Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 19-01-2020, 15:12:19 »

Fare se mora vesh  :D
Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2020, 17:28:18 »

 

Ashtu si ishte njoftuar pranverën e kaluar nga ECA, nga sezoni 2024/25 formati i Champions League mund të ndryshojë. UEFA e ECA po studiojnë në fakt detajet e reformës, me vullnetin për të diskutuar më shumë ndeshje ndërkombëtare, mbi të gjitha për të patur të ardhura më të mëdha ekonomike.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Spanja As e nga Anglia The Times, do të jenë me shumë mundësi katër (e jo dhjetë si ishte fillimisht kërkesa e ECA) ndeshjet më shumë që skuadrat duhet të përballojnë e po vlerësohet idea për të shtuar numrin e pjesëmarrësve nga 32 në 36. Hipotezat e propozuar e që janë në tavolinën e ECA e UEFA, janë dy: krijimi i grupeve me nga 6 skuadra e jo me 4, me rrjedhojën e një kalendari prej 10 javësh, ose një fazë me grupe ekstra (për tu luajtur mes 1/8 dhe cerekfinaleve) me dy grupe nga katër skuadra e dy të parat e cdo grupi të kualifikuara në gjysëmfinale.

Në hipotezën e parë në 1/8 e finaleve do të shkonin dy skuadrat më të mira të cdo grupi plus katër të tretat më të mira, duke i dhënë jetë eleminimit klasik direct me ndeshje vajtje ardhjederi në finale me një ndeshje. Aktualisht, dy skuadrat e afta të arrijnë deri në finale të kompeticionit diskutojnë 13 takime në total, ndërsa me formulën e re do të luanin 17. Lapsi.al