×

BRAKTISJE MASIVE E FACEBOOKUT

· 45 · 1019

BRAKTISJE MASIVE E FACEBOOKUT

· 45 · 1019

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
ne: 01-05-2013, 13:35:55





Vetëm në muajin e fundit gjashtë milionë amerikanë dhe 1.4 milionë britanikë i kanë shuar profilet e tyre në rrjetin Facebook.

Ka kohë që flitet se Facebook ka nisur rrugën e tij të rënies, por tani janë shifrat ato që e konfirmojnë këtë trend. Gjatë muajit të fundit profilet e tyre në Facebook, në SHBA i kanë shuar gjashtë milionë shfrytëzues, ndërkaq në Britani 1.4 milionë.

Analistët thonë se ky është një trend normal, sepse në ndërkohë janë shfaqur web-faqe të reja të cilat janë më interesante për shfrytëzuesit e Facebookut. E, meqë as numri i shfrytëzuesve të rinj nuk është fare optimist, konsiderohet se vala kryesore e zgjerimit të rrjetit ka perënduar, dhe se shfrytëzuesit janë ngopur me mundësit që i ofron ky rrjet.

Facebook duhet të brengoset edhe për kohën gjithnjë e më të shkurtër që shfrytëzuesit e kalojnë aty, sepse në muajin shkurt mesatarja e minutave që një shfrytëzues i kalonte brenda ditës në Facebook ra nga 121 në 115.

Por, ka ende zona nëpër botë ku ka rritje të shfrytëzuesve, veçanërisht në Indi dhe Amerikë Jugore. Në ndërkohë, Instagrami ka nisur të arsyetojë pagesën prej një miliardë dollarëve, ngase për vetëm një vit e gjysmë ka tërhequr 30 milionë shfrytëzues të rinj – dhe ky, në fakt, është i vetmi lajm i mirë për Mark Zuckerberg.

Marre nga Gazeta Express.

___________________ _________

Lajm jashtezakonisht i bukur! Uroj InshaALlah te zhduket sa me pare!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 01-05-2013, 14:09:23
Rresh fejzbukut te bashkuar
me nje deshire e nje qellim
te gjithe atje duke postuar
dhe duke bo like pa pushim :D :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 02-05-2013, 20:05:49
 Ka renie por jo zhdukje. Qe eshte harxhim kohe kjo as qe nuk diskutohet.  Vlera baraz me zero. E vetmja pozitive eshte se njohim tashme rreth shtate breza te fisit, por domosdoshmeri nuk eshte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#3 ne: 02-05-2013, 21:20:09
:O

Po mor po ,po zhduket :P

Erlehta po ky forumi s'eshte humbje kohe? hmmmmm:

Dickaje qe s'me peshon,aq rendesi i jepet sikurse rrjeti social i fb,ashtu e forumet,por me nje ndryshim.
Atje shoh grimca s
hkrimesh nga persona qe vlejne me idete e tyre,e dallohet ajo e copy paste. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#4 ne: 02-05-2013, 21:31:10
Dalengadale por sigurt. Nuk di ç´te them tjeter pos qe eshte nje rrjet social plot degjenerim moral dhe duhet te zhduket sa me shpejt te jete e mundur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#5 ne: 02-05-2013, 21:49:20
po zhduket FB do lulezoje Twitter,do zhduket Twitter do dale gje tjeter.I ka teknologjia keto,per sa kohe njerezit nuk bejne dot pa teknologjine/internetin do kete persona qe do pasurohen nga hici dhe njerez te cmendur qe do paguajne me privacy-ne e tyre apo oret pa gjume apo jeten sociale reale te cunguar
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 02-05-2013, 21:58:58
As qe krahasohen.
Shumellojshmeria e temave eshte shume here me e gjere e pak rendesi ka, copy paste apo jo.......Forma e debatit eshte krejt ndryshe..jep mendimin krejt me lirshem etj

Ne FB nuk e shan dot Salen se e humbe vendin e punes :D
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#7 ne: 02-05-2013, 21:59:40
Ne FB nuk e shan dot Salen se e humbe vendin e punes :D
 

:) E vertete!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#8 ne: 02-05-2013, 22:09:33
Dmth atje me afer vetes se ketu.
Ketu shfryn mllefet e dites dmth? :O

Harrova!
Varet e si e perdor fb :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#9 ne: 03-05-2013, 08:28:26
As qe krahasohen.
Shumellojshmeria e temave eshte shume here me e gjere e pak rendesi ka, copy paste apo jo.......Forma e debatit eshte krejt ndryshe..jep mendimin krejt me lirshem etj

Ne FB nuk e shan dot Salen se e humbe vendin e punes :D
 

edhe me keq te kercenojne me jeten moj

e jo ta shash por thjesht ti kerkosh hesap se cberi gjithe keto vite , e cka ne plan te bej....te vjen ai admini i faqes dhe te bo raprezale

censure e gjalle

aty duhet ti thuash vetem
skenderbeu yne
mbreti i shqipetarve
je yll,drite , ajer
ja kshu gjonash ne pergjithesi
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#10 ne: 03-05-2013, 09:32:22
njeriu pas ekranit dhe ne largesi paska mundesi mashtruese te jashtezakonshme...s a per vallen e mishkajave rreth facebookut s'eshte fare e vertete qe kane qene ndonjehere anetare, aq anetare ka facebooku pas shkundjes masive te pemes(qe dihet eshte arape)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 03-05-2013, 18:58:49
Dmth atje me afer vetes se ketu.
Ketu shfryn mllefet e dites dmth? :O

Harrova!
Varet e si e perdor fb :)

Po cfare mllefesh o vella. Thjesht diskuton, debaton pa e vrare mendjen cdo te ndodh me pas. Anonimiteti eshte mbrojte.
Fb per mua eshte thjesht galeri :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#12 ne: 03-05-2013, 19:11:59
Une FB e shof si mjet te mire me rigjet shoqeri te vjeter qe per arsye te ndryshme jeta na ka nda. Si dhe kalendar te mire per te marr vesh kush ka ditelindjen kush martohet fejohet ndahet e kshu gjonash
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#13 ne: 03-05-2013, 22:32:26
Ama nuk durohen disa njerez qe bejne "check in" kudo qe shkojne, ata njerez qe murin e fcb e bejne si ditar. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#14 ne: 03-05-2013, 23:39:40
Ama nuk durohen disa njerez qe bejne "check in" kudo qe shkojne, ata njerez qe murin e fcb e bejne si ditar. :D


Per kete meriton nje Super Like, gje qe me pengon shume eshte, se dikur shkruaje Ditare, kurse sot ne Mur, dhe aq me shume, shprehje filozofike, qe nuk i kupton kuptimin.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#15 ne: 04-05-2013, 06:39:39
Ama nuk durohen disa njerez qe bejne "check in" kudo qe shkojne, ata njerez qe murin e fcb e bejne si ditar. :D

Futi nje te bllokuar dhe rri e qete. Ka zgjidhje dmth
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1569
  • Gjinia: Femer
BabyGirlⓋⓛⓅ
#16 ne: 04-05-2013, 07:03:44
Ama nuk durohen disa njerez qe bejne "check in" kudo qe shkojne, ata njerez qe murin e fcb e bejne si ditar. :D


epo shyqyr thuaj qe ka dal fcbk dhe njerzit i ke aty 24 ore dhe rrin e lexojne te gjitha cfare poston ti ne murin tend
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#17 ne: 04-05-2013, 17:30:14
Vallai une ne murin tim shkruaj 1 her ne muj, e check in hala skam ba per cudi :D, anyway kjo puna e fcb eshte sipas qefit te secilit
une me shume e mbaj hap me fol me shoqerine dhe te afermit qe i kam lerg po ashtu dhe tu shoh fotot :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#18 ne: 04-05-2013, 21:20:13
Hallelujah.. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#19 ne: 04-05-2013, 21:30:16
Hallelujah.. :D
c'do te thoje Dreamm? :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#20 ne: 04-05-2013, 21:35:35
c'do te thoje Dreamm? :D

...qe shyqyr qe po e kuptojne njerezia sa i demshem eshte F.Burgu :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#21 ne: 05-05-2013, 11:15:08
...qe shyqyr qe po e kuptojne njerezia sa i demshem eshte F.Burgu :D

Uaa...tani i paskeshe gjetur nje emer shume me te pershtatshem. Vertet disa aty sikur jane te burgosur - ne sh'pi FB, ne shkolle FB, ne pune FB, ne banje FB, ne ekskursion (piknik) FB etj. etj..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#22 ne: 05-05-2013, 12:03:16
Edhe mua sme.pelqen  ...ne fakt nuk kam.
Te afermit kemi skype...qejf i madh me nxjerr fotografit  me i pa mileti...ato i ben per veten tende si kujtim.
Edhe ato like..ndonjehere i bejne kot per te te bere qejfin.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#23 ne: 05-05-2013, 12:14:56
Cdo kush e perdor FB si ti vij. Por shumica e keqperdorin.

NQS je musliman bej like..
.Tu thafte dora nqs nuk i ben like dikujt te semure. Kjo eshte megaidjotesi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1288
Pasion
#24 ne: 05-05-2013, 14:54:13
Sa rendesi i jepet dickaje qe s'ka vlere! :)

Per c'ka e perdor fb?

Ne te loz shah,me shoke virtuale,edhe me te afermit  e mi.
Ne te kam miq poete(QE PAK PREJ TYRE I KAM TAKUAR E NE REALITET) qe u lexoj grimca te tyre me krijimtarite e tyre te perditshme qe kane nuanca te mrekullueshme vargjesh.Ne te kam miq virtuale nga qytete te ndryshme shqiptare qe dijne te repektojne privatesine e tjetrit.Ne te s'ka vend per dicka te lire(PIKE) :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super