×

A jeni te lumtur..?

A jeni te lumtur..?

· 45 · 4860

  • Postime: 1625
  • Gjinia: Mashkull
arbias
ne: 27-01-2007, 23:54:52

Mos qofshi te lumtur se paku  msonu me msusin si beheni te lumtur ,edhe pse un sjam u lumtur; lumturin smund tja ndal askujt .



A JENI TË LUMTUR?


Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë...



A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu është shumë vështirë të fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janë refleksione të botës sonë të brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që janë të lumtur kërkojnë të bëhen dyfish më tepër të lumtur. Thënja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikërisht kur është më errët fillon lindja e diellit", është shumë e vërtetë për jetën e njeriut. Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë.
Disa psikologë që janë marr me studimin e gjendjes së quajtur "FAT" apo "Lumturi", kanë ardhur në përfundim se lumturia apo fati nuk është ndjenjë momentale, nuk është ekstazë e përkohshme. Ajo është kënaqësi që e ndimë një kohë më të gjatë dhe që reflektohet permes sjelljes dhe disponimit tonë të përgjithshëm. Fati nuk është i kushtëzuar dhe nuk varet nga rrethanat dhe kushtet që të përcjellin në jetë. Sipas këtyre psikologëve ajo megjithatë është në gjene dhe varet nga disa komponente gjenetike. Pra pa marrë parasysh se çka ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo "është e shkruar në gjenet tona".
Psikologu Dejvid Liken, që kishte hulumtuar dhe studiuar "kuptimin e lumturisë" e publikoi një libër me këtë temë ku jepen rezultatet e punës së tij hulumtuese. "Është shumë mirë se shumica e njerëzve në thelb, janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një definimi personal të kënaqësisë. Nëse për ndonjë person është karakteristike pakënaqësia, dhimbja emocionale te ai person e humb forcën e vet - thekson Linken.
Për këtë psikolog, fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata:"pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë! Ja në vazhdim disa shprehi të njerëzve të lumtur që i thekson ky psikolog, e të cilat ua preferoj gjithë juve t'i kultivoni në jetën tuaj nëse dëshironi vërtet lumturi dhe fat:

1. Punësoni mendjen tuaj.
Njerëzit fatlum kanë mendje creative dhe aktive

2. Mendoni si optimist.
Gjithë njerëzit fatlum janë optimist. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqëndrohet në zgjidhje të problemit.

3. Qeshuni!
Të qeshesh ke mundësi në çdo kohë dhe në çdo vend. Emocionet paraqesin përzierjen e ndjenjave të brendshme dhe përgjigjen fizike në ato ndjenja. Pra nëse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atë informatë e bartë në krejt organizmin tuaj.

4. Paramendoni (Imagjinoni).
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për ta mashtruar trurin. Ndiheni shumë më të lumtur nëse ju kaplojnë mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninës.

5. Detoksikoni mendimet negative.
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative e helmojnë organizmin dhe shkaktojnë ndryshime në tru. Si përgjigje për këto helmime vje gjendja e apatisë, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.

6. Zgjedhni shoqërinë.
Ekzistojnë grupe të ndryshme njerëzish që veprojnë negativisht. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë për diçka. Lirohuni nga njerëzit e tillë. Shoqërohuni me njerëz pozitiv. Të gjithë e dijmë se jeta është "e rëndë", e ata që janë negativ vazhdimisht e përkujtojnë këtë edhe kur e kanë të lehtë jetën!

7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme, më të errët, rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë muajve apo një viti. Gjendja rregullohet dhe përmërsohet vetvetiu.

8. Vazhdimisht merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin.
Është shumë interesante se çelës deri te fati është që rregullisht të merreni me atë që ju pëlqen. Kushtoni rëndësi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit të shpirtit. Gjërat e vogla kreative që ju kënaqin janë në të njëjtën kohë pushim kreativ për ju.

Në vazhdim ja edhe gjashtë këshilla për zbrapsje të lodhjes dhe mbajtjen e disponimit të mire.

1. Pushoni para se të lodheni.

2. Mësohuni të relaksoheni në vendin e punës.

3. Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i kontribuon dukjes së tyre rinore.

4. Aplikoni këto katër shprehi të mira të punës:

a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e drejtëpërdrejta.

b) Kryeni punët sipas rendit të rëndësisë.

c) Kur të përballeni me problemin në punë, përpiquni që, nëse këtë ua lejojnë rrethanat, ta zgjidhni në vend të ngjarjes.

d) Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra bashkëpunë-torëve dhe ta mbikëqyrni punën e tyre.

5. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë i përzenë lodhjet dhe brengosjen.

6. Mbani mend se askush s'ka vdekur për shkak të mosfjetjes. Shqetësimi për shkak të pagjumësisë është shumë më shkatërruese për organizmin se vet pagjumësia.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 01-08-2007, 16:05:48
Nuk kam kohe tani (se jam ne pune) ta lexoj gjithe kete artikull te gjate, por sa i hodha nje sy duket qe ja vlen ta lexosh keshtuqe do t'i rikthehem me vone. Mund te them ama (ne lidhje me temen) qe Lumturia nuk matet me asnje tregues mase. Une jam e lumtur pak a shume, ka dite qe me shume e ka dite qe me pak. Ne pergjithesi jetoj e qete, e lire dhe pa komplekse ne jeten time dhe per jeten time. Rendesi ka qe kur gdhihem cdo mengjes, gdhihem me shprese, zakonisht pa nerva, e pershendes diten e re, diellin e ri (nese ka dale) dhe e perqafoj kete dite sic me jepet, me nje grusht mundesish, te papriturash dhe si nje 24-oresh qe ja vlen ta bej memorable (dmth sa me te perkujtueshem - per mire kuptohet), ta permbush, t'i jap frymen time, ta vulos me jeten time, ta harmonizoj, ta shtrengoj fort e ta bej kete dite sa me te rendesishme, pasi fundja eshte nje cope nga mozaiku i jetes sime. Cdo dite qe cohem ne mengjes e perqafoj pa frike fare, perkundrazi me gezim, krenari, perkujdesje dhe kersheri. Kam vetem nje jete dhe kete qe kam DO TA JETOJ qe cke me te dhe s'para jam tip i pendesave une, jo. :)


P.S. Pergezime per temen, Arbias.

  • Postime: 876
notorious
#2 ne: 01-08-2007, 21:35:35
njerëzit me t'meta mendore (budallejtë)... jan të lumtur,

të vetmtit që u rrin buza, vesh em vesh 24 orë n'ditë...

mendimi im ky...

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#3 ne: 02-08-2007, 00:05:17
njerëzit me t'meta mendore (budallejtë)... jan të lumtur,

të vetmtit që u rrin buza, vesh em vesh 24 orë n'ditë...

mendimi im ky...

Po, nese e marrim lumturine ne kete koncept/pike sic e ke permendur ti, ashtu eshte. Vetem budallenjte (me te meta mendore) jane te lumtur keshtu se ata s'marrin tamam vesh nga bota e cdo gje u duket e bukur dhe normale perderisa hane, pijne e rrine, jane te qete, te gezuar e te lumtur (s'kane c'te duan me nga jeta, ata.) ;)
Emira
#4 ne: 02-08-2007, 16:39:41
shumicen e rasteve jam edhe une me te meta mendore
;-))

varet nga shume aspekte ne se e ndjej veten te lumtur. them se jam e lumtur se jetoj jeten qe dua te jetoj

ka dite te bukura dhe dite jo edhe aq te bukura po varet se si i interpretoj, a u jap rendesi aneve pozitive apo atyre negative...
mundohem te shoh te miren qe mos te eci turivarur neper bote se ata lloj njerezish s´me kane pelqyer ndonjehere dhe s´dua te behem si ata qe s´me pelqejne.

ndoshta neser s´jetoj me...rrofte e bukura e se sotmes!!!!!!!

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#5 ne: 03-08-2007, 21:29:49
shumicen e rasteve jam edhe unë me te meta mendore
;-))

varet nga shumë aspekte ne se e ndjej veten te lumtur. them se jam e lumtur se jetoj jetën qe dua te jetoj

ka ditë te bukura dhe ditë jo edhe aq te bukura po varet se si i interpretoj, a u jap rëndësi aneve pozitive apo atyre negative...
mundohem te shoh te miren qe mos te eci turivarur nëpër botë se ata lloj njerezish s´me kanë pëlqyer ndonjëherë dhe s´dua te behem si ata qe s´me pëlqejnë.

ndoshta nesër s´jetoj me...rroftë e bukura e se sotmes!!!!!!!

Ke folur jashte mase bukur dhe me pelqeu shume sidomos fjalia e fundit. Ta mbeshtes mendimin, krejt. ;)

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#6 ne: 04-08-2007, 08:39:40
Po, jam i lumtur... falenderuar qoftë Zoti!

Kjo lumturi është e perkohshme, e qe është e afatizuar deri tek ithtesia e vdekjes,... porse shpresoj ta fitoj kenaqesine e Perendise, dhe te bashkohem me ata qe i dua ne Parajse, pergjithemone, ne perjetesi!!!  :) Kjo është ambicja dhe synimi im final...

Kjo eshte lumturi e bazuar tek Zoti, apo e perkufizuar tek feja. Une mendoj se lumturia personale eshte shume me e thelle sesa aq, dhe ne realitet ka pak lidhje me Zotin. Mendimi im ky. Nuk eshte mendim ateist, por realist.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#7 ne: 04-08-2007, 16:08:16
Filozif Emanuel Kanti thoshte: "Të zgjedhurit është liri"!

Kjo me pelqen shume si shprehje. Dhe mendoj se eshte e vertete. Pastaj, nese te zgjedhurit eshte liri sic ka menduar Kanti e sic mendon ti, atehere eshte ne lirine tone te zgjedhim sesi ta jetojme jeten, sesi ta perceptojme lumturine, sesi ta jetojme e ta ndertojme ate, dhe jo ne doren e Zotit, apo jo?!



Unë zgjodha sistemin e Atij qe me krijoi, sigurisht, apo jo, ai qe më ka krijuar mua, e di me mirë se cila mënyrë është me e duhur qe unë te arrij mireqenien, dhe me praktikimin e atij sistemi unë arrita lumturine, e qe e shpresoj edhe me pas te perjetshmen.


Ti zgjodhe ate sistem se ty ai sistem te pershtatet apo te pelqen, mire per ty, puna jote. Atehere me ler edhe mua, apo tjetrin te bejme zgjedhje te tjera, te zgjedhim 'sisteme te tjera'. Ty, ndjekja e Zotit dhe mesimet e tij te duken te duhurat dhe ato me te cilat mund te kesh mireqenie, por kjo s'do te thote qe jane te duhura apo te mira per te gjithe. Njeriu ka lindur i lire ne nje bote te lire. Vete Lumturia eshte e lire dhe shume e gjere, e madhe. Lumturia - ne tere kuptimin e fjales - nuk arrihet kurre. Dhe me mire keshtu se pastaj s'do kish jeta shume kuptim. E perse do te synonim, donim, arrinim, luftonim akoma hmmm...?!



Gjithashtu një thënie e bukur e Volterit thotë se: "Vertete roli i Zotit dhe i jetës se mbrëmë është shumë i madh, për shkak se këto dyja janë dy themele te platformes se moralit".

Zakonisht Volteri me pelqen. Nuk e kam degjuar ndonjehere kete statement me pare, por nese ai ka thene keshtu, puna e tij, keshtu mendon e keshtu thote. Zoti te keshillon qe te besh nje jete te moralshme dhe ta kesh moralin si parim ne jeten tende dhe me kete gje jam dakort dhe me duket e mire dhe pozitive. Ama nga ana tjeter ata qe s'besojne shume tek Zoti si puna ime, (une besoj por pak, forca tek e cila besoj me shume se cdo gje tjeter ne univers eshte vetja ime), nuk do te thone qe jane persona te keqinj, te pamoralshem, te ligj, te gabuar, etj. Dhe s'ka burre neneje qe te me binde mua te kunderten, ne lidhje me kete.

Hajt me te Mira. Ika ne pune, tani. :)
Capkenja
#8 ne: 04-08-2007, 17:02:18
Lumturia e njeriut varet ndonjëherë dhe vetëm nga nje sekonde e vetme....kështu qe ne te jemi te lumtur varemi nga shumë faktore..një nder ta është paraja !

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#9 ne: 06-08-2007, 06:31:30
E lexova gjithe postimin tend Mirsimi (Altruisti) dhe e kuptoj pak a shume qe dallimi esencial mes meje e teje eshte qe ti i beson verberisht Zotot tek dhe me gjithcka qe ndodh ne jeten tende, perfshire krijimin tend, ndersa une i besoj Zotit pak, i besoj Atij si nje force te madhe siper nesh, nje force e sigurte por jo forca numer nje, apo forca qe do bente ndryshimin me te madh ne jeten tone apo qe te na garantonte lumturine.

Une ne njefare menyre erdha nga Zoti, Altruisti, por mua me pollen dy prinder e tyre. Ishte deshira, vullneti, dashuria dhe liria e tyre qe une te lindja. Nese ata s'do te donin qe une te kisha lindur, nuk besoj se do te kisha lindur, jo. Jam dakort me ty qe e quan Zotin si Krijues Absolut pasi Zoti fundja ka jetuar boten qe jetojme (une keshtu mendoj edhe pse s'jam 100% e bindur per kete), por Zoti nuk eshte Krijuesi im ne menyre te drejtperdrejte dhe nuk mendoj se ai e ka pasur ndonjehere kete "detyre" (nese mund ta quaj keshtu).

Nuk e kuptoj sec ke dashur te thuash ne lidhje me krahasimet qe ke bere se ku do perfundonte Hitleri e ku do te perfundonte Ismail Qemali. Ceshtja eshte se ne fund vdesim te gjithe dhe Vdekja NUK eshte Lumturi e Perjetshme. Ti dhe te tjere qe besojne ne Zot, mund te mendojne keshtu, por una as tani ne jete dhe as ne vdekje s'kam per tu bindur per kete. Nese vdekja qenka lumturia vete, madje lumturia e perjetshme pse asnjeri (pervec atyre qe kryejne vetevrasje) nuk do te vdese, pse e duam kaq shume jeten dhe pse vajtojme kur njerezit qe kemi prane, na vdesim?! Keto po i them me teper si pyetje retorike, nuk po t'i drejtoj ty. Thjesht po bejme muhabet qe ta kuptosh ti sesi qendroj une ne kete debat/teme.

Po, une jam njeri i mire dhe nuk jam ndonje besimtare e madhe (ne Zot), ama as ateiste nuk jam. Mos bej kategorizime te tilla. :)

Nejse, si perfundim, desha te ndalesha pak, tek ky paragrafi ketu:

Për mua sistemi i Zotit, pra te jetoj nën hijen e moralit, devotshmerise, besnikerise, bujarise, zemergjeresise, sinqeritetit, subtilitet, ndihmes, sakrifices, rrespektit, ndershmerise, është sistemi absolut ne te cilën duhet te jetoj njerezimi, sepse është hartuar nga Krijuesi i tyre,... ndërsa sistemet tjera, janë shumë afatshkurte, dhe te mangeta, sepse janë krijuar nga krijesat, e si mund te bëhet krijesa me e mencur se Krijuesi,.. sikur veza ta meson pulen i thonë kësaj, apo jo?

Per mua morali, devotshmeria, besnikeria, bujaria, zemergjeresia, sinqeriteti, subtiliteti, ndihmesa, sakrifica, respekti, ndershmeria, sjellja e mire, morali, dashuria, etj. etj. jane vlera qe i synon cdokush ne bote, packa se eshte fetar, shume besimtar, pak besimtar apo atesit. Keto jane karakteristika qe fare mire mund t'i kete nje mashkull apo nje femer qe ben nje jete sa me te paqshme dhe ec gjithnje ne rrugen e drejte, pa ja pare asnjehere oborrin - kishes, xhamise apo teqese, dmth pa besuar fare ne ndonje Zot. Une e di qe s'te bind dot ty per kete, por me mjafton ndergjegjia ime per te mos e kthyer koken prapa apo per te mos dyshuar per kete qe sapo thashe.

Me te Mira!! :)
Emira
#10 ne: 06-08-2007, 11:03:40
Sa thelle i qekeni fut muhabetit mer jahu;-))

une du te jetoj dhe te jem e lumtur sa te jetoj , nje here per nje here, masnej shohim e bejme...
Emira
#11 ne: 06-08-2007, 23:08:19
Altruist mirembrema!

Je shume i thelle ne mendime, Zoteri.
Per mendimin tim, shume njerez te cilet e shohin zgjidhjen e cdo gjeje tek Zoti ja bejne si teper te lehte vehtes, sepse e heqin cfaredo lloj pergjegjesije nga vetja per ate qe kane bere, bejne dhe do te bejne. Me duket si pak si teper e thjeshte kjo gje mua.
Jam besimtare edhe une po ama duhet t´u pervishem gjerave vete pa te me ndihmoje Perendia mua.

Ekzistencen e Zotit une s´e ve ne dyshim, por si ka mundesi qe te gjithe te jene te lumtur vetem se paska nje Perendi atje lart?Realiteti na flet me tjter gjuhe, mjafton te shikojme lajmet e dites...

Them se ka shume faktore qe luajne rol tek lumturia e shpirtit te njeriut, s´behet fjala ketu per drejtesine, eshte tjeter teme ajo.
A ke menduar ndonjehere se ka shume njerez ne bote qe munden te jene vetem atehere te lumtur kur bejne keq?!
Per ta kuptuar s´e kuptoj as une kete psene e tyre, por eshte fakt qe jeta na e ballafaqon cdo dite.

Them se Perendia u jep pak a shume si fillim te tereve te njetat baza, pastaj njerezit bejne si dijne vete.

Ti thua e ke me baza besimin tek Zoti. Mire pra, uroj qe ti te keshe gjetur lumturine tende ne kete gje. Po s´eshte e pamundur te imagjinosh qe ka edhe njerez qe e gjejne lumturine ne lidhje te cilat s´jane per ty edhe aq te drejtperdrejta me Perendine.Dhe keto gjerat e tjera s´jane automatikisht djalli...

Te uroj gjithe te mirat,
Emira

  • Postime: 2287
PetritKola
#12 ne: 07-08-2007, 02:07:30
si te thote mbreti i Shqiperise, kolonel Janullatosi.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#13 ne: 04-11-2013, 18:35:20
Ndoshta nje dite do jem... ndoshta
Gerti1
#14 ne: 04-11-2013, 19:58:31
Sigurisht qe nuk jam i lumtur.

Jam i shendoshe sepse haj, dhe ha sepse jam i shendoshe.
Eshte nje cikel vicioz.

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#15 ne: 08-11-2013, 17:13:26
Njeriu nuk kenaqet kurre  mendoj une , gjithsesi une jam e lumtur per ate qe jam dhe per ate qe kam ne jete (momentalisht) .....

  • Postime: 2109
Grens(Wiliams)
#16 ne: 10-11-2013, 17:13:01
o sa mire ..qenke..kujdes mbaje kete ritem ;)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 10-11-2013, 19:02:02
Jo sjam...po sme plas fare

  • Postime: 2109
Grens(Wiliams)
#18 ne: 10-11-2013, 23:06:48
as mos e rruj fare ..se asnje ne kete bote nuk eshte dhe nuk do jete asnjehere i/e kenaqur sepse keshtu eshte ndertu kjo bote dhe keshtu funksionon... :perqafim

  • Postime: 12738
Mishel...............
#19 ne: 11-11-2013, 13:54:39
- a happy ending? hehe...a happy ending doesn't exist, it's not an end...why would you end it if you were happy?
- to avoid the falling, to have happy memories

  • Postime: 2109
Grens(Wiliams)
#20 ne: 11-11-2013, 22:48:30
une nuk mora vesh asgje si perfundim..sepse nuk jam ne rregull per momentin sidomos me kete gjuhen angleze dmth.. :D

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#21 ne: 11-12-2013, 08:18:36
Aty rreth 70-80% jam, ato tjerat ja leme bashkise :D po varet nga vet njeriu, sesi i interpreton gjerat ne jeten e perditshme, une personalisht nuk ja prish vetes qefin per kollaj..I marr gjanat me qetsi ato qe behen behen ato qe nuk behen nuk behen edhe kaq. Life goes on

Nje shprehje qe e kam edhe si moto

You have to take the good with the bad, smile when you`re sad, love what u have got and remember what you had...
Always forgive but never forget, learn from your mistakes but never regret...People change, things go wrong, just remember life goes on.

  • Postime: 6718
  • Gjinia: Femer
erlehta
#22 ne: 13-12-2013, 18:50:47
Jeta nuk ecen vaj, probleme mbyllen e probleme hapen por qofshin gjithmone nga ato pa zarar thuaj.
Harmonia familjare, shendeti dhe puna, jane lumturi per mua. Te tjerat jane deshira  :)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 13-12-2013, 18:51:45
Ose teka :D
Na myti felicitaja ne knej mo lol

  • Postime: 6718
  • Gjinia: Femer
erlehta
#24 ne: 13-12-2013, 19:06:54
Felicità - Al Bano & Romina Power


felicita  :D