×
Hyrja
Profili

Rekord i ri i Cristiano Ronaldo

Rekord i ri i Cristiano Ronaldo

· 1 · 198

  • Postime: 21558
InfoZ
ne: 09-09-2020, 23:25:14
 

Arritje e re për Cristiano Ronaldo, këtë herë me Portugalinë: sulmuesi i Juventus ka arritur (e pastaj kaluar) 100 golat ndërkombëtarë me fanellën e kombëtares falë dygolëshit të shënuar kundër Suedisë në Nations League. CR7 bëhet kështu i pari lojtar europian që arrin me tre shifra me kombëtaren e tij e vë në shënjestër rekordin absolut të Ali Daei, 109 gola me fanellën e Iran.
Ronaldo zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi në fund të pjesës së parë duke mposhtu portierin Robin Olsen, për tu përsëritur më pas në minutën e 72′ e të arrijë 101 gola me fanellën luzitane.
Ajo mes Ronaldo e Portugalisë është një histori e nisur 17 vjet më parë: ishte 20 gushti i 2003 kur CR7 bënte debutimin me luzitanët, duke hyrë në fushë në rifillimin e lojës në miqësoren kundër Kazakistanit. Goli i parë me kombëtaren është shënuar në Euro 2004 kundër Greqisë. Sulmuesi bardhezi, 16 gola në nëntë ndeshjet e fundit me Portugalinë, tani ndjek Ali Daei, ndërsa ka lënë pas Ferenc Puskas (84 gola me Hungarinë) në klasifikimin e futbollistëve me më shumë gola të shënuar me fanellën e kombëtares./lapsi.al
 

.xxx starton me nje rekord!

Nisur nga erand81Rubrika Domene | Domain Names

Postimi i fundit 16-10-2011, 00:33:30
nga erand81
Elbasan rekord dasmash, 300 dasma brenda nje dite

Nisur nga BerniRubrika Mix

Postimi i fundit 15-08-2011, 17:13:02
nga Berni
Arabia Saudite, rekord divorcesh

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 10-08-2011, 12:29:31
nga M A X
Microsoft shënon bilanc rekord

Nisur nga M A XRubrika Microsoft | Windows

Postimi i fundit 22-07-2011, 15:28:47
nga M A X
Rekord turistësh, "Fajin" e ka Saliu

Nisur nga BerniRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 16-07-2012, 19:15:43
nga Misss