Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 28-12-2011, 19:22:46 »

Dalin emrat e tre futbollistëve të njohur të futbollit italian në lidhje me skandalin e basteve që ka shpërthyer në Itali.

Në një përgjim telefonik, Nicola Santoni, ish-përgatitësi atletik i Ravenës është shprehur se Gianluigi Buffon, Gennaro Gattuso dhe Fabio Cannavaro janë “të sëmurë” pas basteve: “Buffon luan 100-200 mijë euro në muaj. Ai, Gattuso dhe Cannavaro janë të sëmurë!”

Për momentin, kapiteni i Juventusit (Buffon), ai i Milanit (Gattuso) dhe ish-kapiteni i kombëtares italiane (Cannavaro) nuk kanë komentuar.

Ky përgjim është i 30 shtatorit dhe është një bashkëbisedim i regjistruar në makinën e Santonit, i cili ka përfunduar në burg në kuadër të hetimit mbi bastet në futbollin italian. Biseda është e përqendruar në çështjen e basteve dhe sidomos në rolin e Donit dhe ekipit të Atalantës në të. /top channel

Skandali i basteve, përfshihen big-ët e futbollit - Top Channel Albania - News - Lajme