Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-02-2021, 23:22:52 »

 

Barcelona, PSG, Liverpool e Leipzig janë katër skuadrat e parë që do të zbresin në fushë për 1/8 e Champions League mbrëmjen e sotme. Në Kamp Nou mbërrijnë kampionët e Francës, kandidatët kryesorë për ti marrë Barcelonës Lionel Messi, pasi e bënë tre vjet më parë me Neymar. Sigurisht që për këtë atmosfera nuk është ajo më e qeta në Katalonjë, ndërsa në Leipzig presin rivalin e vjetër Jurgen Klopp, që tani vjen me Liverpool.

KOEMAN E POCHETTINO
Një trajner në sezonin e tij të parë me blaugrana dhe një tjetër në ndeshjen e tij të parë europiane në pankinën parisiene. Koeman e Pochettino janë dy shkolla të ndryshme, që do të provojnë të kalojnë njëri-tjetrin në një ndeshje në ekuilibër: “Do ta përballojmë ndeshjen me shumë entuziazëm. Ekipet janë të barabarta. Do të jetë interesante sepse Barça është përmirësuar në muajt e fundit dhe Parisi ka cilësi të shkëlqyera. Do të jenë dy ndeshje interesante dhe të bukura”, ka thënë trajneri i Barcelonës, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG.


Pochettino ndërkohë ka dashur ti bëjë, indirekt, komplimente rivalit të tij: “Kam parë se si evoluoi mënyra e lojës së Barcelonës pas ardhjes së trajnerit të ri. Ata filluan një rrugë të re dhe hynë në një kapitull tjetër në historinë e tyre. Janë një ekip i fortë me ide të qarta, kanë lojtarë të shkëlqyer, të mësuar të fitojnë gjithnjë. Barcelona është një klub i madh, ashtu si Paris Saint-Germain: edhe ne duam të fitojmë gjithmonë”. Këto janë fjalët e trajnerit argjentinas në faqen zyrtare të klubit parisien në prag të ndeshjes së Champions League.

MUNGESAT E MËDHA
Hollandezi Koeman nuk ka problem formacioni, edhe pse të padisponueshëm ka: “Ne na mungojnë Ronald Araújo, Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Philippe Coutinho. Duhet të bashkëjetojmë me këto probleme dhe të kemi të tjerë lojtarë të gatshëm. Piquet është mirë dhe ne jemi të sigurt, por kemi ende një ditë për të vendosur nëse ai do të luajë” sqaroi tekniku i Barcelonës, që në anën tjetër do të ketë benefitin e mungesave me peshë tek PSG: Neymar dhe Di Maria: “Për secilën skuadër është e rëndësishme të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Secila skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta, shpresojmë të jemi në gjendje t’i shfrytëzojmë ato nesër”.

PRECEDENTËT
Kam Nou është një stadium ku skuadra franceze nuk ka shumë kujtime të bukura dhe nuk ka qenë e aftë të fitojë asnjë ndeshje nga 5 që ka luajtur. Për më tepër, përmbysja 6-1 që pësoi në fazën e 1/8-ave të sezonit 2016-2017 është një plagë e hapur. Por PSG-ja e ka vizituar “Camp Noun” edhe katër herë të tjera më shumë. E para ishte në çerekfinalet e sezonit 1994-1995 dhe barazuan 1-1 me golat e Kornev dhe Ueah. Ky rezultat ndihmoi francezët, të cilët fituan në shtëpi dhe u kualifikuan. Precedentët e tjerë kanë qenë në sezonet 2012-2013, ku ndeshja përfundoi barazim 1-1 me golat e Pedros dhe Pastores. Dy ndeshje të tjera u luajtën në sezonin 2014-2015, në grupe dhe një tjetër në çerekfinale. Ato u fituan të dyja nga Barcelona 3-1 dhe 2-0. PSG-ja nuk ka pasur shumë fat në “Camp Nou”, por do të provojë të bëjë gjithçka për të ndryshuar ecurinë e deritanishme.

ARMIQËSIA E KRIJUAR
Rrëmbimi i Neymar dhe ndërhyrja e PSG në negoaciatat për të marrë Lionel Messi kanë bërë që mes francezëve dhe Barcelonës të krijohet një klimë tensioni e shfaqur edhe në mbërritjen e Presidentit të PSG, Al Khelaifi, ku është pritur nga thirrjet dhe ofendimet e furishme të tifozëve Blaugrana, të cilët e konsiderojnë numrin një të francezëve marionetën më të madh të të gjithë historisë. “Hajdut!”, “Bir kurve!” ishin thirrjet fyese të tifozëve të Barcelonës, siç dokumentohet nga një video e ‘El Chiringuito’. Al-Khelaifi nuk u interesua për ta, madje as për pyetjet e gazetarëve që insistonin për Messin dhe vazhdoi drejt, por në vigjilje të ndeshjes së vajtjes për 1/8, klima në qytet është që tani e nxehtë.

LEIPZIG VS KLOOP
Në vendin e dytë në Bundesligë, por 5 pikë larg Bayern për Leipzig përballja në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool bëhet vendimtare. Reds të Jurgen Klopp vijnë nga një moment i vështirë, kur kanë marrë dy humbje, duke pësuar 7 gola e duke shënuar vetëm dy: “Pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm 2. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale, e kemi biseduar – shpjegoi Klopp – Gjatë sezonit ndodhi një përzierje e ndryshme gjërash. Kemi zhvilluar disa ndeshje jo shumë të mira, por kohët e fundit performancat janë përmirësuar”.

Sipas teknikut skuadra nuk ka justifikuar me rezultat performancën në fushë, gjë që do të tentojë ta bëjë në transfertën e Champions. E për ti siguruar të gjithë se nuk është dorëzuar tekniku gjerman mohon zërat se po mendon të largohet nga Liverpool. “Nuk kam nevojë për pushim – shpjegoi ai -. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Mund të mos dukem në formë sepse nuk jam i freskët, mjekra ime bëhet gjithnjë e më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë ashtu, por jam plot energji ”.

Këto konsiderata rrisin shqetësimin e Julian Nagelsmann, trajnerit të Leipzig. “Jashtë nga gara për titull, Liverpool tani do të përqendrohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Ata do të përpiqen të harrojnë gjërat negative,” shpjegoi ai. “E dimë që Liverpool është një ekip i klasit botëror – shtoi ai -. Pavarësisht rezultateve negative në kampionat, shumë trajnerë të Premier League thonë se Liverpool, së bashku me Manchester City, janë skuadrat më të pakëndshme për t’u ndeshur sepse dinë si të përshtaten dhe zbatojnë mirë udhëzimet e trajnerit “.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 Barcelona ? – ? Paris Saint-Germain
21:00 RasenBallsport Leipzig ? – ? Liverpool
Lapsi.al