Zerion

Zeri yt => Të Ndryshme => Teme e nisur nga: BESIM ne 01-05-2004, 21:17:04

Titulli: A e dini se..
Postuar nga: BESIM ne 01-05-2004, 21:17:04
A e dini se..

Gjysma e popullsise ne bote fiton vetem rreth 5% te pasurise se botes
Nje njeri harxhon mesatarishte 3 vjet te jetes se tij ne banjo
DNA ka nje madhesi prej 1 mijtat e milimetrit,perbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe permbane 1 milion faqe njohuri
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: BESIM ne 05-05-2004, 23:14:41
Shqiptaret dhe sllovaket jane popujt me pesimiste ne bote ! Ky rezultat eshte nxjerre nga testimi i 65000 shtetasve ne tere boten. Nderkaq, si me optimiste rezultuan kosovaret dhe shtetasit e Hong-Kongut.


Gruaja mbylli ne banjo per 3 vjet burrin e saj. Kjo ka ndodhur ne Turqi, ku nje grua, duke qene e nervozuar nga mania e te shoqit per t'u lare 5 here ne dite, e mbylli te shoqin e saj ne banjo. Gjate te 3 vjeteve gruaja kishte frekuentuar burra te tjere !


Nje nene ne Taiwan e ka derguar te birin ne spital e tmerruar.Ajo, ne vend te nje medikamenti me pika per veshet, i ka hedhur te birit ne vesh disa pika superngjitesi. Pas nje operacioni qe zgjati 20 minuta te birit ia hoqen ngjitesin qe i kishte rrezikuar jeten.


Njeriu me i gjate ne bote eshte Usaid Bisad dhe jeton ne Angli . Me 2,36 m gjatesi dhe me 210 kg peshe, ai ka thyer rekordin e gjatesise.
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: Star_Plash ne 11-05-2004, 20:51:24
A e dini se.......

Per here te pare ne histori shkrepsja u zbulua ne vitin 1827 nga anglezi Xhon Vokeri.

Ne Italin e mesjetes puthjet nuk mund te merreshin ose jepeshin thjeshte.N.q.s nje burre e nje grua shiheshin ne publik duke u perqafuar ata ishin te detyruar te martoheshin. :)

Telefoni me i madh i cili aktualisht funksionon eshte i larte 2.47m, i gjate 6.06 dhe peshon 3.5 ton. Receptori i tij eshte i gjate 7.15m dhe ngrihet me ane te vinçit.

Parku me i madh ne bote "Bota e Dizit" gjendet ne Florida. Ka nje siperfaqe prej 11105 hektaresh dhe brenda vitit e vizitojne rreth 1 miljon vizitor. :)

Per here te pare koncepti i sinusit dhe cosinusit ne trigonometri eshte futur nga shkenctari arab Batani. Tabelen e pare te sinuseve e beri Hasan El-Marakeshi me 1299.

Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Federik Vinkelmeir, qe ka jetuar ne shek.VII. Ai ishte 2:78 m i gjate.
Gruaja me e gjate e te gjitha koherave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2:55 m.
Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe me konkurentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

 

Titulli: A e dini se..
Postuar nga: M A X ne 15-05-2004, 09:10:43
Peshqit harrojne cdo gje qe ndodh vetem pas 10 min.
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: M A X ne 21-05-2004, 11:21:35
Ne Filand,nje pronar i nje ferme tani ka nje makine,e cila perdor si karburant gazin qe nxjerin plerat ne dkompozin e siper. Makina punon me biogaz,i cili prodhohet nga plerat se seleksionohe dhe ngjeshen ne nje reaktor biogazi,qe gjendet ne fermen e pronarit te makines".Duke qene se digjet pa krijuar ndotje fare ,biogazi eshte karburanti me i mire qe perdore makina sot,dhe meqe prodhohet gjate riciklimit te plehravenuk eshte i demshem per mjedisin.Ne fakt nje nga nenproduktet e biogazit eshte plehut buqesor,mjaft i dobishemMakinat tashme qe jane prodhuar per te perdorur gazin natyror,te cilat jane dy milion me mbare boten,mund te punojne me biogaz.Ne Suedi shume autobuse urbane furnizohen me biogaz,dhe disa pika karburanti pervec karburanteve te tjeratashme shesin biogaz.
Ne artikull permendet dhe nje dobi e fundit "Biogazi eshte shume here me i lire se benzina ose nafta
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: M A X ne 21-05-2004, 11:21:54
Ne budrumin e nje muzeu ne Vjene eshte zbuluar nje cope papirusi formula me e vjeter e njohur ne bote per pasten e dhembeve ,e perdorur me se 1.500vjet para se marka colgate te nxirte ne treg pasten e pare te dhembeve ne vitin 1873"."Kjo formule e shkruajtur me boje te zeze te zbehte,te bere prej bloze dhe gome arabike te perzjere me uje,eshte shkruar nga nje kopjues i lashte egjiptian.Aty ai pershkruan me kujdes ate qe e quan 'pluhur per dhembe te bardhe dhe te persosur'.Kur przihet me peshtymen ne goje ,kjo perzjerje formon nje paste per dhembe te paster.Ky dokument i shekullit te katert te heres sone radhit perberesit,qe jane kripe guri ,mender,lulet e thate te bimes se shpatores dhe kokra piperi te zi,te shtypura e te perziera bashke.Ky zbulim beri buje ne nje kongres dentarte mbajtur ne Vjene."Asnje profesionistne fushen dentare se kishte menduar qe ekzistonte nje formule kaq e lashte dhe kaq e perparuar per paste dhembesh".tha dr Hajnc Njuman,i cili kur e provoi kete paste ndjeu gojen te fresket e te paster. "Vetem kohet e fundit dentistet kane zbuluar vetite e mira te bimes se shpatores ,e cila ka dale e efekteshme ne luften kunder semundjeve te mishrave te dhembeve dhe tani eshte futur ne treg."
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: M A X ne 21-05-2004, 11:22:37
"Njerezit qe jane mbi peshe ne moshen 40 vjecare,kane te ngjare te vdesin te pakten tre vjet me shpejt se ata qe jane te dobet ,e kjo do te thote se te jesh i shendosh gjate kesaj moshe eshte aq e demsheme per jeten sa dhe duhani". Ky studim po tregon se nese je mbi peshe ne mes te te 30-ave deri ne mes te 40-ave edhe po te humbesh peshe me vone ,prapeseprap do te kesh nje rrezik me te madhe per vdekje ",tha dr Serzh Zabur,drejtor e nje klinike spitalore per renien ne peshe ."Mesazi eshte qe duhet te punosh sa me shpejt me peshen .Po te presesh shume kohe,demi tashme mund te jete bere".Te biesh ne peshe mund te parandaloje edhe vdekjet nga kanceri.Pas nje studimi 16 vjecar te 900.000 njerez,Shoqata Amerikane kunder kancerit arriti ne perfindimin se "mbipesha mund te jete pergjegjese per 14% te vdekjeve nga kanceri te burrat dhe 20% te grate".Studime te ndryshme e kane lidhur mbipeshen me shume lloje kanceresh.


Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: M A X ne 21-05-2004, 11:22:43
A e dini se bimet komunikojne me njera tjetren,madje dhe me disa kafshe? Kerkuesit ne Hollande verejten se bimet e fasules se Limes,kur sulmohen nga merimangat e kuqe,leshojne nje thirje alarmime ane te substancave kimike.Kjo thirje terheqparazite te tjere qe qe ushqehen me keto merimanga te kuqe.
Ne menyre te ngjashme bimet e misrit,te duhanit dhe te panbukut,kur pushtohen nga vemjet,leshojne ne ajer substanca kimike qe terheqin grerezat,armike numer nje te vemjeve.Nje kerkues tha:"se bimet nuk thone vetem se jane demtuar por thone ne menyre specifike kush po i demton.Eshte nje sistem shume i nderlikuar dhe shume i mrekullushem."
Edhe komunikimi bime me bime eshte po kaq i mahnites.kerkuesit kane verejtur bimet e plepit te shelgut,verri dhe meshtekne qe degjojne peme te tjera te llojit te tyre,si dhe filiza elbi qe degjonin filizat e tjere te elbit.
Ne secilin rast bimet e demtuara qe po i hanin vemjet,qe ishin infektuar nga kerpudhat ose nga bloza,a qe ishin pushtuar nga merimanga e kuqe......dergonin sinjale kimike dukej se menjehere vinin ne pune mjetet mbrojtesete bimeve te pademtuara aty afer".Edhe bime qe nuk ishin te te njetit lloj u jane pergjigjur alarmeve kimike.
Kur i sulmojne ose kur marin paralajmerime per ndonje sulm,bimet vene ne pune mjetet e tyre mrojtese.Ketu perfshihen helmetqe vrasin insektet ose perberes qe ja pengojne ose dhe ja heqin pushtuesit aftesine per te ngrene bimen.Kerkimet ne kete fushe mahnitese mund te cojne ne zbulime edhe me mreselenese,disa nga te cilat dhe mund ti sjellin dobi bujqesise.


Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: Lucent ne 03-06-2004, 21:29:51
...ne Kolumbi ekziston nje qyteze me emrin Albania  <>

Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: M A X ne 03-06-2004, 23:22:58
Kush e lexoi dje ate lajmin per nje grua ne Meksike, e cila i beri vetes operacion dhe nxorri femijen e saj nga barku. Ajo ishte  vetmuar dhe pa njeri prane e pas shume oresh pritje ne dhimbje dhe pas bindjes se nuk mund te kishte lindje normale, i beri vetes operacionin dhe nxorri femijen e saj. Si nena dhe femija jane ne gjendje te mire shendetsore.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: kart hadasht ne 22-06-2004, 16:18:04
Njerezit te cilet heqin dore nga duhani perpara moshes 35 vjece,jetojne si ata qe nuk kane perdorur fare duhan,bene te ditur nje studim i ri. Nese duhani lihet nga mosha 35 vjece atehere shmangen thuajse te gjitha demet qe duhani ka shkaktuar ne jetegjatesine dhe cilesine e jetes, tha autori i studimit dr.Donald H.
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: M A X ne 05-07-2004, 11:35:08
Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
Vetem mushkonjat femra piskojne.
Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
96% e sallatorit, eshte uje.
Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
Fluturat shijojne me ane te kembeve.
Delfinet flene me nje sy hapur.
Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: Katilja ne 21-07-2004, 18:46:29
Nje mushkonje ka 72 dhembe  :P
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: ilir elb ne 21-07-2004, 18:57:22
a e dini se ......
Njeriu gjate nates rritet nje centimeter...... por e humbet gjate dites........ ;)
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: Seni Seviyorum ne 25-07-2004, 23:40:46
Me kane thene se nje cumcakiz per tu tretur pasi ja kemi shiju tan shijen :d i duhet 3 vjet :D

Morali: Mo hidhni pertoke cumcakiza :D
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: milanisti ne 03-08-2004, 13:22:50
Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.  :???

Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.  8)

Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.  :-\

Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.  :)

Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.  :'(

Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite. ;)

Delfinet flene me nje sy hapur.  gjum:
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: milanisti ne 13-01-2005, 02:11:54
Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 një miliardë më tepër dhe në 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Pastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.
 
Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
 
Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

4450 priftërinj në Amerikë kryejn mardhënie seksuale me fëmijë.

Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.
 
1 në 10 persona në botë jetojnë në ishuj.

Në 1870 në Londër jetonin më shumë irlandezë sesa në Dublin.

Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

Në Hollandë 84% e infermiereve abuzohen seksualisht në punë.

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.  
Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

Sherbimi Postar i SHBA-ve dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6%.

Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve që martohen ra nga 72% në 1970 në 60% në 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rritë nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % më e lartë se në martesën e parë.
 
Numri i vajzave adoleshente në Botë në një ditë që lindin fëmijë është 40.000.

Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanaçe alumin (rreth 3 trilion kanaçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanaçet e aluminit përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

Sipas Byrosë së mirënjohur në SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.

çdo ditë në Botë sëmuren me sëmundjen e AIDS-it 6000 djem dhe vajza.
 
Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
 
ADN ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në banjo.

Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë
 
Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e balsamimit.
 
Njeriu më i gjatë është 2.75 cm

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

Peshkaqenët nuk sëmuren.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: BESIM ne 26-04-2005, 02:54:48
Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

Sipas  statistikave 100.000  njerëz  kanë bërë vetvrasje në shtetet komuniste  

Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

Formuesi i çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte një fabrikator dinamiti.

Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

Një njeriu i duhen përafërsisht 32 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.
Titulli: Disa kuriozitete!
Postuar nga: reflektues ne 27-01-2006, 12:41:16

Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithë ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do të mbulohej gjithë siperfaqja e tokes sone me një shtrese prej rreth 130  metrash.


Prejardhja e emrit  "tenis"

Fjala tenis është shkruar në  anglisht dhe anglezet e kanë marrë nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte  kundershtarit:"tenez" qe do të thotë:"mbaje".Anglezet i dhanë fjalës  formën qe ka sot.


Lotet e  krokodilit
Prej kohësh njerëzitë kishin vënë re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte përshtypjen se kjo kafshe qante prene e  ngrënë.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizinë e njerëzve te ligj. E vërteta  është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshen e ngrënë,por është gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashtë ne formën e pikave  te loteve.


Popullsia e botës deri sot

Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerëzore ne botë kanë jetuar mbi 80 miliard njerëz.


Pse  Deti i Zi quhet kështu?

Perqindja e vogël e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi një ngjyrë te erret karakteristike.


Gjuhet e  botës

Ne shoqërinë e sotme njerëzore fliten 2796 gjuhe të ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin këto gjuhe përdorin rreth 8000 dialekte.


Kanguru

Kur u duken për herë të parë ne Australi,europianet vune re një kafshe te  çuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndërsa ne bark kishte një si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'është kjo?- i pyesnin ata  indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e çuditshme u quajt kanguru.Kur me vonë studjuan gjuhën vendase,evropianet mesuan  se "kanguru" do të "nuk kuptoj".


"Insekti  i zbutur"

Bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.


Elefanti  frikacak

Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin këta edhe te  vegjel.


Sa  kushton 1 kg mjalte?

Për te  prodhuar një kilogram mjalte,një blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe për këtë te pershkoje një rrugë me gjatesi rreth 300.000  kilometra.


Numri i gjallesave ne det

Ne çdo liter ujë te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100  metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15  gjallesa.


Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve

Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit  Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.


Floket  dhe njeriu

Zakonisht një njeri ka ne kokë rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne  90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet diçka ne mes te këtyre dy shifrave.Mesatarish t,çdo  ditë bien nga 50 deri ne 100 fije floku.


Njerezit me te gjatë e me te shkurter

Njeriu  me shtatin me te lartë ka qenë austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne  shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjatë.Gruaja me e gjatë e të gjitha kohrave ka qenë  gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qenë Xhin  Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetëm 38 cm.


Shpikesi i telefonit

Uaston,hajde  këtu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nëpërmjet telefonit nga shpikesi i  tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.


Kuriozitete demografike

çdo ditë ne botë lindin 250.000 njerëz.Ne çdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshëm popullsia e botës do të dyfishohet.


Shpenzimet ushtarake

Ne vitin 1979 u harxhuan për qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.


Pabarazite sociale

Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botës kishte te ardhura mbi 20 herë me te mëdha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerëz) kanë te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kanë 20.000 $.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: ProudToBeAlbanian ne 22-04-2006, 20:43:43
shume interesante kjo teme
Titulli: SHUME URIME ME VONESE....
Postuar nga: ilirduka ne 23-04-2006, 03:07:42
Dor-ina të uroj gezuar ditelindjen edhe u befsh njeqind vjeçe. me fal se jam me vonesë.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: arbias ne 23-04-2006, 06:37:16
>Gjdo njeri ne bot ka ditlindjen me 9 milon njerz te tjer;duke krahasu ket shifer me 6 milard gjithesesi.
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: wiliams ne 11-09-2006, 14:13:06
2 shtepite me te shtrenjta ne Evrope jane:
"Updown Court" ne Windlesham(Angli)-139 milion $
"Toprak Mansion" ne  Londer(Angli)-92 milione$
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: kengaime ne 17-10-2006, 17:07:50
2 shtepite me te shtrenjta ne Evrope janë:
"Updown Court" ne Windlesham(Angli)-139 milion $
"Toprak Mansion" ne  Londer(Angli)-92 milione$

S'paskam me munde ta blej asnjeren  :D
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 18-10-2006, 19:40:27
2 shtepite me te shtrenjta ne Evrope janë:
"Updown Court" ne Windlesham(Angli)-139 milion $
"Toprak Mansion" ne  Londer(Angli)-92 milione$

kush i ka ne perdorim keto more :D
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 09-11-2006, 20:30:57
Gjyshja 93 vjecare ne versionin Wrestling

2 hajdutë u futën në shtëpinë e saj për të vjedhur por ajo u kthye në një luftëtare Wrestling duke e kapur hajdutin në pjesët e poshtme.Protagonist et e kësaj aventure është një gjyshe lituaneze 93 vjeçe e cila arriti të rezistonte deri sa erdhi policia . “Punoj ne fshat , jam mësuar të mjel lopët dhe kam një kapje shumë të fortë.” shpjegoi gruaja e moshuar duke shpjeguar dhe se çfarë ndodhi.
Dy hajdutët trokitën në derën e saj duke e shtyrë ne tokë gruan e moshuar .Por nuk kishin llogaritur lëvizjen e gruas e cila në tokë kthehet dhe me një lëvizje të shpejtë kap një nga hajdutët në pjesët e poshtme të tij..Burri filloi të bërtiste me gjithë forcën e tij ndërsa shoku i tij mundohej ta lironte por gruaja nuk e lëshonte.Kështu komshinjtë të alarmuar nga të bërtiturat e burrit lajmërojnë policinë.Vjen policia dhe i arreston të dy hajdutët.I pari nuk ecte dot nga dhimbjet që i kishte shkaktuar gruaja dhe u dërgua në spital për të marrë kurat e nevojshme ndërsa i dyti u fut në burg.
  :D :D :D
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 09-11-2006, 20:31:42
Kthehet në burg se nuk shikonte dot televizorIshte në arrest shtëpie në shtëpinë e motrës.Motra nuk e lejonte të shikonte programet televizive të preferuara të tij dhe për këtë gjë kthehet në burg.Të paktën në burg mund të shikonte në televizor programet e tij të preferuar në qetësi.
Ky rast ka ndodhur ne Romë .Djali kishte dalë me kusht nga burgu dhe ishte në arrest shtëpie në shtëpinë e motrës së tij.Duhet të rrinte tërë kohës pa dalë nga shtëpia , kështu që gjëja e vetme që mund të bënte për mos u mërzitur ishte të shikonte televizor.Por motra nuk e linte dhe herë pas here i fikte televizorin.Një gjë kjo që e acaronte shumë djalin i cili u paraqit te karabinierët duke thënë: “Jam larguar, më arrestoni”.Më në fund djali tani shikon programet televizive në burg në tërë qetësinë e tij.  :P
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 09-11-2006, 20:32:56
Kanguru


Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te thote "nuk kuptoj LOL LOL
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 09-11-2006, 20:36:37
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.

-Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.

-Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.

Memorja e elefanteve
Nje elefant u shpua me bize nga nje kepucar dhe pas 14 vjetesh ky elefant, kur e pa kepucarin, i zbrazi gjithe fecken e mbushur me uje ne shenje hakmarrje. :D

-Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur .

Humbet protezat e dhëmbëve dhe i gjeti pas 3 vjetësh


Kishte humbur protezat e dhëmbëvë por mbas 3 vjetësh më në fund i gjeti.Në ndonjë dollap të harruar?
Jo i gjen brënda në mushkëritë e tij.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme pati si protagonist një burrë 45 vjeç nga Taiwan.
Humbja e protezave të dhëmbëve kishte ndodhur gjatë një rrëzimi.
Vetëm rastësisht mjekët gjetën aparatin gjatë kryerjes së një radiografie për diagnostikimin e një polmoniti të lehtë.Natyrisht për të hequr protezën e dhëmbëve duhej kryer një operacion kirurgjikal.
PS(Si mund te qendrojne protezat ne mushkeri?  (?) )




Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 09-11-2006, 20:40:53
SHBA, një prift dhe 70 të ftuar për martesën e dy qenve

Kapele në formë cilindri për dhëndrin, fustani tradicional i bardhë për nuse, një prift dhe 70 të ftuar. Do të ishte një martesë si gjithë të tjerat nëse protagonistët e martesës do të ishin dy qen. Nusja një qenushe 3 vjeçe, u shoqërua në altar nga zonja e saj e vjetër Susan Laurer, kurse Frank dhe Cyndi Parise shoqëruan qënushin.
Mesha u celebrua nga at Joseph DeRose, prifti i kishës kristiane evangjelike të Rosville, në shtetin e Miçiganit. Dy të sapomartuarit pasi thanë po-në në altar filluan të lehnin tërë gëzim dhe iu vërsulën tortës në formë bifteku me kockë dhe me zëmrën e kuqe në mes. Mbas mbarimit të ceremonisë çifti i ri u trasferua në shtëpinë e dhëndrit.

Kur ha shume nganjehere duket se do te shperthesh , nje metafore qe eshte kthyer ne realitet , por per fat ne boten e kafshevee.
Nje piton ka ngrene nje krokodil dhe ka shperthyer plotesisht duke u hapur me dysh.
Kjo ngjarje ka ndodhur ne Florida ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne parkun nacional ku nje gjarper prej 4 metrash eshte munduar qe te haje nje krokodil prej 2 metrash.
Shume i madh gjahu per trupin e gjarperit i cili u fry dhe m pas shpertheu si te ishte nje tullumbac. Ne fund te fundit c'mund te pretendonte gjarpri qe tentoi te hante nje ushqim qe ishte sa gjysma e peshes se tij !!!...

Gjeli qe jetoi pa koke!


Quhej Mike, gjeli qe kaloi ne histori duke jetuar per 18 muaj pa koke. I therur me 10 shtator te vitit 1945 nga Lloyd Olsen, shpendi i gjore vazhdonte te ishte gjalle ne menyre te pashpjegueshme. Diten tjeter i zoti i shpendit vendosi te bente nje eksperiment : ta ushqente gjelin me grure te shtypyr dhe uje, duke e futur ushqimin me nje pikatore drejt e ne ezofag.
Disa thonin qe kishim te benim me nje mrekulli por gjithcka ndodhi per nje gabim te cuditshem kur iu keput koka. Nervat qe kontrollonin riflekset e gjelit nuk u preken nga keputja e kokes. Rezultati? Mike u be i famshem dhe beri te pasur xhelatin e tij. Gjeli me vone nga nje krize frymemarrjeje , ngordhi , kesaj here ne menyre perfundimtare ne nje dhome hoteli ne marsin e vitit 1947 !!!...

Kjo eshte e forte LOL
Ketrat ne kurthin e droges: Ne kurthin e kokaines bien edhe ketrat. Ne Angli shume nga keto kafshe simpatike kane filluar te drogohen.
Motivi? Konsumojne kokainen qe gjejne neper parqe , dhe jo sepse ndonje shperndares droge ua jep atyre, por sepse konsumatoret e perhershem te kokaines e fshehin ate neper peme qe mos t'ua gjejne policet qe i kontrollojne here pas here.
Droga terheq kafshet e vogla qe e konsumojne me masa te medha. Nganjehere ndodh qe shume nga vizitatoret qe vizitojne parqet angleze perballen me ketrat e droguar me syte e kuq te cilet kerkojne neper lule ose peme per te gjetur droge !!!... LOL LOL LOL

Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 09-11-2006, 20:46:18
Oferte speciale ne Itali: 20.000 euro, nje banjo me qumesht!

Nje "mendimtar" sicilian vendosi te rive ne "pune" nje tradite te vjeter mijera vjecare, te "adhuruesve te kenaqesive" per te bere nje banjo me qumesht margarite (Lule Dele).
Pervec kesaj, Nino Lupo ka hapur edhe nje fabrike te vogel, ne afersi te qytetit italian, "Agrigento", - ku futen ne voza qumeshtin e marre nga disa ferma te rajonit. Italiani ben te ditur se qumeshti i margaritave eshte shume me ushqyes se sa ai i lopeve, dhe eshte me i shendetshem per bebet, si dhe personave qe jane alergjike te prodhimit "klasik".
Persa i perket amatoreve te qumeshtit te margarites, ata duhet te nxjerrin nga xhepat e tyre jo me pak se 20.000 euro per "t`u ngrohur" dy ore ne lengun e bardhe.
"Megjithese nuk eshte nje cmim qe ja lejon te gjitheve t`a paguajne nga xhepat, kemi jashtezakonisht shume porosi per kete lloj dushi...".
Fatkeqesisht, nuk mundemi t`i sherbejme vetem disa personave ne jave, - pasi sasia e qumeshtit te margarites eshte shume e paket, qe ne tu`a plotesojme deshirat cdo dite", deklaroi Nino Lupo.

Televizori qe transmeton arome...

Nje ekip shkencetaresh te kompanise Sony ne San Diego te Kalifornise, po punojne ne krijimin e nje televiziori qe i lejon teleshikuesve te ndjejne eren nepermjet imazheve qe ata transmetojne...
Mekanizmi do te jete i thjeshte: televizori do te kete te inkorporuar (atashuar) nje dispozitiv te vogel i cili do te emitoje ne trurin e njeriut sinjale ultrasunete, - te cilat do ti krijojne pershtypjen e nje ere...
Me kete rast, emisionet kulinare (te gatimit) do te jene "te shoqeruara" edhe me aromat e ushqimeve qe do te transmetohen ne ekran. Puna kerkimore e ketyre te fundit ka filluar rreth pese vjet me pare, ndersa detajet e punes se tyre jane teper sekrete !!!...

Nje i moshuar vjedh gjysem milioni dollare, pilula, Viagre! LOL

Paul A. Lussier, nga East Longmeadow i Amerikes, u arrestua nga policia per tregeti te "subsancave ilicite". I punesuar ne nje farmaci, amerikani ne moshen 70 vjecare, perdorte receta te rreme per te marre ilace, si Viagra dhe Vicodin. Mashkulli i moshuar nuk i shiste me tutje ato, por ia bente dhurate nje bashkefshatares se tij te moshes 30 vjecare, ne shkembim te nje marredhenjeje seksuale me te.
Femra me pas, tregetonte ne "tregun e zi" ilacet ne fjale. Policia e kapi amerikanin ne flagrance, nderkohe qe ky i fundit po dilte nga farmacia me 15 kuti pilulash te fshehura nen xhakete.
Si pasoje e kontrollit te ushtruar nga policia edhe ne shtepine e Paul Lussier u gjeten medikamente (ilace) ne vleren e 500.000 dolari. Amerikani ishte konsideruar nga komshinjte dhe koleget e tij te punes si nje burre dhe nje baba i lumtur !!!...


Gjysem i bardhe, gjysem i zi...

Nje mashkull afrikan i cili kishte marre medikamente per veshkat u demshperblye kundrejt 30.000 dollareve, pikerisht si kompesim, pasi e gjithe pjesa e lekures, me perjashtim te fytyres, iu be e bardhe si qumeshti. Tekeste Kahsay (foto) emigroi nga Afrika ne Suedi disa vite me pare dhe u punesua ne agrikulture. Ne nentorin e vitit 2004, u godit aksidentalisht nga nje makine agrikole, dhe si pasoje e analizave qe iu kryen ne spital u zbulua se vuante nga nje semundje e rende e veshkave.
Mjeket vendosin te kryejne nje tratament mjekesor qe t`i lehtesonte aktivitetin e veshkave dhe t`i shpetonte njekohesisht jeten, mashkullit afrikan 59 vjecar, beri te ditur e perditshmja britanike "The Mirror". Askush nuk priste qe pastilat e marra te kishin efekte dytesore mbi lekuren e tij. Pas disa muajsh, nga zezak, Kahsay u be i bardhe, me perjashtim te nje pjese te vogel ne fytyre dhe ne vesh, -ndersa duket tashme sikur ka vene maske.
"Eshte e tmerrshme cfare me ka ndodhur. Ne brendesi jam krejtesisht i zi, ndersa nga jashte i bardhe... Kam humbur besimin ne vetvehte dhe jam bere pre e sulmeve idiote kur dal ne mes te rruges. Tashme, as nuk kthehem me ne shtepi", u shpreh Kahsay. Ai hyri ne gjendje shoku atehere kur po shikonte se lekura e tij po fillonte te zbardhej dhe ky proces nuk mundi te shpjegohej as nga specialistet dermatologe.
"Ne shtetin tim pigmenti i bardhe i lekures eshte konsideruar si semundje. Fisi im tashme me konsideron si nje nje i semure me leprose", ka thene afrikani. "E vetmja gje e mire nga e gjithe kjo histori, eshte, se kam mesuar cfare do te thote tolerance perballe njerezve nga raca te ndryshme", shtoi ai.
Sakaq, gjykata suedeze i akordoi 30.000 dollare demshperblim pacientit ne fjale, ndersa doktori qe administroi medikamentin ne fjale per veshka, humbi vendin e punes. Prej kohesh, rastet e vdekjeve dhe te efekteve dytesore te medikamenteve kane shokuar industrine si dhe marrjen e masave te menjehershme.
Pershembull, autoritetet amerikane per Perkujdesjen Shendetesore FDA kane vendosur qe ne te ardhmen, medikamentet anti-reumatizmale Celebrex te jene te ambalazhuara me nje kuti te zeze dhe te jene te shoqeruara nga nje paralajmerim. Pfizer pezulloi ne kete menyre shitjen ne Amerike dhe Evrope te medikamentit teper te "kundershtueshem me efekte dytesore" i perdorur per artritin, i quajtur "Bextra"!!!...

Londinezet jane pasagjeret e taksive me te hutuar ne bote:
Nje ankete e realizuar me 900 shofere taksish nga e gjithe bota ka nxjerre ne pah se pasagjeret jane kryesisht neglizhente, per aq sa i perket nxjerrjes se informacioneve personale, por edhe atyre te harrimit te gjerave personale ne taksi.
Anketa boterore tregon se Londra eshte kryeqyteti i pasagjereve me hutaqe ne bote. Taksimetristet britanike kane numeruar disa objekte te harruara ne makine midis te cilave edhe nga ato me te cuditshmet, nje harpa, nje femije, nje hamster por edhe diamante ne vleften e 100.000 lira sterlinave.
Shoferet e Londres dhe te Mynihut kane raportuar sistematikisht nje fluks te madh te objekteve seksuale ashtu si dhe te prezervativeve te perdorur te cilat i kane gjetur ne sediljet e pasme te taksive te tyre.
Ne Oslo, 98 shofere kane deklaruar qe ne 6 muajt e fundit, klientet e tyre kane harruar ne makine jo me pak se 400 ekipamente hands-free, 1.700 telefona celulare si dhe 110 leptope(kompjutera). Ndryshe nga keta, norvegjezet kane harruar kuti te mbushura plot me birra, ekipamente sportive por edhe thyerrse akulli !!!...

Femija me i rende ne bote,eshte lindur ne vitin 1954, nga Italiania, Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte diten e lindjes 10,2 kg !!!...


Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: sorelina ne 14-11-2006, 20:04:50
Derguesi me i shpjt i  SMS.

Ne Singapor nje nxenes ka shenuar rekord te ri Boteror per dergim te shpejte te SMS.
16-vjecari ka arritur te shkruaj nje fjal me 160 shkronja ne nje kohe prej 41:52sek.
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 15-11-2006, 22:05:00
Ne Arabin Saudite nje plak me 100 vjetorin e tij u martua me nje vajze 19 vjecare. Arsyeja ishte se deshironte te sillte shume femije ne bote. Emri i vajzes eshte ende i panjohur.
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: CrYsTaL TeaRs ne 16-11-2006, 07:29:32
-(https://www.zerion.net/proxy.php?request=http%3A%2F%2Fwww.cut-the-knot.org%2Fdo_you_know%2Fpi.gif&hash=cafdb3ca37c5421ae6416dda637611cb)=3.14159 26535 89793 23846 26433 83279 50288 41971 69399 37510 58209 74944 59230 78164 06286 20899 86280 34825 34211 70679 82148 08651 32823 ...

-karkaleci i detit e ka zemren ne koke

-Kafshet qe bejn veze nuk kan kerthize

-Japonia ka rreth 200 vullkane

-Pluto nuk konsiderohet me si planet

-Mushkonjat kan 47 dhembe

-Ne Angli ka rreth 8,500 restorante Indian

-Zjarri merr me shpejt perpjet se sa tejposhte

-Njeriu flen gjume rreth 25 vjet ne jeten e tij

-Nje person qe di te pergatisi mire kafe Turke quhet kahveci

-Elefantet mund te qajn

-Certifikata e lindjes se Paul McCartney eshte shitur per $84,146.00 ne Mars te 1997

-26 President te Amerikes kan qen avokate para se te beheshin presidenta

-I vetmi qytet ne bote qe gjindet ne dy kontinente eshte Istanbuli

-Ne bote ka me shume se 20,000 lloje te birrave

-13% te njerezve shkrujn me doren e majte

-Njerezit nuk teshtijne duke fjetur

-Nje vit ka 31,557,600 sekonda
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Berni ne 01-12-2006, 14:32:54
Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.
***
Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
***
Milingonat e ndiejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
***
Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen... çdo sekondë.
***
Peshkaqenët nuk sëmuren.
***
Kompjuterat modernë janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
***
Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehërave.
***
Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
***
Në 1870-n në Londër jetonin më shumë irlandezë sesa në Dublin.
***
Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
***
Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
***
Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njëri pas tjetrit, do të mund të përshkonin Ekuatorin 2 herë.
***
Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.
***
Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
***
Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
***
Shkencëtarët britanikë kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit, asgjësojnë 50 milionë minj dhe 20 milionë zogj të vegjël.
***
Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
***
Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg.
***
Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane, me gjithsejt 72 shkronja.
**
Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943, në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.
***
Për të prodhuar 1 kg mjaltë, bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milionë luleve, duke bërë rreth 300 000 kilometra fluturim.
***
Luftërat dhe statistikat: Nga 1618-a deri më 1905-n janë bërë 1044 luftëra tokësore, 122 beteja detare, 490 rrethime, 44 kapitullime. Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecias dhe Turqisë (55 vjet), në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtër është ajo midis Austrisë dhe Italisë, e cila zgjati vetëm 6 orë.
***
Çdo foshnje, pas lindjes ka saktë 350 eshtra, ndërsa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra, gjatë fazës së zhvillimit të njeriut, shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.
***
Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më rëndë se të tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.
****
Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.
***
Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 fije floku, zeshkanet 100 000, ndërsa biondet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 për qind e biondeve e mbajnë këtë shifër të flokëve.
***
Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë të kaltër. Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reaksion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk varet nga reaksioni i shpejtë, p.sh. golf.
***
Deri në moshën 80-vjeçare zemra e njeriut ka rrahur 2.5 miliardë herë. Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m². Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometra flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë eshtër e njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet, sepse eshtrat përtërihen rregullisht.
***
"Little boy" (djaloshi i vogël) quhet bomba e cila është hedhur në Hiroshimë. Bomba ishte e gjatë 3.04 metër dhe e rëndë 4080 kilogramë.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Lisa ne 12-01-2007, 15:29:01
Po lexoja nje dite disa nga ato kapaket e Snapple........dhe thonin:

-Bretkosat nuk pine  (lengje / uje ) kurre

-Bletat jane te vetmet insekte qe krijojne nje forme ushqimi per nejriun.

- Bashkite ne USA ne diten e Shen Valentinit i bejne te gjitha martesat per falas
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Lefter ne 19-01-2007, 18:52:43
Ndersa edhe une lexova ne nje vend qe as breshkat nuk pine uje/lengje gjate gjithe jetes.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: agnesa ne 19-01-2007, 19:03:25
se po ta futni rrushin ne mikroval eksplodon
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Elegance ne 20-01-2007, 07:08:08
Me vjen keq qe me paska shpetuar kjo teme sepse paska ca kuriozitete dhe rekorde fenomenale. Unë s'i lexova të gjitha postimet por lexova qe nga Berni dhe lart dhe me pëlqeu shkrimi i tij. Ishin të gjitha kuriozitete dhe disa prej tyre unë i kisha dëgjuar me pare. Por mua me duken interesante sidomod kety dy me poshtë, në lidhje me lindjet:

****
Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më rëndë se të tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.
****
Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

S'e kisha idenë qe te lindurit ne shenjen e Demit, pra foshnjat e sapo-lindura, lindin me te medhaja ne peshe, zakonisht. E di ndonjëri pse ndodh kjo?! Dhe për punën a foshnjave qe lindin me një dhemb ne goje, kam dëgjuar kështu nëpër gazeta apo si kuriozitet por s'kam dëgjuar t'i ndodhi ndonjë qe kam njohur. Interesante edhe kjo.



P.S. Vazhdoni te na sillni kuriozitete njerëz, se qenkan vërtetë te bukura, te mira & interesante!
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: agnesa ne 20-01-2007, 12:51:16
siq kam degjuar disa shkenctar kane thene se toka do shkaterrohet dhe do nis nje bot e re kur njeriu do i kete kembet e ngjitura (nuk e di sa ehste e vertet dhe vertet frigohem):S
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Elegance ne 22-01-2007, 17:06:30
siç kam dëgjuar disa shkenctar kanë thënë se toka do shkatërrohet dhe do nis një bot e re kur njeriu do i këtë kembet e ngjitura (nuk e di sa ehste e vërtetë dhe vërtetë frigohem):S

Une s'e kam degjuar kete punen e kembeve te ngjitura Agnesa, por edhe nese ndodh s'besoj te na ndodhi brezave tane si te thuash. Ne e kemi kaluar ate dallge tashme. Do kemi vdekur prej vjetesh nese dhe kur ndodh kjo. LOL

Ndersa persa i perket krijimit te botes se re, e kam degjuar kete dhe eshte e mundur ndoshta, s'e di jo. LOL
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 22-01-2007, 20:35:21
MP3Player per Ate qe nuk degjojne eshte shpikur kohet e fundit nga shkencetaret amrikane.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: agnesa ne 22-01-2007, 21:58:32
Unë s'e kam dëgjuar këtë punën e kembeve te ngjitura Agnesa, por edhe nëse ndodh s'besoj te na ndodhi brezave tanë si të thuash. Ne e kemi kaluar atë dallge tashmë. Do kemi vdekur prej vjetësh nëse dhe kur ndodh kjo. LOL
e di qe neve nuk do te na ndodh mirpo brezave te ardhshem

Ndërsa përsa i përket krijimit te botës se re, e kam dëgjuar këtë dhe është e mundur ndoshta, s'e di jo. LOL
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Dalber ne 22-01-2007, 22:50:31
un di vetem qe po ju ngjiten kembet njerezve sdo kete me pjellori. :D

mjer meshkujt :S :S
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Capkenja ne 22-01-2007, 22:55:27
Lum femrat...
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Elegance ne 23-01-2007, 06:44:43
Lum femrat...

Ketu s'te jap te drejte. I mean, nga njera ane ke te drejte: Lum Femrat. Po nga ana tjeter, Mjere Femrat (qe cke me te!) LOL :P
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: agnesa ne 23-01-2007, 13:27:44
te dyjat bashk mirpo edhe mjer meshkujt :P LOL LOL  se kur eshte fjala per mjer femrat bashkangjite me mjer mashkujt ahhaha
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 24-01-2007, 21:50:20
Te alkolizuarit nuk i kuptojne batutat e shakave.
Studim i fundit ky, nga studiuesit amerikane.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 25-01-2007, 19:44:59
Sa më shumë që të shohin televizor fëmijët 4-vjeçarë, aq më shumë janë të prirur të bëhen më pak inteligjentë më vonë kur të shkojnë në shkollë, bëhet e ditur sipas një studimi të publikuar


Ngrënja e ushqimit natën nuk të shendosh, pohojnë shkenctarët amerikan, të cilët kanë zhvilluar teste në 47 majmuna femra.


Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.


Një fshat rus mbeti çoroditur, pasi liqeni i tij u zhduk gjatë natës. Televizioni NTV transmetoi pamje të një grope gjigande prej balte të ngurtësuar nën diellin veror, ndërsa peshkatarët nga fshati Bolotnikovo vështronin të dëshpëruar. "Eshtë shumë e rrezikshme. Në rast se një person do të kishte qenë në mes të kësaj katastrofe, atëherë ai nuk do të kishte asnjë shans për të mbijetuar. Pemët u shembën dhe u zhytën nën tokë", u shpreh Dmitry Zaitsev, zyrtar i Ministrisë lokale të Emergjencave i intervistuar nga kanali televiziv në fjalë. Zyrtarë në rajonin Nizhegorodskaya në lumin Vollga në lindje të Moskës u shprehën se uji i liqenit mund të jetë thithur poshtë, nën një rrjedhë uji apo një shpellë, por disa fshatarë dhanë disa shpjegime më ogurzeza. "Unë po mendoj se më në fund Amerika po na zotëron", u shpreh një plakë e moshuar ndërsa qëndronte e ulur në tokë jashtë shtëpisë së saj.


Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 06-02-2007, 20:02:03
Ne kanada vidhet nje makine ne cdo 6 min :D
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Capkenja ne 12-02-2007, 20:31:01
ahahahahhahaha lepurushe mos bli makine:)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 26-02-2007, 17:08:32
Zyrat e punes ne te cilat punojne femra ,,, jane me te pista se ato zyra ku punojne meshkujt   :S

Nje grup studiuesish kane vezhguar bakteret mbi tavolinat e punes se tyre, dhe rezultati : Mbi tavolinat e femrave numri i baktereve eshte kater here me i madh se numri i baktereve qe gjenden mbi tavolinat ku punojne meshkujt.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 26-02-2007, 17:21:48
Zyrat e punës ne te cilat punojnë femra ,,, janë me te pista se ato zyra ku punojnë meshkujt   :S

Një grup studiuesish kanë vezhguar bakteret mbi tavolinat e punës se tyre, dhe rezultati : Mbi tavolinat e femrave numri i baktereve është katër herë me i madh se numri i baktereve qe gjenden mbi tavolinat ku punojnë meshkujt.
Kjo ndodh se femrat kujdesen me shume per meshkujt e tyre se per veten  :P
Lodhja qe i sjell kujdesi per meshkujt i ben qe te harrojne veten dhe ambjentin qe i rrethon  :P :P
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 27-02-2007, 21:27:35
Kjo ndodh se femrat kujdesen me shumë për meshkujt e tyre se për veten  :P
Lodhja qe i sjell kujdesi për meshkujt i bën qe te harrojnë veten dhe ambjentin qe i rrethon  :P :P

Jo, femrat  kujdesen me teper per veten sesa per ambjentin ku punojne. Burrat jane tjeter pune :D
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 14-03-2007, 10:03:57
Ne vitin 2050 1/4 e popullsise se botes do jete mbi moshen 60 vjec.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 24-03-2007, 07:27:03
10 qytetet më të pasura ne bote jane:

1. Tokio, 1.2 trilionë dollarë
2. Nju Jork, 1.1 trilionë dollarë
3. Los Anxhelos, 639 bilionë dollarë
4. Çikago,460 bilionë dollarë
5. Paris, 460 bilionë dollarë
6. Londër, 452 bilionë dollarë
7. Osaka/Kobe, 341 bilionë dollarë
8. Meksikë, 315 bilionë dollarë
9. Filadelfia, 312 bilionë dollarë
10. Uashington DC, 299 bilionë dollarë


 Nje gjarper mund te fleje deri ne 3 vjet.

- mjalti eshte i vetmi ushqim qe nuk prishet.

- ylli i detit nuk ka tru.

- kokrrat e rrushit plasin ne furren me ultratinguj.

- mosha e ujrave qe pijme eshte 3 miliarde.

- milingonat mund te jetojne 2 jave nen uje.

-ne bote ka me shume pula se njerez.

- kocka e belit te njeriut eshte me e qendrueshme se betoni.

- ne Turqi ka 1 milione e 229 mije njerez me emrin Mehmet.

- ne mengjes nje kokerr molle ta heq me mire pagjumesine sesa nje kafe.

- ne nje ambjent pa gravitet, flaka e qiririt eshte e rrumbullaket.

- numri i automjeteve rritet 3 here me shume se numri i njerezve.

- ditelindjen e festoni njekohesisht me te pakten 9 milione njerez.

- nqse do fusim ne frigorifer dy gota te njejta ku njera te kete uje te ftohte dhe tjetra uje te ngrohte,uji i ngrohte do ngrije me shpejt se i ftohti.

- nqse do i bashkonim te gjithe damaret e trupit tone do te krijohej nje tub
19,200km i gjate.

- ne Kine ka me shume njerez qe flasin anglisht sesa ne Amerike.

- njeriu me i gjate ka qene amerikani R.P. Wadlow me gjatesi 2.72 metra, i cili vdiq ne vitin 1940.

- kur jemi te dashuruar truri prodhon
"phenylethylamine".
Kjo lende gjendet edhe te cokollata.

- kremerat kundra mushkonjave bllokojne shqisat e tyre, keshtu qe mushkonjave iu duket sikur nuk ka njerez ne dhome.

- kafeja nuk i ben mire te dehurve,bile ne shumicen e rasteve ajo rrit
nivelin e alkolit ne gjak.

- #morrat# e peshtire arrijne te kercejne lart rreth 150 here me shume se gjatesia e tyre trupore,kjo eshte njesoj sikur njerezit te kercenin rreth 300 metra.

- njeriu mund te rroje per nje kohe te gjate pa veshke, mushkeri, stomak, shpretke, temth..... por nuk rron dot as edhe nje minute pa melcine.

- ne nje kg limon gjenden me shume sheqer se ne nje kg luleshtrydhe.


Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 26-05-2007, 19:07:06
Fotokamera me e vjeter ne bote, ndodhet ne Galerine e Vjenes (Wiener Galerie WestLicht). Madje te shtunen eshte hedhur ne ankand per shitje. 588.613 Euro
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: SmiLey ne 05-06-2007, 16:13:55
A e dini se:
... ne 1 minute puthje ne djegim 29 kalori?
... numri i muskujve qe ne perdorim gjate puthjes eshte 146?
... numri mesatar i kalorive qe nje njeri djeg gjate jetes se tij duke puthur eshte 58500?

prandaj puthuni o njerez, kurre mos reshtni :P LOL


ps: Info-ja e marr nga revista Glamour i edicionit te Qershor 2007 :d
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 07-06-2007, 18:20:33
ahahahahhahaha lepurushe mos bli makine:)
Une sdua makine,dua motor  :D
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 07-06-2007, 18:21:38
A e dini se:
... ne 1 minute puthje ne djegim 29 kalori?
... numri i muskujve qe ne perdorim gjatë puthjes është 146?
... numri mesatar i kalorive qe një njeri djeg gjatë jetës se tij duke puthur është 58500?

prandaj puthuni o njerëz, kurrë mos reshtni :P LOL


p.s.: Info-ja e marr nga revista Glamour i edicionit te Qershor 2007 :d
Une qe skam puthur ndonjehere duhet ti kem kalorite me shumice :D LOL
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: SteriOtipi B ne 12-06-2007, 15:02:10
Jo jo nuk ka mundesi pasi do ti kesh vetdjegur me vetveten. LOL LOL LOL LOL
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Englishbee ne 22-08-2007, 00:19:12
A e dini se:
Elefanti nuk harron kurre!
Cfaredo te ndodhe, nese elefanti eshte i lenduar do ta mbaj mend dhe pastaj do te hakmirret!
Titulli: Re: A e dini se..
Postuar nga: Englishbee ne 23-08-2007, 17:57:54
Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.

• Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thotekryeqytet.

• Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.

• Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

• Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.

• Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

• Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

• Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

• Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

• Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.

• Vetem mushkonjat femra pickojne.

• Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

• 96% e sallatorit, eshte uje.

• Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

• Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.

• Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

• Nje shqiponje mund ta shohe prene e saj qe 3000 metra larg.

• Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.

• Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.

• Fluturat shijojne me ane te kembeve.

• Delfinet flene me nje sy hapur.

• Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

• Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.

• Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.

• Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.

• Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

• Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.

• Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

• Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

• DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

• Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

• Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

• Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

• Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

• 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

• Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.

• Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.

• Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.

• Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të mbajtur në Stamboll.

• Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.

• Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.

• Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola.

• Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.

• Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.

• Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.

• Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.

• Luftërat dhe statistikat:Nga 1618 më 1905 janë bërë 1044 luftëra tokësore,122 betejadetare,490 rrethime,44 kapitullime.Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecas dhe Turqisë (55 vjet) në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtë është ajo midis Austrisë dhe Italisë e cila zgjati vetëm 6 orë.

• Zogu nuk ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.

• Qukapiku në ditë han mesatarisht 3000 insekte.

• Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.

• Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.
• Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë.

• Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

• Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000.

• Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesanë Dublin.

• Çdo 1 person nga10 persona në botë jetojnë në ishull.

• Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

• Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionëtelefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

• Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

• Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe njëtjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.

• Në Romën Antike veza gjendej vetëm në tavolinat më të rëndësishme dhe ruhej vetëm për miqtë më të rëndësishëm.

• Në Egjypt veza konsiderohej një privilegj dhe monopol i faraonëve, sacërdotëve dhe shtresave të larta të shoqërisë.

• Qytetërimet antike, egjiptianët, persianët, grekët e romakët, e kanë kuptuar mjaft mirë se veza e pulës është burim energjie dhe vlerash të papërsëritshme ushqimore.

• Në botë veza konsiderohet si ushqimi që ka furnizuar për shekuj me radhë proteinën më të mirë me origjinë shtazore dhe si ushqimin që ka shpëtuar popuj të tërë nga rreziku i të mosushqyerit ose të ushqyerit të keq.

• Persianët kishin një ritual të përhershëm që konsiston në këmbimin e vezëve si shenjë e fillimit të pranverës. Arsyeja e këtij rituali qëndron në besimin se veza është embrioni i jetës. (rikthimi i botës në jetë pas ndërprerjes letargjike gjatë dimrit)

E njëjta gjë sot përdoret gjatë pashkëve kristiane të cilat jo rastësisht janë në pranverë pasi japin kuptimin thellë të rikthimit në jetë. (përplasja e vezëve të lyera)

• Eskymo, një komb që jeton në veri të Europës në mes të borës e të akullit, përvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezë me të cilat plotësojnë shumë mirë nevojat ushqimore të trupit.

• Clemenceau, burri më i fortë i Francës dhe Tigri i luftës së Përgjithshme, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje.

• Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve qe martohen ka rënë nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.

• Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.

• Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

• Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

• Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.

• Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

• Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.

• Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

• Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.

• Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

• Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

• Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

• Peshkaqenët nuk sëmuren.

• Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

• Njeriu më i gjatë është 2.75 cm.

• Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 29-12-2007, 19:12:58
Ne te gjithen botën, gratë me te nenshtruara prej burrave të tyre jetojne ne fshatrat e Guinea e Re Papua.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 01-01-2008, 16:55:43
!Kung San eshte nje fis ne shkretetiren e Kalaharit ne Afrike, ku ka shume barazi mes gjinive. Ndarjet e roleve midis burrit ekzistojne, por barazia mes tyre eshte edhe me e madhe se ne kulturen perendimore apo gjetke ne bote.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 24-01-2008, 21:16:28
Studiuesit amerikan kane bere kohet e fundit nje studim mbi maredheniet midis partnereve.
Perfundim:

Kush zihet, jeton me gjate :D

 
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Stefi ne 23-04-2008, 13:10:10
Njerezit te cilët heqin dorë nga duhani përpara moshes 35 vjeçe,jetojne si ata qe nuk kanë perdorur fare duhan,bene te ditur një studim i ri. Nëse duhani lihet nga mosha 35 vjeçe atëherë shmangen thuajse të gjitha demet qe duhani ka shkaktuar ne jetegjatesine dhe cilesine e jetës, tha autori i studimit dr.Donald H.

Po ti ku paske qene mor djale, se na dhe kurajo me kete shkrim.
Jam 100 % e bindur qe duhanin do ta lej para kesaj moshe. ;)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Berni ne 06-05-2008, 10:56:35
• Durrësi në shek. XIV kishte 25000
banorë dhe ishte një ndër qytetet
më të mëdha të Evropës.

• Në botë, raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e
verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

• Çdo ditë në botë kontrollohen rreth 3
milionë pasaporta udhëtarësh, që po
të vendosen njëra mbi tjetrën, do të
arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

• Titaniku është anija që konsiderohet si
anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti
ka qenë 46000 ton, me gjatësi 268 m
dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin
1343 udhëtarë, ndërsa tani, si anija më
gjigante është anija "Freedom" e cila
peshon 2,7 milionë ton, gjatësi prej
1296 m dhe lartësi 105 m, ku mund të
udhëtojnë 65 000 veta, në 20 000
apartamente, pra një qytet i tërë
lundrues.

• Brenda ditës bëhen rreth 45000
fluturime ajrore, duke transportuar mbi
3,5 milionë udhëtarë.

• Sot në të gjithë botën qarkullojnë rreth
630 milionë automobila dhe çdo ditë në
botë prodhohen rreth 137.000 automjete

• Tuneli më i madh nën det është ai i
Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

• Aeroporti më i madh i botës është
CHEK LAP KOK në Hong Kong me
sipërfaqe 1248 ha.

• Sipas shkencëtarëve amerikanë,
Hëna çdo 1 mijë vjet largohet nga
Toka për 20 metra për shkak të
dobësimit të fuqisë tërheqëse të
Tokës - rëndesës).

• Fjala e parë e përçuar nëpërmjet
telefonit është "Uatson eja këtu - më
duhesh" dhe është thënë nga shpikësi
i telefonit, Aleksander Graham Bell që
thërriste ndihmësin e tij Uatson. Ai e
mori patentën e telefonit me Numër
174465, në vitin 1876.

• Temperatura më e lartë e regjistruar në
botë, është 57,5 gradë, në Elaziz të
Libisë (Afrikë), kurse më e ulëta u
regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë
me -89,6 gradë.

• Biblioteka me e madhe në botë,
gjendet ne Kryeqytetin amerikan,
Washington. Kjo bibliotekë u ndërtua
me 24 Prill 1800. Në të gjenden 107
milionë shkrime të të gjitha llojeve.
• Ndërtesa më e lartë prej 558 metrave
është duke u ndërtuar në Xhakarta të
Indonezisë.

• Palos quhet limani spanjoll (port) prej
ku u nis Kristofor Kolombi (në pranverën
e vitit 1492) për në Indi; në të
vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë.
Dhe kështu ai sot konsiderohet si
zbulues i Amerikës.

• Në fund të jetës së tij, trupi ka prodhuar
950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë
mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe
në moshë të vjetër, asnjë eshtër e
njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet
- sepse eshtrat përtërihen rregullisht.

• Në Zelandën e Re, ka 4 milionë njerëz
dhe 70 milionë dele.

• James Gill, i biri i Brenda dhe James
Gill, lindi 128 ditë para kohës së
lindjes, duke qenë bebja më e vogël e
lindur që arriti të jetojë. Në lindjen e tij,
më 20 Maj 1987, në Ottawa, Ontario
(Kanada) peshonte vetëm 624 gr.

• Nëna më e vjetër është Rosanna Dalla
Corta nga Viterbo (Itali). Sipas statistikave,
në korrik të vitit 1994, në
moshën 63-vjeçare, ajo lindi një djalë.

• Operacioni më i gjatë, është një operacion
i cili u zhvillua në vitin 1951 në
Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit
pacientes Gertrude Levandowski iu
mënjanua një cist nga njëra vezore e
saj. Operacioni zgjati prej 4 deri në 8
Shkurt, d.m.th., 96 orë. Gjatë operacionit,
pesha e pacientes zbriti nga 280 në
140 kg.

• Qukapiku mund ta godasë drurin deri
në 25 herë brenda një sekonde.

• Substanca më e ëmbël nuk është
sheqeri por një proteinë që quhet
Thaumatin. Ajo fitohet nga mbështjellësi
i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus
Danielli dhe është 61.500 herë
më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm.
Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës
Perëndimore.

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më
parë dhe dalin menjëherë nga foletë

• Firma "Lucent Technologies" në Murray
Hill, Neë Jersey (USA), urdhëroi më 15
Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori
me një gjatësi prej vetëm 50 nanometrash,
d.m.th., 1/2000 pjesë e trashësisë
së flokut të njeriut. Kjo pjesë
quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi të
gjitha pjesët e saj, janë të radhitura në
një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në
drejtim vertikal.

• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh,
vetëm pas 10 min.

• DNA (nga analiza e së cilës marrim
vesh atësinë e fëmijës) ka një madhësi
prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet
prej rreth 200 miliardë atomesh dhe
përmban 1 milionë faqe njohuri.

• Sot, të gjitha bletët e botës, brenda një
dite prodhojnë rreth 3.000 tonë mjaltë.

• Sipas "Shoqërive të Bashkuara Biblike", Bibla (ose pjesë të saj) është përkthyer në më shumë se 2 200 gjuhë! Megjithatë, kjo është vetëm një e treta e 6 500 gjuhëve të botës që njihen sot.

• Të shikuarit e shumë të televizionit e dëmton shumë kujtesën, kështu që, si kundërveprim mund të zgjidhni fjalëkryqe dhe po ashtu edhe të hani shumë peshk. Këtë hulumtim e ka bërë shkencëtari australian, Nensi Paçanom, në një anketë online, të publikuar nga "Reuters".

• Në vitin 1795, një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.

• Skandinavët dikur kanë prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drurëve, sidomos të pishës.

• Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrinin gjatësinë 60 kilometra.

• Pika më e lartë në botë, është Mont Everest. Lartësia e saj arrin në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953.

• Thellësia më e madhe detare në botë, është në ishujt Mariana. Kjo thellësi arrin në 11.033 metra.

• Ishulli më i madh në botë është Grenlanda, me sipërfaqe 2.175.600 km katror. Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km/katrorë. Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000 km/katrorë kurse
oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut, që ka 14.090.000 km/ katrorë.

• Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.

• Telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, më 1875.

• Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903, të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.


• Ora më e saktë e botës, gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

• Afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje "të bëjnë punën" e sizmologëve.

• 217 milionë njerëz luajnë përditë lojëra online.

• Kirk Daglas, ky aktor i famshëm ka xhiruar 82 filma. K.Daglas ka origjinë çifute dhe emri i vërtetë i tij është Issur Danielovich. Këtë emër e ndërroi pasi mbaroi gjimnazin, për shkak të diskriminimeve që iu bënë sepse ishte çifut.

• Streptomicina, është antibiotik që është zbuluar më 1944 nga shkencëtari Sallman Vacllav.

• Forcat bërthamore janë me intensitet më të madh se të gjitha forcat e tjera të njohura në natyrë.

• Anglia konsiderohet si djepi i partive politike.

• Shqipëria zë vendin e shtatë në botë për përdoruesit e duhanit në raport me numrin e popullsisë. 800 mijë paketa shiten në ditë, ose secili pi nga 19 cigare.

• Elefanti afrikan, me gjithë peshën e tij të rëndë, mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

• Budizmi, emri i këtij besimi rrjedh nga themeluesi i tij, Gaudam Budi (580-460 p.e.s.). Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

• Vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretëtira të nxehta) nga Madagas dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3 m i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokrra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tre janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njëri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.

• Nëse nga Londra do të fluturonit me "Konkord" (avion që nuk përdoret më për shkak të një tragjedie) për në Nju-Jork, atje do të arrinit për dy orë.


• Mamaja e kërcimit modern, Isadora Duncan,
vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të
firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “Neë
York Times” shkruan në 15 shtator 1927
“Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me
mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e
makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një
shkëmb”.

• Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i
vetëm që është vrarë në një fushë bejsbolli. Në
atë kohë lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top
para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e
shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër
“Neë York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top
të tillë Chapman, që i ra në kokë dhe i mori
jetën.

• Ethet e tifos janë një sëmundje e njohur në
lashtësi gjer në vitet 1200 me emra të ndryshëm
si ; ethet e spitalit, ethet e burgut , ethet
e anijes etj. që nga ajo kohë nuk njihen më
epidemi të kësaj sëmundjeje, por kur flitet për të
, të gjithë popujt e botës i kujtojnë me tmerr.
Janë diktuar raste shumë të rralla në kontinentin
afrikan.

• Burrat mendojnë zakonisht me një hemisferë të
trurit (gjysmën), ndërsa gratë kanë tendencën
ti përdorin të dyja njëkohësisht.

• Që të mbajmë mend një ëndërr, duhet të
zgjohemi në mes të ëndrës. Kur ëndërojmë,
memorja afatgjatë eshte perkhesisht jashte
perdorimit.

• Burrat janë më të zotë kur përdorin llogjikën,
ose ftohen të zgjidhin një problem të caktuar,
ndërsa gratë kanë më shumë aftësi gjuhësore
dhe kanë tendencën të kryejnë shumë punë
njëkohësisht.

• Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një
nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë
kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që
ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka
shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra
nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze,
ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e
hënës në lumë.

• Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se
kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4
metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm
për shkak se vdiq prej saj. Një ditë në
vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga
nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa
dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

• Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i
dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për
këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për
vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-
vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri
një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar,
sardele të tymosura, shampanjë dhe 14
ëmbëlsira.

• Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm
për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton”
dhe për krijimin e teknikave investigative, si
vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së
punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një
infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se
e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

• Udha e Qumështit përbëhet pak a
shumë nga 200 miliardë yje.

• Rekordin e pagjumësisë e ka
arritur një anglez, i cili qëndroi për
11 ditë e net zgjuar.

• Në mes të viteve 1725 dhe 1765,
gruaja e një bujku rus, Feodor
Vassilyev, ka lindur 69 fëmijë,
shumica binjakë e trinjakë. Vetëm
dy, i vdiqën gjatë lindjes!

• Guy Negre, inxhinier projektist i
motorave të Formula 1, që ka
punuar për disa vjet edhe per
Williams, në vitin 2001 prezantoi
në Motorshou- n e Bolonjës një
makinë revulocionare: “EOLO” (ky
është emri origjinal që i është
dhënë modelit), është një veturë
me motor me ajër të kompresuar,
e ndërtuar plotësisht në alumin
tubolar, fibër kanapet e rezina,
peshon pak dhe është ultrarezistente.
Arrin të bëjë 100 Km me 0,77
euro, arrin një shpejtësi 110 Km/h
e mund të funksionojë për 10 orë
të gjata për përdorim urban.
Në skapament del vetëm ajër, në
një temperaturë rreth -20°, që
përdoret gjatë verës për impiant
ftohjeje.

• Katedralja e Milanos është e
ndërtuar më 1579 dhe në të janë
40.000 ulëse.

• Më 1912, në një papirus egjiptian,
u zbulua një dramë e shkrimtarit
antik grek Sofokli, e titulluar
“Trashëgimtarët”. Kjo vepër është
shkruar para 1355 viteve.

• Mbreti i vjetër i Asirisë, Kiri dhe
Aleksandri i Maqedonisë i kanë
ditur me emër të gjithë ushtarët e
tyre. Mbreti Mitridat i cili ka
sunduar 22 popuj ka folur me
shtetasit e tij pa përkthyes.

• Vendi me më shumë lejlekë në
botë është Polonia. Aty jetojnë
40.000 lejlekë. Apo 1/4 e të gjithë
lejlekëve në mbarë botën.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Vogelushja Korcare ne 06-05-2008, 15:54:49
Wow shume interesante keto informacionet :)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Capkenja ne 10-06-2008, 18:32:14
A e dini se ky vit u takon njerezve te shenjes se miut(sipas kalendarit kinez)dhe se keta njerez duhet te mbajne gjera te kuqe shume ne kete vit.


.P.S ma tha nje kinezke kur mori vesh qe  i takoja shenjes se miut...dhe qe ate dite vetem gjera te kuqe vesh :)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Emira ne 10-06-2008, 21:41:40
A e dini se ky vit u takon njerëzve te shenjes se miut(sipas kalendarit kinez)dhe se këta njerëz duhet te mbajnë gjëra te kuqe shumë ne këtë vit.


.P.S ma tha një kinezke kur mori vesh qe  i takoja shenjes se miut...dhe qe atë ditë vetëm gjëra te kuqe vesh :)

Te marrsha te ligat une ty moj Capi!! Tani sapo nxorra patellxhanet e mbushur nga furra dhe pak para se te binte zilja e sobes po lexoja shpejt e shpejt postimin tend.

lexova "mutit" ne vend te - miut-,  LOL

une kam nje kineze ne pune qe vesh gjihtmone rroba jeshile, cdo dite!!
me duket se ka ngelur pak mbrapa me kohen  :D
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Capkenja ne 12-06-2008, 21:51:12
Të marrsha te ligat unë ty moj Capi!! Tani sapo nxorra patellxhanet e mbushur nga furra dhe pak para se te binte zilja e sobes po lexoja shpejt e shpejt postimin tënd.

lexova "mutit" në vend te - miut-,  LOL

unë kam një kineze ne pune qe vesh gjihtmone rroba jeshile, çdo ditë!!
me duket se ka ngelur pak mbrapa me kohën  :D

shiko mos djeg patellxhanet ti,pa shkrimin tim e kam qare une nuk shkruaj gjera te tilla :)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Emira ne 12-06-2008, 21:53:48
Dakort, i pashe. U bene te mrekullueshem, pervec cipes se patellxhaneve qe ishte bere si gome  LOL se ishin shume te medhenj...e vret robin po t´ja fusesh me patellxhan kokes ketu... ;)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Capkenja ne 12-06-2008, 21:56:05
Dakort, i pashë. U bene te mrekullueshem, përveç cipes se patellxhaneve qe ishte bërë si gome  LOL se ishin shumë te medhenj...e vret robin po t´ja fusesh me patellxhan kokës këtu... ;)
ketu trashen shume te shkretet se me ca i rrisin nje zot e di:D

sa per ere jane ne gjelle se per te ngrene nuk hahen :D
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: erlehta ne 26-06-2008, 21:34:48
...kombi me i shendoshe ne bote jane australianet.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Capkenja ne 26-06-2008, 22:00:35
...kombi me i shëndoshë ne botë janë australianet.
Une mendoja Amerikanet :mmmm
Titulli: : A e dini se ..
Postuar nga: Emira ne 02-07-2008, 12:31:26
...ne Kolumbi ekziston një qyteze me emrin Albania  <>



Ne Trier te Gjermanise ekziston nje rruge me emrin "Albanastraße"...
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: eurogina ne 16-03-2009, 11:54:04
Gruaja me e vjeter e Europes eshte italiane


Lucia Lauria, e cila jeton afer qytetit Potenca te Italise se Poshtme, para disa ditesh mbushi 113 vjet jete, ndersa mendohet se eshte gruaja me e moshuar ne te gjithe Europen. Sekreti i saj, sipas mediave italiane, "jeta e qete dhe e programuar, pa te papritura, karakteri dhe fjala gjithnje e matur e saj". Persa i perket gjendjes se saj shendetesore, te vetin problem serioz e hasi ne vitin 1953, kur u operua nga apandesiti.
Qe atehere nuk eshte shtruar kurre ne spital.
Titulli: A e dini se..?
Postuar nga: ßåßy ღ ne 17-05-2013, 14:23:13
A e dini se kush shtet ka burrat më të dhunuar?
 Eshtë pikërisht Turqia që ka numrin më të madh të burrave të dhunuar. Në këtë shtet skenat e dhunës ndaj burrave rriten çdo ditë e më shumë dhe sipas statisikave më shumë se një prej tyre vritet çdo ditë në Turqi nga bashkëshortët e ish-bashkëshortët.
 
Kjo gjëndje alarmante ka bërë që qeveria e kryeministrit islamik, Recep Tayyip Erdogan ta hapi së shpejti një qendër rehabilitimi për burrat, të cilët janë viktima të dhunës në familje.

Fatma Shahin, e vetmja grua në qeveri, ka shpjeguar se problemi është në formën embrionale, ndaj dhe qëndra do të shërbej për burrat e dhunuar.
 ”Qendra e parë e rehabilitimit nga dhuna për burrat, që mund të presë deri në 30 prej tyre, viktima të dhunës psikologjike, do të hapet në Stamboll duke qenë se atje janë regjistruar numri më i madh i viktimave për shkak të kësaj lloj dhune nga ana e bashkëshorteve. Vendodhja e qendrës do të jetë sekrete, me dritare me hekura dhe e ruajtur nga policia”, theksoi ministrja.”, deklaroi Shahin
Titulli: A e dini se..?
Postuar nga: ßåßy ღ ne 17-05-2013, 14:25:54
A e dini se… qielli nuk ka ngjyrë blu?!

Shumica prej nesh jemi të sigurt se qielli kur nuk ka re, ka ngjyrë të kaltër. Kot nuk themi edhe bojëqielli. Por ja që nuk është saktësisht kështu.
 
Shkencëtarët na thonë se qielli duket sikur është ngjyrë blu nën dritën e diellit, pasi atmosfera tokësore ofron më shumë dritë me madhësi më të vogla valësh.
 
Madhësitë e ndryshme të valëve të dritës së diellit (pra, ngjyrat e ndryshme që i përbëjnë ato) shpërndahen në shumë drejtime dhe ngjiten në grimcat e ndryshme me të cilat ndeshen në atmosferë.
 
Ngjyra blu ka gjatësinë më të vogël të valës në gjithë ngjyrat që kap syri i njeriut, ndaj dhe përhapet më shumë në atmosferë, në krahasim me ngjyrat e tjera që shikon njeriu. Pra, thënë ndryshe, kjo është arsyeja që syri i njeriut e shikon qiellin në ngjyrë blu.
 
Kështu, grimcat që qarkullojnë në ajrin atmosferik, shërbejnë si pasqyrë ku reflektojnë ngjyrat e ndryshme të dritës së diellit dhe prej tyre bie më shumë në sy ngjyra blu.

Nëse do të gjendeshim për pak në Hënë apo në një vend tjetër në hapësirë, do të vërenim që dielli ynë do të kishte ngjyrë të bardhë, kurse qielli (hapësira) do të dukej e errët. Kjo, pasi në kozmos nuk ekziston atmosfera tokësore, ndaj dhe drita nuk depërton. Jo vetëm kaq, por nga Hëna planeti ynë Tokë duket ngjyrë blu.
Titulli: A e dini se..?
Postuar nga: ßåßy ღ ne 17-05-2013, 14:28:36
A e dini se kush është familja me flokët më të gjatë në botë?

Terelynn Russel është femra me flokët më të gjatë në botë, por përveç gjatësisë së flokëve të saj prej 6 metra, ajo këtë dashuri ia ka trashëguar dhe tri vajzave të saj.
 
Nënë nga rrethinat e Çikagos tashmë do të futet në librin e rekordeve Gines me titullin si “Familja me flokët më të gjatë”.
 
Russel e cila jeton me burrin dhe fëmijët e saj është shprehur për një television se :”Duhet të kesh shumë durim të jetosh në një shtëpi me gjithë këto flokë, por asnjë herë nuk më ka shkuar në mendje që ti pres ato.

”/alb-observer.com/
Titulli: A e dini se..?
Postuar nga: Mishel............... ne 17-05-2013, 14:39:46
Diesel, misteri vdekjes se njeriu që do të ndryshojë botën.

Më 29 shtator 1913, pothuajse një shekull më parë, Rudolf Diesel, inxhinieri gjerman i cili studioi dhe prodhoi motorrin me djegje të brendshme që ende mban emrin e tij,vdiq në rrethana misterioze.
13 vjet pasi arrin ne botën e yjeve me motorin diezel, shkon ne nje ekspozite per prezantimin e tij t në Paris.Po me vone c'ndodhi..?Në anijen "Drezden" atë 29 shtator ishte hera e fundi qe ai eshte pare ne publik.
Kjo eshte kronika në mënyrën me të thjeshtë i nje suksesi te menjëhershëm teknologjik si shumë të tjerë.. U shpike një motor. Motori diesel.Patenta u prodhua në vitin 1892.
Megjithate nuk u trajtua si nje sukses i madh.Por ky nuk ishte një sukses.Ky ishte nje revolucion .Shumë efikas ne motorat me avull dhe benzinë.Vajrat dhe karburanti u prodhuan nga bimet vegjetale.. Ne ato dy vjet u be kthesa historike e shekullit te njezete. U prodhua bionafta.
Motori, u mbiquajt me emrin e zbuluesi te tij, Rudolf Diesel, inxhinier gjerman,nje pacifist i bindur.Ishte e mundur qe aplikimet e motorit të tij te ishin shume te mëdha si në aktivitetin civil dhe ate ushtarak. .
Marina gjermane vendosi që t'i montonte neper nendeteset e saj të gjitha motorët zhytes diezel, per konsumin e paket te energjisë.Por Rudolf Diesel nuk ishte dakord. Ai ishte një pacifist. Dhe motorin nuk e shpiku për këtë qëllim.
Një zhdukje misterioze. Vetëvrasje apo vrasje? Disa ditë pas 29 shtator 1913, një trup është gjetur në Kanalin la Mansh. Te dhenat personale janë në gjendje për të gjetur identitetin e tij. Ishte Rudolf Diezel
Më 29 shtator 1913 Rudolf Diesel merr nje bilete,per ne anijen "Drezden" për të shkuar në Londër.Niset nga Franca per ne Londer per te mos mberritue kurre.Zhduket.. Asgjë... Deri në ditën e zbulimit.Një version i besueshëm per vdekjen e tij nuk është formuluar kurrë.
Si dhe pse ai vdiq njeriu që mund të ndryshonte ekonominë botërore?
Ditari i atij udhëtimi është gjetur në anije.Data e 29 shtatorit përshkohet e kryqezuar.. Një mesazh.Një akt i paramenduar nga Rudolf Diesel ..?
Keshtu kane menduar ata qe donin ta arkivonin ceshtjen 'Diezel',si vetvrasje.Nje tjeter version...ai u vra se ishte ne borxh.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Mishel............... ne 17-05-2013, 14:45:49
(https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc1/388509_352818684838992_1739504014_n.jpg)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: ßåßy ღ ne 19-05-2013, 09:49:42
1. Numri i kombinimeve të mundshme në shah, vetëm pas 4 lëvizjeve nga fillimi i lojës është 319.979.564.000.

 2. Në shumë spitale në Kinë nuk ekziston butoni i katit të katërt në ashensor.
Shqiptimi i numrit katër në Kinë është shumë i ngjashëm me shqiptimin e fjalës “vdekje” dhe kjo është arsyeja pse shumica e spitaleve kineze nuk e kanë këtë buton.

3. Numrin më i madh i fëmijëve të lindur vetëm nga një grua është 69. Rekordi, regjistruar në Guinness i atribuohet ruses Vassilet. Në total, lindjet ishin 27: 16 lindje binjakësh, 7 trinjakësh dhe 4 lindje katërnjakësh.

4. Ernest Vincent Wright shkroi një roman me 50.000 fjalë ku nuk duket asnjëherë shkronja “e”.

5. Kur jemi në det dhe shikojmë horizontin përpara nesh, distanca që na ndan nga pika më e largët që ne mund të shohim është rreth 5 km.

6. Gjatë jetës sonë thithim rreth 20 kilogramë pluhur
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: ßåßy ღ ne 20-05-2013, 18:11:26
Qeveria Suedeze dhe Finlandeze, paguan studentet e saj me rroge mujore, nese ata ndjekin shkollen e mesme dhe universitetin.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: ßåßy ღ ne 12-06-2013, 15:02:49
Kim Ung-Yong e kuptoi algjebren ne moshen 3-vjecare, mund te fliste 4 gjuhe rrjedhshem po ne ate moshe, filloi universitetin 4 vjec dhe u diplomua kur ishte 8 vjec. Ai ka nivelin e inteligjences me te larte ne bote - IQ (210)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 12-06-2013, 15:44:44
Ernest Hemingway i mbijetoj Malaries , Pneumonisë , Dizenterisë , Kancerit të lëkurës , Hepatitisit , Anemisë Diabetit , Tensionit të lartë të gjakut , dy përplasjeve të aeroplanit , infektimit në veshkë , dëmtimit të mëlcisë ,krisje të unazave të qafës , dëmtimit në kafkë e shumë tjera.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Mishel............... ne 12-06-2013, 16:18:37
Ernest Hemingway i mbijetoj Malaries , Pneumonisë , Dizenterisë , Kancerit të lëkurës , Hepatitisit , Anemisë Diabetit , Tensionit të lartë të gjakut , dy përplasjeve të aeroplanit , infektimit në veshkë , dëmtimit të mëlcisë ,krisje të unazave të qafës , dëmtimit në kafkë e shumë tjera.

dhe nga se vdiq ky mbi njeriu?
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 12-06-2013, 16:24:32
Vrau veten idioti ne 61shin
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Mishel............... ne 12-06-2013, 16:32:23
hahahaah i paska ardh pikerisht nga Zoti
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 12-06-2013, 16:45:56
e kishte tradite familjare kte vetvrasjen
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Mishel............... ne 12-06-2013, 17:32:39
thuj shyqyr kena kasapllekun si tradite
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: ßåßy ღ ne 13-06-2013, 11:16:32
BUQETA ME E MADHE NE BOTE

Nje i ri nga Anglia vendosi qe propozimin e marteses ta bej ne nje menyre shume te vecante. Ai numeroj te gjitha ditet qe kishte kaluar me te dashuren e tij dhe porositi po aq lule sa edhe ditet. Buqeta kishte plot 2190 lule te llojeve te ndryshme.
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 13-06-2013, 11:17:25
thuj shyqyr kena kasapllekun si tradite

lol
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 13-06-2013, 22:31:03
(https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/1000045_283950845075172_2044898210_n.jpg)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 13-06-2013, 22:32:13
(https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/1011037_283577801779143_1182645111_n.jpg)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: SteriOtipi B ne 14-06-2013, 16:09:31
kali ka kater kembe.. :P
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Mishel............... ne 14-06-2013, 16:10:42
jo po a e dini se po nuk qe dite jashte eshte nate..
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: elton.asllani ne 14-06-2013, 18:14:37
(https://sphotos-a.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/p480x480/960295_578209025544107_1602011583_n.jpg)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Mishel............... ne 14-06-2013, 18:44:12
kush do vi te ikim ne neptune i vrap pele
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: elton.asllani ne 20-06-2013, 13:23:20
(https://www.zerion.net/proxy.php?request=http%3A%2F%2Fi43.tinypic.com%2F2vmsk8g.jpg&hash=c369cfd456841f40c7b646e48f70b434)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 20-06-2013, 13:28:32
(https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/970589_247203982089233_2046554461_n.jpg)
Titulli: A e dini se..
Postuar nga: Shej ne 20-06-2013, 13:29:21
(https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/253286_247200695422895_1833967162_n.jpg)