×

A e dini se..

· 103 · 18036

A e dini se..

· 103 · 18036

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#25 ne: 09-11-2006, 20:30:57
Gjyshja 93 vjecare ne versionin Wrestling

2 hajdutë u futën në shtëpinë e saj për të vjedhur por ajo u kthye në një luftëtare Wrestling duke e kapur hajdutin në pjesët e poshtme.Protagonist et e kësaj aventure është një gjyshe lituaneze 93 vjeçe e cila arriti të rezistonte deri sa erdhi policia . “Punoj ne fshat , jam mësuar të mjel lopët dhe kam një kapje shumë të fortë.” shpjegoi gruaja e moshuar duke shpjeguar dhe se çfarë ndodhi.
Dy hajdutët trokitën në derën e saj duke e shtyrë ne tokë gruan e moshuar .Por nuk kishin llogaritur lëvizjen e gruas e cila në tokë kthehet dhe me një lëvizje të shpejtë kap një nga hajdutët në pjesët e poshtme të tij..Burri filloi të bërtiste me gjithë forcën e tij ndërsa shoku i tij mundohej ta lironte por gruaja nuk e lëshonte.Kështu komshinjtë të alarmuar nga të bërtiturat e burrit lajmërojnë policinë.Vjen policia dhe i arreston të dy hajdutët.I pari nuk ecte dot nga dhimbjet që i kishte shkaktuar gruaja dhe u dërgua në spital për të marrë kurat e nevojshme ndërsa i dyti u fut në burg.
  :D :D :D

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#26 ne: 09-11-2006, 20:31:42
Kthehet në burg se nuk shikonte dot televizorIshte në arrest shtëpie në shtëpinë e motrës.Motra nuk e lejonte të shikonte programet televizive të preferuara të tij dhe për këtë gjë kthehet në burg.Të paktën në burg mund të shikonte në televizor programet e tij të preferuar në qetësi.
Ky rast ka ndodhur ne Romë .Djali kishte dalë me kusht nga burgu dhe ishte në arrest shtëpie në shtëpinë e motrës së tij.Duhet të rrinte tërë kohës pa dalë nga shtëpia , kështu që gjëja e vetme që mund të bënte për mos u mërzitur ishte të shikonte televizor.Por motra nuk e linte dhe herë pas here i fikte televizorin.Një gjë kjo që e acaronte shumë djalin i cili u paraqit te karabinierët duke thënë: “Jam larguar, më arrestoni”.Më në fund djali tani shikon programet televizive në burg në tërë qetësinë e tij.  :P

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#27 ne: 09-11-2006, 20:32:56
Kanguru


Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te thote "nuk kuptoj LOL LOL

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#28 ne: 09-11-2006, 20:36:37
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.

-Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.

-Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.

Memorja e elefanteve
Nje elefant u shpua me bize nga nje kepucar dhe pas 14 vjetesh ky elefant, kur e pa kepucarin, i zbrazi gjithe fecken e mbushur me uje ne shenje hakmarrje. :D

-Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur .

Humbet protezat e dhëmbëve dhe i gjeti pas 3 vjetësh


Kishte humbur protezat e dhëmbëvë por mbas 3 vjetësh më në fund i gjeti.Në ndonjë dollap të harruar?
Jo i gjen brënda në mushkëritë e tij.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme pati si protagonist një burrë 45 vjeç nga Taiwan.
Humbja e protezave të dhëmbëve kishte ndodhur gjatë një rrëzimi.
Vetëm rastësisht mjekët gjetën aparatin gjatë kryerjes së një radiografie për diagnostikimin e një polmoniti të lehtë.Natyrisht për të hequr protezën e dhëmbëve duhej kryer një operacion kirurgjikal.
PS(Si mund te qendrojne protezat ne mushkeri?  (?) )




  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#29 ne: 09-11-2006, 20:40:53
SHBA, një prift dhe 70 të ftuar për martesën e dy qenve

Kapele në formë cilindri për dhëndrin, fustani tradicional i bardhë për nuse, një prift dhe 70 të ftuar. Do të ishte një martesë si gjithë të tjerat nëse protagonistët e martesës do të ishin dy qen. Nusja një qenushe 3 vjeçe, u shoqërua në altar nga zonja e saj e vjetër Susan Laurer, kurse Frank dhe Cyndi Parise shoqëruan qënushin.
Mesha u celebrua nga at Joseph DeRose, prifti i kishës kristiane evangjelike të Rosville, në shtetin e Miçiganit. Dy të sapomartuarit pasi thanë po-në në altar filluan të lehnin tërë gëzim dhe iu vërsulën tortës në formë bifteku me kockë dhe me zëmrën e kuqe në mes. Mbas mbarimit të ceremonisë çifti i ri u trasferua në shtëpinë e dhëndrit.

Kur ha shume nganjehere duket se do te shperthesh , nje metafore qe eshte kthyer ne realitet , por per fat ne boten e kafshevee.
Nje piton ka ngrene nje krokodil dhe ka shperthyer plotesisht duke u hapur me dysh.
Kjo ngjarje ka ndodhur ne Florida ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne parkun nacional ku nje gjarper prej 4 metrash eshte munduar qe te haje nje krokodil prej 2 metrash.
Shume i madh gjahu per trupin e gjarperit i cili u fry dhe m pas shpertheu si te ishte nje tullumbac. Ne fund te fundit c'mund te pretendonte gjarpri qe tentoi te hante nje ushqim qe ishte sa gjysma e peshes se tij !!!...

Gjeli qe jetoi pa koke!


Quhej Mike, gjeli qe kaloi ne histori duke jetuar per 18 muaj pa koke. I therur me 10 shtator te vitit 1945 nga Lloyd Olsen, shpendi i gjore vazhdonte te ishte gjalle ne menyre te pashpjegueshme. Diten tjeter i zoti i shpendit vendosi te bente nje eksperiment : ta ushqente gjelin me grure te shtypyr dhe uje, duke e futur ushqimin me nje pikatore drejt e ne ezofag.
Disa thonin qe kishim te benim me nje mrekulli por gjithcka ndodhi per nje gabim te cuditshem kur iu keput koka. Nervat qe kontrollonin riflekset e gjelit nuk u preken nga keputja e kokes. Rezultati? Mike u be i famshem dhe beri te pasur xhelatin e tij. Gjeli me vone nga nje krize frymemarrjeje , ngordhi , kesaj here ne menyre perfundimtare ne nje dhome hoteli ne marsin e vitit 1947 !!!...

Kjo eshte e forte LOL
Ketrat ne kurthin e droges: Ne kurthin e kokaines bien edhe ketrat. Ne Angli shume nga keto kafshe simpatike kane filluar te drogohen.
Motivi? Konsumojne kokainen qe gjejne neper parqe , dhe jo sepse ndonje shperndares droge ua jep atyre, por sepse konsumatoret e perhershem te kokaines e fshehin ate neper peme qe mos t'ua gjejne policet qe i kontrollojne here pas here.
Droga terheq kafshet e vogla qe e konsumojne me masa te medha. Nganjehere ndodh qe shume nga vizitatoret qe vizitojne parqet angleze perballen me ketrat e droguar me syte e kuq te cilet kerkojne neper lule ose peme per te gjetur droge !!!... LOL LOL LOL

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#30 ne: 09-11-2006, 20:46:18
Oferte speciale ne Itali: 20.000 euro, nje banjo me qumesht!

Nje "mendimtar" sicilian vendosi te rive ne "pune" nje tradite te vjeter mijera vjecare, te "adhuruesve te kenaqesive" per te bere nje banjo me qumesht margarite (Lule Dele).
Pervec kesaj, Nino Lupo ka hapur edhe nje fabrike te vogel, ne afersi te qytetit italian, "Agrigento", - ku futen ne voza qumeshtin e marre nga disa ferma te rajonit. Italiani ben te ditur se qumeshti i margaritave eshte shume me ushqyes se sa ai i lopeve, dhe eshte me i shendetshem per bebet, si dhe personave qe jane alergjike te prodhimit "klasik".
Persa i perket amatoreve te qumeshtit te margarites, ata duhet te nxjerrin nga xhepat e tyre jo me pak se 20.000 euro per "t`u ngrohur" dy ore ne lengun e bardhe.
"Megjithese nuk eshte nje cmim qe ja lejon te gjitheve t`a paguajne nga xhepat, kemi jashtezakonisht shume porosi per kete lloj dushi...".
Fatkeqesisht, nuk mundemi t`i sherbejme vetem disa personave ne jave, - pasi sasia e qumeshtit te margarites eshte shume e paket, qe ne tu`a plotesojme deshirat cdo dite", deklaroi Nino Lupo.

Televizori qe transmeton arome...

Nje ekip shkencetaresh te kompanise Sony ne San Diego te Kalifornise, po punojne ne krijimin e nje televiziori qe i lejon teleshikuesve te ndjejne eren nepermjet imazheve qe ata transmetojne...
Mekanizmi do te jete i thjeshte: televizori do te kete te inkorporuar (atashuar) nje dispozitiv te vogel i cili do te emitoje ne trurin e njeriut sinjale ultrasunete, - te cilat do ti krijojne pershtypjen e nje ere...
Me kete rast, emisionet kulinare (te gatimit) do te jene "te shoqeruara" edhe me aromat e ushqimeve qe do te transmetohen ne ekran. Puna kerkimore e ketyre te fundit ka filluar rreth pese vjet me pare, ndersa detajet e punes se tyre jane teper sekrete !!!...

Nje i moshuar vjedh gjysem milioni dollare, pilula, Viagre! LOL

Paul A. Lussier, nga East Longmeadow i Amerikes, u arrestua nga policia per tregeti te "subsancave ilicite". I punesuar ne nje farmaci, amerikani ne moshen 70 vjecare, perdorte receta te rreme per te marre ilace, si Viagra dhe Vicodin. Mashkulli i moshuar nuk i shiste me tutje ato, por ia bente dhurate nje bashkefshatares se tij te moshes 30 vjecare, ne shkembim te nje marredhenjeje seksuale me te.
Femra me pas, tregetonte ne "tregun e zi" ilacet ne fjale. Policia e kapi amerikanin ne flagrance, nderkohe qe ky i fundit po dilte nga farmacia me 15 kuti pilulash te fshehura nen xhakete.
Si pasoje e kontrollit te ushtruar nga policia edhe ne shtepine e Paul Lussier u gjeten medikamente (ilace) ne vleren e 500.000 dolari. Amerikani ishte konsideruar nga komshinjte dhe koleget e tij te punes si nje burre dhe nje baba i lumtur !!!...


Gjysem i bardhe, gjysem i zi...

Nje mashkull afrikan i cili kishte marre medikamente per veshkat u demshperblye kundrejt 30.000 dollareve, pikerisht si kompesim, pasi e gjithe pjesa e lekures, me perjashtim te fytyres, iu be e bardhe si qumeshti. Tekeste Kahsay (foto) emigroi nga Afrika ne Suedi disa vite me pare dhe u punesua ne agrikulture. Ne nentorin e vitit 2004, u godit aksidentalisht nga nje makine agrikole, dhe si pasoje e analizave qe iu kryen ne spital u zbulua se vuante nga nje semundje e rende e veshkave.
Mjeket vendosin te kryejne nje tratament mjekesor qe t`i lehtesonte aktivitetin e veshkave dhe t`i shpetonte njekohesisht jeten, mashkullit afrikan 59 vjecar, beri te ditur e perditshmja britanike "The Mirror". Askush nuk priste qe pastilat e marra te kishin efekte dytesore mbi lekuren e tij. Pas disa muajsh, nga zezak, Kahsay u be i bardhe, me perjashtim te nje pjese te vogel ne fytyre dhe ne vesh, -ndersa duket tashme sikur ka vene maske.
"Eshte e tmerrshme cfare me ka ndodhur. Ne brendesi jam krejtesisht i zi, ndersa nga jashte i bardhe... Kam humbur besimin ne vetvehte dhe jam bere pre e sulmeve idiote kur dal ne mes te rruges. Tashme, as nuk kthehem me ne shtepi", u shpreh Kahsay. Ai hyri ne gjendje shoku atehere kur po shikonte se lekura e tij po fillonte te zbardhej dhe ky proces nuk mundi te shpjegohej as nga specialistet dermatologe.
"Ne shtetin tim pigmenti i bardhe i lekures eshte konsideruar si semundje. Fisi im tashme me konsideron si nje nje i semure me leprose", ka thene afrikani. "E vetmja gje e mire nga e gjithe kjo histori, eshte, se kam mesuar cfare do te thote tolerance perballe njerezve nga raca te ndryshme", shtoi ai.
Sakaq, gjykata suedeze i akordoi 30.000 dollare demshperblim pacientit ne fjale, ndersa doktori qe administroi medikamentin ne fjale per veshka, humbi vendin e punes. Prej kohesh, rastet e vdekjeve dhe te efekteve dytesore te medikamenteve kane shokuar industrine si dhe marrjen e masave te menjehershme.
Pershembull, autoritetet amerikane per Perkujdesjen Shendetesore FDA kane vendosur qe ne te ardhmen, medikamentet anti-reumatizmale Celebrex te jene te ambalazhuara me nje kuti te zeze dhe te jene te shoqeruara nga nje paralajmerim. Pfizer pezulloi ne kete menyre shitjen ne Amerike dhe Evrope te medikamentit teper te "kundershtueshem me efekte dytesore" i perdorur per artritin, i quajtur "Bextra"!!!...

Londinezet jane pasagjeret e taksive me te hutuar ne bote:
Nje ankete e realizuar me 900 shofere taksish nga e gjithe bota ka nxjerre ne pah se pasagjeret jane kryesisht neglizhente, per aq sa i perket nxjerrjes se informacioneve personale, por edhe atyre te harrimit te gjerave personale ne taksi.
Anketa boterore tregon se Londra eshte kryeqyteti i pasagjereve me hutaqe ne bote. Taksimetristet britanike kane numeruar disa objekte te harruara ne makine midis te cilave edhe nga ato me te cuditshmet, nje harpa, nje femije, nje hamster por edhe diamante ne vleften e 100.000 lira sterlinave.
Shoferet e Londres dhe te Mynihut kane raportuar sistematikisht nje fluks te madh te objekteve seksuale ashtu si dhe te prezervativeve te perdorur te cilat i kane gjetur ne sediljet e pasme te taksive te tyre.
Ne Oslo, 98 shofere kane deklaruar qe ne 6 muajt e fundit, klientet e tyre kane harruar ne makine jo me pak se 400 ekipamente hands-free, 1.700 telefona celulare si dhe 110 leptope(kompjutera). Ndryshe nga keta, norvegjezet kane harruar kuti te mbushura plot me birra, ekipamente sportive por edhe thyerrse akulli !!!...

Femija me i rende ne bote,eshte lindur ne vitin 1954, nga Italiania, Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte diten e lindjes 10,2 kg !!!...


  • Postime: 1580
sorelina
#31 ne: 14-11-2006, 20:04:50
Derguesi me i shpjt i  SMS.

Ne Singapor nje nxenes ka shenuar rekord te ri Boteror per dergim te shpejte te SMS.
16-vjecari ka arritur te shkruaj nje fjal me 160 shkronja ne nje kohe prej 41:52sek.

  • Postime: 6671
  • Gjinia: Femer
erlehta
#32 ne: 15-11-2006, 22:05:00
Ne Arabin Saudite nje plak me 100 vjetorin e tij u martua me nje vajze 19 vjecare. Arsyeja ishte se deshironte te sillte shume femije ne bote. Emri i vajzes eshte ende i panjohur.

  • Postime: 1615
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#33 ne: 16-11-2006, 07:29:32
-=3.14159 26535 89793 23846 26433 83279 50288 41971 69399 37510 58209 74944 59230 78164 06286 20899 86280 34825 34211 70679 82148 08651 32823 ...

-karkaleci i detit e ka zemren ne koke

-Kafshet qe bejn veze nuk kan kerthize

-Japonia ka rreth 200 vullkane

-Pluto nuk konsiderohet me si planet

-Mushkonjat kan 47 dhembe

-Ne Angli ka rreth 8,500 restorante Indian

-Zjarri merr me shpejt perpjet se sa tejposhte

-Njeriu flen gjume rreth 25 vjet ne jeten e tij

-Nje person qe di te pergatisi mire kafe Turke quhet kahveci

-Elefantet mund te qajn

-Certifikata e lindjes se Paul McCartney eshte shitur per $84,146.00 ne Mars te 1997

-26 President te Amerikes kan qen avokate para se te beheshin presidenta

-I vetmi qytet ne bote qe gjindet ne dy kontinente eshte Istanbuli

-Ne bote ka me shume se 20,000 lloje te birrave

-13% te njerezve shkrujn me doren e majte

-Njerezit nuk teshtijne duke fjetur

-Nje vit ka 31,557,600 sekonda

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#34 ne: 01-12-2006, 14:32:54
Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.
***
Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
***
Milingonat e ndiejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
***
Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen... çdo sekondë.
***
Peshkaqenët nuk sëmuren.
***
Kompjuterat modernë janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
***
Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehërave.
***
Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
***
Në 1870-n në Londër jetonin më shumë irlandezë sesa në Dublin.
***
Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
***
Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
***
Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njëri pas tjetrit, do të mund të përshkonin Ekuatorin 2 herë.
***
Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.
***
Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
***
Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
***
Shkencëtarët britanikë kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit, asgjësojnë 50 milionë minj dhe 20 milionë zogj të vegjël.
***
Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
***
Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg.
***
Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane, me gjithsejt 72 shkronja.
**
Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943, në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.
***
Për të prodhuar 1 kg mjaltë, bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milionë luleve, duke bërë rreth 300 000 kilometra fluturim.
***
Luftërat dhe statistikat: Nga 1618-a deri më 1905-n janë bërë 1044 luftëra tokësore, 122 beteja detare, 490 rrethime, 44 kapitullime. Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecias dhe Turqisë (55 vjet), në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtër është ajo midis Austrisë dhe Italisë, e cila zgjati vetëm 6 orë.
***
Çdo foshnje, pas lindjes ka saktë 350 eshtra, ndërsa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra, gjatë fazës së zhvillimit të njeriut, shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.
***
Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më rëndë se të tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.
****
Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.
***
Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 fije floku, zeshkanet 100 000, ndërsa biondet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 për qind e biondeve e mbajnë këtë shifër të flokëve.
***
Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë të kaltër. Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reaksion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk varet nga reaksioni i shpejtë, p.sh. golf.
***
Deri në moshën 80-vjeçare zemra e njeriut ka rrahur 2.5 miliardë herë. Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m². Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometra flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë eshtër e njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet, sepse eshtrat përtërihen rregullisht.
***
"Little boy" (djaloshi i vogël) quhet bomba e cila është hedhur në Hiroshimë. Bomba ishte e gjatë 3.04 metër dhe e rëndë 4080 kilogramë.

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#35 ne: 12-01-2007, 15:29:01
Po lexoja nje dite disa nga ato kapaket e Snapple........dhe thonin:

-Bretkosat nuk pine  (lengje / uje ) kurre

-Bletat jane te vetmet insekte qe krijojne nje forme ushqimi per nejriun.

- Bashkite ne USA ne diten e Shen Valentinit i bejne te gjitha martesat per falas

  • Postime: 12210
Lefter
#36 ne: 19-01-2007, 18:52:43
Ndersa edhe une lexova ne nje vend qe as breshkat nuk pine uje/lengje gjate gjithe jetes.

  • Postime: 825
  • Gjinia: Femer
agnesa
#37 ne: 19-01-2007, 19:03:25
se po ta futni rrushin ne mikroval eksplodon

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#38 ne: 20-01-2007, 07:08:08
Me vjen keq qe me paska shpetuar kjo teme sepse paska ca kuriozitete dhe rekorde fenomenale. Unë s'i lexova të gjitha postimet por lexova qe nga Berni dhe lart dhe me pëlqeu shkrimi i tij. Ishin të gjitha kuriozitete dhe disa prej tyre unë i kisha dëgjuar me pare. Por mua me duken interesante sidomod kety dy me poshtë, në lidhje me lindjet:

****
Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më rëndë se të tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.
****
Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

S'e kisha idenë qe te lindurit ne shenjen e Demit, pra foshnjat e sapo-lindura, lindin me te medhaja ne peshe, zakonisht. E di ndonjëri pse ndodh kjo?! Dhe për punën a foshnjave qe lindin me një dhemb ne goje, kam dëgjuar kështu nëpër gazeta apo si kuriozitet por s'kam dëgjuar t'i ndodhi ndonjë qe kam njohur. Interesante edhe kjo.



P.S. Vazhdoni te na sillni kuriozitete njerëz, se qenkan vërtetë te bukura, te mira & interesante!

  • Postime: 825
  • Gjinia: Femer
agnesa
#39 ne: 20-01-2007, 12:51:16
siq kam degjuar disa shkenctar kane thene se toka do shkaterrohet dhe do nis nje bot e re kur njeriu do i kete kembet e ngjitura (nuk e di sa ehste e vertet dhe vertet frigohem):S

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#40 ne: 22-01-2007, 17:06:30
siç kam dëgjuar disa shkenctar kanë thënë se toka do shkatërrohet dhe do nis një bot e re kur njeriu do i këtë kembet e ngjitura (nuk e di sa ehste e vërtetë dhe vërtetë frigohem):S

Une s'e kam degjuar kete punen e kembeve te ngjitura Agnesa, por edhe nese ndodh s'besoj te na ndodhi brezave tane si te thuash. Ne e kemi kaluar ate dallge tashme. Do kemi vdekur prej vjetesh nese dhe kur ndodh kjo. LOL

Ndersa persa i perket krijimit te botes se re, e kam degjuar kete dhe eshte e mundur ndoshta, s'e di jo. LOL

  • Postime: 6671
  • Gjinia: Femer
erlehta
#41 ne: 22-01-2007, 20:35:21
MP3Player per Ate qe nuk degjojne eshte shpikur kohet e fundit nga shkencetaret amrikane.

  • Postime: 825
  • Gjinia: Femer
agnesa
#42 ne: 22-01-2007, 21:58:32
Unë s'e kam dëgjuar këtë punën e kembeve te ngjitura Agnesa, por edhe nëse ndodh s'besoj te na ndodhi brezave tanë si të thuash. Ne e kemi kaluar atë dallge tashmë. Do kemi vdekur prej vjetësh nëse dhe kur ndodh kjo. LOL
e di qe neve nuk do te na ndodh mirpo brezave te ardhshem

Ndërsa përsa i përket krijimit te botës se re, e kam dëgjuar këtë dhe është e mundur ndoshta, s'e di jo. LOL

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#43 ne: 22-01-2007, 22:50:31
un di vetem qe po ju ngjiten kembet njerezve sdo kete me pjellori. :D

mjer meshkujt :S :S
Capkenja
#44 ne: 22-01-2007, 22:55:27
Lum femrat...

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#45 ne: 23-01-2007, 06:44:43
Lum femrat...

Ketu s'te jap te drejte. I mean, nga njera ane ke te drejte: Lum Femrat. Po nga ana tjeter, Mjere Femrat (qe cke me te!) LOL :P

  • Postime: 825
  • Gjinia: Femer
agnesa
#46 ne: 23-01-2007, 13:27:44
te dyjat bashk mirpo edhe mjer meshkujt :P LOL LOL  se kur eshte fjala per mjer femrat bashkangjite me mjer mashkujt ahhaha

  • Postime: 6671
  • Gjinia: Femer
erlehta
#47 ne: 24-01-2007, 21:50:20
Te alkolizuarit nuk i kuptojne batutat e shakave.
Studim i fundit ky, nga studiuesit amerikane.

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#48 ne: 25-01-2007, 19:44:59
Sa më shumë që të shohin televizor fëmijët 4-vjeçarë, aq më shumë janë të prirur të bëhen më pak inteligjentë më vonë kur të shkojnë në shkollë, bëhet e ditur sipas një studimi të publikuar


Ngrënja e ushqimit natën nuk të shendosh, pohojnë shkenctarët amerikan, të cilët kanë zhvilluar teste në 47 majmuna femra.


Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.


Një fshat rus mbeti çoroditur, pasi liqeni i tij u zhduk gjatë natës. Televizioni NTV transmetoi pamje të një grope gjigande prej balte të ngurtësuar nën diellin veror, ndërsa peshkatarët nga fshati Bolotnikovo vështronin të dëshpëruar. "Eshtë shumë e rrezikshme. Në rast se një person do të kishte qenë në mes të kësaj katastrofe, atëherë ai nuk do të kishte asnjë shans për të mbijetuar. Pemët u shembën dhe u zhytën nën tokë", u shpreh Dmitry Zaitsev, zyrtar i Ministrisë lokale të Emergjencave i intervistuar nga kanali televiziv në fjalë. Zyrtarë në rajonin Nizhegorodskaya në lumin Vollga në lindje të Moskës u shprehën se uji i liqenit mund të jetë thithur poshtë, nën një rrjedhë uji apo një shpellë, por disa fshatarë dhanë disa shpjegime më ogurzeza. "Unë po mendoj se më në fund Amerika po na zotëron", u shpreh një plakë e moshuar ndërsa qëndronte e ulur në tokë jashtë shtëpisë së saj.


  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#49 ne: 06-02-2007, 20:02:03
Ne kanada vidhet nje makine ne cdo 6 min :D