Messi theu rekordin historik të Peles - Tema Sportive

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Messi theu rekordin historik të Peles

Messi theu rekordin historik të Peles

· 1 · 285

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-12-2020, 00:26:04
   

Lionel Messi arriti të thyente rekordin e Peles duke shënuar më shumë gola për një ekip të vetëm.

Ylli argjentinasi javën e kaluar barazoi legjendën braziliane me  643 gola, ndërsa të martën mbrëma rrëmbeu vendin e parë me 644 gola me fanellën e Barcelonës.

Por firma e njohur e birrave Budweiser ka festuar golin e 644-të Lionel Messit në një mënyrë shumë të veçantë. Ai ju ka dërguar të gjithë portierëve që Messi ju ka shënuar nga një shishe birre të personalizuar, me secilën shishe numrin përkatës të golave që ata kanë marrë nga Messi në pjesën e përparme të etiketës. Gianluigi Buffon me anë të një foto në Instagram ka treguar se ka marrë dy shishe me numrat 514 dhe 515 kur Messi shënoi dy herë kundër tij në Champions League në vitin 2017.

Portieri italian shkroi në Instagram: ‘@budfootball … faleminderit për birrat. Do ta marr si një kompliment. Kemi beteja të shkëlqyera ndër vite! Urime për thyerjen e rekordit 644 @leomessi … me të vërtetë është një arritje e pabesueshme. Gëzuar! Në një deklaratë nga Budweiser u tha: 644 gola, 644 birra të personalizuara, 160 portierë.

‘Leo Messi dorëzon në fushë, ne dorëzojmë jashtë fushe. Një shishe e personalizuar për secilin portier ‘.

Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga  gjithashtu mori dy shishe nga  Budweiser pasi pësoi  dy gola ndaj Messit në ndeshjet e ligës kundër Barcelonës për Athletic Bilbao në sezonin 2017-18. Ish-portieri i Valencias, Diego Alves besohet të jetë portieri që ka marrë më shumë gola të Messi të pësuar kundër tij, 19./lapsi.al

Temat e fundit