×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 10-06-2020, 19:48:53 »

Pasi është përcaktuar rinisja e kampionateve kryesorë europianë, Uefa së shpejti do ta përqendrojë vëmendjen mbi kupat. Në 17 qershor është në program një mbledhje vendimtare në të cilën Komiteti Ekzekutiv dueht të zgjidhë të gjithë nyjet mbi formatin, datat e selitë e kompeticioneve, në vecanti për sa i përket Champions League. Në ditët e fundit Bild ka folur për një Final Eight me një finale të mundshme në Lisbonë, por zgjedhja përfundimtare do të përcaktohet nga kushtet shëndetësore të vendit pritës. Mbi të gjitha sepse Uefa po vlerëson mundësinë për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të turneut me dyer të hapura. Hipotezë që do të mbante ende në lojë Stambollin, ku ishte programuar fillimisht finalja 2020.

Për momentin, sipas Sky, është ende një plan embrional, për tu studiuar me kujdes të madh detajet më të vogla. Megjithatë ndjesia është se krerët e Uefa-s po marrin seriozisht në konsideratë idenë për të hapur stadiumin për tifozët për aktin e fundit të Champions. Një hapje parciale, natyrisht. Me impiantin sportiv të përshtatshëm për të mirëpritur eventin në siguri të plotë e me masat e duhura për distancimin social./lapsi.al
Postuar nga: InfoZ
« ne: 28-05-2020, 23:23:36 »

Telenovela Icardi mund të ketë pësuar zhvillimin vendimtar. Sipas asaj që bën të ditur l’Equipe, në fakt, Paris Saint-Germain është gati të bëjë lëvizjen finale, duke ushtruar të drejtën e blerjes mbi sulmuesin e Inter në termat e paracaktuar. Në detaje, sipas asaj që bëhet e ditur nga Franca, Leonardo e drejtuesit zikaltër janë duke arsyetuar mbi një shifër të përafërt me 60 milionë euro.

Pas hapjes që i bëri cështjes Wanda Nara, bashkëshortja menaxhere e lojtarit, Icardi duket pranë qendrimit nën Tour Eiffel. Në Francë tashmë nuk kanë dyshime dhe e japin të sigurtë blerjen e ish-sulmuesit zikaltër. Shifra për të cilën flitet është shumë pranë asaj që kishte kërkuar Inter për huazimin dhe të drejtën e blerjes. Sipas l’Equipe, diferenca është 10 milionë euro, në krahasim me 70 të kërkuar nga zikaltrit, por duket se palët janë shumë pranë. Për momentin, oferta e Psg për Icardin përbëhet nga një pjesë fikse prej 55 milionë euro, plus disa bonus për të arritur në 60 milionë.

Një thesar që duke parë situatën aktuale të merkatos, mund edhe ti kënaqë zikaltrit e të përdoret nga Marotta për përforcimet e mundshme në sulm, ku prioritet është Werner. Sipas asaj që sqaron Mirror, në fakt, Liverpool ka vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin, pas refuzimit të Leipzig për të negociuar për shifra inferiore ndaj 50/60 milionë euro të përcaktuara në klauzolë./lapsi
Postuar nga: M A X
« ne: 16-05-2020, 18:09:12 »

Pas 8 jave pauze ka nisur sot Bundesliga gjermane. Interesi eshte aq i madh sa 5 ndeshjet e sotme, qe sigurisht jane luajtur pa publik, jane transmetuar anembane globit nga televizionet sportive te vendeve te ndryshme.
Postuar nga: InfoZ
« ne: 13-05-2020, 22:30:50 »

 

Duke qenë se duhet mbyllur çdo gjë brenda 2 gushtit për t’i lënë hapësirë Champions League dhe Europa League, në mbledhjen e sotme që Liga Profesioniste e Serie A zhvilloi nëpërmjet videokonferencës, u propozua dhe u votua nga pjesa dërrmuese e klubeve që kampionati të rinisë më 13 qershor.

Serie A ka ende 12 javë për të luajtur dhe katër ndeshje të prapambetura për të rikuperuar: Inter-Sampdoria, Atalanta-Sasuolo, Verona-Kajliari e Torino-Parma. Nëse çdo gjë shkon mbarë dhe sezoni rifillon më 13 qershor, atëherë do të ketë mundësi që të luhen edhe gjysmëfinalet e kthimit dhe finalja e Kupës së Italisë./standard.al
Postuar nga: M A X
« ne: 06-05-2020, 21:52:31 »

Tifozët e Romës, ekzaktësisht ata ultras të sektorit ‘Curva Sud’ kanë ekspozuar parrullat e tyre nëpër qytet, duke shfaqur dëshirën për të mos e rinisur kampionatin, duke bërë thirrje që prioriteti ti jepet emergjencës sanitare. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat me tifozët lacialë, ku ka ndërhyrë edhe Anna Falchi, modelja-tifoze e famshmë e Lazios që akuzon ultrasit verdhekuq se nuk duan të rifillojë kampionati nga frika se Strakosha e të tjerët mund të fitojnë titullin.

Ky është mendimi i ‘shoë girl’, postuar në profilin Instagram të SportMediaset: “U zgjova kështu. Sot e kam me tifozerinë e Curva Sud. Kam lexuar parrulla të disa tifozëve romanistë ku kërkohet të mos rifillojë kampionati. Mos është se ne mund të fitojmë titullin e ata jo? Përvec kësaj, nuk e kam me Romën, por me një pjesë të vogël, atë të tifozëve. Nëse do të ishte e kundërta, do të mendonit të njëjtën gjë? Gjithmonë forca Lazio”.
Postuar nga: erlehta
« ne: 02-05-2020, 19:24:48 »

Me mungon rutina sportive, sidomos ajo në La Liga, por mbi të gjitha Champions League  :D
Postuar nga: M A X
« ne: 30-04-2020, 23:51:08 »

 

Bundesliga gjermane është ndër të pakta kampionate ku skuadrat kanë zbritur në fushë për t’u stërvitur. Gjermania është një nga vendet që e ka menaxhuar më mirë këtë pandemi duke pasur shumë pak viktima krahashur me vendet e tjera.

Ditën e sotme ka pasur një takim mes Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe 16 ministrave të sportit të shteteve federeale për të diskutuar mbi fatet e sezonit.

Pas mbledhjes u vendos që deri në datë 16 maj nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv duke hedhur poshtë kështu rifillimin e kampionatit në 9 maj. Në datën 6 maj do të ketë një tjetër takim për të diskutuar për datat, ndësa data më e mundshme mbetet 23 maji. https://newsport.al/shtyhet-serish-bundesliga-gjermane-zbulohet-data-e-re-per-rifillimin-e-sezonit/
Postuar nga: M A X
« ne: 30-04-2020, 17:32:26 »

Valon Berisha nuk ka ndërmend të kthehet tek Lazio, duke ‘tradhëtuar’ kështu Igli Tare që e solli në kryeqytetin italian, ku edhe pse nuk arriti të ketë impaktin e duhur u huazua në mënyrë që të mos humbiste formë e besueshmëri, duke shpresuar që goditja e bërë të rikthehej në nivelin e shpresuar: “Tani jam mirë këtu tek Fortuna Dusseldorf, skuadra ka mentalitetin e potencialin e duhur. Për më tepër Bundesliga është një kampionat tërheqës” ka thënë mesfushori kosovar i transferuar në Gjermani në huazim më të drejtën e blerjes së Fortunës.

Por sic duket Berisha shpreson shumë që klubi gjerman ta konfirmojë dhe nuk sheh më larg, për tu rritur në nivel e për të luftuar për një vend titullari tek bardhekaltrit e Lazios: “Kemi shanse të mira të qendrojmë në Bundesliga, – ka shpjeguar Berisha për Express – jemi të fortë. Kur të rifillojmë, duhet të japim menjëherë maksimumin. Na presin nëntë finale, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Të luash pa publik do të jetë e vështirë. Tifozët tanë na mbështesin gjithnjë në mënyrë fantastike”. /Lapsi.al
Postuar nga: M A X
« ne: 14-01-2020, 21:20:13 »

Lajmet dhe ngjarjet e fundit nga bota e sportit. Sporti shqiptar dhe ai i huaj.