×

Fshati ku lindin vetëm binjakë

· 4 · 323

Fshati ku lindin vetëm binjakë

· 4 · 323

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 20-06-2012, 20:52:05
Fshati i quajtur Kodinhi i cili ndodhet në Indi mban një mister prej shumë dekadash. Sipas “Dailygosip” në këtë zonë të thellë kanë lindur afërsisht 440 binjakë nga 670 familje.

Janë të shumtë ata mjekë të cilët po studiojnë rastin në fjalë por nuk kanë arritur në një përfundim.

Në këtë vend tropikal sipas statistikave numri i binjakëve është shume herë më shumë se mesatarja kombëtare. Ekspertët e fushës me në krye Dr.Krishnan Sribiju prej vitesh kanë nisur studimin duke bërë analizat dhe eksperimentet e ndryshme, por me sa duket ende nuk ka shpjegim për këtë mister në Kodinhi të Indisë. Nga viti 2009 e deri me sot raportohet se kanë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër e cila po rritet çdo vit e me shumë.

Por gjatë studimeve mjeku Sribiju tregon se ka një mospërputhje mes lindjeve dhe regjistrimeve në gjendjen civile, e cila tregon se numri është akoma më i lartë. Edhe pse shkenca e ka quajtur një mister, banorët e këtij fshati shprehen të lumtur për fëmijët binjak, pasi pothuajse në çdo familje nëna e babai gëzon një çift fëmijësh binjakë.

  • Postime: 490
  • Gjinia: Femer
NENSY
#1 ne: 21-06-2012, 14:26:30
thash se ne Elbasan...se jo per gje po vetem atje lindin cudira...
gjera me dy koka  ose shume gjytyre....hahah efekti metalurgjikut...

  • Postime: 6703
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 27-12-2013, 13:22:39
 Pervec Kodinhit shume te njohur per kete fenomen jane São Pedro dhe Igbo-Ora

Per Sao Petro ka disa teori. 
Njera lidhet me nje kriminel luft, me  Josef Mengele i cili ka punuar si mjek per ushtrine naziste e supozohet qe ky ka kryer eksperimente per lindje binjakesh me grate e ketij vendi. Eshte vene re se ne kete fshat shume binjak jane bjond. Megjithate eshte hedhur poshte kjo teori sepse ka te dhena qe ky fenomen ka qene i njohur para Mengeles

Teoria tjeter lidhet me nje burim uji te bekuar

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 27-12-2013, 18:23:11
edhe sa gjak duhet per tu bere njeri, me mire jane natyrat magjike qe perqendrohen dhe e pushtojne femren ndersa e derdhin brenda, edhe pse nuk pelqejne te lindin binjake shpesh