) 
105 për seleksionimin kombëtar të Argjentinës

353 Gola
116 me Argentinos Juniors
35 me Boca Juniors
38 me Barcelonën
115 me Napolin
7 me ekipin e Seviljes
8 me seleksionimin e të rinjve argjentinas
34 me seleksionimin kombetar
8 me Kupën e Botës

Marre nga GazetaSot

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-12-2006, 17:12:12
Gjer me sot futbollisti me i mire i te gjitha koherave te se kaluares  sipas meje ka qene Johan Krojf-i.Pas tij vjen Paolo Rosi,pastaj Fadil Vokri.
Maradona nje talent i mire dhe i padiskutueshem por i ndyre dhe i papastrueshem gje qe ne eliten boterore mbetet i 50-ti apo me poshte!

  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 09-12-2006, 17:15:50
Une kam mendu qe Pele eshte me i miri

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 10-12-2006, 13:23:40
Unë kam mendu qe Pele është me i miri
Pele ka qene lojtari me i mire i botes por fama  atij i edhte zbritur nga qe kete tittull e pati fituar gjate kohes kur ende ne lojen e Futbollit s`kishte pozite jashte loje(Offsajt)Kjo ka patur rendesi te madhe sepse lojtari kundershtar ka guxuar te rrije ke porta e kundershtarit tere kohen pa qene fare i detyruar fare te largohet ne fushe te vet!Keta golgetere te asaj kohe kane qene vetem roje te portierave kundershtare sepse kane shenuar shumicen e golave nga gabimet e ketyre kur atyre u ka shpetuar topi nga dora apo ...diq e njejte... 

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 02-07-2010, 02:11:24
Ja historia e Maradonës, njeriut që ka qenë "më shumë" në fushë dhe jashtë saj, fenomen absolut kundër të gjithëve dhe bile edhe kundër vetes. Diego Maradona, ka qenë futbolli

Historia e mitit Maradona, seks, drogë, tango dhe futboll

Seks, drogë, tango (më shumë se çdo gjë tjetër disko-musik) dhe futboll. Futboll autori. Diego Maradona është ngacmues edhe kur shkon të ripeshkosh, duke rrëmuar në arkivin e pakufishëm të kushtuar atij.

Është ngacmuesm, sepse nga çdo anë që ta kapësh, ai të ikën nga dora. Është tepër me futboll, është tepër sidomos me pjesën tjetër, me "tjetrin" që ka shënuar jetën e tij dhe, për pasojë, futbollin botëror. Sepse, më mirë ta sqaroj menjëherë, Diego Maradona, fëmija i lindur me 30 tetor të vitit 1960 në Lanus, periferia e varfër e Buenos Airesit, ka qenë futbolli.

Në Botërorin e Meksikës ka magjepsur qindra milionë spektatorë dhe i ka bindur, me argumentin e vetëm bindës që ka në dispozicion një futbollist, zotësinë, që të bëjnë tifozllëk për të. Edhe kur shtetësia e atij që e admironte nuk ishte argjentinase. Në planin e spektakolaritetit të pastër është vendosur në nivelet e Pelèsë edicioni 1958 apo të Garrincha të Botërorit kilian në vitin 1962.

Në planin e rezultateve ka qenë superior ndaj Pelèsë dhe baraz me Garrincha. Në kuptimin që ka arritur ta fitojë kampionatin e botës, duke luajtur praktikisht i vetëm ose gjithsesi në një skuadër ku nuk kishte asnjë të krahasueshme (as për së largu) me të. Pelèja i vitit 1958 luante me Garrincha, Didì e kompani. Ai i vitit 1970 deri me Tostao, Rivelino, Jairzinho, Gerson e kompani. Maradona i Argjentinës kampione në Meksika 1986 ka qenë frymëzuesi, njeriu vendimtar. Njeriu i vetëm vendimtar. Pikërisht si Garrincha në vitin 1962 në Kili.

E kujtoj mirë atë ditë të largët të verës 1984, kur ra nga qielli në stadiumin San Paolo, pas traktativës së pafundme me Barcelonën. Kish qenë pikërisht Antonio Juliano, i plotfuqishmi i Napoli Calcio arma fituese e Presidentit Ferlaino, që me një "napoletanatë" të dëshpëruar të fundit (ngjitje nga porta e parme e fluturimit Barcellona - Roma, zbritje nga ajo e prapme, pasi që Caspart, Zëvendëspresidenti, dhe Nunez, Presidenti i klubit blaugrana, e kishin thirrur in extremis të frikësuar nëse ajo tërheqje kishte qenë e vërtetë, kish fituar lojën, duke e sjellë në Napoli. Të përditshmet napolitane shtypën edicione të jashtëzakonshme dhe gazetarët "Napolinotte" ua dhuronin gazetën makinave në radhë të ndodhura në Corso Vittorio Emanuele teksa shkonin për të festuar në Mergellina.

Dhe për orën e kurorëzimit, korrik 1994, gazetat e mëdha dërguan në tokën napolitane forcat më të mira. Giorgio Reineri krijoi atë nofkë, Fenomeni, që asnjëherë nuk ishte shfaqur në shtypin italian dhe që qysh atëhere, me F-në e madhe, vetëm Ronaldo, pas shumë vitesh e ka merituar. Atë ditë, stadiumi napolitan u mbush siç nuk ishte mbushur kurrë deri më atëherë. Ai, Diego, bëri vetëm një xhiro rreth stadiumit gjithsej, pesë mbajtje topi pa rënë në tokë në mesfushë i shoqëruar ng Josè Alberti, argjentinas - napolitan prej një jete, dhe më pas nga Canè, Ferlaino, Juliano, nga djelmoshat e të rinjve dhe sidomos nga Napoli, që ishte mbledhur aty për të shikuar me sytë e shqyer atë kokë me flokë kaçurrela që në fushat e blerta kishte bërë gjithçka. Pati buzëqeshje dhe pak fjalë, të parat në italisht, me atë "Faleminderit Napoli!" e ulëritur në qiell për përqafimin e paharrueshëm popullor. Më pas, ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më shumë.

Më shumë se ajo që do të kish qenë e imagjinueshme nga çdo romancier. Jemi në hall'"imbarazzante" di cui sopra. Siqerisht e yll i pamundur - ndoshta në këtë pikë edhe i kotë - prapa kaq shumë kronike (shpesh të zezë) që ka shënuar Kohën e Diegos. Dy titull kampion kombëtar (1987 dhe 1989), një Kupë UEFA (1989) dhe një Kupë Italia nuk janë të mjaftueshme për të çertifikuar atë që Maradona ka qenë - jo vetëm për Napolin (që do të ishte ofendim), por për futbollin. Atë botëror. Sepse ai, heroi negativ, i keqi, më i dashuruari dhe më i urryeri, djalli, në fushë ka qenë i bukur, i mirë dhe i shkëlqyeshëm si askush tjetër. Një njeri i prekur nga një talent futbollistik i i pafundëm, talent që çdo herë që zbriste në fushat e blerta e shpërndante me bujari.

Napoli që nuk harron rrëfen me një rrënqethje melankolike atë që bënte në fund të çdo seance stërvitore, në fushën e vogël të Soccavo, në Centro Paradiso, selia sportive e shoqërisë kaltëroshe. sportiva azzurra. Fëmijët endacakë qëndronin urtë për një herë. Në heshtje, sëbashku me lojtarët e tjerë të skuadrës, me trajnerët (deri "ariu" Ottavio Bianchi), me drejtuesit, me gazetarët, fusnin hundën në rrjetin ndarës dhe kishin vështirësi edhe të kapërdiheshin: ai luante, dëfrehej me topin, i vetëm, si fëmijë. Një spektakël i vërtetë, i pastër, shumë i lartë. I paparë ndonjëherë.

Sigurisht që, Maradona ka qenë kampioni "më i vështirë" për t'u kapur. Jo për mbrojtësit, që nuk ia kanë arritur pothuajse kurrë, por për atë karakter të egër, rebel, të një njeriu që nuk dinte t'i nënshtrohej asnjë lloj kompromisi, që ecte kundër korracatave si një pasdaran i çmendur. Gjithmonë dhe vetëm me rriskun dhe rrezikun e tij. Diego ka vdekur (metaforikisht) i vetëm, duke mos tërhequr pas vetes asnjë në humnerë. Bile duke qenë gjithmonë i adhuruar dhe i mbrojtur nga shokët e skuadrës së tij. Deri në fund. Sepse e dinin që ai në fushë do të linte shpirtin (prej kohësh të shitur Djallit, kjo po), por edhe këmbët që të fitonte. Pastaj, nëqoftëse skuadra fitonte, ata, shokët, do të bëheshin të pasur e të famshëm, më të pasur dhe më të famshëm. Diego ka ecur kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes.

Ka ecur sidomos kundër të fuqishmëve që ka hasur në rrugën e tij dhe e ka bërë me shpërfillje, duke thënë gjithmonë atë që mendonte. E ka thënë përpara fytyrës së Havelange dhe Blatter sem shorti i Italia '90 ishte "kombinuar", e ka thënë - pas lotëve të zemëruara të stadiumit Olimpico, kur romanët fishkëllyen himnin argjentinas vetëm pse ishte ai dhe se ajo penallti Gjermanisë ishte dhënë, sepse FIFA nuk e donte Argjentinën kampione (dhe të gjitha moviolat e botës më pas e kanë provuar), ka quajtur të pazotin Pelè, të paaftë Menotti, të korruptuar Presidentin e Republikës së tij, Carlos Menem (…), të njëjtën gjë ka bërë në Itali me Franco Matarrese, me krerët e arbitrave, me Presidentin e Napolit Calcio, Corrado Ferlaino, me të gjithë. Gjithmonë, "duke e nxjerrë fytyrën" personalisht, siç thoshte ai. Natyrisht, jo gjithmonë kishte të drejtë (shumë shpesh po), por ky qëndrim e nderonte.

Ka fituar një Botëror (1986) absolutisht i vetëm, atë të golit "me Dorën e Zotit", dhe atë gol hyjnor tjetër të shpikur, duke u nisur nga mesfusha dhe duke i dribluar të gjithë, edhe portierin; një Botëror tjetër i është mohuar në Itali (pikërisht në vitin 1990) me arbitrimin skandaloz në finalen kundër Gjermanisë; së fundi një i tretë, ai i vitit 1994, i shkatërruar kur Havelange dhe Blatter (President dhe Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s) "e kanë kuptuar me vonesë - siç ka thënë ai më pas - se Argjentina do ta fitonte titullin, me të cilën ata të dy, për arsye komercialo - publicitare, do të donin me çdo kusht që të merrte pjesë edhe Maradona, edhe pse tashmë kokainoman i deklaruar dhe i rrëfyer. Dhe kanë dalë në sipërfaqe dyshimet dhe thashethemet mbi marrëveshjen, joshortim antidoping që qenë në bazën e kësaj pjesëmarrjeje të shtrënguar. Marrëveshje, siç dihet, e tradhëtuar nga krerët e futbollit botëror kur Argjentina ishte dukshëm një prej skuadrave më efikase, në atë pikë favoritja kryesore për fitimin e titullit. Dhe ajo "e përdorur: ka qenë goditja finale për një karrierë tashmë në bëlbëzimet e fundit. Por kokaina nuk ia kish gllabëruar akoma trupin dhe mendjen, Diego Maradona kish qenë Zot në Napoli. Nuk është e vërtetë se njerëzit, shumë nga largimi i tij, në Montecalvario ashtu si në Sanità, në Posillipo ashtu si në Quartieri Spagnoli, e duan më pak.

Baret, vendet e takimit, klubet, shtëpitë e 40-vjeçarëve aktualë dhe më shumë, natyrisht, janë akoma një himn për të, muret e veshura me posterat e tij. Sikur të luante akoma sot me Napoli. Megjithatë në mes, midis lavdisë dhe sukseseve, është Maradona tjetër, ai që do të ofendonte qytetin, ai i Cristiana Sinagra, nëna e djalit napolitan të tij, Diego Jr. - mashkulli që e shoqja, Claudia Villafanes, nuk ka arritur t'ia japë - është Maradona i donna Carmela Cinquegrane, "zonjës" që i siguronte femra dhe "gjë", netët me "dhomën private" në të cilën të qëndronte me prostitutën e radhës, Maradona i frekuentimeve të çuditshme, i klubeve ekuivoke, i kamorras, miku i familjes Giuliano në Forcella, ai i fotografive në vaska banje prej floriri me Carmine Giuliano, i quajtur O'Lione, i plumbave të "firmosur" kundër makinës së tij, i atij titulli (1988) të dhuruar Milanit në mënyrë aq të habitshme (4 pikë avantazh në klasifikim, 41 me 37, në një kohë që fitorja kishte vlerën e 2 pikëve, 5 javë përpara përfundimit të kampionatit), Maradona i dyshuar dhe i akuzuar nga një prej mburravecëve të shumtë napolitanë, i penduari Pietro Pugliese, se nuk është vetëm toksikoman, por edhe shpërndarës droge (çfarë çmendurie). Me një fjalë, pikërisht, gjithçka dhe më shumë.

Nuk dua të ndalem këtu dhe të kujtoj vetëm lloqe dhe dyshime të pështira (për shembull, procesin për shpërndarje dore natyrisht që e ka stërfituar, "pasi fakti nuk ekziston", ajo është një histori e lexuar dhe rilexuar, e shkruar dhe e rishkruar njëmijë herë. Por, parasëgjithash më vjen të kujtoj një Diego Maradona në qejf, i gëzuar, gjithmonë i dashuruar pas femrave dhe lojës së bukur. Maradonan që për martesën thoshte: "Është një zgjedhje besnikërie heroike dhe heroizmi është i shpirtrave të zgjedhur... unë nuk jam i sigurtë se jam i tillë". Gjithmonë lidhur me besnikërinë: "Unë nuk e kam tradhëtuar asnjëherë Claudia (qeshje) por, nëqoftëse do ta tradhëtoja, nuk do ta rrëfeja asnjëherë".

Por me gratë, me erotizmin, shpërthente. Pa shkuar për të rrëmuar midis veseve të mëpasëm, kujtoj me dëshirë atë që u thoshte grave. "Më eksitojnë kur shtriqen për shtatë palë qejfe apo kur përkulen, duke të treguar të prapmen… Një grua bëhet seksi nga mënyra e të zhveshurit, për shembull me një këmishë gjysëm të zbërthyer apo me një fustan të gjatë me një çarë të madhe". Lidhur me homoseksualët: "Është mirë që të shumëfishohen, kështu rritet kërkesa për meshkuj të vërtetë".

Kam qenë në martesën e Maradona në nëntor të vitit 1989, në Buenos Aires. Luks i pambarimtë, hakmarrja e kujt ka lindur i varfër, pritja në katin e 21-të të Hotelit "Sheraton" pas ceremonisë në kishë me babain e Diego, i mallëngjyer dhe krenar që kish veshur frakun. Diego argëtohej atëhere. Tashmë ishte i droguar prej vitesh, por nuk kishte filluar zbritja drejt Ferrit. Në atë Napoli të zi që ishte i gatshëm ta mirëpriste. Do të vinin menjëherë denoncimet, historia me Cristiana Sinagra, vajzën e parrukierit nga Vomero, që ka marrë prej tij atësinë e djalit, por sidomos seancat e pyetjeve dhe hetimet e Prokurorisë, të penduarit, denoncimet për trafikun ndërkombëtar të drogës me Cinquegrane e sipërpërmendur dhe trafikantin tjetër Italo Jovine (një aferë e shpërthyer në fillimet e shkurtit 1991), deri në skualifikimin e parë për doping (kokaina, natyrisht) pas ndeshjes Napoli - Bari të së dielës 17 mars 1991. Erdhën edhe arratitë, kapja nga ana e policisë në një dhomë të Buneos Airesit, ndërsa një muaj më pas, si i droguar i mjerë, "bëhej" në mënyrë të tërbimtë, me ata sy haluçinantë që nuk e kam pasur më të mundur t'i harroj.

U dërgova sërish në Buenos Aires për të kuptuar dhe mësuar nëse do të kthehej vallë më ndonjëherë në një fushë futbolli. Nuk i ngjiti asnjëherë gazetarët në apartamentin e tij. Herëpashere mbërrinte ndonjë mjek, ndonjë psikiatër dhe diçka arrihej të mësohej. Nga trotuari i rrugës ku qemë grumbulluar të gjithë një herë kemi parë dritaren e katit të katërt të hapej dhe kokën e Diego që të dilte prej saj. Ulërinte tamam si një i shkalluar: "Lermëni vetëm, nuk mundem më, më lini vetëm me vajzat e mia...". Kurat i shërbyen pak, aq sa në Shtetet e Bashkuara, në Botëror, siç quhej dikur, një herë që sistemi e kish përdorur, u skualifikua sërish, përfundimisht (skualifikimi i parë, ai pas ndeshjes me Barin, qe për 15 muaj).

P.S. Botërori i Afrikës së Jugut e ka çuar lart, shumë lart. Zoti e ndihmoftë dhe mos e hedhtë sërish poshtë...

(Nga libri "Perda il Migliore", historia e Diego Armando Maradona, protagonist i paharruar i Botërorit 1986)

Përgatiti

ARMIN TIRANA
« Editimi i fundit: 25-11-2020, 22:31:32 nga InfoZ »

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 11-03-2012, 18:58:48
MARADONA/Një jetë plot teprime

Që nga lagjet e varfra të Buenos Airesit të periudhës pas Peronëve, deri tek qiellgërvishtësit e mëdhenj të Dubait, duke kaluar nga aneksi i gjirit të Napolit dhe nga dhoma e një klinike psikiatrike në Argjentinë. Historia e Diego Armando Maradonës, një legjendë e futbollit dhe e kohës së tij, e që mund të ofrohet e të rrëfehet jo vetëm nëpërmjet golave, por edhe nëpërmjet vendeve ku ai ka jetuar, është shpeshherë ekzistencë prej superkampioni, mes shkëlqimeve, mjerimeve dhe një rilindjeje fatlume.

El Futbol

Diego lindi në 1960 në poliklinikën e Lanusit, një qytet në afërsi të Buenos Airesit, ku kanë lindur edhe futbollistë të tjerë. Janë vitet kur Argjentina tronditet prej grushteve të shtetit të juntave ushtarake, pas rënies së Gjeneralit Juan Domingo Peron. Familja Maradona - nëna, babai dhe tetë fëmijë (Diego ishte i pesti) - i përket asaj shumice të argjentinasve që kanë mbetur jetimë të ëndrrës së Evita Peron, që jetojnë në kushte varfërie në të ashtuquajturat villas miseria ("qytete të mjerimit"), pavarësisht se vendi i tyre është eksportuesi më i madh i mishit në botë dhe ka një rritje të fortë ekonomike. Diego erdhi në njërën prej këtyre lagjeve, në barakat e Villa Fiorito, në zonën jugore të kryeqytetit: "Ishim shumë në shtëpi dhe kur bëhej fjalë për të blerë këpucë, ishte vdekje. Nuk kisha asgjë, por atë pak e shijoja. Një biçikletë më dukej si një makinë e Formula 1", do të thoshte vite më vonë.
Bijtë e këtij mjerimi, mes të cilëve Diego Armando, kanë vetëm një mënyrë për të kaluar kohën, që është njëkohësisht ëndrra për një të ardhme më të mirë: Futbollin. Futbolli i luajtur përjetohej në fushat e fatit, duke goditur dhe përplasur topin pas murit, siç do të thoshte vite më vonë, duke ëndërruar stadiumet. Në autobiografinë e tij, "Unë jam El Diego", do të rrëfente: "Nuk di nëse ishim bij të rrugës, por sigurisht ishim bij të fushave. Nëse më të rriturit na kërkonin, e dinin ku mund të na gjenin. Ishim atje, duke rendur pas topit".

Shenja kampioni

Pikërisht këtu, mes pluhurit dhe gurëve, Diego i vogël do të zbulonte shenjat e para prej kampioni. E kuptuan menjëherë shokët e lojës, që i ngjitën edhe nofkën "El pide de oro", një nofkë që do ta shoqëronte edhe në nivelet e larta të futbollit ndërkombëtar. Një karrierë pothuajse e rrufeshme ajo e Maradonës: Në vitin 1970 e marrin tek Cebollitas, të rinjtë e Argentinos Juniors. "Je vërtet 10 vjeç?", do ta pyeste trajneri. Me Diegon, Cebollitas qëndrojnë pa u mundur për 136 ndeshje me radhë. /rd

  • Postime: 25425
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 25-11-2020, 21:24:18
 

Futbollisti më i madh në botë, kampioni i botës 1986 ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh në spital dhe pasi sot paradite pësoi një atak kardiak. Argjentinasi pak kohë më parë festoi 60 vjetorin dhe me kete rast dha nje prej intervistave te tij te fundit per France Football./lapsi

  • Postime: 25425
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 25-11-2020, 22:50:31
 

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 27-11-2020, 07:19:44
R.I.P 😪

Temat e fundit