×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 07-10-2019, 23:09:00 »

Smartphones .....stupid people 😁
Postuar nga: Parloté
« ne: 02-07-2019, 06:37:45 »

Epoka e socializimit dhe thashethëmeve moderne  :D
Postuar nga: Charlie
« ne: 01-07-2019, 13:52:31 »

Kush o ky qe t'ka bo like :D
Nga e njeh kete :D
Ai/ajo nuk po me shikon ne Story asnjehre, as une nuk po ja shikoj :D :D
Postuar nga: erlehta
« ne: 01-07-2019, 02:19:34 »

I terboj vallaj i terboj😁
Madje po e fut dynjane ne sherr...
Pse sme ka bo ftese
Pse nuk ma ka pëlqyer foton.😂
Madje disa bejme sherr me fisin, pse se keni pelqyer foton e grus time 😂😂

Postuar nga: Charlie
« ne: 29-06-2019, 15:53:07 »

Shyqyr thuani qe ka ardhe civilizimi :D
Postuar nga: Passion
« ne: 29-06-2019, 12:10:05 »

Rroft  Marku i fb.  :D

Na qiti n'diell.  :D
Postuar nga: Elvira95
« ne: 29-06-2019, 10:08:34 »

Keshtu eshte kur ska pune, do rrijne ne tel 😂😜
Postuar nga: M A X
« ne: 28-06-2019, 21:39:37 »

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, për vitin 2018, në mesin e 15-59 vjeccarëve, 75,2 % e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1 % të grave. Sa i përket përdorimit të telefonit celular, sërish burrat kryesojnë. Përllogaritet 94.1 % e burrave, krahasuar me 89.2 % të grave, pjesë e individëve që përdorin telefon celular.

Ndërsa sipas përllogaritjes së përdorimit të celularit sipas kryefamiljarit, shifrat tregojnë për 88 % të burrave, ndërsa vetëm 80 % e grave kryefamiljare e përdorin atë.

Sa i përket aksesit në internet sipas kryefamiljarit, shifrat janë të barabarta, 12 % për secilin.
Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë, duke u bazuar në anketa të shumta të kryera në vite. Duke bërë një diferencim mes një ankete nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018, vihet re se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin, ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.

Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë.

Sa i përket se për ccfarë e përdorin internetin shqiptarët, Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat e një raporti të vitit të shkuar nga Alexa, flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter./ Monitor