×

Gines 2006, “çmenduritë” për t’u bërë të famshëm !

Gines 2006, “çmenduritë” për t’u bërë të famshëm !

· 2 · 5847

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 11-11-2006, 17:03:47
Anomalitë më të mëdha në botë, në festën e dytë zyrtare të ekstremit

Të regjistruar nga të gjitha vendet e botës, ata u mblodhën të enjten për të shënuar ditën e dytë zyrtare të rekordeve botërore Gines. Rekordmenët më të spikatur vinin nga Afrika e Jugut, Zelanda e re, SHBA, Franca, Norvegjia, Kina, Australia, Gjermania dhe Britania. Zelanda e re ka paraqitur udhëtimin brenda një topi plastik. Steve Camp mori rekordin Gines për distancën më të madhe me topin plastik (Zorbing), kur ai u rrotullua 570 metra nga një kodër. Ndërsa Keith Kolver, theu rekordin për lëvizjen më të shpejtë në Zorbing. Disa njerëz i kanë thyer rekordet pa u lodhur fare. Kështu ka ndodhur me Kathie Jung. Ajo tha se nuk e kishte pasur kurrë ndërmend të hynte në librin rekordeve Gines, por nuk kishte ç't'i bënte belit të saj tepër të hollë. “Kjo nuk ishte diçka të cilën unë po përpiqesha që ta arrija”, tha ajo, pasi hyri në rekorde. Megjithatë të tjerët lodhen e bëjnë ekzibicione nga më të çuditshmet dhe madje e kanë qëllimin më të madh në vetvete që të shënohen në librin e rekordeve botërore. Si Jackie Bibby, i cili ka futur në gojë nëntë gjarpërinj, duke i mbajtur aty, pasi i kish mbërthyer nga bishti i tyre për të kapërcyer rekordin që e kish vendosur vetë më parë. Pjesë e festimeve ishte edhe spiuni anglez James Bond, me numrin më të madh të rrotullimeve që është përformuar në filmin e 007-ës, “Casino Royale”. Thyerja e rekordit është paraqitur nga Adam Kirley në një makinë të tipit “Aston Martin”, duke përdorur bobina me nitrogjen dhe duke arritur shtatë rrotullime. Rekorde të tjera përfshinin puthjen më të madhe të njëkohshme, e cila është performuar në Francë, vargu më i madh me reçipeta, i performuar në Afrikën e Jugut, festa më e madhe e çajit, e performuar në Japoni, shkopinjtë më të mëdhenj për të ngrënë, më Kinë, dhe kërcimi më i madh në ujë në Australi. 9 nëntori ishte dita e dytë e rekordeve botërore Gines. Tradita ka nisur vitin e kaluar për të festuar “Guinness World Records” me thyerjen e rekordit të vetes, kur libri u kthye në më shiturin e të gjitha kohërave.

Plumb në kokë
Eshtë shumë vështirë që dikush të thyejë rekordin e vendosur nga William Laëlis Pace, i cili ka jetuar më gjatë me një plumb në kokë se çdo qenie tjetër në planet. 97-vjeçari është qëlluar 89 vjet më parë në një aksident. Ai vazhdon të thyejë rekord me çdo ditë që kalon. Në certifikatën e tij Gines lexohet: “William Lawlis Pace, lindur më 27 shkurt 1909, është qëlluar në vitin 1917, në moshën 8-vjeçare në Teksas. Rrezet x (në 2006) konfirmojnë se plumbi është ende aty.
Kërcimi në një vije
“Radio City Rockettes” bashkë me qindra kërcimtarë të tjerë dhe kërcimtarë “wannabe” kanë shënuar një rekord të ri Gines në ditën botërore të rekordeve. 1 681 njerëz janë
lidhur me njëri tjetrin nga krahët dhe kanë kërcyer për pesë minuta në përpjekje për të thyer rekordin gjerman për kërcimin më të gjatë në një vijë të vetme njerëzish. Rekordi i mëparshëm u vendos në Stein, Gjermani në korrik 2004 me 1 150 njerëz.
Brenda topit
Rekordet Gines kanë nisur regjistrimin e tyre të çuditshëm të enjten e kësaj jave me Keith Kolver nga Zelanda e re, e cila u bë njeriu më i shpejtë në botë që ka zbritur një kodër brenda një topi plastik gjigant. Ajo ka arritur shpejtësinë 52 kilometra në orë, duke marrë titullin ”zorbanautja” më e shpejtë në botë. Zorbing është një shpikje e Zelandës së re, që konsiston në zbritjen e një kodre brenda një topi plastik.

Vargu më i gjatë
Qindra reçipeta janë bërë pjesë e rekordeve botërore Gines në ditën zyrtare të dytë për librin botëror, ndërsa në Afrikën e Jugut grave u është kërkuar të heqin reçipetat e tyre dhe
t'i dhurojnë ato për të formuar vargun më të gjatë të tyre në botë. Afrika e Jugut po përpiqet të thyejë këtë rekord për të tërhequr vëmendjen mbi kancerin e gjirit. Vargu kishte 114 782 reçipeta dhe arriti gjatësinë gjatësi 111 kilometra.
 
Festa më e madhe e çaj
Një qytet në Japoni ka hyrë në librin Gines, duke organizuar festën më të madhe të çajit në botë. 14 718 njerëz pinë çaj të gjelbër së bashku në 8 tetor në Nishio, i cili njihet për stilin japonez të çajit. Pjesëmarrësit janë ulur mbi qilimat e kuq pa këpucë dhe kanë shijuar pijet e tyre në një version të stërmadh të ceremonisë japoneze të çajit. Rekordin paraprak Nishio e kishte thyer me 7 250 pjesëmarrës në ceremoninë e çajit.

Puthja më e madhe
Parisianët për të ruajtur imazhin e qytetit të tyre si qyteti i dashurisë, kanë organizuar puthjen më të madhe të njëkohshme të çifteve. 1 188 çifte janë puthur për thyer një rekordin, por ata nuk mundën të thyenin rekordin e mëparshëm të Budapestit me 11 570 njerëz që putheshin. Muriel Deshayen, 24, biznesmene franceze është takuar me Gregory Robert, 22 vjeç pak para ngjarjes dhe ka marrë pjesë bashkë me të në këtë ngjarje.

Beli më i hollë
Kathie Jung ka hyrë në Gines, pasi theu rekordin për belin më të hollë në botë. Ajo tha se nuk e kishte pasur kurrë ndërmend të hynte në librin rekordeve Guines por nuk kishte ç't'i bënte belit të saj tepër të hollë në mënyrë krejt të natyrshme. “Kjo nuk ishte diçka të cilën unë po përpiqesha që ta arrija”, tha ajo pasi hyri në rekorde. Beli i saj është vetëm 50 centimetra.

Gjarpërinjtë në gojë
Jackie Bibby ka thyer rekordet Guines 2006, pasi ka futur në gojë nëntë gjarpërinj, duke i mbajtur aty pasi i kish mbërthyer nga bishti i tyre dhe i kish lidhur me njëri-tjetrin. Qëllimi i tij ishte thyerja e rekordit të vetes, që e kish vendosur më parë. Jackie Bibby nga Teksas i ka mbajtur nëntë gjarpërinjtë e mëdhenj në gojë për 12.5 sekonda pa asnjë ngurrim.

Marre nga GazetaPanorama

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 10-12-2011, 20:01:04
Shume gjera te shpifura lexon ne kete liber.